E shtune, 03.05.2025, 08:49 AM (GMT+1)

Editorial

X: Palestinizimi dhe islamizimi politik i shqipfolësve muslimanë të Maqedonisë

E premte, 11.07.2014, 09:00 PM


Palestinizimi dhe islamizimi politik i shqipfolësve muslimanë të Maqedonisë

Me shkas. Protestat dhe vlimet e fundit politike në Maqedoni

Nga {X}

Protestat që pasuan vendimin e gjyqësorit monoetnik dhe të njëanshëm maqedonas, me çrast u dënuan me burgim të përjetshëm disa shqiptarë të dyshuar për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas në një fshat afër kryeqytetit të vendit, Shkup, risollën në opinionin dhe diskursin publik shqiptar një fenomen të rezikshëm sociopolitik i cili, po të ketë suksese në etablimin e tij do të ketë si rezultat final eliminimin politik, ekonomik dhe më vonë ndoshta edhe fizik të elementit etnik shqiptar në Maqedoni. Në fakt, protestat e mijëra shqiptarëve etnikë rrugëve të kryeqytetit të një shteti europian pikërisht ditëve të premte dhe pikërisht pas daljes nga Xhamitë, me flamuj shtetëror të Arabisë Saudite, flamuj të zinj me shpatën e Aliut të xhihadit Islamik, me flamuj të Turqisë, me pankarta dhe bluza ku shkruhej, Islam will Dominate the World, si dhe skandimi nga mijëra njerëz njëkohësisht me vetëdëshirë dhe pa asnjë shtytje prej jashtë i parullave fundamentaliste Allahu Akbar dhe Allahu i madh, treguan që situata me vetëdijen nacionale tek shqipfolësit e Shkupit ka agravuar përtej pikës kritike dhe çdo përpjekje për përmirësim dhe dalje nga ky qark vicioz është ndoshta i vonë. Këto protesta, ngjarje si dhe një numër aktivitetesh, protestash e sjelljesh tjera të mëhershme të shumë faktorëve, aktorëve e organizatave shqiptare në Maqedoni gjatë dekadës së fundit, treguan ose thënë më mirë vërtetuan se masa dhe për pasojë edhe segmente e shtresa të gjera shoqërore të saj, mund të kategorizohet në bazë të definicioneve shkencore mbi përkatësitë kolektive si, “islamike shqipfolëse”, më shumë dhe më parë sesa, “shqiptare etnike”.

Protestat në fjalë vazhdojnë me ritëm, simbolikë dhe dekor të njëjtë, pa organizatorë të shpallur publikisht, gjithnjë të premteve dhe fillojnë marshutën e tyre vazhdimisht prej oborreve të xhamive. Si me komandë, ca wahabistë e salafistë me veshje jonormale, mjekra të mëdha dhe me flamuj jeshilë nëpër duar vihen në qendër të vëmendjes dhe i japin tonin dhe drejtimin masës amorfe e cila nuk reagon aspak ndaj kësaj maskarade antishqiptare. Përkundrazi. Masa bërtet gjithë gëzim parulla e slogane islamiste. Aty këtu të zë syri ndonjë flamur shqiptar dhe ndonjë skandim të tipit Shqipëri etnike. Por kjo është sa për sy e faqe dhe humbet në detin jeshil dhe zi të injorancës orientale, kaosit primitiv vetëvrasës islamik nën djellin përcëlluës të korrikut.

Dekadën e fundit tek shqiptarët në Maqedoni është duke u instaluar fuqishëm një frymë e huaj agresive politike islamiste e panjohur më parë në këto treva. Edhe më herët, si rezultat i zhvillimeve shoqërore-historike, pjesa e shqiptarëve nën sundimin maqedonas ka qenë më e pashkolluar dhe për pasojë kulturalisht rudimentare. Si rjedhojë edhe më islamike se shqiptarët e trevave tjera etnike. Kjo është dukur që në pamjen e jashtme fizike tek banorët shqiptarë të këtyre anëve, ku meshkujt e shtyrë në moshë mbanin në kokë përgjithësisht kapele islamike arabe, turke, shkonin regullisht në shumicë dërmuese në pelegrinazhin vjetor në Arabinë Saudite si dhe ishte vizitore e rregullt e xhamive dhe ligjëratave islamike. Gratë përgjithësisht mbanin vello turke, ishin rrallë të angazhuara në punë të paguara jashtë shtëpisë qoftë në sektorin publik për të mos foluar për atë privat, martoheshin që në mosha shumë të reja, lindnin shumë fëmijë, nuk shkolloheshin fare ose e shtynin maksimumi deri në tetëvjeçare. Sfera publike, ‘landscape’ shqiptare ngjashëm si në Taxhikistan, Kirgizi, Afganistan apo Jemen dominohej nga meshkujt, femrat nuk dukeshin fare në publik. Papunësia në nivele ekstreme, standarti për jetesë më i ulti në Europë, rrugët me pluhur ose baltë varësisht nga periudha e vitit, ndërtimet e shumta pa asnjë lloj kriteri e planimetrie urbane, fëmijë gjysëm të zhveshur, të palarë e të nxirë nga pluhuri rrugëve të ngushta dhe që mbajnë erë të keqe kanalizimi i shtoheshin pejsazhit të zymtë e të pashpresë lagjeve shqiptare në kryeqytetin e vendit, Shkup.

Elita shoqërore e kohës, hoxhallarët e shumtë gjysëmanalfabetë shqipfolës në shumicë punonin për dy shërbime, atë jugosllav dhe atij ku e kishin kryer shkollën e lartë (Turqi apo vendet arabe Egjipt, Jordani, Siri) në disa fronte.

Fronti i parë ishte puna pro regjimit jugosllav dhe realizimi i strategjisë jugosllave për  deeuropianizimin, islamizimin, turqizimin dhe arabizimin shpirtëror dhe material të shqiptarëve.

Pushteti jugosllav i kishte instruktuar hoxhallarët shqiptarë që të pengojnë dhe sulmojnë sa të ishte e mundur shkollimin në shqip të banorëve, të propagonin dhe afirmonin sa të ishte e mundur më shumë shkollimin turqisht të fëmijëve, që të propagojnë sa më shumë largimin e shqiptarëve për në Turqi, (“O vllazën na presin me qumësht e mjaltë vllaznit turk musliman në Turkije”), të gjitha dogmat, liturgjitë e praktikat islamike nëpër xhami ti thonë në arabisht, të përhapnin gjuhën dhe kulturën turke e arabe tek popullsia shqiptare, të fusnin një frymë identitare dhe ndjenjë kombëtare turke tek shqiptarët duke refuzuar identitetin shqiptar gjoja si antimusliman, të ndikonin në forma të ndryshme dhe të mernin masa konkrete që fëmijët e lindur në familjet shqiptare të pagëzoheshin me emra etnikë turk, arab apo iranianë që në publikun injorant të kohës shiteshin si emra muslimanë, të sulmonin emrat etnikë shqiptarë duke i shpallur si jo islamikë dhe duke etikuar familjet shqiptare që u vinin fëmijëve emra shqip si jomuslimane, si blasfemi kundër Zotit, të ndikonin tek prindërit shqiptarë që të ndalonin vajzat e tyre nga vazhdimi i shkollimit në forma e mënyra të ndryshme, të ndikojnë që vajzat të largohen nga sistemi arsimor që në klasë të katërt të fillores, të mbulohen me shami, të mbyllen në shtëpi, të martohen që në moshë të re dhe të mos dalin fare në publik duke mbetur analfabete dhe duke reduktuar në fakt gjysmën e popullsisë aktive shqiptare në makina pasive e analfabete për prodhimin e fëmijëve, të mos lejonin asesi martesat ndërkonfeksionale ndërshqiptare, të nënçmonin e sulmonin vazhdimisht shqiptarët katolikë, të sulmonin gjithë kohës katolicizmin dhe Papën por jo ortodoksinë sllavo greke të cilën duhet lavdëruar në stilin shumë të kapshëm për masën analfabete e gjysëm anlfabete të kohës, “me shkijet (lexo:ortodoksët) na ndan veç një fijë kashte, me llatinët gjithçka”, të kritikojnë Shqipërinë, politikën shqiptare, udhëheqësinë shqiptare, intelektualët shqiptarë, shkrimtarët shqiptarë, gjuhën shqipe, alfabetin latin, kulturën shqiptare, librin shqip, me një fjalë të mohojnë, kritikojnë, fyejnë, nënçmojnë, shajnë gjithçka shqiptare e kombëtare kurse të glorifikojnë, lavdërojnë, madhërojnë Jugosllavinë, Turqinë, Arabinë, Libinë  e vende tjera arabe islamike, Titon, Naserin, Sadatin, Homeinin, Mubarakun, gjithçka joshqiptare e antishqiptare, të propagonin gjithnjë luftë dhe vigjilencë kundër ideve nacionale shqiptare, të kenë kujdes dhe të raportojnë në policinë politike jugosllave elementet atdhetare, të shkojnë në perëndim dhe atje të themelojnë xhami për emigracionin shqiptar të kohës duke parandaluar hapjen e shkollave shqipe, të sulmojnë elementet patriotike të diasporës shqiptare, veprimtarët dhe shkollat shqipe në perëndim, të këshillojnë emigrantët shqiptarë që fëmijët e tyre ti dërgojnë në xhami dhe jo në mësimin plotësues në shkollat shqipe, të lavdërojnë Titon dhe udhëheqësinë jugosllave nëpër xhamitë e perëndimit demokratik, në kontaktet me autoritetet gjermane si dhe me publikun e atjeshëm të krijojnë përshtypjen se shqiptarët janë muslimanë, janë lindorë, janë orientalë që nuk e duan dhe nuk mund të përshtaten me Europën, perëndimin, mënyrën perëndimore të jetës, demokracinë liberale, tolerancën ndaj tjetrit ..etj.

