E hene, 09.12.2024, 01:51 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Kulturë në Tiranë…

E diele, 18.05.2014, 05:31 PM


Kulturë në Tiranë…

Nga Entela Binjaku

Në datat 9 dhe 10 Maj publiku  në Tiranë pati mundësinë të ndiqte një  shfaqje baleti me dy pjesë me koreografi të artistit Angjelin Preljocaj.

Me rastin e Ditës së Evropës dhe me mundësimin e delegacionit  të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucionit qëndror të Kulturës dhe shtëpisë mbarëshqiptare të operas dhe baletit, TKOB kjo shfaqje prej 63 minutash ishte e magjishme.

E ndërtuar në pjesë, njëra për katër balerina dhe tjetra për 12 balerinë shfaqja ishte në vetëvete një leksion kulture për publikun  shqiptar ende të palatuar me vlerat e artit.

Me koreografi shumë interesante të  z. Preljocajt  shfaqja kërkonte një disiplimin të vëmendjes dhe të përqëndrimit  të spektatorit në sallë i cili pwr tw kuptuar atw shfaqje,  duhej të ndiqte  lëvizjet e balerinëve dhe  të pwrfshihej në atmosferën muzikore që e shoqëronte.

Kjo është ende e vështirë për sjelljen e spektatorit shqiptar i cili ka akoma për të mësuar mbi kodin e sjelljes në raste të tilla.  Ose së paku, mjafton të lërë celularin në shtëpi.

Megjithatë, nervozizmi që të shkakton spektatori i pamësuar apo i paedukuar zbehet kur mendon se të paktën ky vjen dhe e ndjek një shfaqje kulture...Ashtu siç e harron fare kur përfshihesh në magjinë e artit elitar ndwrkombwtar të cilin kemi shumë pak mundësi ta ndjekim në këtë vend të izoluar nga kultura dhe emancipimi perëndimor.

Edhe në natën e dytë salla ishte plot. Spektatorët kanë duartrokitur gjatë dhe me pasion, duke lënë pas një ndjesi shumë pozitive mbi atë që ndoqën në skenë.

Pjesa e parë  “Ryoame Uni” një krijim i dy viteve më parë ishte një mozaik lëvizjesh të katër balerinave të cilat përcillnin një mendim dhe reflektim filozofik, një tërësi përpjekjesh njerëzore që tregonin sfida dhe qëndresë,nevojën për çlirim dhe për bashkëpunim, një tërësi individualitetesh që mëshirojnë vetë jetën e shoqërisë.  Kjo pjesë me muzikë të 79 D u përcoll  mjeshtërisht nga balerinat pjesë e trupës së Preljocajt.

Pjesa e dytë e shfaqjes ishte një krijim i z.Preljocaj i 17 viteve më parë, që zgjaste 30 minuta,  krijuar me porosi të Teatrit të Operas së New Yorkut, e titulluar “La Stravaganza”. Kjo pjesë  u interpretua nga balerinët eTKOB, për të cilët vetë Preljocaj  shprehej se “priste me padurim t’i shihte t’i jepnin pjesës jetë nga identiteti i tyre”.

Me muzikë të Vivaldit nga njëra anë dhe me pjesë muzikore nga Evelyn Ficarra, Serge Morand, Ake Parmerud e Robert Normandeau kjo pjesë përcillte emocionin që krijohet kur e shkuara vjen e vërshon në të tashmen. “Njerëz që dalin nga balta e që sjellin diçka të re, një pjesë që mw kujton jetën time,  rrugën që kam ndjekur"  siç thotë dhe vetë  Preljocaj.

Në përfundim të saj të gjithë balerinët sëbashku, të të dyjave trupave u përulën përpara publikut I cili nuk reshtte së duartrokituri.

Kjo shfaqje parapriu një tjetër koncert të rëndësishëm,  këtë radhë në muzikën violinistike përmes artistit shqiptar me famë  ndërkombëtare Tedi Papavarami.

Ky artist i dashur për shqiptarët i dhuroi publikut kryeqytetas edhe një botim autobiografik “Fuga për Violinë”, një përshkrim emocionues i jetës së tij, në të cilin cdo lexues gjen një pjesë të historisë së vetvwvetes.

Sëbashku me “Madamën Butterfly” të artistes Ermonela Jaho dhe shfaqjen koreografike të Angjelin Preljocajt dhe së fundmi me prezantimin e ciklit të  plotë të sonatave të Bahut nga ana e Tedi Papavramit, mund të themi se publiku në kryeqytet vecanwrisht dy muajt e fundit është më "i pasur", shpresoj më i ndjeshëm, por padyshim me më shumë kërkesa për art e kulturë, si çdo qytetar i kulturuar i Evropës.

Diçka po lëviz! Shenjë e mirë..



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora