Editorial
Kastriot Myftaraj: Çfarë tha Patriarku serb në Tiranë
E premte, 06.06.2014, 07:21 PM
Çfarë tha Patriarku serb Irenej në
Tiranë
Nga Kastriot Myftaraj
Patriarku serb Irenej, në intervistën që i dha televizionit Top Channel në 1 qershor 2014, me rastin e vizitës së tij në Tiranë, shprehu një mesazh mbi Kosovën që sintetizonte një elaborat të tërë. Irenej tha për Kosovën:
“Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë.”
Mënyra e përzgjedhjes së fjalëve nga ana e Irenejt ishte shumë interesante. Ai nuk foli kurrë gjatë intervistës së tij për Kosovën si një tërësi, por për “këto vise”, siç bëri më lart, duke nënkuptuar Kosovën dhe Metohinë (Rrafshin e Dukagjinit), që ka qenë pjesë e Kosovës, si njësi administrative edhe para qershorit 1999, duke nisur që nga viti 1945. Me këtë Irenej u shfaq si më ekstremist se Rankoviçi dhe Milosheviçi ndaj shqiptarëve. Derisa Milosheviçi ia hoqi Kosovës autonominë në 1989, ai deri në fund, në 1999, nuk e preku tërësinë territoriale të Kosovës si krahinë administrative e Serbisë. Irenej nuk e pranon as Kosovën si njësi administrative të Jugosllavisë, çka ka qenë në vitet 1945-1999. Për Irenejn nuk duhet të ishin bashkuar kurrë në një të vetme territoret e pjesës lindore të Kosovës së sotme, të cilat ai i quan “Kosovë” dhe të pjesës perëndimore të saj, Metohisë (Rrafshit të Dukagjinit).
Irenej
nuk e pranon se Kosova, as sot, dhe as kur ishte nën Serbi dhe nën Jugosllavi,
ka qenë një territor ku shumësia e popullsisë ishte shqiptare. Ai thotë vetëm
se në “këto vise” jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh. Por një numër
shumë i madh shqiptarësh vazhdonin që të jetonin në Kosovë edhe në kulmin e
pastrimit etnik që bëri
Por mund të thonë historianët që qëndrojnë pas Irenejt, ndër ta edhe akademiku austriak Oliver Jens Schmitt, nuk ka vazhdimësi iliro-shqiptare, kështu që banorët e hershëm të Dardanisë, nuk kanë lidhje me shqiptarët e Kosovës. Çudi e madhe! Derisa pranohet vazhdimësia galo-franceze, e disa të tjera të ngjashme në Europë, pse kërkohet të mohohet ajo iliro-shqiptare? Tekefundit ku shkuan banorët ilirë të trojeve të banuara sot nga shqiptarë, dhe nga erdhën shqiptarët? Mohuesit e vazhdimësisë iliro-shqiptare duan të thonë se shqiptarët erdhën në kohën otomane në Kosovë. Kuptohet se erdhën prej Shqipërisë së sotme shtetërore. Teza është absurde nga pikëpamja demografike. Është një gjë e njohur dhe lehtësisht e vërtetueshme me dokumente historike se në territorin e Shqipërisë së sotme u zhvilluan luftërat më të mëdha në Ballkan mëdha kundër otomanëve në shekullin XV. Nga këto luftëra popullsia shqiptare pati humbje të mëdha, aq sa mund të thuhet se u desh të kalonin së paku dy shekuj që në territoret e Shqipërisë së sotme shtetërore popullsia të arrinte numrin që kishte pasur para luftërave kundër otomanëve. Prandaj nuk është e besueshme që, duke nisur aty kah fundi i shekullit XVII, nga territoret e Shqipërisë të sotme të kenë shkuar në Kosovën e sotme një numër i madh i banorëve shqiptarë. Kjo kundërshtohet lehtë edhe me një argument antropologjik. Shqiptarët e Kosovës, meshkujt dhe femrat, janë dukshëm më shtatlartë se ata të Shqipërisë shtetërore, ku bëjnë përjashtim vetëm Tropoja dhe Dukagjini. Por Tropoja dhe Dukagjini kanë pasur një popullsi tepër të vogël që të mund të shërbenin si basen demografik për Kosovën. Merret vesh, shqiptarët e Kosovës janë popullsi autentike, me origjinë nga ilirët dardanë, të cilët gjithashtu përshkruhen nga autorët antikë si shtatlartë, si meshkujt ashtu edhe femrat.
Kur
Irenej tha se midis serbëve dhe shqiptarëve nuk ka pasur kurrherë probleme, ai
na dha një shembull të ushtrimit nga ana e serbëve, në trajtë karikaturiale, të
metodës hegeliane se kur faktet flasin kundër tezës, atëherë faktet duhen shpërfillur.
Shqiptarët nuk ka përse të lodhen shumë për të kundërshtuar këtë tezë të
Irenejt, e cila është një tezë qendrore e historiografisë serbe, në periudhat
kur
Irenej më tutje foli për marrëdhëniet serbo-shqiptare pas vitit 1912, kur Serbia e mori Kosovën: “Serbët asnjëherë nuk kanë qenë armiqësorë në raport me shqiptarët. Në 1912, kur Kosova u çlirua nga Turqia, asnjë shqiptar nuk është përzënë nga Kosova dhe Metohija”.
Për të
kundërshtuar këtë që thotë Patriarku serb nuk është nevoja që të përdoren
dëshmitë e palës shqiptare. Do të mjaftonte që të sillen si fakte ato që kanë
thënë diplomatët dhe gazetarët e huaj perëndimorë të cilët i kanë ndjekur nga
afër zhvillimet në Luftën e Parë Ballkanase të viteve 1912-1913, për të cilën
flet Irenej. Por ka edhe dëshmi të gjalla të gjenocidit serb të asaj kohe
kundër shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e sotme, se
serbët në atë kohë pushtuan edhe Maqedoninë e sotme. Në Shqipërinë shtetërore
sot jetojnë një numër i madh i pasardhësve të dhjetëra mijë shqiptarëve që u
larguan me këtë rast nga Kosova e sotme, Dibra etj. Serbët në 1912-1913 vranë e
dëbuan shumë shqiptarë nga Kosova, dhe me siguri që do t’ i kishin vrarë e
dëbuar të gjithë nëse nuk do të ishin të zënë edhe me luftën kundër popullsisë
sllavo-bullgare të Maqedonisë së sotme, si dhe nëse nuk do të kishte nisur
Lufta e Parë Botërore. Edhe pas Luftës së Parë Botërore Serbia vazhdoi të
njëjtën praktikë të gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, por të kufizuar
kundër dëshirës së saj, se Serbia ishte e zënë me përmbushjen e agjendës së saj
për sundimin e shtetit të ri jugosllav, kështu që forcat e saj qenë
fatmirësisht të shpërndara në shumë kahje. Megjithatë edhe në këtë kohë nuk
munguan elaboratet dhe marrëveshjet zyrtare shtetërore për deportimin e
shqiptarëve të Jugosllavisë në Turqi. Traditën e Serbisë monarkiste e vazhdoi
dhe
Irenej mori përsipër që të thoshte dhe atë që do të donin ta kishin thënë në Tiranë Presidenti dhe Kryeministri i Serbisë, por që nuk mund ta thonë dot, për arsye të kuptueshme: “Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavarur nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët është pjesa më e shenjte, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore.”
Këtu Irenej foli qartësisht si politikan. Por ai gënjeu si historian. Nuk është aspak e vërtetë se e gjithë historia serbe është zhvilluar në Kosovë. Shteti serb është krijuar së pari në Rashë, në veri të Kosovës së sotme. Në fakt, Kosova ka pasur një rëndësi episodike në historinë serbe; e vetmja rëndësi historike që ka Kosova për Serbinë është se atje është zhvilluar vetëm një betejë e humbur kundër otomanëve, në 1389. Por sipas të njëjtës logjikë Serbia do të duhej të rivendikonte edhe Greqinë e sotme verilindore për shkak se atje në 1371 u zhvillua Beteja e Maricës, ku Mbreti serb Vukashin Mrnjavçeviç dhe Despoti serb Jovan Ugljesha luftuan kundër otomanëve, madje u vranë në luftë si Princ Lazari.
Dhe mbi të njëjtën bazë të rivendikimit të territoreve ku janë zhvilluar ngjarjet e saj historike dhe ku ka trashëgimi kulturore serbe, Serbia ishte dashur që të ndalonte me luftë edhe pavarësinë e Maqedonisë në 1991, ose së paku Maqedonia e pavarur të jetë e papranueshme për Serbinë sot, pasiqë Maqedonia ka për Serbinë një rëndësi jo më pak të madhe se Kosova. Në kryeqytetin maqedon Shkup është kurorëzuar cari serb, Stefan Dushani. Në Prilep të Maqedonisë e kishte qendrën e principatës së tij Krajlevic Marko, heroi mesjetar serb. Të gjithë trashëgiminë kishtare që gjendet në territorin e Maqedonisë, Kisha Serbe e pretendon si të vetën. Kësaj mund t’ i shtojmë faktin se Kumanova, e cila gjendet në Maqedoni, ishte e para dhe e vetmja betejë e rëndësishme që bëri Ushtria Serbe në Luftën Ballkanase kundër otomanëve në 1912. Madje, Beteja e Kumanovës ishte e para dhe e vetmja betejë e vërtetë që ushtria e shtetit serb, Vojska, me të cilën krenohen historikisht serbët, fitoi kundër ushtrisë otomane.
Nëse qenka e vërtetë se Serbia e paska zhvilluar kulturën dhe përmasën e saj shpirtërore në Kosovë, siç pretendon Irenej, atëherë del se të gjitha këto paskan ndodhur në periudhën prej rreth një shekulli para Betejës së Fushë-Kosovës, kur Serbia e pati Kosovën e sotme, çka është absurde. Se nuk ekziston asnjë dokument i vetëm, i paanshëm, domethënë me prejardhje joserbe, para shekullit XIV, që të vërtetojë sadopak pretendimet serbe për Kosovën, qoftë në rrafsh kishtar, qoftë në rrafsh shtetëror. Dhe barra e provës u mbetet serbëve të cilët qenë të ardhur në Ballkan. Fakti që Kosova është bërë një fushëbetejë, ku me ushtritë e tyre kanë kaluar dhe mbretërit serbë, nuk iu jep atyre të drejta të posacme mbi Kosovën. Në territorin e Kosovës kanë kaluar dhe shumë ushtri të tjera europiane para dhe pas serbëve. Gjithsesi, në shekullin XIV serbët e pushtuan Kosovën, ky është një fakt historik, por që nuk iu jep atyre të drejta më të mëdha se turqve, të cilët e pushtuan fill pas tyre Kosovën, madje për një periudhë shumë më të gjatë se serbët.
Irenej në vazhdim tha: “Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në Kishën tonë është nga kjo krahinë.”
Kjo është
shumë e çuditshme se kështu
Nëse
është vërtet kështu, atëherë përse pas “çlirimit”, siç thotë Irenej, të Kosovës
në 1912, nuk u rikrijua Patriarkana e Pejës, e cila ishte shkrirë në 1766, nga
Sulltani, mbi kërkesën e Patriarkanës së Stambollit (Konstantinopolit)? Në
kohën otomane, Patriarkana greke e Stambollit, duke përfituar nga statusi i
privilegjuar që i kishin dhënë Sulltanët, u përpoq që të merrte revanshin ndaj
atyre që i quante kisha skizmatike nacionale, si ajo serbe, bullgare etj. Prej
këtej edhe shkrirja e Patriarkanës së Pejës në 1766. Por në 1912, Kisha Serbe
mund ta kishte rikrijuar Patriarkanën e Pejës, megjithatë nuk e bëri këtë gjë.
Në 1920 u krijua Patriarkana e Serbisë me qendër në
Më tutje Irenej tha: “Një tjetër problem është se për rreth 200 -250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë.”
E vetmja
gjë që ka parë Irenej është se nga Kosova është larguar një pjesë e popullsisë
serbe! Por në Kosovë nuk ka pasur kurrë 200-250 mijë serbë dhe kjo sipas vetë
shifrave të censuseve të kryera nga Beogradi. Atëherë si mund të ketë pasur në
1999 në Kosovë edhe 200-250 mijë serbë përvec atyre që sot jetojnë atje? Sot në
Kosovë jetojnë rreth 80 mijë serbë në katër komunat serbe në Kosovën Veriore,
si dhe 25 mijë serbë në pjesën tjetër të Kosovës. Këta përbëjnë dy të tretat e
popullsisë serbe të Kosovës para se të ndodhte pushtimi ushtarak i Kosovës nga
Irenej, i cili gjeti fjalë për t’ u ankuar për dëmtimin e varrezave serbe në Kosovë, nuk gjeti asnjë fjalë të vetme për të shprehur keqardhjen për shqiptarët e vrarë nga serbët në Kosovë: “Tani kemi marr vesh që edhe shumë nga varret tona po humbasin apo po dëmtohen. Me përjashtim të disa vendeve që u ruajtën nga KFOR-i, pjesa tjetër janë të shkatërruara dhe të djegura.”
Do të ishte shumë interesante që të bëhej një studim i varrezave serbe në Kosovë dhe të shihej se sa prej të vdekurve serbë kanë lindur në Kosovë e sa kanë lindur në Serbi. E pastaj për ata serbë që kanë lindur në Kosovë të shihej se sa prej prindërve dhe gjyshërve të tyre kanë lindur në Kosovë. Shqiptarët nuk kanë arsye të zhdukin varrezat serbe të Kosovës se ato janë e vërteta monumentale që përgënjeshtron pretendimet serbe për Kosovën. Prandaj serbët janë të vetmi të interesuar për t’ i prishur këto varreza, të cilat ata i shohin si të rrezikshme në kohën që nuk e kanë Kosovën nën kontroll.
Irenej nuk mungoi që të fliste edhe për zgjidhjen e konfliktit serbo-shqiptar për Kosovën, duke thënë: “Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë.”
Irenej nuk tha se serbë e shqiptarë duhet të gjejnë një zgjidhje së bashku, por tha se “ne”, domethënë serbët do ta gjejnë zgjidhjen, duke marrë parasysh dhe interesat e shqiptarëve të Kosovës. Fjalët e mësipërme të Irenejt duhen kuptuar të vendosura në kontekstin e asaj që ai tha më lart, pra se për serbët është e papranueshme që Kosova të shkëputet nga Serbia dhe të bëhet një shtet i pavarur. Kështu që “zgjidhja”, sipas Irenejt, është rikthimi i Kosovës nën Serbi, siç ishte para qershorit 1999. Kur Irenej thotë se serbë e shqiptarë kanë jetuar me shekuj bashkë në Kosovë, ai bën sikur harron se për mbi 90% të kohës, ata kanë jetuar nën dy imperi, të cilat kanë qenë ajo bizantine dhe ajo otomane. Ajo periudhë kur shqiptarët kanë jetuar thjesht nën serbët, ka qenë më e keqja për shqiptarët.
Sa për të ardhmen, Irenej tha: “E para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë. Ata kanë jetuar momente të vështira, shtëpitë e tyre janë djegur, pronat janë përvetësuar nga banorët shqiptarë dhe nuk i lejohet atyre që të kthehen në shtëpitë e tyre.”
Për Irenejn të larguarit nga Kosova janë vetëm serbë, çka kuptohet kur në paragrafin e mësipërm ai thotë se pronat e të larguarëve janë përvetësuar nga shqiptarët. Kështu që për Irenejn, hapi i parë i normalizimit të jetës në Kosovë është që atje numri i serbëve të arrijë në 300-350 mijë vetë, aq sa nuk ka qenë kurrë as në ditët më të mira të kolonizimit serb të Kosovës. Këta 300-350 mijë serbë Irenej i kërkon në Kosovë si një forcë serbe e pararojës, e cila do të kalojë në aksione të pastrimit etnik kur të krijohet situata e favorshme ndërkombëtare.
Është sa e çuditshme, aq edhe domethënëse që Patriarku serb Irenej, në intervistën që i dha televizionit Top Channel në 1 qershor 2014, me rastin e vizitës së tij në Tiranë, nuk tha asnjë fjalë të vetme për ngjarjen që e kishte sjellë në Tiranë, pra për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse të emërtuar “Ngjallja e Krishtit”?! Kjo ishte arsyeja për të cilën, së paku, duhet të ishin fyer të krishterët ortodoksë shqiptarë. Patriarku serb nuk gjeti asnjë fjalë të mirë për katedralen e re ortodokse të Tiranës. Dhe kjo gjë nuk erdhi nga harresa. Nuk duhet harruar se në vitin 1912, kur Serbia, sipas Patriarkut Irenej, çliroi Kosovën, Ushtria Serbe “çliroi” edhe Tiranën, gjatë marshimit të saj për të dalë në Adriatik. Në atë kohë Serbia nuk e donte Kosovën aq për kishat dhe manastiret mesjetare që gjendeshin atje, sa si rrugëdalje për bregdetin adriatikas. Serbia, si shtet i kyçur në tokë që ishte, që prej krijimit të saj aspironte daljen në det. Prej këtej pushtimi nga Serbia në Luftën Ballkanase të viteve 1912-1913 i qyteteve bregdetare shqiptare të Shëngjinit, Lezhës, Durrësit, të cilat u detyrua që t’ i lëshonte nën presionin austro-hungarez. Por Serbia nuk hoqi dorë kurrë nga kjo aspiratë dhe fakt për këtë është që edhe nobelisti i mëvonshëm Ivo Andriç, në vitet tridhjetë, si nëpunës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë shkruante një memorandum të hollësishëm për ndarjen e Shqipërisë mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Kjo nuk ishte një fantazi e Andriç por kishte si bazë marrëveshjet e fshehta që ekzistonin mes dy vendeve për ndarjen e Shqipërisë.
Mënyra se si foli Patriarku Serb është një tregues se të tillë projekte për ndarjen e Shqipërisë, me ç’ rast Tirana do t’ i jepej Serbisë, ekzistojnë edhe sot. Kështu shpjegohet edhe heshtja e Patriarkut Serb për katedralen ortodokse të Tiranës në intervistën e tij, ndonëse kjo katedrale u bë shkak që ai të vinte në Tiranë. Por, për Irenejn, Tirana do të ketë një katedrale ortodokse vetëm kur ajo të jetë një katedrale serbe. Në të vërtetë këtë kuptim kishte ekspozimi i flamurit serb në hyrje të Katedrales nga disa të rinj serbë që kishin në Tiranë bashkë me Irenejn. Nuk është çudi që nesër serbët, sipas praktikës së tyre, ta rivendikojnë edhe Tiranën me arsyetimin se këtu ka një trashëgimi kulturore serbe pasiqë Patriarku serb Irenej ka thënë disa fjalë historike dhe disa djem serbë kanë ngritur flamurin serb në Katedralen ortodokse të Tiranës!