E diele, 28.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Kolec Traboini: Im ate, Palok Traboini

E hene, 07.07.2008, 05:55 PM


Palok Traboini (1888-1951)
IM ATE PALOK TRABOINI

Nga Kolec Traboini

Im ate, Palok Traboini (sipas trungut gjenealogjik Palok Luc Çekaj - Gojçi) eshte prindi, tragjedia dhe ankthi i femijerise sime, qe nisi ne diten e ngrire te 14 korrikut 1951 kur ai mbylli syte perjete. Isha vetem 5 vjeç, ne moshe per ta ndjere dhimbjen, par teper i vogel per te kuptuar tragjedine. Per te kuptuar se ate dite çdo gje ne familjen tone po shkatrrohej me themel. Ishte nje dite qe ka mbetur pezull ne kujtesen time. Vinin me qindra fshatare nga Hoti i Ri dhe qytetare nga Shkodra atje ne shtepine tone ne rrugen Badra, prane shtepise se Cin Dais, me te cilen na ndante nje mur i ulet dhe nje pus i perbashket ku mbushnim uje te dy palet.

Shtepia jone ishte me dy kate dhe mbaj mend se trupin e babait e vune ne dhomen e mire, ne katin e siperm, por aq te shumte ishin njerezit saqe dikush sugjeroi ta zbriznin trupin ne katin e pare, sepse shkallet e drunjta mund te perbenin rrezik per gjithe ato njerez qe hynin e dilnin per homazhe.

Mbaj mend se ate dite shume duar kaluan neper faqen time, mbi ballin dhe floket e kjo me beri te shkrehesha ne vaj. Me larguan qe andej per ne nje shtepi tjeter prane nesh. Kur kaloi nata dhe erdhi e nesermja, 15 korriku, u shpetova atyre qe perkujdeseshin dhe dola ne oborrin e madh ku njerzit po nxirrnin ne krahe trupin e babait. E çonin ne Fush te Rrnajit ku eshte edhe sot e kesaj dite, nen nje kryq te drunjte, te cilin e rrah trishtueshen here murlani e shiu, dhe here dielli pervelues i Shkodres. Ne ate mes korriku çdo gje u nderpre - mbeti veç ai varr ku kam vajtur me qindra e qindra here ne femijeri, ne rini, dhe ne moshen time qe tani i bie te jete pragu i moshes se tij. Ngeli ai varr si nje murane qe lidh kohen e tij me kohen time. I vetmi kujtim, e vetmja lidhje. E ndersa tim ate do ta denonte fati qe te mos i rriste dot femijet e vet, ne te njejten kohe, fati i denonte femijet (mua dhe motrat e mia Tonine e Roza) te shihnin pas vehtes nje baba te mbuluar nga pluhuri i harreses njerzore, çka do t'i tundonte e mundonte kur te rriteshin. Ne nje fare menyre, atje ne krahun e djathte te varrezave te Rrmajit, jo me shume se pesembedhjet metra nga porta e hyrjes, u shua pergjithmone çdo gezim i femijerise sone...

Nuk eshte vendi ketu per te treguar se cila ishte femijeria jone e neperkembur, as mungesa e babait apo martesa e nenes qe e veshtiresoi akoma me shume femijerine, porse qysh ate dite jeta do te na tregonte udhet, gjithnje larg shtepise se rruges Badra, per te mos u kthyer kurre me prane saj. Duke qene femije jetim, nuk kishte fare rendesi, e fare peshe, as e kaluara e as e ardhmja ime. Qysh i vogel e ndjeja vehten se fati me kish degdisur ne nje humbetire, ne nje mjergull. Dhe e çuditeshme, se, sa me shume ndjehesha i humbur, i braktisur, pa rreth e pa perkrahje njerzore, aq me teper lartesohej e fanitej figura e tim eti. Jo rradhe me dukej se flisja me te. Jo rradhe me vinte turp e haja vehten me dhembe, se me dukej se une nuk isha kurrgje dhe beja te turperohej im ate ne varr. E qekurse nisa te kuptoj e te ndjej pergjegjsine per vehten time, nisa te kerkoj qe te di kush kish qene im ate, Palok Traboini. Cila kish qene femijeria e tij, rinia e tij? Cfare kishte bere ne jete? Cila eshte vepra e nje jete njerzore kur kane kaluar vite nen dheun e zi? Cfare kishte mbetur akoma pa u shkatrruar ne kujtesen njerzore mbi ate?


* * *

E para qe do te me niste ne udhen e ketij kerkimi do te ishte Dada Katrine, bija e Motres Tone, mbesa e kol Idromenos dhe gruaja e pare e tim eti. Nuk isha me shume se dhjete vjec, kur dada Katrine me tha qe te shkoja ne Fushe-Çele (qendra e Shkodres), qe te shihja nje fotografi ku bashke me Ded Gjo Lulin e hotjanet e tjere, ishte edhe Palok Traboini. Qe nga ajo dite, kerkimi per babane do te ishte pasioni dhe ankthi im. Sepse shume gjana ishin shkatrruar e humbur ne shtepine tone te vjeter e cila pothuajse ishte kthyer ne germadhe. Edhe reliket familiare ishin zhdukur. Dada Katrine, ajo plake e dashur dhe fetare qe shkonte e para ne oret e mengjezit ne Kishen e Madhe, ishte nje histori e gjalle, qofte me jeten e saj, qofte me cka dinte e tregonte. Me tregonte per kandilet e medhej ne te cilet kishte mbajtur te fshehur flamurin kombetar te Shqiperise. Me tregonte per fatin e saj te zi te vdekjes se djalit, Tomes shtatevjecar, te cilit ja kishte prere floket si kumbar Ded Gjo Luli. Si sot me kujtohet kur me vuri ne dore nje doreshkrim, qe shenonte vitin 1911. Tha se ishte poema historike «Lufta e Maleve» - e Palok Traboinit, te cilen do ta conte ne Tirane me Mark Gurakuqin, qe ta botonin. Nuk e di pse nuk u botua dhe cfare u be me ate doreshkrim me kaligrafi te persosur, te cilin Dada Katrine e ruante me aq kujdes, mbledhur me nje fjongo. E vendoste ne mes te çarçafave te punuar ne avelmend qe i ruante per vdekjen e saj sic benin te gjitha plakat shkodrane. Ate doreshkrim, i mbetur edhe ai pezull ne kujtesen time, e kerkoj edhe sot por jane fare te vogla shpresat se mund te gjendet. Aq me shume qe me vdekjen e Dades Katrine, humben te gjitha reliket familjare. Fati e solli qe njeriu i mire Andrea Skanjeti, regjisori i njohur shkodran, qe mbante emrin e gjyshit te vet, te ruante nje kopje te daktilografuar te poemes. Kengen e pare te «Luftes se Maleve», Andrea Skanjeti e kishte botuar ne almanakun «Shkodra 1962». - Poemen e plote te daktilografuar ma dorezoi disa vjet para vdekjes se tij, dhe ne saje te ketij njeriu te nderuar, ne kete liber botohet e plote poema «Lufta e Maleve».

* * *

Plaku i mire Martin Ujka i Hotit te Ri, zbriste ne Stom te Golemit e merrte rrugen per Shkoder, sa here kthehesha per pushime nga Tirana ku vazhdoja Universitetin. Ashtu cap pas capi, me shkopin e drunjte, te bardhe, hynte ne shtepine - bodrum ku jetonte nena ime. «Ku jini more?», thoshte me nje ze te embel e te bute, ndersa puliste syte per te na dalluar ne ato dhoma te errta dhe plot lageshtire.
Martin Ujka nuk ishte vetem kushuriri yne, por edhe shok femijerie i tim eti. Siç e thote edhe vete ne kujtimet, me Paloken ishin pothuaj moshatare dhe kishin shkuar mire gjithe jeten.

Axha Martin, se keshtu e therrisnim, ishte i dobet, por kishte kocke te forte e qendrese te madhe. Ishte dhe burre i urte e i mençur dhe njeriu me i nderuar ne Hot te Ri. Fliste shtruar e rrjedhshem. Kishte kujtese te forte dhe te gjitha bisedat i vertiste rreth Hotit. Dy brenga kishte ne ate kohe: Traboinin, fshatin e vet qe kishte mbet nen Mal te Zi dhe kujtimet e veta qe i kishte shkruar neper vite dhe P.D. ja kishte marre per te mos ja kthyer kurre me nga Tirana. Duke kujtuar femijerine ne Traboin te Hotit, ne nje bisede te regjistruar ne vitin 1972 ai tha:

«Luca, baba i Palokes, ka qene mjeshter muresh e ndertonte shtepijat e Hotit, kur u djegshin prej luftes me Turki e Mal te Zi. Ishte i ri e u semur pa prite. Ra ne shtrat e nuk ngrihej ma. Kerkonte me dale e me pa Hotin dhe e merrshin per krahesh dhe e nxirmin para shtepise. Shihte Traboinin deri sa vdiq. Ka lane gruan Nora dhe dy djem, Paloken e Pjetrin. Une e Paloka (1888-1951) kena kene moshatare, a ndoshta une do vjet ma i vogel se ai, por luanim bashke. Shkojshim po bashke me bageti, me tufat e dhive. Atij ja merrte mendja mjeshtrine qysh i vogel. Deri ne dymbeshjet vjeç kemi ndenj pa shkolle. Paloka ka qene femije i mençem dhe kur e kane çue ne Shkoder, yzmeqar tek Sulejman Hoti, ai vete nisi me shkue ne shkolle. Shkonte prej Rusi ne Gjuhadol perdite duke ba edhe punen e sherbtorit dhe mesimet e shkolles. Ajo shkolle mbahej prej Italise e mesues ka pas Andrea Skanjetin, i cili e mori Paloken e vogel ne shtepine e vet. Edhe atje mesonte e punonte te gjitha punet e shtepise e mesuesi e shkollonte e i jepte vesh e mbath. Mbasi mbaroi shkollen e deshten per ushtar, me e marr e me cue kush e di se ku ne Turqi, dhe Paloka me i pshtue ushtrise turke u martue shpejt. Mori vajzen e Andrea Skanjetit qe i bie e mbesa e Kol Arsenit (Idromenos). Ma vone me duket se mesuesi ka vdeke.

Ate vit qe ka dale mesues e kane caktue ne Prizren, ma vone ne shkollen e Freterve, por prap edhe prej andej e kane hjeke dhe Paloka ka sherbye mesues nder katunde.

Aty nga viti 1930, hotjanet zune vend ne Hot te Ri dhe deshen shkolle per femije. Kerkuem shkolle por na thane se Ministria e Aresimit nuk ka fonde per ndertimin e shkolles.

Paloka ka shkue ne Tirane tek Hil Mosi e i ka kerkue shkolle per katundin. Me Hilen kane bisedue e Paloka i ka thane se po nuk e ban Ministria ndertesen, po e ndertoj une veç ti rregulloje qe te aprovohet shkolla e me caktue mesues ne Hot.

«Keshtu Paloka sic e kishte bisedue me Hilen, ban ndertesen e shkolles me shpenzimet e veta, dy oda te vogla, nje per kIasen e tjetren me ndenj vete. Mbas shume muajsh ja kane nxjerre emnimin ne Hot te Ri».

Kujtimet e Martin Ujkes per Kryengritjen e Malesise se Madhe e te botuara ne librin e Petraq Pepos «Kujtime veteranesh» 1962, do ti botojme vecmas ne kete liber, bashke me listen e deshmoreve te Hotit, te cilen ma ka lene te shkruar me doren e tij.

* * *

Ne vitin 1984 u ndodha ne Shkoder. Shkova ne rrugen «Canaj», prapa kishes se Shenkollit te kthyer ne palester e trokita ne deren e shtepise se Kol Dukut. Shtepija ishte e vjeter, pothuajse e rrenuar e perdhese. Mu desh te trokisja shume here derisa doli mesues Kola, flokebardhe e pak i kerrusur. Ishte pensionist, jetonte i vetem dhe disi i ndare nga bota. Si pime nje kafe dhe i thashe se kisha trokitur ne deren e tij si ish nxenes i Palok Traboinit, i cili kishte qene dikur mik i kesaj shtepia, ai mendoi pak, hyri ne koridorin e erret te perdheses dhe me pas do te dilte me tre libra ne dore. «Merri!, me tha. Keta jane librat e Palokes. Mi ka dhane kur isha nxanes, me mesue italishten e frengjishten. Tashti te takon me i mbajte ti!».
Keshtu tha Kol Duku dhe m'i leshoi ne dore tre librat, qe sot jane reliket e familjes sone. Nje kujtim qe nuk ka te cmuar prandaj ruajme mirenjohje e nderim per mesuesin, qe ben jeten e tij te vetmuar atje ne rrugen «Canaj», por ka nje shpirt te mire e te pasur, ashtu sic mund ta kete nje mesues i pervujtur, qe per gjysem shekulli e ngrysi jeten fshatrave.