Fronti i dytë ishin (dhe janë) agjenturat e Republikës së Turqisë. Këta operonin me lejen, dijen dhe miratimin e organeve shtetërore jugosllave/maqedonase në drejtim të realizimit të interesave dypalëshe. Hoxhallarët shqipfolës shkolloheshin në Turqi dhe në vendet arabe. Atje në shkollat islamike të kontrolluara nga pushteti turk, përpunoheshin që ti shërbejnë propagandave nacionaliste të Turqisë dhe ti diseminojnë ato. Në kthim pas instruksioneve të marra dhe përpunimit shtesë dhe final nga policia politike jugosllave lëshoheshin në veprime prej agjitacioni e propaganda antishqiptare në gjirin e popullsisë gjysëmanalfabete shqiptare.

‘Ne jemi turq, turk elhamdulilah’, çireshin në popull. ‘Turqit janë vëllezërit tanë, me turqit na bashkon gjithçka, Turqia është shtet i madh, i fortë, ka sundu 500 vjet, të mbajmë kësula turke, veshje turke, të shkollojmë fëmijët turqisht, çka ka të keqe të dijmë sa më shumë gjuhë’, propagonin hoxhallarët e imamët satanistë islamikë tek masat e habitura popullore. ‘Vllazën, ti regjistrojmë fëmijët në shkolla turke, ma mirë turqisht se shqip, të shkojmë në Turqi, nuk durohet nën hyqmin e shkijeve, Shqipëria është shtet i shkijeve, në Shqipëri gjithë janë me kryq, nuk i duam ata të Shqipërisë, ne jemi vllazën me turqit, arabët e muslimanët, vetëm musliman të jetë atij ia jap vajzën time, nacionalistët shqiptarë janë armiq të muslimanëve, ne muslimanët e respektojmë pushtetin jugosllav, ja shikoni, xhamia kemi, askush nuk na ndalon xhaminë, mësimin e kuranit, arabishten, shkolla turke kemi sa të duam, ku të duam, me të gjitha kushtet e mundshme, çka na duhen neve shkollat shqipe’, propagonin pa pushim, gati në çdo ligjëratë të tyren hoxhallarët shqipfolës të Maqedonisë. Dhe kështu për dekada me rradhë.

Këtë mision të tmershëm antishqiptar shumica dërmuese e hoxhallarëve shqipfolës të Maqedonisë e kryen me besnikërinë e qenit të Pavllovit deri në ditën e fundit të shtetit jugosllav. Me këtë ata i shkaktuan një dëm të pallogaritshëm identitetit kombëtar shqiptar në Maqedoni, duke e lënë atë pak inteligjencie sekulariste nacionaliste të shkolluar në Prishtinë gjatë viteve 70/80 të vetme, në luftën e saj publike dhe ilegale për progres shoqëror e vetëdijësim kombëtar të masave shqiptare.

Pas shpërbërjes së shtetit jugosllav, imamët e hoxhallarët kriminelë gjithë bashkë shërbetorë të regjimit jugosllav, ndëruan punëdhënësin dhe filluan shërbimin ndaj shtetit të ri maqedonas, antishqiptar poaq sa i vjetri. Në fillim të epokës demokratike, u duk sikur edhe një pjesë të tyre e përfshiu entusiasmi kombëtar i fillimviteve 90, por së shpejti e treguan fytyrën e tyre të vërtetë prej analfabetësh manipulatorë, anadallakësh primitivë e islamikësh antishqiptarë të përbetuar.

Në fakt, kleri islamik i Maqedonisë pas viteve 90 e vazhdoi gjithë atë veprimtari antishqiptare të periudhës jugosllave që u shpalos mësipër, por në kushte e rethana të reja, i përforcuar tani me diploma turke dhe arabe, duke e ngritur shkallën e dëmit në nivele më të sofistikuara dhe shumë herë më të rezikshme për të ardhmen etnike e biologjike të shqiptarëvë në Maqedoni.

Hapja e kufinjve dhe liberalizimi i përgjithshëm që përfshiu rajonin, bashkë me dobësimin e mekanizmave kombëtarë si rezultat i luftërave etnike dhe tensioneve të vazhdueshme politike në Ballkan si dhe rënia ekonomike dhe sociale e shtetit shqiptar më rënien e komunizmit  i hapën rrugë ritjes së ndikimit të Turqisë zyrtare, disa vendeve arabe, Iranit si dhe nje numri të organizatave terroriste islamike të maskuara nën vellon e organizatave humanitare.

U themeluan shoqata e organizata humanitare, kulturore e politike me emra joshqip si Hilal, Hallall, Ensar, Skofia, Kalkan, Vizioni M, Drita Islame, Forumi rinor Islam  e deri parti politike të tipit PAD, që si objektiva programore kishin islamizimin gradual të elementit sekular shqiptar deri në instalimin e teokracisë islamike. Turqia rinisi ofansivën gjithëpërfshirëse për eliminimin e identitetit nacional shqiptar dhe turqizimin e tyre duke shfrytëzuar islamin si religjion të organizuar dhe Bashkësinë zyrtare Islame si institucioni i vetëm përgjegjës për organizimin e jetës islame në vend. U zyrtarizua gjuha turke në BFM, kleri pa dallim etnik tashmë i gjithi shkollohet, formohet dhe instrukohet eksluzivisht në shkolla turke e arabe. Po me direktiva shtetërore turke dhe arabe ka marrë hov ngritja e sa më shumë xhamive vend e pavend, objekte këto që nga ministri i jashtëm i këtij vendi janë quajtur, “postblloqet e pranisë tonë në Ballkan”. Shumica e tyre ndërtohen në mënyrë të qëllimshme buzë rrugëve nacionale me minare shumë të larta e provokative që bien në sy nga kilometra larg. Gjithë fshatrat shqiptare në Maqedoni kanë xhami të reja të mëdha, superluksoze me minare të larta e të reja. Nga ana tjetër, çuditërisht asnjë fshat shqiptar nuk posedon plan urbanistik, shkollë moderne, ujë të pijshëm të pastër, park rekreimi, pallat kulture, klube e salla sportive moderne, jetë kulturore, azile pleqsh.  Volumi i megafonëve për amplifikimin e ligjëratave dhe ftesave për lutje nga minarja është tejet i lartë dhe gati i padurueshëm. Edhe kjo bëhet me qëllim dhe krejt me plane të përgatitura nga shërbime të specializuara për luftë psikologjike në mënyrë që territorit ti jepet një pamje arabe, turke, orientale, islamike, joeuropiane. Në fakt me kështu veprimesh shënohet ose kufizohet territori në fjalë si pjesë e UMMAH – bashkësisë botërore të Muslimanëve. Strategjia e qëllimshme shtetërore turke dhe maqedonase është që xhamia të jetë qendër sociale, kulturore, identitet krijuese dhe publike e shqipfolësve në Maqedoni. Për pasojë, bibliotekë në fshatin shqiptar në Maqedoni ka vetëm në….xhami. Kurse në xhami shërbejnë dhe ligjërojnë ata që kanë mbaruar shkollimin dhe janë instruktuar në Turqi e Arabi dhe veprojnë me lejen e shtetit maqedonas. Rezultatet pastaj vijnë vetë.

Një goditje tjetër e madhe dhe një tentim për manipulimin e brezit të ri dhe deshqiptarizimin e tij  është duke u realizuar nëpërmjet shkollave private në turqisht, të quajtura kolegje. Gjer më tani, pesë të tilla janë prezente në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë. Aty me anë të kurikulave të çuditshme falsifikohet vazhdimisht historia jonë kombëtare, anashkalohet gjuha shqipe, denigrohen epoka e figura të shquara, simbole të kombit shqiptar si Skënderbeu e Nënë Tereza apo Rilindja Kombëtare. Nxënësit e këtyre kolegjeve në intervale të rregullta dërgohen detyrimisht nëpër faltore islamike, pushimet vjetore kalohen në Turqi duke edukuar fëmijët shqiptarë me kulturë turke, vizitohen dhe mësohen ngjarje, monumente e heronj që skanë lidhje me historinë tonë kombëtare  duke ngjizur tek fëmijët  ndjenën nacionale turke, dashurinë për Turqinë si dhe respektin për botëkuptimin turk mbi jetën.

Të gjitha revistat e fletushkat religjioze islamike, dy gazetat e vetme ditore Lajm dhe Koha si dhe dy revistat e vetme javore shqipe në Maqedoni, Shenja dhe Etika financohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ambasada turke. Në to, përkundër pagesave të majme kuptohet, shkruajnë herë pas here kolumna, vështrime dhe analiza gjoja shkencore një numër i vogël i  intelektualëve renegatë nga Shqipëria e Kosova të llojit Baleta, Feraj, Sulstarova, M.Krasniqi, Kelmendi, imami Krasniqi si dhe gjithë banda e të a.q intelektualë shqipfolës të Maqedonisë pa dallim, që kur shkruajnë për këto revista arsyetojnë e lavdërojnë Islamin politik, Al Kaedan, Erdoganin, Turqinë, ISIL, kur i paguan Fondacioni Soros shkruajnë për shoqërinë e lirë dhe multukulturën, ndërsa kur i paguan Top Chanel ose media tjera tiranase, shkruajnë me një ironi tallëse për ‘nënën’ Shqipëri dhe Europën. Kësaj valle të pamoralshme antikombëtare të hipokrizisë korruptive  i prin intelektuali i njohur si maqedonas musliman deri në moshën 30 vjeçare, kthyer në shqiptar musliman aty reth moshës 30 e në vazhdim, Abdylhakim , alias Kim Mehmeti. ‘Trimit të mirë me shokë shumë’ i shkojnë nga pas një mori e islamistëve të tërbuar pa identiet të formuar nacional e qytetar si Iljasa Salihu, Zekeria Ibrahimi, Nexhat Ibrahimi, Shpenzim Dauti, Ardit Mehmeti, Vedat Mehmedali e gjithfare korrakësh e gjysëm analfabetësh të shumtë gjithë bashkë islamistë të tërbuar e antishqiptarë patru, që kanë problem serioze me gjuhën shqipe, shumica me origjina krahinore nga vija gjeografike Shkup-Kumanovë.

Shtëpia botuese më e madhe shqiptare në Maqedoni, Logos -A me drejtor Adnan Ismailin, Bujar Gashin e të shitur të tjerë, është propaguese dhe botuese e rregullt e falsifikateve dhe strategjive turke në gjuhën shqipe.

Megjithatë, dëmin kapital për shqiptarët në Shkup  e shkakton televizioni antishqiptar ALSAT-M, dhe kryeredaktori i saj, pseudo moderatori e pseudo analisti injorant, Mohamad Zekiri. Kjo media nëpërmjet programeve dhe filmave të saj të shumtë në turqisht, ka meritë kryesore në përhapjen enrome të gjuhës e kulturës turke dhe dobësimin e tkurjen e kulturës dhe gjuhës shqipe. Gjithashtu, programet politike të kësaj media shquhen për përkrahjen gati të drejtpërdrejtë dhënë fundamentalizmit global slamik, terrorizmit islamik, Erdoganizmit politik, Turqisë, Arabisë Saudite, Iranit, ISIL, Hamas, Al Nusra Brigade, Opozitës islamiste siriane si dhe çdo ryme tjetër politike, kulturore apo islamiste në botë. Nga ana tjetër dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vijën e parë, Televizioni Alsat karakterizohet nga një skemë informative tejet agresive dhe të njëanshme ndaj Izraelit, një fushatë negative disi të kamufluar kundër Shteteve të bashkuara të Amerikës si dhe kritikave të kamufluara por të tejdukshme anti Bashkimit Europian dhe idesë europiane.

Në fakt, Televizioni Alsat ka meritën kryesore si dhe kontributin primar në realizimin e gjithë skemës islamizuese, turqizuese, arabizuese, antishqiptare dhe antieuropiane tek komuniteti shqiptar në Maqedoni. Kjo pasi Alsat M është televizioni i vetëm kombëtar shqip në vend dhe ka monopolin e krijimit të opinionit publik si dhe diksursit arsyetues për ngjarje, fenomene e dukuri shoqërore. Një numër i televizioneve lokale që kanë licencë si programe shqiptar, gëlojnë nga propaganda turke dhe islamiste, nga muzika turke, pakistaneze e arabe e njëfarë këngëtari integralist islamik, Sami Jusuf si dhe nga ligjërata e propaganda online nga gjithfarë hoxhallarësh fundamentalistë, që në aparencë të jashtme u ngjajnë tamam  terroristëve të Al Kaedas apo ISIL arab. Pagesat e shumta në petrodollarë për shfaqjen e këtyre programeve vijnë nga gjithfarë qarqesh arabe, turke të cilat mbeten enigmatike për opinionin e shëndoshë kombëtar.

Një numër i konsiderueshëm i portaleve shqiptare si Mesazhi, Tetova1, Shkupi, Portalb, Republika Sh, Yllpress, Shqipmedia për të mos folur për portalet e dedikuara islamike, botojnë shkrime të rregullta e të shumta me përmbajtje fondamentaliste islamike, ku sulmohen idetë nacionale shqiptare duke u nisur nga pozitat e nacionalizmit turk, arab apo islamit politik global.

Një formë shumë e rezikshme veprimi e agjenturave turke është edhe përpjekja për marjen nën kontroll apo korruptimi i drejtpërdrejtë i partive politike shqipfolëse qoftë në qeveri apo opozitë. Tentohet që nëpërmjet tyre të realizojnë planet dhe strategjitë e tyre afatgjata në vend dhe rajon. Në fakt, Turqia nëpërmjet instrumentalizimit të elementit islamik ballkanik dhe shfrytëzimit të tij për qëllime gjeopolitike të natyrës strategjike, tenton të shantazhojë Bashkimin Europian. Kjo edhe arsyeja primare që një numër i politikanëve europianë gjithnjë e më shpesh e përceptojnë, shohin dhe emërtojnë Turqinë si, ‘kalë Troje në pragun e Europës’.  Faktikisht, tentohet të përfitohet në përplasjen me Europën në kurriz të shqipfolësve islamikë apo mbetjeve otomane siç i quan Dautogllu tek Thellësia strategjike. Pra rolin e ‘kalit të Trojës’ megjithë konsekuencat e rezikshme që dalin prej tij, Turqia neootomane planifikon tua lërë shqipfolësve islamikë, si kopili në derë. Këtu partitë politike shqiptare megjithë rezistencat e herëpasherëshme nga veprimtarë të caktuar patriotë janë duke dështuar ndjeshëm. Situata është duke dalë jashtë kontrollit me atë që qendra partiake apo elita politike (më saktë pseudoelita) ndjek nga pas një turmë të manipuluar nga agjentura të huaja dhe hoxhallarët e brendshëm, spiunë të interesave dhe qarqeve të jashtme. Situata është alarmante, kaotike, abnormale, tragjike.

Kështu, në Shkup, kryetari shqipfolës i Çairit feston me qytetarë të ekzaltuar fitoren e Erdogan në Turqi duke i quajtur shqiptarët dhe turqit, vëllezër dhe…i njëjti popull! Kryetari tjetër shqipfolës i Gostivarit zyrtarizon me vullnetin e tij personal dhe të këshillltarëve të tij të çoroditur gjuhën turke dhe anëtarëson një Komunë shqiptare në një asociacion nacionalist të komunave turke që ka për synim të shpallur ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës turke!. Kryetarja e Komunës së Tetovës, një gjoja intelektuale shqipfolëse, habiti opinionin publik kur në një takim me disa emisarë turq që ishin për të shkëputur koncesionin e rradhës u shpreh shkëlqyeshëm dhe rjedhshëm në…turqisht! Në Opinion njihej, dihej dhe është votuar si shqiptare etnike. Kryetari i Komunës shqiptare të Strugës, edhe ai njëfarë intelektuali i vetëpëlqyer, krenohej në një replikë me kundërshtraët e vet me përgjigjen tragjikomike, ‘Jam në Turqi ne takim me Erdogan, përgjigjem kur kthehem’!.

Ka edhe më keq. Në Komunën rurale të Studeniçanit, si dhe në disa zona të humbura të Kumanovës, kryetari bashkë më këshilltarët, hoxhallarët antishqiptarë dhe me popullin e habitur në videobimë të mëdhenj dëgjojnë pallavrat e Erdoganit për Turqinë në lidhje direkte me televizionet turke. Gjatë muajit të të a.q Ramadan, kur masat e muslimanëve nuk ushqehen gjithë ditën dhe konsumojnë ushqim vetëm njëherë në 24 orë gjatë natës, organizata islamiste globaliste nga mbarë bota pushtojnë qendrat e Tetovës, Gostivarit, Cairit, Strugës duke tmeruar shqiptarë e turistë të huaj bashkë. Kaosi mbretëron kudo. Gjithfarë arabësh e turkomongolësh etnikë, islamistë me pantollona treçerekshe, me fustanë të bardhë, të paruar dhe të papastër me mjekra të mëdha nga Turqia, Pakistani, Afganistani e Senegali, ulërijnë gjithfarë ligjëratash e vajtimesh në arabisht, pështyjnë e ushqehen me duar bashkërisht, tamam si kafshë në një orgji publike kolektive të paparë në botën e civilizuar dhe në kohën në të cilën jetojmë. Emra të rezikshëm fondamentalistësh të njohur islamikë në shkallë botërore si Tariq Ramadan e Tarikë, Ramadanë, Mohamadë e Osamanë  të tjerë të shumtë ndoshta në listat e shërbimeve perëndimore të INTERPOL,  janë prezentë në këto makabritete e barbarizma në qendrat e qyteteve shqiptare. Paramendoni këto skena makabre në sheshet e qyteteve të europianëve shqiptarë, pasardhës të Ilirëve po europianë!

Universiteti shtetëror i Tetovës, i themeluar me gjakun e nacionalistëve shqiptarë ka degraduar në një organizatë islamistësh të paruar që dijnë vetëm si të presin vizita nga llojlloj universitetesh turke e arabe si dhe të shtrojnë iftare. Është në ritje numri i studenteve të mbuluara me shami si dhe injorantëve me mjekra. Këta të fundit madje vijnë me shumice nga jashtë shtetit, kryesisht nga Turqia. Është dekoruar Dautogllu, është hapur katedra turke, orientale, arabe, por nuk nderohen Dioguardi apo Eliot Engeli. Kontakti me Europën dhe vlerat e parimet europiane e amerikane është humbur qëmoti në qendrën e ‘shkencës dhe inteligjencës’ shqiptare në Maqedoni.

Liderët e partive politike shqiptarë si Ahmeti, Thaçi, Osmani janë të rregullt në festimet dhe urimet për Erdogan, në vizitat vend e pavend në Turqi dhe në pritjet e rregullta të dinjitarëve neootomanë që politikë të shpallur publike e kanë … rikthimin me kuaj në Ballkan!. Forumet rinore apo atë të grave të partive politike shqipfolëse janë të rregullt në pjesëmarjet nëpër kongreset e islamistëve të Turqisë, Uzbekistanit, Kazakistanit e Arabisë por pak ose aspak prezentë në Shqipëri, Kosovë apo në partitë simotra në BE. Vizitat dhe deklaratat në Europë dhe për Europën janë sa për ti hedhur hi syve diplomacisë europiane. Zemra anadollake prej islamikësh primitivë reh drejt Anadollit e shkretëtirave të Arabisë. Nga ana tjetër, këta vëllezërit turq nuk e kanë fare për turp tiu marrin shqiptarëve objektin e vetëm të kulturës shqiptare, Institutin për trashëgimi kulturore, Pjetër Bogdani. Vëllezërit islamistë në aksion: Turqit vjedhin ndërtesën kurse shqipfolësit islamikë të Shkupit i heqin emrin! Arsyeja e shpallur publikisht prej një bashkëpunëtori të këtij instituti që e themeloi i madhi tashmë i ndjerë, Arbën Xhaferi, ’nuk e duam me këtë emër katolik’!

Gjithashtu, megjithë binjakizimet e shumta me komuna turke dhe përbetimet solemne për miqësi e vëllazëri shqiptaro-turke, 77 mijë turqit e Maqedonisë, vazhdojnë të instruktohen të votojnë en bllok për partitë nacionaliste maqedonase të llojit VMRO p.sh. Kur janë në pyetje interesat nacionale turke sipas gjithë gjasave nuk vlejnë solidaritetet islamike. Vetëm për shqipfolësit e patru janë të parapara vëllazëritë imagjinare mbarëbotërore islamike.

Terroristë të rezikshëm nga bota arabe si dhe Europa perëndimore janë aktivë dhe prezentë nëpër xhamitë e Maqedonisë duke rekrutuar të patrazuar nga askush dhe duket edhe me miratimin e agjenturave shtetërore maqedonase, shqipfolës islamikë për në luftërat sektariane, vrasjet e masakrat reciproke ndërislamike në lindjen e mesme. Disa dhjetëra prej këtyre fondamentalistëve kriminelë sunitë tashmë kanë humbur jetën atje. Me kthimin në vend të disa dhjetëra të tjerëve që për momentin ndodhen në zonat e luftës në Siri, Irak, Pakistan, Afganistan, Turqi, gjithë tmerri i kaosit islamik me projektin e tij të vëllavrasjes, përçarjes sektariane, sulmeve vetëvrasëse me eksplozivë në caqe indiskriminuese troket tashmë fuqishëm në pragun e çdo shtëpie, shqiptare etnike apo shqipfolëse islamike qoftë ajo. Po vihet skena dhe po hiqet perdja për një luftë civile ndërshqiptare në Maqedoni. Shovinizmit maqedonas nuk i besohet syve nga e mira dhe përfitimi që i vjen gratis prej Islamit politik. Po realizohet ëndra e kahershme maqedonase për eksportimin e konfliktit nga vija etnike shqiptar - maqedonas, në vijat fetare të krishterë - muslimanë dhe akoma më keq, shqiptarë etnikë - shqipfolës islamikë.

Në fund dhe më e rezikshmja akoma nuk ka ndodhur. Në fakt, sipas informacioneve më të reja, ka filluar tashmë rrjetëzimi, apo faza e parafundit e organizimit të organizatave islamike që financohen nga shtetet arabe dhe Turqia me qëllimin e deklaruar final, daljen në skenë në Maqedoni të një partie shqipfolësish me profil të qartë erdoganist dhe islamist. Kjo do të ishte goditja përfundimtare ndaj idesë nacionale shqiptare në Maqedoni si dhe kulmi i dështimit të bandave kriminale që vetëemërtohen sot si parti politike shqiptare në këtë vend. Realisht, dështimet e tyre të tmershme në çdo sferë shoqërore si dhe tolerimi dhe koketimi i gjatë me qarqe, qendra e shtete islamike do u kthehet si boomerang pikërisht këtyre tregtarëve të çështjes kombëtare shqiptare që sot parazitojnë nën emrat e BDI, PDSH, RDK

Këto veprime e veprimtari, këto ndërhyrje, manipulime, plane, projekte, skema, strategji e financime të 10 viteve të fundit nga jashtë që u përmendën shkurtimisht këtu, dhe shumë të tjera që për mungesë hapësire nuk i dhamë fare, janë duke e spostuar tërësisht agjendën politike shqiptare duke e shndëruar atë nga një kauzë të arsyeshme etnike shqiptare drejt një kauze absurde, të padrejtë religjioze islamike, shqipfolëse, joetnike. Identiteti nacional shqiptar është duke u spostuar, dobësuar, margjinalizuar  dhe zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga një identitet etnikisht i padefinuar, amorf kurse fetarisht shumë i vetëdijshëm dhe agresiv islamik.

Në fakt, në rjedhë e sipër është procesi i panatyrshëm, ahistorik dhe jonormal i aziatizimit dhe afrikanizimit politiko-religjioz të një komuniteti europian në një shtet europian. Me fjalë tjera është duke ndodhur palestinizimi i komunitetit shqiptar si formë, si përmbajtje, si diksurs publik, mediatik dhe si veprim politik. Në sytë e prezencës europiane dhe asaj amerikane në Shkup, Euarabia me ushtarët e saj të ‘blue eyed terrorists’ është në bërje e sipër, kurse komuniteti ynë gjithnjë e më shpesh në depeshat diplomatike madje edhe gjysëm publikisht tashmë etikohet si,  ‘Muslim Albanians’, ose me raste edhe vetëm si, ‘Muslims’ pa prefiksin etnik. Kjo do të thotë fillimi i fundit të përkrahjes amerikane dhe europiane për shqipfolësit e Maqedonisë. Fillimi i fundit të përkrahjes europiane për një popullsi që jeton në Europë do të thotë fillimi i fundit biologjik të asaj popullsie. Srebrenica të risillet në vëmendje nëse dikush nga psuedoelita hipokrite e shqipfolësve të Maqedonisë e ka haruar si model. Tolerimi i diskriminimit të thellë dhe të gjithanshëm të shqiptarëve muslimanë dhe qëndrimi komod në pushtet i nacionalistëve maqedonas për mëse një dekadë pa ndërhyrje dhe reagime serioze nga faktori ndërkombëtar në përkrahje të komunitetit të diskriminuar shqiptar, e vërteton plotësisht këtë.



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx