Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Fluturim në qiell të vrazhdë (3)
E diele, 07.09.2014, 01:42 PM
FOTONE NË QIELL TË HAPUR VLERSIMESH
NGA REMZI SALIHU
3.
Këta
fluturues tekanjoz, me art të brishtë mbi eter të rënduar kulturor, e me batak
mendor injorant, janë përplasur mbrapsht në kombinimin e shpejtë të ngjyrave
dhe shijes së tyre të ngutshme në përzgjedhjen hibride në vend. Ata me forcën e
tyre arrogante qëndisin rrjetën e errët të paditurisë dhe mbanë peng gjenin e
përdalë nëpër qytetërimin e sotëm njerëzor. Nuanca e mjegulluar e artit të tyre
kundërshtues, jo tërheqës politik për opinion, vardiset keq mbi shpatullat e
lënduara të shoqërisë, e cila përpëlitet me vuajtje nëpër plagët e rënda të
integrimit. Një popull që kërkon liri prej popullit të vet, nuk është as një
farë populli. E keqja vepron nëpër të gjitha poret e jetës. Shikoni strukturat
udhëheqëse gjatë këtij njëzetvjeçari të tranzicionit ballkanik! Individë pa ide
dhe kulturë të mirëfilltë uzurpuan hapësira interesash. Toka dhe qytetari u
duken pesë pare, gjegjësisht, si një zero e madhe nga distanca e krekosjes, që
për leverditë e tyre private japin edhe kokën. Ata mynafik ta thithin gjakun
dhe ta rrjepin lëkurën me antivlera, me kacafytje e grindje të një pas njëshme
në arenë. E trasojnë këtë rrugë të larmishme të konfliktit dhe të keq bërjes,
vetëm e vetëm për të krijuar imazhin e rrejshëm e të shumëzuar të ngjyrave të
tyre politike në mëhallë, për dominim kulturor të fortë mbi të tjerët. Dhe kjo
paradigmë dhune e padurueshme që tanimë një decenie manifestohet me muskuj të
larmishëm veprimi, si kriter i këndshëm i forcës përfituese demokratike të
shpejtë, për një grupim të caktuar njerëzish, me një vetëdije të sofistikuar
mbrapsht, duke sjellë në lojë hijen artit të brishtë, pa ndonjë vlerë të madhe
e të qëndrueshme nëpër suaza estetike të gjata kohore, që është duke na
përmbytur me kiç dhe antivlera. Atmosfera e rëndë e qeverisjes së dhunshme
është kthyer në stalinizëm partiak. Fajtore është shtegu i politik bërjes, që
nuk jep alternativë veprimi të dobishëm. Interesat partiake janë më të mëdha se
interesi qytetarit. Prandaj sot te ne, vezullimi i ndryshimeve kulturore
vonohet në hapësirë të mugët. Drita jeshile për tejkalim nga situata e keqe ka
vonesë. Klasat politike të tanishme ç’integrojnë shoqërinë në Ballkan. Trurin
më të kulluar të rinisë e largojnë nga gjiri i vet. Specialist dhe individ të
ditur marrin rrugën e arratisë. Observimi i fenomeneve shoqërore të hidhura del
ashiqare keq në arenë konflikti dhe vendi i mrekullueshëm ku jetojmë ne
shqiptarët grushtohet dhe vritet nga prapështitë, Atdheu i dashur(me diell e
truall të begatshëm, me dete e liqene, me kodra e lëndina të bukura, me xehe të
shumta nëntokësore, që si kanë të tjerët) përmbytet nëpër dallgët e skamjes dhe
të qeverisjes interne. Bën politikë të mbrapshtë të grupeve të caktuara
klanore. Telashet e komplikuara na përsëriten përherë gjatë historisë,
pikërisht nga këto dukuri shoqërore të këqija të shtet bërjes dhe nga varfëria
e skajshme e qytetërimit. Pozicioni gjeostrategjik i pranisë sonë në këtë
kontinent është i mrekullueshëm, por përmbytet dhe rihet vrazhdë nga e keqja e
shumëzuar e politik bërjes globale. Perspektiva e rinisë cungohet nga ngërçi
politik jo alternativ.
Arti i të gjykuarit politik që ka në vete plot ngarkesa etike e estetike të pakuptimta, nuk sjell dobi shpresëdhënëse për kohën dhe njerëzimin. Ky art gjykimi është i pa përshtatshëm, kryesisht me reflekse të vrazhda mendimesh e idesh të ngatha diverziteti përballë veprimeve të agonisë statike dhe asaj dinamike njerëzore, të cilat sot në arenë kohe shpalojnë akrobacion debatesh të shumta kundërshtuese, për konfrontime e rrahje idesh në marrëdhëniet midis moralit dhe estetikës së ballafaquar me kriter politik të keq konvencional. Prandaj pas kësaj tendosje të rëndë njerëzore të kundërshtive të mëdha, pasojnë komente sharjesh të shumtat të pa kriterta. Me sulme e ofendime, pro dhe kundër vlerësimesh të dukurive, të dedikuara opinionit të njëanshëm, me pseudonim që të mos kuptohen asnjëherë në jetë. Sot, në këtë kohë virtuale kulturore nuk ka ndryshime, kërcime, të mëdha në art alternativ ndikues, dobiprurës, për tejkalimin e gjendjes ekzistuese materiale e politike në vend. Të mundësohet motivimi i produktivitetit që jep perspektivë të drejtë individit dhe kështu të ngjitur bindshëm nëpër shkallët e sukseset shumta, në arenë kohe të standardizuar me strategji, të marrin vlerësimin e merituar nga dijetarët. Me kujdes të mirëfilltë të vihet kriteri bazë për artin avangardë, stimulues dhe të dallohen veprat e vërteta të këtij nën qielli që na ushqenë me vështirësi. Të ndahet shapi nga sheqeri, të kërkohet stimulim i bindshëm nga njerëz të drejtë e të ditur për kapjen e të vërtetës artistike në mesin tonë. Të mos improvizohen fluturues të rrejshëm në qiell të hapur kulturor, që me flatra e tyre të brishta politike bëjnë vlerësimin e gjërave për rreth nesh në mëhallë.
Pëllumbi
i parë