Njeri nga librat ishte arithmetika ne gjuhen italiane me te cilen Paloka kishte mesuar ne femijerine e tij, dy metoda te lidhura bukur ne nje, per mesimin e frengjishtes nga italishtja, si dhe mbi njeqind faqe fletoreje te lidhura, me hartimet e shenimet e tij ne frengjisht. Metoda e pare eshte botim i vitit 1896 dhe ka autograf te autorit KIaudio Novelli, tjetra e Giusepe Arnaud mbeshtetur ne ate te Di F. Ahn, botim i vitit 1891 ne tip. Ditta E. Civelli Milano. Hartimet ne frengjisht padyshim perbejne vleren me te madhe sepse ndihmojne per te kuptuar boten shpirterore, idete e mendimet e Palok Traboinit kur ishte ne moshe te re. Dy fragmente te perkthyera botohen ne kete liber.

* * *

Duke lexuar «Hyllin e Drite», gjej emrin e Palok Traboinit ne shkrimin perkujtimor te 25 vjetorit te Pavaresise «Flamuj kombetar ne Shkoder», Nr. 11, f. 523, viti 1937. Cilesohet si nje nga ata qe kane shperndare flamuj nder malesore gjate luftes per pavaresi. Ky shkrim me nxiti te shfletoj gazetat e Shkodres ne fillim te shekullit. Gazeta e Dom Ndoc Nikajt «Bashkimi» do te ishte nje e papritur teper emocionante ne kerkimet e mia. Kisha arritur te gjej fotografi, madje bashke me Ded Gjo Lulin, ne mes te luftetareve qe kishin ngritur flamurin ne Deçiç te cilat i kishte realizuar Kel Marubi, por as nuk mund ta merrja me mend se Palok Traboini ne vitin 1910, eshte autor i nje sere artikujsh patriotike, ne te cilat hen thirrje te fuqishme per bashkim, tregon historine e prejardhjen e popullit shqiptar dhe shkruan me dhimbje te thelle per plagen e gjakmarrjes ne malesi. Ne kryeartikullin «Lidhesia forcon Kombin» shkruan: «Ta shkoqin pra prej zemret Shqiptari, sido e çfardo menyre qe te jete, mjat fanatizem qe deri me sot kje kaperdi m'te, ne kjofte se pemjimend lakmon miresine, perparimin e dheut te vet, e te shterngohen ne dashtni te njemendeshme nder vedi si krishtjan, si muhamedan; njatehere ka per tu pa forcadja e lumnia e Shqypnise mbare."
Mjaft trondites eshte shkrimi «Gjak pa gjak» mbi nje gjakmarrje ne tradheti te bijve te Tahir Halit te Kastratit ndaj te mjerit Zef Nik Pretashi prej Hotit me 13 mars 1910. Thirrja qe buçet ne ate shkrim eshte: «O vllezen shqiptare, e sidomos ju malesore, çilni syte tuej njihere e hiqnje at' prashke te tmerrshem, qe s'u len me pa e me da te miren prej te keqes".

Se sa aktuale jane keto dy ide te cituara, kete e nxjerr vete gjithsekush qe rasti i bjen me e lexue kete liber, prandaj dhe ne nuk po hyjme ne spjegime e komente te gjata.

Ata qe kam takuar me se shumti kane qene nxenesit e tim eti. I pari qe me ka folur ka qene mesuesi im i fillores Pjeter Pali, nje burre i urte, i shtruar por edhe i serte ndonjehere. Mesues Pjetri ishte invalid dhe vinte ne shkollen «Vasil Shanto» ne Gjuhadol, prane kishes se Freterve duke u terhequr pas shkopit te tij te drunjte e te kthyer si bishti i nje çadre. «Kam qene nxenes i Palok Traboinit, me tha mesues Pjetri kur per here te pare thirri emrin tim ne regjister.

Ne shtator te vitit 1984 shkova dhe i bera nie vizite mesuesit tim. Ishte plakur shume dhe i semure. Ishte ne moshen 77 vjeç. Edhe pse i lodhur e i pamundur, ai me la kujtimet e tij per te cilat i jam shume mirenjohes.

Kol Alimhilli ishte i nje natyre tjeter. Teper nevrik ishte mesuesi im i gjuhes ne klasen e gjashte. Por shpesh i pelqente te bente humor me nxenesit. Nje here, kur me kishte nxjerre ne mesim, para tabeles, u tha nxenesve «E dini ju, ç’me ka here babai i ketij? E ku ta dinin nxenesit. Atehere mesues Kola nisi te spjegonte vete: «Isha me i vogli ne klasen e pare. Me donte shume dhe me merrte hopa e me hidhte lart sa me merrej mendja. Tash e kam rastin me marre hakun, me e marre hopa djalin e mesuesit Paloke, dhe me e hedh nga dritarja. Nuk e di pse i pelqente shprehja e hedhjes nga dritaret, shprehje qe me ngeli ne kujtese, sepse kur mesues Kola nuk u kthye me ne shkolle, u tha se ishte hedhur nga dritaret e Kafes se Madhe.

Artisti i Popullit Pjeter Gjoka, ne vitin 1962 kur u takuam, me tha me krenari se kishte qene nxenes i Mesues Palokes ne shkollen e Freterve, kur kishte ardhur ne Shkoder nga Ulqini. Te njejten gje me kane thene Lin Çurçia, Palok Daka, Lin Mushkalla, Preng UIi e tjere.

I fundit nxenes i Palok Traboinit, qe kam takuar dhe me eshte bere i njohur duke degjuar mbiemrin tim, ka qene Pipi Rama ne Tirane.

Palok Traboini ka sherbyer ne shume shkolla te Shkodres, si ne ate te Freterve, Shirokes, Bushatit, Bajzes se Kastrati ku fotografia e tij qendroi mjaft kohe ne muze, te Hotit te Ri shkollen e te cilit ai e ka themeluar, ne Prizren te Kosoves dhe se fundi dhe ne Tuz e ne Kraje, qe tash ndodhen nen Mal te Zi.


* * *

Megjithese ne ate shkurt te dritherueshem te vitit 1991 e kishim ndare mendjen per t'u larguar nga Tirana e per tu vendosur ne Athine, kurrsesi nuk mund te rrinim pa shkuar se pari ne Traboin te Hotit, ne Jugosllavi, ne fshatin e te pareve tane. Ai fshat e ai mal, te cilin ne e mbanim si mbiemer e do te shkonim me te kudo neper bote, ishte endrra e ndezur dhe fantazia jone e perbashket. Atje duhej te shkonim se pari. Me gruan dhe dy femijet qendruam ne shtepine e djalit te xhaxhait te Palok Traboinit, Pretash Gojçit, plak i forte e i mbajtur, qe me conte mallin e Martin Ujkes. Qysh ne kufi na priti i biri, Gjon Pretash Gojçi, qe ruante traditat me te mira te fisit te Gojcajve, qe tash eshte i shpemdare neper bote, nga Amerika deri ne Australi.
Ne Traboin te dukej se jetoje ne Shqiperi, e kurrsesi nuk te krijohej pershtypja se ishe ne nje shtet tjeter. Zakonet, traditat, gjuha e cdo gje te bindete se Traboini kishte ruajtur cdo gje te mire e te bukur qe kishte patur Hoti dikur, por qe ne Shqiperi pothuajse qene shuar e harruar. Shkuam bashke me tim bir dhjetvjecar neper rruget e fshatit. Nuk desha qe ai te harroje. Ishte fshati i gjyshit, qe dikur ne fillim te shekullit, ecte neper keto shtigje, tamam si ai sot. Im bir bashke me djalin e Gjon Pretashit shkonin te mbushnin uje ne Kroin e Traboinit. Une qe i ndiqja me veshtrim me dukej sikur ishin imazhet e Palok Traboinit me Martin Ujken. Edhe ata keshtu ishin dikur... Dhe kishin cuditrisht te njejten moshe... Dhe therrisnin ne kupe te qiellit; edhe ata ne fillim - edhe keta ne fund te njejtit shekull. Si ndryshon jeta. E Kroi i Traboinit me ujin e ftohte po ai. Po ai qiell i kalter. Po ajo lugine e blerte me shkurre e drure. Po ajo kasolle e çekajve, si nje plake e kerrusur qe i falet qiellit prej nje shekulli.

Pata fatin te pi ne ate burim te ftohte ku ka pire dhe gjyshi im Luc Çekaj i Gojcajve. Im ate Palok Traboini. Ku pi tani edhe im bir Donald Traboini, qe loz e sperkatet me moshatarin e vet Robertin e Gjon Pretashit.

O uje i kulluar i Kroit te Traboinit. O mrekulli jete. Sa me shume iki larg teje, aq me shume kam etje, nje etje qe me shtyn te kthehem, gjithnje te kthehem.

* * *

«Gjithesekush, - shkruan ne vepren e vet shkodrani i madh Marin Barleti, - shkon ne rrjedhen e gjakut te kombit te vet». Duke marre kete shprehje kaq koncize e kaq te goditur si nje mesazh te nje brezi per nje tjeter, te shfaqet fuqia e shembelleses se te pareve tek pasardhesit. Megjithese jo gjithmone ndodh te kemi nje shembellese te lumtur. Ndoshta nje brez nuk e arrin nje tjeter. Ndoshta eshte me i humbur, me i pamundur a ndoshta historia eshte treguar me e pameshireshme me pasardhesit. Po prap se prap, cdo gje shkon ne rrjedhen e gjakut. Ndalon perkohesisht par nuk shterron. Po ka qe harrojne. Ka qe mohojne. Kjo shihet ne kete vend te huaj ku fati na ka perplasur me mijera, e shume jane ata qe mohojne emrin e vet, prejardhjen e vet, burimin neper te cilin rrjedhin. Duke e perjetuar deri ne tronditje kete fenomen te shperftyrimit, nje force e brendeshme te shtyn te kerkosh ne rrenjet e deget e races tende, qe shtrihen atje ne Atdhe e te ndjehesh krenar per to. Sa me shume qe kerkojne te te mohojne, aq me shume njeriu kerkon te rishfaqe vehten, dhe ne kete rishfaqje padyshim qe ka vendin e vet edhe historia. Ne kete pikpamje edhe kerkimi im mbi figuren e atit, nuk duhet marre si tejet personal. Megjithese edhe ashtu, gjithesesi, mbetet legjitim. Eshte e drejta e gjithkujt te krenohet per gjakun qe i rrjedh neper damare, te mbledhe copa-copa, a ndoshta therrime-therrime historine e vet, historine e prinderve te vet, qe ne fund te fundit eshte historia e Atdheut. Askush nga ne, e rrjedhimisht dhe Shqiperia jone e shtrejte, nuk eshte nje lis pa rrenje. I shkruaj keto rradhe qe te me kuptojne se perse me aq pasion e vullnet mblodha copeza historish e kujtimesh per tim ate Palok Traboinin. Eshte nje kerkim i natyrshem ne perpjekje per te lidhur fijet e keputura te nje brezi me nje tjeter, disi tragjikisht ne rastin e trungut tone. Eshte ne kete mes, ndoshta, edhe mllefi i harrimit e mohimit te vie rave njerzore qi jane here Palok Traboinit ne te gjalle e ne te vdekur. Eshte edhe krenaria per te cilen folem, kur permendem fjalet e Barletit, pra ka shume gjera qe e shtyjne njeriun ne kerkim te prejardhjes, qe eshte nje pjezes e asaj prej te ciles buron e mbijeton qenia e tij.
Ne kuptim te fundit, çdo njeri e ka jo vetem nder, par edhe detyre te kerkoje ne rrenjet, trungun dhe gjakun e vet, dhe t'ia leje ato brezit pasardhes, tek te cilet keshtu, edhe ai gjithesesi do te mbijetoje.

KOLEC PALOK TRABOINI
Athine, 14 Korrik 1995



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora