E merkure, 11.12.2024, 01:20 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Një letër….

E enjte, 12.06.2014, 07:05 PM


Një letër….

Nga Entela Binjaku

Mora  një letër nga  z. Vilson Mirdita, një patriot shqiptar i kohës moderne. Kur e lexova mendova: “koha e ndihmave”  nuk paska kaluar!

Edhe pse tregon solidaritet dhe mbështetje në ditë të vështirë, vëmwndje ndaj mungesave dhe njerëzve në nevojë, bashkimin në aksione që në themel kanë ndjeshmërinë njerëzore, mendoja se kishte kaluar.

Në kujtesën tonë shoqërore “ndihmat” na çojnë në fillimet e viteve ‘90 kur perëndimi pa varfërinë tonë, kur ne vetë  pamë çfarë nuk kishim pasur mundësinë të shihnim.  Kur njerëz nga larg mendonin për ne që ndryshe nga ata ishim të varfër, kishim jetuar të izoluar për një kohë të gjatë dhe që po nisnim një rrugë të re.

“Ndihmat” nuk duket të jenë temë për ne. Edhe pse jemi vendi më i varfër në Evropë, me njerëz në nevojë e pa mbështetje, me fusha të tëra të jetës të pazhvilluara, mendojmë se kjo temë i takon viteve më parë. Ndoshta sepse nuk besojmë më tek ndihma, ndjeshmëria, solidariteti, tek bamirësia. Sepse i shohim aq rrallë, saqë na duket sikur nuk ekzistojnë.

Kjo letër më tregoi se jam gabuar dhe nuk më vjen aspak keq për këtë.

Po e publikoj, natyrisht me miratimin e zotit Mirdita!

“Së pari, dëshiroj  që edhe në këtë mënyrë të përforcoj, se isha i nderuar te isha pjese e ketij aksioni dhe nuk do të zhbeja as edhe nje minute te vetme, nga koha qe kalova ne udhetimin e perbashket me karvanin e ndihmave.

Dhe kete e argumentoj me faktin se, po te mos e kisha bere kete rruge, une asnjehere nuk do te arrija te kuptoje peripecite dhe sfidat qe ata njerez te mrekullueshemdo te kalonin per te ndihmuar njerzit ne nevoje.

a) Ne po sillnim  ndihma qytetareve te Kumanoves (Maqedoni), megjithate zyrtaret doganorë te shtetit maqedon nuk  e pane te udhes qe te pershpejtonin punen e tyre.  Ne pritem afersisht 7 ore derisa maunia e fundit kaloi  terminalin doganor. Megjithate humanistet nuk e humben durimin.

b) Kur karvani mundohej të kompensonte kohen e humbur  duke qëndruar ne doganen e Maqedonise, kishte edhe pengesa te natyrave të  tjera.  Ne Kosove ishte kohe fushate zgjedhore dhe per te dhene nje interviste të ndonje politikani, ndoshta jane humbur minuta te vlefshme  qe munguan ne realizimin e programit te planifikuar.

Keshtu ne nuk arritem te realizonim viziten e projektit te rinise se Zllakuqanit edhe pse ata priten tere diten!  Per kete jam ndjere keq dhe ata te rinj te cilet na prisnin me ngazllim per te treguar aftesite dhe punen e tyre shpresoje qe te tregojne mirekuptim.

c) Ne perkunder rruges tejet te gjate dhe te lodhshme ndihmuam edhe ne shkarkimin e ndihmave. E  kjo ndodhi posaçrisht ne Tirane!

Si duket qytetaret e Tiranes nuk e kishin ate ndjesine qe duhen përveshur  mëngët, te pakten per te treguar respektin ndaj ketyre njerezve qe kishin bere kete rruge te gjate dhe me muaj te tere kishin identifikuar dhe mbledhur pajisjet qe i duheshin Spitalit te Traumes dhe te atyre te lartepermendur.

Une kisha edhe momente ku u ndjeva i nderuar dhe i gezuar me mikepritjen e bashkevendasve te mi, si rasti ne Istog, ku qytetaret kishin pritur thuajse tere diten per te treguar falenderimin dhe mikepritjen e tyre per  ndihmat dhe viziten e miqve Gjermanë.

Gjithashtu nje deshmi, qe administrata shtetrore mund te funksionoje edhe ne raste te tilla, ishte kufiri Kosove-Shqiperi, ku karvani ne nje shpejtesi rekord i kaloje te gjitha procedurat formale.

E veçante ishte edhe mikepritja dhe organizimi ne Mirdite, caste keto edhe per mua qe mbaj kete mbiemer, shume emocionale.

Ne fund, ju jam shume mirenjohes miqve gjermane, qe pranuan rekomandimin tim qe ne aksionin humanitar te perfshihen  edhe spitalet e Kosoves dhe te Shqiperise.

Uroj qe keto ndihma sadopak do te permiresojne infrastrukturen e spitaleve te lartepermendura dhe shpresoj qe ato te perdoren per te miren e perbashket te qytetareve tane!”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora