| E diele, 22.06.2008, 07:00 PM |
Ekskluzive
![]() |
Nijazi Ramadani |
Fati atdhetar i mësuesit të parë të shkollës shqipe Mustafë Koka dhe grupit të fundit të çlirimtarëve pas Luftës së Dytë Botërore
Nga Nijazi Ramadani
Mustafë Koka gjatë tri viteve të fundit 1944-47 gjatë dhe pas Luftës së Dytë botërore qëndroi në Tiranë, ku kreu shkollimin për mësues. Me t'u kthyer në Kosovë, filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e anamoravës.
Në fillim të qershorit të atij moti(1951), dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në shkollën e fshatin Remnik, ku ishte emruar mësues i shkollës fillore. Ate e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë Hetë axhën Muharremin dhe bijtë e vëllait, kur ishte kthyer pasi që u sihte bashkuar Brigadës shqiptare të komanduar nga Komandan Haxhiu i rrethit të mbishkodrës, dhe shkollimit i tij, në Tiranë(1947). Prapë kah gjysma e qershorit 1051, i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Pak para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Hasan Alisë, Lila dhe Voja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve, Voja, i tha: Ikë, ose ulu nën këmbët tona! - Mësuesi kërkoi me ngulmë ta lëshonin banesën e tij, por ata as që lëvizën, duke kërkuar që t’ia sjellin edhe gruan për ti shërbyer ata. Këtë nuk mund ta përpijë, tha vetë me veti. Dhe, kërkoi ta lejonin të shkoi për të fjetur te shërbëtori i shkollës. Atje ai e kishte lënë një revole, Beret për ta ruajtur kokën. Këtë s’mund ta duroj,- iu tha ai, ndonëse që te dy iu sulën, duke e përgjakur fytyrën e tij, nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ndërkaq, ai, nuk jepet fare para tyre, ngrihet me forcën e fundit në këmbë, dhe mezi shkon te portieri i shkollës të bëjë një sy gjumë, por, mjerisht atë natë nuk fjeti fare. Para se të shkoi te kinse flejë, në oborrin e shtëpisë i pa fëmijët e axhës së tij që kishin dalë për ta pritur. Por, atë ditë nuk patën kohë për t’u përshëndetur sepse u kthyen për ta përcjell ardhjen e UDB-së. Mësuesi ishte përshëndetur me një mik, i cili vdiq gjashtë javë më vonë nga torturat e UDB-së, por, nuk i tradhtoi shokët dhe Mustafën deri në vdekje. Ai i kishte në burg babën, axhën dhe i vëllai i madh. I morën në besë për t’i amnistuar më vonë, por dhelpra a ka besë? I dënuan përjetë, vetëm vëllai i madh kishte shpresa të dalë nga burgu. Iu kujtuan babai, xhaxhai dhe vëllezërit në burgun e Nishit. Xhaxhai tjetër, i vrarë në frontin lindor, e shumë e shumë të tjerë, ...... shumë tragjedi tjera. Andaj vendosi t’i kthehet malit, tjetër udhë nuk pati. Merr revolen beret, që e kishte amanet nga babai, dhe ju kthehet “mysafirëve” në odën e tij për ta dërguar amanetin e etërve në vend. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga gVoja e i tha: Thuaj, se i vrau mësuesi Mustafë se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam as nishan. Me të dal nga katundi, ecte serbes nga ana e malit, nxitonte për ta zënë hapin kah Mulliri i Hanit të Haxhtë. Aty, e la një fasule që ia kishte dhënë nusja e tij, Raba, për të mos e nxënë gjaku. Theu rrugën dhe kaloi kah shkolla e Ukë Metave, për të zbritur pastaj në lumin Llapushnicën dhe për të vazhduar rrugës që e qet te Muhaxhirët e Kokave. Kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Hasan Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës shkuan në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Ata nuk arritën ta kapërcejnë malin për të dalë për tej gardhit, bënte mjegull dhe binte shi vazhdimisht. Ishte një mot i ligë që mbahet mend më gjatë se herëve tjera. Atij iu kujtuan të gjitha tragjeditë e popullit të vet që kishte shkaktuar pushtuesi mbi ta për ta zhdukur dhe përzënë. Mustafë në këtë moment të vështirë ndiente një krenari dhe kishte shpresë se popullin e tij nuk do të mund ta zhduk as tash ky pushtues, ashtu siç nuk mundi ta zhduk asnjë pushtues deri më tash. Ai kujtonte disa popuj tjerë që kishin jetuar në antikitet si: thrakët, avarët etj. e sot nuk janë më. Edhe dyndjet me origjinë mongole sa janë munduar të na mbajnë nën sundimin e tyre, të asimilojnë e të zhdukin gjithë çka gjetën mbi tokë dhe nëntokën e pasur. Por papërkulshmëria dhe lufta e vazhdueshme, edhe pse na kanë zvogëluar në masë, nuk kanë arritur asnjëherë të na zhdukin. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Koka, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Mustafë po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, edhe pas amnistisë së premtuar. Mustafë e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës Malin e Zenunit që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhit. Iu kujtua edhe vrasja e gjatë luftës, disa vjet më parë buzë kufijve të gardhit të thurur me zapti edhe aty, ku kurrë nuk e patën vendin. Edhe një i afërm i tij, Feza e kishte pas lënë me fjalë të varrosët në mezhde të kufirit për të cilin kishte luftuar hon e donë para se ta lëshonin në mënyrë kolektive tokën te Molla e Kuqe, për t’i shpëtuar shfarosjes. Sipas planit të marrë nga UDB-ja e dinte se Hasan Alia do të goditët në gjoks, Mustafë në Kokë, ndërsa Agush Bresalci të pritët me breshëri, deri sa do ta kalonte lumin me gruan e tij në shpinë. Mustafë e mbante përkrahu gruan Rabën. Ai mbante edhe armë të gjatë edhe një revole Beret që e kishte amanet nga vëllai i tij Ajeti. Beretën e mbante në brez. Pas kësaj, duke kaluar me hapa të shpejtuar nëpër një rrafshinë, për herë të parë, pas gjithë asaj lufte, po i tradhtonte mendja. Në këtë heshtje shkrepen dy armë, sixhim. Menjëherë pas kësaj u ndezën kandilat e turpit për ta ndritur terrenin, deri sa Mustafë me Agushin ai pren dritat me rafalët e tyre, me qëllim që ta mbulonin terrenin me terrin e asaj nate të pabesë, që ishte improvizuar si në skenë të teatrit, te vendtakimi në vendkalimin në lumin Bistricë. Dritat e kthyera në drejtim të tyre, së bashku me sirenën e trupave pushtuese fare pranë tyre, po e ndriçonin ujin e Drinit të përgjakur prej tre burrave dhe dy grave. Ndërsa një ushtar i ri, po i përgjigjej zërit të gruas së Gushit, Qipriqe, për t’i dhënë një pikë ujë me grusht. Këtë e ndaloi Komandanti Kristë, duke ia sharë nënën shqiptare...
![]() |
Pamja e sotshme e lagjës së vendlindjes së Mësuesit Mustafë Koka në Kokaj |