Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Shteti ateist konvertonte shqiptarët!
E enjte, 15.05.2014, 07:05 PM
Kur shteti ateist konvertonte shqiptarët!
Shteti ateist jugosllavë bëri konvertimin e shqiptarëve katolik në mysliman (1945-1953) në rrethet e Gjilanit e të Vitisë për t’i shpërngulur në Turqi. Disa shpëtuan nga dëbimi, disa iu shmangën konvertimit. Kështu sot, Zefi e ka djalë xhaxhai Zenunin, Mejremja e ka mbesë Marinë. Shkojnë e vinë në dasma e morte si kushërinj të parë, gjithnjë duke e kujtuar me psherëtima atë kohë që mos u harroftë.
Nga Gani MEHMETAJ
Kohë më parë u përshkallëzua një polemikë në gazetat shqiptare të Tiranës ku kërkoheshin momentet “pikante” të cilat do ta denonconin Enver Hoxhën mysliman, apo që në emër të myslimanëve bëri gjenocid ndaj Shkodrës e Malësisë katolike. Me të njëjtin mas ia ktheu një polemist tjetër duke u përpjekur të dëshmonte se ishin ortodoksët e katolikët shqiptarë ata që e sollën dhe e konsoliduan murtajën komuniste në Shqipëri, ndërsa nxiten luftën civile ndër shqiptarë. Kjo luftë në media e në politikë ende nuk ka përfunduar. Tek-tuk po përvijohet edhe mos durimi fetar. Njëra palë thuhet se denoncimet po i bënë edhe në mediet e huaja, duke i dhënë ngjyrim sikur ka përflakje të luftës ndërfetare, kurse pala tjetër sikur kjo gjë nuk do të bëhet kurrë falë zemërgjerësisë së shumicës shqiptare myslimane! Pse bëhet kjo ndarje e dëmshme nga intelektualë shqiptarë të qëllimit të mirë, nuk e kam të qartë, sepse nga të huajt a mercenarët shqipfolës që po marrim goditje të vazhdueshme kjo gjë nuk na befason.
Lufta kundër Kishës katolike Shqiptare-në emër të Serbisë
Vrasja në
mas e shqiptarëve në veri dhe e shqiptarëve katolikë në veçanti ishte luftë e
urdhëruar nga
Duke vrarë e burgosur priftërinjtë e kreun e Kishës Katolike Shqiptare ata donin të shkëpusnin lidhjet me Perëndimin, sepse planifikonin që Shqipërinë t’ia bashkonin Jugosllavisë, satelitë i të cilave ishte diktatori Hoxha me kreun e komunistëve shqipfolës, sepse ata shqiptarë nuk mund t’i quash.
Fushata e Enver Hoxhës dhe e Serbisë kundër shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve katolik në veçanti nisi në mënyrë të koordinuar. Partizanët e Hoxhës vrisnin shkodranë e malësorë në mënyrë të pamëshirshme, partizanët serbë e malazezë vrisnin shqiptarë të Kosovës e territoreve tjera etnike pa dallim feje e krahine. Natyrisht kreun e kishës katolike e zhduken edhe në Kosovë, sepse kjo ishte strategji e serbëve që e sundonin Jugosllavinë- të pengonin frymën e pavarësimit të shqiptarëve, ashtu sikurse që bënin luftë Beogradi edhe kundër Kishës Katolike Kroate e cila ishte shtylla e shtetit kroat.
Kur shqiptarët konvertoheshin që të dëboheshin në Turqi
Krahas
vrasjeve në shkallë gjenocidi shqiptarët u dëbuan për më shumë se njëzetë vjet
(1945-1967) në Turqi. Procesi pati filluar me herët, por lufta e ndërpreu
Ndërkaq, ndaj shqiptarëve katolikë në Kosovë nisi procesi i konvertimit në
myslimanë, po ashtu i nisur me 1912. Shteti ateist jugosllav bënte konvertime
fetare nga katolik në mysliman, duke u përpjekur të përfundonte një proces që
Perandoria turke e kishte
Shqiptarët katolikë që konvertoheshin në myslimanë shpërndaheshin pastaj në Shkup, Kumanovë, madje deri në Tetovë e fshatrat për rreth në pritje të vizave turke, pjesë e kontingjenteve për shpërngulje në Anadoll. Me t’u kthyer në myslimanë i dëbonin në Turqi. Ndërsa secili syresh duhej të deklarohej që është turk, ndryshe i torturonin e ndiqnin pa mëshirë. Prandaj sot në Maqedoni ka 77 mijë të deklaruar turq, ndërkaq shumica dërmuese janë shqiptarë të bërë turq nga zori i torturave sllave.
Shumë familje të pa konvertuara shqiptare ikën nga sytë këmbët: në Kroaci, Itali apo edhe më larg në SHBA. Ndërkaq, shqiptarët myslimanë i zuri muzgu në Turqi. Më shumë ka shqiptarë në Turqi se sa në Kosovë e territoret etnike shqiptare.
“Tri ditë e tri net i mbajtën një grup kryefamiljarësh nën torturat çnjerëzore në burgun e Gjilanit, që t’i kthenin në fenë e turkut” - me tregonte miku im nga Karadaku këto ditë.
“Ata që s’pranuan, vdiqën nga torturat, ose i lëshuan gjysmë të vdekur. Ata që pranuan fenë e re, i ndanë nga vëllezërit e tyre. Por një pjesë e atyre që nuk u shpërngulen sot jetojnë në fqinjësi, pa harruar se janë vëllezër në shkallë të dytë. Zefi e ka djalë xhaxhai Zenunin, Mejremja e ka mbesë Marinë. Shkojnë e vinë në dasma e morte si kushërinj të parë, gjithnjë duke e kujtuar me psherëtima atë kohë që mos u harroftë kurrë.
Kjo është një pjesë e historisë tragjike të shqiptarëve. Kjo nuk u bë as pse Enver Hoxha ishte mysliman, as pse në Gjilan e Viti i pati barbarë fanatik, por sepse ishin çakej të Serbisë. Ata renegatë me Enver Hoxhën në krye nuk ishin as shqiptarë, as myslimanë, nuk ishin as njerëz, ata ishin kriminelë që i bënë dëme kombit e njerëzimit. Ndërsa do të duhej të ndiqeshin si qentë e çartur.
Prandaj përpjekjet e reja për mos durim fetar prapë urdhërohen nga Beogradi, por herë-herë zbatohen nga mercenarë shqipfolës. Por ne duhet t’u dalim për ballë e të mos biem pre e mos dijes apo e mungesës së taktit intelektual.