MARREZIA E NJE VIZITE QE E NXORI
CULLAK EDI RAMEN NE BEOGRAD
Nga Sejdi Peka
Në
historinë e mardhënjeve ndërmjet shteteve në periudha të ndryshme, nuk ka
shëmbull tjetër që të injorohet kryeministri i një vëndi që shkon për një
vizitë zyrtare, si kjo e Edi Ramës në Beograd. Kanë ndodhur protesta të masës popullore, duke
kundërshtuar vizita të personaliteteve, por në
asnjë mënyrë në protokollin qeveritarë. Këto ditë të vizitës dhe të pas
vizitës, mediat këtu në Shqipëri, në Kosovë, por edhe mediat e huaja
prestigjoze e kan komentuar gjërësisht këtë vizitë në mënyra të ndryshme, jo aq
për “rëndësinë” e kësaj vizite, sa për incidentet që ndodhën me rastin e kësaj
vizite pa shëmbull tjetër në praktikën ndërkombëtare. Gazetat e Beogradit u
mbushën me fotot cullak(nudo) të Edi Ramës pa shëmbull tjetër në botë dhe
Kryeministri sërb bëri deklarata fyese publike duke i kujtuar Edi Ramës
“shkopin”. Nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë flet “ për shkrirje të
akujve, për një faqe të re të mardhënjëve shqiptare-sërbe”. Tani po kuptohet
edhe këmngulja e Edi Ramës në kërkesa të vazhduara që të vizitonte Beogradin, anipse
disa herë ju anollua kjo vizitë nga qeveria e Sërbisë. Këmbëngulja e kësaj
vizite konsistonte në dy qëllime kryesore që improvizonte një mëndje e sëmurë. E
para ishte një përpjekje për të përhapur një tymnajë në opinionin këtu në
Shqipëri , pasi e ashtuquajtura
“rilindje”e trumbetuar me aq zellë , pësoj një fiasko të pa parashikuar në
harkun kohorë të më pak se një viti si në rrafshin kombëtarë edhe në atë
ndërkombëtarë. Pasi e bëri corap gjëndjën e mjeruar ekonomike në Shqipëri, për
të tërhequr vëmendjen e opinionit, po kërkonte rrugë të reja për daljen nga
kolapsi ekonomik dhe politik. Dështimi dhe mashtrimi që Edi Rama i bëri
Amerikës me rastin e skandalit “për demontimin e armve kimike të Sirisë”, mjaft
gafa të tjera në politikën e jashtme dhe të
brendëshme, për cdo dite po e
përkeqsonin gjëndjën e varfërisë të tejskajshme të popullit. E dyta nga ana
tjetër kredibiliteti i Edi Ramës në Kosovë në të gjitha pikpamjet ishte i
barabartë me zero. Me këtë vizitë, ai kërkonte që të bëhëj factor në politikën
ballkanike, gjoja si një udhëheqës që po normalizonte mardhënjet me Sërbinë, në
kuptimin sipas tijë edhe të dëshirës se Bashkimit Europian, por edhe të bënte
“herojn”duke deklamuar “Kosovën e pavarur”. Por rezultoj e kundërta, që kjo vizitë të pësonte një dështim të plotë
dhe të acaronte edhe më tej mardhanjet e tensionuara me Sërbinë. Në fakt, Edi
Rama “hodhi spec në qullë”, hyri si pykë ndërmjet bisedimeve Kosovë –Sërbi që kan vazhduar në mënyrë periodike që
prej një viti, me ndërmjetsimin e Bashkimit Europian. Sërbia de facto e ka
njohur Kosovën si shtet i pavarur, duke u ulur në bisedime të nivelit të lartë
me Kosovën, në zgjidhje të problemeve. Më parë se Rama, vet ish Ministri i
Jashtëm i Sërbisë Vuk Drashkovic ka deklaruar”se pavarsia e Kosovës është një
realitet”. Po duket se Edi Rama gjithë kohën ka mërmuritur se cfarë do të
fliste në Beograd, duke bërë të guximshmin, ashtu sic edhe deklaronte se “do të
shprehej sy me sy me sërbët”, ashtu si udhëheqësi i tijë shpirtërorë Enver
Hoxha, që ju thurën këngë e valle, ”fol Enver të lumtë goja, se u tha sy më sy imperialistëve në
Konferencën e Paqes në Paris dhe në mbledhjën ne 81 Partive Komuniste në Moskë,
revizinistëve në vitin 1960”. Ajo që la pa mend të gjith gazetarët e pranishëm
në avionin që përcillte delegacionin, ishte deklarata e Edi Ramës se”në Beograd do të shikoni supriza”. Kjo
vizitë ishte e pa përgatitur në axhendën e sajë që është kusht themelorë i një
vizite të nivelit të lartë. Një fjalë e urtë e popullit tonë është se “më thuaj
me kë rri, të them se kush je”. Edhe këshilltari i tijë i zgjedhur për ceshtjet
ballkanike Shkëlzen Maliqi, është i biri i një krimineli të dalluar në shërbim
të U. D. B. jugosllave, në masakra
kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Në këtë pikpamje, për vet genin gjenetik
ai nuk kishte se si t’a këshillonte për mirë Edi Ramën në raport me mardhënjët
me Serbinë. Por është vet zgjedhja e tijë, zgjedhja e qënjëve në kërkim të jetës në simbiozë. Eshtë
afiniteti i bijve të ish kriminelve që në këtë rast i bashkon mendimi dhe
veprimi i përbashkët kundër interesave kombëtare. Me këtë rast po më bie
ndërmend një thënje e Napoleonit se “posa që e ka thënë perandoresha, kjo nuk
vlen asnjë gjë”. I pari që e quajti “historike”vizitën e Edi Ramës në Beograd ishte Rexhep Qosja. Në të gjithë
kontekstin e sajë, kjo vizitë ishte një handicap i madh i diplomacisë shqiptare.
Sidomos pas ndeshjës së anolluar të futbollit me dt 14 Tetorë ndërmjet
skuadrave të Shqipërisë dhe Sërbisë në Beograd, ku u pasqyrua e gjithë urrejtja
ultranacionaliste sërbe kundër shqiptarve, kjo vizitë nuk mund të bëhëj. Më e
keqja e këtijë spektakli makabër është se edhe Presidenti i Sërbisë, Kryeministri,
Ministri i Jashtëm, ishin në unison me këto thirrje të turpshme, ”vrisni
shqiptarët”të një barbarie mesjetare, kundër një populli fqinj të Ballkanit. Dhe
përsëri Edi Rama po ngulte këmbë në vizitën e tijë anipse të anolluar. Me këtë
vizitë ai u ndodh në vëndin dhe kohën e gabuar. Ai duhet “të ndjehet
krenarë”vetëm se është pas 68 vitesh kryeministri i parë shqptarë pas Enver
Hoxhës që viziton Beogradin. Edi Rama shkoj në Beograd si dhija shyte, ”që shkoj të
vënte brirët dhe la edhe veshët”. Edi Rama zbriti në Begrad, në atë pritje protokollare si njeri pa
identitet. Ishte hera e parë që një
kryeministër i një vëndi pritet pa Flamurin Kombëtarë të vëndit që përfaqson. Valvitej
vetëm Flamuri sërb dhe mungonte Flamuri Shqiptarë. Një injorim i qëllimshëm dhe
arbitrarë i palës sërbe. Shqipëria në raport me Sërbinë, është antare e NATO-, e
aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të globit. Në këtë aleancë
Sërbia mungon. Mungon se nuk ka plotësuar kushtet për të qenë e tillë. Nëse
Sërbia do të kërkojë për interesat e veta strategjike të bëhët antare e NATO, nuk
mundet që të pranohet në këtë aleancë pa votën e Shqipërisë. Atje në Bruksel, në selinë e NATO, Flamuri Shqiptarë valvitet krenarë
ndërmjet flamujve të 27 vëndëve antare. Nuk
mundet dhe nuk kishte tagrin që Edi Rama të poshtëronte simbolin e shqiptarve
dhe të zbriste si puthador i Sërbisë në Beograd. Nderi i Atdheut e priste që ai
duhej të reagonte duke kërkuar vendosjen e Flamurit Kombëtarë , në të kundërt
deri në bojkotin dhe ndërprerjën e vizitës. Ishte kjo një fyerje e rëndë, që Rama si Kryetarë i delegacionit shqiptarë
duhej të reagonte dhe jo të ulte kokën sikur nuk kishte parë gjë. Edi Rama po
shkonte në Beograd jo si kryeministër i një vëndi
antarë i NATO-os, me një krenari të ligjëshme, por si i zënë në faj, ”që po i
shtrinte dorën e pajtimit Sërbisë”në emër të popullit shqiptarë. Po cfarë dore e pajtimit mundet të
shtrihet ndaj Sërbisë e cila brënda një dhjet vjeqari të fundit të shekullit të
shkuar ka bërë 4 lufta kundër popujve të Ballkanit. Në këtë kontekst Edi Rama
mori atributet e shtetit të Kosovës pa patur këtë të drejtë, i pa autorizuar
nga qindra e mijra nëna kosovare që humbën bijtë e tyre dhe varret nuk u
gjëndën . Shqipëria nuk ka përse t’i shtrijë dorën Sërbisë, nga ana tjetër
Sërbia nuk është aleat strategjik i Shqipërisë. Sërbia është e përfshirë në një
krizë të rëndë politike dhe ekonomike dhe Shqipëria nuk ka as pikën e interesit
që t’i krehë bishtin një shteti me prapavijë kriminale, në masakra të
përgjakshme kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Kosova sot ka shtetin e sajë
sovran me institucione të njohura ndërkombëtarisht me garancinë e Amerikës dhe
të BE. Kjo ishte një cmenduri e Edi Ramës që të shtrinte dorën e pajtimit në
emër të popullit të masakruar të Kosovës. Në konferencën për shtyp, Rama ishte
mjaft konfuz në shprehje dhe mjaft i frikësuar
dhe emocional. Nga njëra anë i bëri elozhe Sërbisë se gjoja “sot në
Shqipëri dhe në Kosovë është një klasë e re politike që duhet të merren vesh”, cfar
në të vertetë është një gënjeshtër e fëlliqur. Vet gjoja “ mikpritësi
“Aleksandër Vucic sot Kryeministër i Sërbisë, ka qenë bashkpuntor i ngushtë i
Sheshelit në Partinë Radikale Sërbe dhe Ministër i Informacionit në qeverinë
famkeqe të Milloshevicit në genocidin dhe masakrat kundër popullit shqiptarë të
Kosovës. Në të njejtin pozicion ka qenë edhe Presidenti Nikoliq si bashkpuntor
i ngushtë i kriminelit Vojisllav Sheshel dhe ministër i kasapit të Ballkanit
Milloshevicit, në luftën barbare kundër
popujve të Bosnjës, Kroacisë, Kosovës . Edhe në Shqipëri, gjëndja është
pothuajse analoge me Sërbinë. Pushtetin e kan uzurpuar një klasë politike me
mendësi bolshevike me kastën e kuqe enveriste dhe ministra janë bërë pinjollët e brezit të dytë të diktaturës
komuniste. Vet Kryeministri është i biri i një ish krimineli komunist dhe
numuri dy i Partisë Socialiste në pushtet është ish Ministri i Sigurimit i
regjimit komunist. Në këtë pikpamje, ka shumë mundësi që Edi Rama të shpresonte
për një marveshje me homologët e tijë të idealit Bolshevik. Me këtë rast për të
deklamuar trimërinë e tijë sidomos në raport me popullin e Kosovës të “thënjës
sy me sy”, ai lëshoj deklaratën e “Kosovës së pavarur si realitet që Sërbia
duhet t’a njohë”. Edi Rama nuk bëri gjë tjetër vetëm shkaktoj reagimin e
Kryeministrit sërb se “Kosova është Sërbi”. Ishte një deklaratë që kohë kishte
pa u dëgjuar nga qeveria sërbe. Pavarsia e Kosovës ishte një realitet që para
15 vitesh e kishte vulosur NATO dhe Amerika, gjaku i derdhur i mijra shqiptarve
të Kosovës që cliruan Kosovën. Pavarsinë e Kosovës e kishte vendosur Presidenti
Bush i Amerikë gjatë vizitës së tijë historike në Shqipëri në vitin 2007, kurë
deklaroj me solemnitet për pavarsinë e Kosovës se “koha është tani”. Dukej në
pamjen e parë se qëllimi i vetëm i kësaj vizite paska qenë se Edi Rama do ti
kërkonte Beogradit njohjën e pavarsisë së Kosovës. Ishte kjo një orvatje
sigurisht formale dhe e pa shpresë, si të kërkoje gjylpëra në një mullarë me
kashtë, pasi Sërbia me këto mëllefe ultranacionaliste, vetëm me një presion
ndërkombnëtarë mundet që të njohë de jure pavarsinë e Kosovës. Ai vetëm sa i
nxiti më tej tensionet ultranacionaliste në Sërbi. Deklaratat konfuze të Ramës
vetëm sa ishin një shou mediatik. Ishin planifikuar që të nënshkruheshin 17
marveshje me shtetin sërb, ndërkohë u nënshkruan vetëm tre marveshje. Edi Rama
e la Beogradin me bishtin ndër shalë, i pa shoqërua jo vetëm nga
“mikpritsi”Vucici , por nga asnjë zyrtarë i lartë i qeverisë sërbe. Lugina e Preshevës e priti Ramën me dinjitet
si Kryeministër të Shqipërisë. Por Rama u tha atyre në kontekstin e gjith atijë
fjalimi se duhej të rrinin urtë në pushtetin e sërbisë. Se “atijë ja ka dhën
fjalën Vucic se do të interesohej për këtë popull”. Nuk tha asnjë fjalë në atë
se cfar priste populli martir i Preshevës, Medvgjës dhe Bujanovcit. Asnje
shpresë që mundet të hiqnin lakun nga fyti i pushtetit të sërbisë. Duhej të
prisnin hyrjën në BE që të bashkoheshin në kuadrin e Europës së bashkuar. Po deri në vitin 2020, asnjë vënd
Ballkanin nuk do të hyjë në BE. Në kufirin me Kosovën, Edi Rama u prit nga Kosovarët “me atë
pëlhurën”që e quajti Edi Rama flamurin që u ngrit në stadiumin e Beogradit, me
Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Shkoj në Beograd të bëhëj hero, por u kthye si
pulë e lagur në Shqipëri.