Editorial
Ramiz Selimi: Zgjedhjet e reja ashpërsojnë situatën!
E shtune, 23.08.2014, 08:55 PM
Shkuarja në zgjedhje të reja
ashpërson situatën politike!
Shkruan Ramiz Selimi
Bashkësia Ndërkombëtare qysh në Qershor kishte treguar për shqetësimet e tyre dhe rrezikun e hyrjes së vendit në një destabilitet politik. Pengesat që në ketë rast vinë nga Partia e cila pretendon se ka fituar zgjedhjet, tregon qartë se Kosova akoma nuk është e aftë dhe e ngritur në atë nivel, ku pa intervenime nga jashtë mund të ndërton institucione shtetërore. Ngërçi i tanishëm politik dhe zvarritja në themelimin e organeve qeveritare, e konfirmon një teori të tillë.
Rast të ngjashëm kemi themelimin e Qeverisë Austriake të vitit 2000, kur Partia e tretë bënë koalicion pas zgjedhor, duke themeluar Qeverinë dhe duke dërguar Partinë fituese në opozitë. Këtë shembull ne duhet ta marrim si rastin më të mirë për orientim, për të ju treguar botës dhe votuesve vendorë, se ne dimë dhe mundemi të krijojmë institucione pa intervenime nga jashtë. Se ne jemi një popull ku inatet dhe emocionet i vendosim në rendë të parë, kjo nuk do diskutuar.
Shqetësimet për zëvendësimin e militantëve
Qeveria në detyrë është e vetëdijshme, se sa më shumë që zvarritet formimi i Qeverisë, aq më të mëdha janë gjasat që të shkohet në zgjedhje të reja, apo në një Qeveri gjithëpërfshirëse. Ka indikacione dhe informata nga Deputet Europianë, ku politikanët aktual në detyrë, kanë lobuar më të gjitha mundësitë e tyre intelektuale që të intervenohet tek blloku opozitar, për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, ku kjo qeveri do të ndryshonte ligjet zgjedhore dhe do përgatite vendin për zgjedhje të reja pas dy viteve. Bile europianëve ju është thënë, se ata janë shumë të brengosur nga blloku opozitar, pas deklaratave nga blloku për prishje të kontratave aktuale, duke u shqetësuar për trazira të mundshme. Por, në realitet brenga më e madhe e tyre është frika e largimeve nga puna të militantëve partiak, largime të cilat mund të eskalonin në drejtime të padëshiruar.
Kjo
qeverisje e ka stërngarkuar administratën gjithandej Kosovës me militant
partiak dhe rehatime familjare. Shumë
prej tyre nuk e dinë se çfarë punojnë, ata janë pranuar në punë për të
plotësuar nevojat e militantëve dhe apetite tjera partiake apo të koalicionit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë idiotizëm politik!
U tha dhe përgëzua Kosova shumë nga Bashkësia Ndërkombëtare, se bëri një nga proceset më të mira zgjedhore dhe në prapaskenë u mendua se kjo ishte një demonstrim i pjekurisë politike. Por tani, Bashkësia Ndërkombëtare është duke menduar të ndërhyjë në politikat e brendshme të vendit për ta larguar këtë ngërç politik, pasi pasojat e vakuumeve politike paraqesin një rrezikshmëri të lartë për ecuritë tjera politike dhe ekonomike.
E mira e të mirave për ndërkombëtarët dhe për Popullin e Kosovës do të ishte që partitë politike të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, pa qenë nevoja të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Por, në qoftë se partitë nuk arrijnë një marrëveshje edhe pas intervenimeve ndërkombëtare, vendi do të duhej të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Duke marrë parasysh klimën e ashpër dhe mungesën e besimit midis partive politike, mundësia që dhuna të shpërthejë është e lartë. Partia në pushtet është e njohur për manipulime nga zgjedhjet e 2010-s, ajo ka të gjithë mekanizmat në dorë për manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme. Askush nuk do të mund ti garantojë këto zgjedhje, që ato të jenë të pastra dhe të pranuara nga të gjithë. Natyrisht partitë opozitare nuk do ti pranojnë rezultatet e tyre! Më këtë ne do të kemi një destabilitet edhe më të ashpër politik. Shkuarja në zgjedhje tjera është opsioni më i keq i mundshëm, është një idiotizëm politik.
Çfarë Qeverie duhet të kemi?
Interesi i Kosovës është që të ketë një Qeveri stabile me opozitë konstruktive. Për arsye të cekura me lartë, kjo nuk po ndodhë. Bllokut LDK-AAK-NISMA duhet dhënë mundësinë e formimit të Qeverisë së re. Asnjë martesë me forcë nuk është e shëndetshme. Edhe PDK-ja nuk mund të martohet pa dëshirën e palës tjetër, sepse nuk mund të ketë sukses familjar.
Bashkësia Ndërkombëtare ka analizuar të gjitha mundësitë. Nga fundi i vitit dhe në fillim të vitit tjetër pritet arrestimi i mbi 180 personave politikë, ekonomik dhe njerëz të fuqishëm në Kosovë, të cilët janë evidentuar si të dyshuar për krime të pasluftës dhe krime ekonomike. Shtrohet pyetja, kush është në gjendje me e përfundua këtë proces? Pastaj miratimi i tri ligjeve me 2/3, a mjaftojnë edhe deputetet e VV? Minoritaret llogaritet të mos jenë konstruktiv, sa i përket së paku dy ligjeve. Mu për shkak të mosmiratimit të këtyre ligjeve është shkuar në zgjedhje të reja me 2014, këto janë pyetje që duan sqarim në detaje, për të arrit në përfundim se çfarë qeverie do të kemi.