E shtune, 03.05.2025, 04:14 PM (GMT+1)

Editorial

Selimi: Opozita dhe mërgimtarët të largojnë Thaçin

E hene, 09.06.2014, 08:02 PM


Bashkimi i opozitës dhe mërgimtarët mund ta largojnë Thaqin nga pushteti!

PDK-ja me 12,2% (nga votuesit total) i fitojë zgjedhjet!

Shkruan Ramiz Selimi

Ata që duan të vijnë në pushtet duhet të marrin mbi 250 mijë vota, vetëm opozita e bashkuar dhe vota e mërgimtarëve mund ta largojnë Thaqin nga pushteti. Mërgimtarëve duhet mundësuar votimin në vendet ku jetojnë.

737 mijë apo 64 % e qytetarëve kosovarë votuan në zgjedhjet parlamentare. Numër ky shumë më  i lartë se në të gjitha vendet evropiane. Eliminimi i 600 mijë votuesve nga mërgata sjellë përqindjen e votuesve në 43%. Për zgjedhjet e 08.06.2014 votojë shumica, nuk është arsyetim se votuesit e njërit apo tjetrit subjekt nuk shkuan të kutitë e votimit. Numri real i votuesve vendor është 1.150 mijë, çdoherë duhet të llogaritim se 35% e tyre do të jenë të pa interesuar dhe të zhgënjyer që nuk do të votojnë asnjëherë, votuesit e djeshëm duhet të merren si bazë e orientimit për zgjedhjet tjera.

Shembulli nga lagjja e miku tim Dardanit mund të jetë unike për gjithë Kosovën. Në lagjen e tij në listën e votuesve  janë të regjistruar 143 votues, 67 janë banorë kosovarë, 72 jetojnë në mërgim 4 janë të vdekur. Kësaj radhe votuan 52 banorë vendas, të vdekurit dhe 7 mërgimtarë, që në total janë 43% e votuesve.  Ata që duan ndryshime pozitive dhe korrekte duhet ta bëjnë të pamundurën në arritjen e marrëveshjeve zgjedhore, duke bërë ndryshime ligjore për t’i bërë të mundur mërgatës të votojë nga vendet ku jeton!

PDK-ja do ti ketë 220-230 mijë vota sa herë garon nga pozita e pushtetit, e që krahasuar me numrin e përgjithshëm të votuesve i bie 12,2 %. Pse do të jetë kështu, teori shumë e thjeshtë pasi që Administrata me familjarët e tyre, Policia, FSK-ja, Shëndetësia dhe kur kësaj ti shtohet edhe Arsimi që luan një rrol të rëndësishëm janë militant të pushteteve që pikërisht e bëjnë këtë numër që duhet mundur. Ky numër nuk do të jetë e mundur të sfidohet nga partitë tjera, pa një mobilizim të përbashkët të gjithë opozitës, apo pa mundësimin e votimit të mërgimtarëve . Është shpresuar shumë se fraksioni i shkëputur i Nismës do ta dëmtojë PDK-n, por rezultojë e kundërta, fraksioni më shumë përfitojë votues të partive tjera,se sa që e dëmtoj PDK-n.

Nga shumica e popullit ishte një klimë për ndryshime, por këtë nuk e konfirmojë asnjëherë partia më e madhe opozitare LDK-ja.  Dyshimet e para se LDK-ja nuk është e gatshme dhe e interesuar të marr pushtetin e fitova nga takimi me zotin Mustafa në Linz të Austrisë, pikërisht në hapjen e fushatës zgjedhore që bënte Partia Popullore e Austrisë. Gjatë intervistës më shumë fitohej përshtypja se je duke biseduar me një Kryeministër që është duke mbrojtur pushtetin dhe jo me një  sfidant që dëshiron ta marr pushtetin.

E keqja më e madhe nga kjo vizitë e tij në Linz, (që unë asnjëherë nuk e bëra publike për opinion, për hatër të zgjedhjeve) ishte injorimi prej amatorësh nga zoti Mustafa i takimit me zotin Spindeleger. Agjenda ishte përpiluar për këtë takim, por statuti  i tij prej profesori dhe aspak politikani, i jepte prioritet takimeve me Gjeraldinen dhe shqiptarët e Vjenës, duke lënë Spindelegen gojëhapur dhe pa fjalë për mos mbajtjen e takimit, sa që unë isha i detyruar të gënjej se zoti Mustafa kishte dhimbje barku.

LDK-s i duhet një reformë e thellë dhe serioze, duke filluar nga kryetari i saj.  Kryesia e saj nuk është në gjendje të përfitoj votues të ri me personat aktual, kjo tani është konfirmuar me zgjedhjet e fundit. LDK-ja ka nevojë për zëvendësime serioze në pozitat kyçe me persona të lindur dhe të shkolluar në mërgim, si dhe me menaxher të suksesshëm nga lëmi të ndryshme të jetës. Nëse nuk ndërmerren masa të prekshme për elektoratin, do të ketë zbritje rapide për këtë subjekt politik.

Lëvizja Vetëvendosje tani më ka elektoratin e saj besnik, i cili në zgjedhjet tjera do të rritet akoma edhe më shumë, sepse ata kanë një elektorat të ri militant i cili nuk ndryshon mendim. Puna e tyre në teren po i jep rezultatet e dëshiruara. Me zbutjen e qëndrimeve nacionaliste nga kryetari saj, apo më mirë të themi me një qëndrim liberal që ka tani, ky subjekt nuk kontestohet më as nga Bashkësia Ndërkombëtare, nuk do të befasohesha nëse ky subjekt në zgjedhjet tjera mund ta kalon edhe LDK-n e plakur në renditje.

Partia e Behxhet Pacollit, AKR-ja po i vuan premtimet Ad-Hok të Agim Bahtirit, i cili mur një flakaresh nga votuesit në Mitrovicë, sepse në pjesët tjera të Kosovës kishte një zbritje të vogël që nuk ja rrezikonte pragun. Gabimi me Agim Bahtirin do ti kushtojë shumë shtrenjtë kësaj partie, ndoshta edhe me fatin e partive tjera që nuk arritën të hynin në parlament.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosove është stabilizuar me këtë përqindje kryesisht duke u bazuar në militantet e vet nga rrafshi i dukagjinit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx