Kulturë
Ilir Muharremi: Artistët injorantë!
E diele, 02.11.2014, 09:35 PM
Artistët injorantë!
Nga Dr. Ilir Muharremi
Ata
artistë që ndjejnë kryengritje në
vetvete refuzojnë të gjitha rahatitë, në radhë të parë shpirtërore, por shpirti
gjen masën me të cilën izolon egoizmin e brishtë të këtij individi artist
mediokër. Këta kryengritës pajtohen me ata njerëz të cilët koincidojnë me egoizmin
e tyre. Jeta e tyre e vërtetë është në vetmi, kënaq mllefin, urinë për të qenë,
dhe kjo është qenia e tyre e vetme. Ata nuk e dinë se në art janë dy unitete:
një të dish dhe një të mos mendosh.
Është për mos tu besuar injoranca e artistëve kosovar të cilët aplikojnë artin mediokër duke u distancuar nga të tjerët për ekspozim. Mendjemadhësia e këtyre injorantëve të cilët fshehin idolët e tyre besojnë në atë refuzim për t’u ndjerë më të lartë. Këta krijues besojnë në atë se për të qenë i veçantë duhet të jesh shkatërrues t’i thyesh të tjerët dhe kështu e keqja e tyre po bëhet supreme. Këta vrasës të marrosur të cilët mendojnë se kanë futur unitetin e botës, egoizmin e pandërprerë nga i cili nuk mund të braktisen, jetojnë në mashtrim të përkohshëm sepse nuk mbretëron dekreti i sinqeritetit, pafajësia e drejtësisë, por fati i vrasjes ideale artistike duke asgjësuar gjithçka për të qenë i veçantë. Sekuencat e veçanta mashtrojnë arsyen e artistëve mediokër të cilët me imponimin e medieve kanë arritur “famën” propaganduese, mashtruese, tërthorazi me afshin e pushtimit. “Kjo botë është vullneti për pushtet dhe asgjë tjetër”, klith i revoltuar Nietzsche. Pushtimi bëhet si kënaqësi dhe si “art’, për të qenë mbi veçantinë, dhe para kësaj ky artist egoistë trashëgon të keqen i zhytur thellë në errësirën e mendimit dhe pretendimi është ta sheh botën në apokalips. Bota dhe arti nuk e durojnë injorantin dhe egoistin, egoistin ndoshta po i cili sakrifikon veten për të tjerët. Injoranca, si një term, mund të definohet si një person, të cilit i mungon dituria, një person i paditur. Por, arti dhe injoranca ndaj të tjerëve nuk përputhen në zhvillim dhe këtyre piktorëve u fiket drita dhe liria bëhet burg i vullnetshëm. Ata metodikisht shtyjnë egoizmin duke degraduar artistët e sinqertë të cilët socialisht ndjejnë mirëseardhje edhe për këta mashtrues të artit.
Në fillim
njeriu i drejtë nisë çdo gjë nga vetja nuk i bënë bisht askujt. Ai përgjigjet
dhe përgjigjet shpesh qenë të rrezikshme. Ky njeri beson në enigmën e disa
piktorëve të cilëve u ofrohet çdo gjë, madje në maksimum për tu prezantuar me
të tjerët. Artisti mediokër refuzon, refuzimi bëhet me tendencë të madhështisë,
madhështia qëndron në iluzion, sepse nuk ka madhështi më të madhe se modestia,
sinqeriteti dhe mos mënjanimi i askujt. Mungesa e modestisë, respektit, e
shpie artistin injorant të fitoj zakonin
e dominuarit para atij të menduarit dhe kjo garë këtij artisti ja ofron
tatëpjetën dhe në vdekje nga brendësia e thellë këta injorantë klithin për
drejtësinë. Në momentet e fundit vuajtja harxhon shpresën dhe besimin duke
mbetur pa shpjegim, në të gjallë në garë me artistët tjerë duhet pozojnë me
vepra duke zënë vend në çdo cep. Vetëm para shumë piktorëve matet niveli i
cilësisë, jo në vetmi. Veprat e mëdha nisen nga një fillim i thjeshtë, nga
rrugica të ngushta, kthina të restaurantëve, revoltë në të cilën i revoltuari
bënë prapakthim. Andaj, në sytë e mi arti nuk është vetëm një galdim vetmitar,
është ngacmim, tërheqje e një numri të madh të njerëzve duke ofruar imazhe të
privilegjuara të vuajtjeve dhe harreve të përbashkëta. Nga kjo na
Vepra
lind nga krijuesi dhe nga jeta e tij, aksidentalisht në pavetëdije mund të lind
një fisnikëri që vije nga puna e përditshme e që përbuzët për shkak se ky
artist nuk ka emër në opinion. Krijuesi i sinqertë nuk ka tituj tjerë përveç
atyre që ndanë me shokët e tij, është shumë i prekshëm, këmbëngulës, i
pasionuar pas drejtësisë. Vepra e tij ndërtohet pa fije turpi e pa lavdi në sy
të të gjithëve. Përherë i qëndron ballë dhimbjes dhe bukurisë i gatshëm të
zgjidhë moralin dhe ta ngritë të bukurën, injoranca është gjëja më e vogël që
njeh ky krijues, dhe të gjithë shokët që ekspozojnë kanë një veçanti dhe
estetikë në vete, nuk duhet injoruar për tu ringritur. Kjo i takon vetëm
artistëve mediokër të cilët imponoheshin medieve dhe u ngritën në bazë të tyre.
Ata vrapojnë pas medieve për të arritur popullaritet të rrejshëm dekadent.
I thjeshtuar në atë çka është vërtetë, në kufizimet e tij, ashtu edhe në besimin e tij qoftë i vështirë, artisti i drejtë sëpari me veten, pastaj me të tjerët, ofron hapësirë, liri për të gjithë pa dallim nivelizimi sepse kjo shpie në rënie, çdo ngritje ka një rënie dhe rënia e fortë pengon zhvillimin. Nëse refuzohet të ekspozohet me një artist, te i refuzuari heqja dorë nga çdo vlerë bëhet e pranuar, atëherë ai bëhet perandor i skllavërisë. Nuk do të thotë se ai që refuzon qëndron më lartë ndaj robit të shtypur, vetëm se artisti mendjemadh i ngjan një majmuni ideal përzgjedhës. Puna e pandërprerë, dhembja e pandalshme, lufta e përhershme e artistit me veten dhe me realitetin, por duke i pranuar të tjerët, sjellin momentin e perandorisë totale dhe mrekullinë e bukurisë. Pseudoartistët mendojnë se duhet vrarë formulën e tjetrit për të pushtuar dhe u veçuar. Totaliteti është një rrugë e vjetër e cila nuk është ëndërr, por e vërteta e kësaj bote. Sikur të gjithë artistët, të cilët ndjejnë nga thellësia obligim për artin, të ekspozojnë në hapësira të përbashkëta, vetvetiu në sy të tjerëve do të lind veçimi, ngaqë shkalla e përzgjedhjes vjen nga pavetëdija për të bukurën e cila ka rrënjët e veta në pavetëdije. Pastaj pushton e përhumbura në iluzion të panjohur që në realen është e njohur. Nëse kalkulohet për zgjedhje të ekspozimit, egoizmi forca shtypëse bëhet dominonte. Realisht artisti poshtërohet dhe shprehet ana e dobët e tij. “Numri më i madh i njerëzve nuk ka të drejtë as të ekzistojë, dhe përbënë një fatkeqësi për njerëzit superior” thotë Nietzsche. E keqja të cilën përpiqet ta lartësoj Nietzchsche përmes arsyes superiore, tregon egoizmin e sëmurë duke u ngritur me vrasjen e të tjerëve. Suksesi qëndron jo në pushtimin e turmës, por me bashkëpunimin e saj.