E premte, 02.05.2025, 08:06 PM (GMT+1)

Editorial

Viktor Mërkuri: Erdogani dhe ambicjet gjeografike!

E marte, 19.08.2014, 07:42 PM


Turqia, Erdogani dhe ambicjet gjeografike!

Nga Viktor Mërkuri

Ndërkohë që vendet e Europës dhe pjesë të tjera të botës janë qeverisur nga mediokratë të haruar, shohim që kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, për një dekadë qëndron me ambicie në krye. Ndjekës i të njëjtit model qeverisjeje me Vladimir Putin, me të cilin perëndimi është gjithashtu në situatë të pakëndshme.

Erdogan dhe Putin janë ambicioze, sepse ata janë njerëz që gjithmonë parashikonin arenën gjeopolitike .Putin e di se çdo udhëheqës i përgjegjshëm rus duhet të siguroj që Rusia të ketë disa zona asnjëanëse  në vende si Evropa Lindore dhe në Kaukaz. Erdogani e di që Turqia duhet të bëhet një fuqi e konsiderueshme në Lindjen e Afërt, për t'i dhënë atij fuqi në Evropë. Por problemi kryesor i Erdoganit është se gjeografia e Turqisë mes Lindjes dhe Perëndimit përmban vështirësi, po aq edhe  përfitime dhe kjo e bën Erdoganin me kohë manipulues. Por ka një logjikë historike dhe gjeografike në aktet e tij me rastet ekstreme.

Pas Luftës së Parë Botërore ,për shkak se Turqia Osmane ishte në anën e humbur të asaj lufte (së bashku me Wilhelmin Gjerman dhe Hapsburg-un Austriak), aleatët fitimtarë në Traktatin e Vesajës të vitit 1920 u kthyen territoret e pushtuara nga perandoria osmane dhe zona të rëndësishme shteteve të Greqisë, Armenis, Italis , Britanis dhe Francës. Reagimi i Turqisë në këtë “poshtërim” ishte Qemalismi, pra filozofia e Mustafa Qemal Ataturkut (mbiemrin "Ataturk" do të thotë "babai i turqve"), i cili ishte i vetmi gjeneral i pamposhtur osman, i cili do të çonte në një revoltë ushtarake kundër fuqive të reja pushtuese dhe në këtë mënyrë do të krijojë një shtet sovran turk. Qemalizmi me dëshirën e tij largoi pjesët jo-Anatoliane të Perandorisë Osmane, por o kompensuan duke kërkuar krijimin e një shteti turk. Ata të cilët turqit kërkuan largimin e tyre ishin psh Kurdët, të cilët do të njiheshin që atëherë si "Mountain Turks."(Turqit Malësorë).

Ideologjia Qemaliste jo vetëm refuzoi minoritetet, por ajo hodhi poshtë alfabetin arab të gjuhës turke. Ataturku rrezikoi norma më të larta të analfabetizmit për ti dhënë gjuhës një skenar Latine. Ai hoqi gjykatat myslimane fetare dhe u mundua të bindte gratë  të ndalonin të vishnin velin. Ataturku i ripërcaktoi turqit si evropianë (por pa dhënë shumë hapësirë për ti pranuar dhe europianët si të tillë), të gjitha në një përpjekje për të riorientuar Turqinë larg nga Perandoria Osmane tashmë e vdekur në Lindjen e Mesme dhe drejt Evropës.

Reagimi ushtarak turk në Konferencën e Paqes së Versajës ishte e të njëjtës shkalle që neo-carizmi i Putinit në qeversijen e tij autoritare si përgjigje ndaj anarkis së Boris Jelcin të viteve 1990 në Rusi. Për dekada me radhë nderimi për Ataturkun në Turqi shkoi përtej një kulti të personalitetit: Ai shihej më shumë si një gjysmëperëndi i ashpër, dashamirës dhe mbrojtës, portret i cili shikoi mbi cdo figurë publike. Problemi ishte se vizioni i Ataturkut për të orientuar Turqinë drejt perëndimit u përplas me situatën gjeografike të Turqisë që ndahej mes Lindjes edhe Perëndimit. Kërkohej një pikë ndërlidhëse. Turgut Ozal i cili u zgjodh kryeministër në vitin 1983 ariti ta krijonte atë.

Aftësit politike të Ozal-it i mundësuan atij të rrëmbej gradualisht kontrollin e politikës së brëndshme dhe - në një shkallë mbresëlënëse - politikës së jashtme larg nga ushtria e patundur Qemaliste turke. Në mendjen e Ozal-it, Turqia nuk duhet të zgjidhte mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo u mishërua gjeografikisht mes të dyjave dhe po kështu duhej të mishërohej dhe politikisht me të dy botët. Ozal bëri Islamizmin publikisht të respektushëm përsëri në Turqi, edhe pse ai mbështeti me entusiazëm Presidentin amerikan Ronald Reagan gjatë fazës së fundit të Luftës së Ftohtë. Duke qenë kaq pro-amerikan dhe i zoti në menaxhimin e krijimit të Qemalismit, të paktën Ozali në Perëndim, më shumë se paraardhësit e tij, ishte në gjendje tia dilte në të qënit kaq islamik.

Ozal përdori gjuhën kulturore të Islamit për të hapur derën për një pranim të Kurdëve. Aleancat e Turqisë me Evropën dhe pas grushtit ushtarak të shteti të 1980-ës i mundësoi Ozal-it mundësinë për të zhvilluar lidhjet ekonomike në lindje të Turqisë. Ai gjithashtu fuqizoi gradualisht muslimanët e devotshëm brënda Anadollit. Ozal, dy dekada para Erdoganit, pa Turqinë si një kampion i Islamit të moderuar në të gjithë botën myslimane,duke sfiduar paralajmërimin e Ataturkut se një politikë e tillë Pan-Islamik do zvogëlonte forcën e Turqis dhe do ta vendoste atë të hapur kundrejt rreziqeve nga të tjerët. Termi neo-otomanizëm është përdorur më parë në vitet e fundit Ozal-it në pushtet.

Ndryshe nga  Ataturku i cili përqëndroi vëmendjen tek ushtria, Erdogani ashtu si Ozali ka theksuar fuqinë e butë e lidhjeve kulturore dhe ekonomike për të rikrijuar në mënyrë delikate një version të Perandorisë Osmane nga Afrika Veriore deri në kodrat iraniane dhe Azinë Qendrore.

Erdogan tani e kupton se duke projektuar fuqin e moderuar myslimane të Turqisë në të gjithë Lindjen e Mesme është i mbushur me kompleksitetete të ndryshme. Në të vërtetë, nuk është e qartë nëse Turqia ka kapacitet politik dhe ushtarak të realizoj një vizion të tillë. Domethënë, Turqia mund të jetë duke u përpjekur të rrisë tregtinë me fqinjët e saj lindorë, por ajo ende nuk ka ardhur në afërsi që të bëjë tregëti serioze me Evropën, sidomos tani e zhytur në recesion. Në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, Turqia kërkon ndikim në  prirje gjeografike dhe gjuhësore. Megjithatë, Rusia e Putinit vazhdon të ushtrojë ndikim të rëndësishëm në shtetet e Azisë Qendrore dhe nëpërmjet pushtimit dhe manovrave politike në Gjeorgji, ka vënë Azerbajxhanin në një pozitë jashtëzakonisht të pakëndshme. Në Mesopotami, ndikimi i Turqisë është thjesht i pabarabartë dhe shumë më i vogël me atë të Iranit. Në Siri, Erdogani dhe ministri i tij i jashtëm, Ahmet Davutoglu gaboi kur mendoi se ata mund të mbështesnin efektivisht një opozitë të moderuar islamike sunite për të zëvendësuar regjimin e presidentit Bashar al Asad. Dhe ndërsa Erdogani ka fituar pikë në të gjithë botën islame për kundërshtimin e tij ndaj Izraelit, ai ka mësuar se kjo vjen me një çmim kur pa israelin ti afrohej Greqisë dhe pjesës greke të Qipros, e cila tani lejon kundërshtarët e Turqisë në Mesdheun Lindor të bashkëpunojnë në fushën e hidrokarbureve.

Rrënja e problemit është pjesërisht gjeografike. Nuk është i qartë përbërësi në një vend si psh  Iraku në mënyrën që është Irani. Por më e rëndësishme është se Turqia është e mbipopulluar  nga popullata e saj kurde, duke ndërlikuar përpjekjet e saj për të ushtruar ndikimin në shtetet fqinje të Lindjes së Mesme.

Juglindja e Turqisë dominohet demografikisht nga kurdët, të cilët përhapen në rajone të mëdha kurde në Siri, Irak dhe Iran. Shpërbërja e vazhdueshme e Sirisë liron potencialisht kurdët atje për t'u bashkuar me kurdët radikalë për të minuar qeverisjen Turke. Shpërbërja de facto e Irakut ka detyruar Turqinë të ndjekë një politikë në kontrollin konstruktiv me veriun kurd të Irakut, por që ka dëmtuar levat e Turqisë në pjesën tjetër të Irakut dhe si rezultat duke minuar përpjekjet e Turqisë për të ndikuar në Iran. Turqia do që të ndikojë në Lindjen e Mesme, por problemi është se ajo vazhdon të mbetet një pjesë e madhe e Lindjes së Mesme për të nxjerrë veten nga kompleksitetet e rajonit.

Erdogani e di se ai duhet të zgjidh të paktën pjesërisht problemin kurd në shtetin e tij për të fituar fuqi më tej në rajon. Ai ka përmendur edhe me zë të lartë fjalën arabe vilajeti lidhur me Perandorinë Osmane. Kjo fjalë tregon një provincë gjysmë-autonome - një koncept që mund të jetë celsi për një strehim për kurdët vendas, por do të mund të ringjall rivalët e tij nacionaliste brënda Turqisë. Kështu që ai po mundohet të bëj një hapë të madh simbolik që kërkon të neutralizoj vetë thelbin e Qemalismit .



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx