E premte, 02.05.2025, 08:04 PM (GMT+1)

Editorial

Rashit Alidema: Inskenimet që kërcënojnë familjen e Rugovës

E premte, 08.08.2014, 09:00 PM


INSKENIMET QË KËRCNOJNË FAMILJËN E I. RUGOVËS

Nga Rashit Alidema

Tentime e inskenime të ndryshme, familja e Ibrahim Rugovës ka pasur edhe në kohën e tij, e ato nuk ndalën edhe sot, në këto 15 vjet tranzicioni të turbullt e problematik në të gjitha aspektet e jetës; në këtë vorbulle e shukullimë akuzash, mohimesh, revanshesh, balte, - fillohet prej Adem Demaqit, Rexhep Qosjes, Kushtrim Janines e disa zërave të veçuar politikanësh, me skenarët e tyre ANTIRUGOVIANE; komplekse e ambicie kotësie të tyre, behën vetëm e vetëm që të injorohet potenciali i profilit politik përmes familjes së tij dhe pozicionohen për këtë program, të qëndrimeve vendimtare kundër interesit të vlerave kombëtare. Skenari tjetër i radhës ishte edhe montimi i Eulexit. Ndërkohë, në këtë drejtim përfshihet edhe Enver Robeli (gazetar?...), me besimin instiktiv, zevzekë, - ngre padi publike ndaj familjes I. Rugovës, përkrah politikat e vëllazërisë me Eulexin. Edhe pse, duhet të jemi gjithnjë real, përmbajta e shkrimeve të tij, në shumicën e rasteve, janë për t’u pëlqyer, por kësaj here, episodi i tij mund të jetë vetëm makthi i një nate a dite të keqe, pa ndonjë qëllim të caktuar t’u bijë me shkelmë patriotëve të kombit!? Të gjithë shqiptarët progresist dhe unë bashkë me ta e kemi kuptuar se po luhet me fatin e djalit të I. Rugovës, me Ukën! Kjo tanimë, siç po dihet, u bë së bashku me qeverinë e Kosovës për nevoja të brendshme të saj... Indiferenca e tyre është thjeshtësisht i deshifrueshëm në çfarëdo piedestali që duan ta vënë veten... Përgjimi përmes telefonave mobil mund të manipulohet... Sigurisht, që këtu ka “hise” edhe ndrojtja, se si do të tingëllonin për veshët e brezave më të rinj, që nuk e jetuan periudhën e robërisë shekullore, ku brezi im lindi dhe u vjetrua...Dhe shtysat përfundimtare të hulumtimeve historike, sociologjike, ...  do të thandrojnë shumë imtësira të kësaj ngjarje, ku gjithsejcili bëri aq sa mundi e si mundi, nga mohimi në predikim, që do të lidhen me daljen e përpjekjeve të vrasjes së mirës!

Përcaktimi (dëshmia) i fakteve sipas shkencave ekzakte. Rrekëm t’i jap disa të dhëna, vlera objektive të informacionit sekret, përmes shkencave ekzakte: Matematikës, Statistikës Matematikedhe, Shkencave Kompjuterike (Kriptologjisë: prej gr. ??????? - fshehtësi e ????? - fjalë) - shkenca, që merret me metodat e shifrimit dhe deshshifrimit) - prezantimeve matematike, që duhet ditur si çdo e vërtetë e rëndësishme mund të kthehet në forcë ndërruese. Për përvetësimin sa më efikas të materialit në kohën e fundit më parë duhet zbatuar prezantimet multimediale. Ndërsa prezantimi elektronik përbëhet prej disa sajteve të bërë në programimin standard kompjuterik. Veç kësaj, prezantimi mund të përsëritët për disa herë, me të cilën do të rritet mirë saktësia e gjasës e përvetësimit të materialit. Në to vazhdimisht, nganjëherë me ndihmën e grafikeve, skemave dhe të tabelave, shpjegohen temat e përcaktuara, operacione në vazhdimësi dhe përfaqësimi i tyre kthehet në faktor shoqëroro-politik. Këtë po e bën Eulexi sot krahas me qeverinë joeksplicite kosovare, që ka të bëj në thelb me kundërshqiptarizmin... Por tek ne kjo teori e vërtetimit të fakteve të çfarëdo lloji qofshin, drejt të vërtetës së pashmangshme, ende është larg civilizimit europian e botëror, dhe nuk besoj se autori i artikullit “Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Rugovës”, botuar para do dite në gazetën Koha Ditore, do të kuptoja? Por, megjithatë, unë këtu do të shpjegoj në një mënyrë më të thjeshtë, siç zakonisht thuhet, në gjuhën e popullit, që të kuptojë çdokush, pra, edhe E. Robeli. Dimë, se çdo jetë është zinxhir tejet i gjatë i shkaqeve e pasojave, e në natyrë ajo mund të njihet përmes një hallke. Fillojmë me shembuj të thjesht, e kontrollojmë, për shembull,  një letër që dikush e ka shkruar (ose kur flitet a sjelljet e dikujt...), dhe në te gjejmë fjalët, fjalitë ose tërësitë logjike të gabuara: qdo, mir, shum, mikutë, mi ka than; sa bizele mund të hynë në një gotë? (asnjë, sepse bizelet nuk ecin); sa programistë nevojitën me e shtrënguar llambën elektrike? (Asnjë. Ky është problem i aparaturës, programistet nuk merren me këtë) e të ngjashme. Me këtë, mund të përfundojmë, se autori i kësaj letre  s’e  di drejtshkrimin e gjuhës shqipe ose siç thuhet, rëndomtë, është i paarsimuar. Më tej, marrim edhe këtë dukuri kriptologjie: sipas një pike uji, njeriu që mund të mendojë logjikisht, mund të vijë deri në përfundim të ekzistimit të lumenjve, liqeve, deteve,  oqeaneve, ujëvarave (te ne Ujëvarat e Mirushës)  e. t., edhe nëse asnjërën prej tyre kurrë nuk i ka parë. Në rastin tonë, dëshmitë që neve tani na interesojnë: gjatë bastisjes së shtëpisë së familjes  I. Rugova nga Eulexi, është vërejtur kriptologjia e thjeshtë: në një sirtar të orman në dhomën e fjetjes të Ukë Rugovës janë nxjerrë disa dokumente të ndryshme, dhe pasaporta. Në reagimin e nuses së tij, që ishte prezent (prezentë ishte e tërë familja):  “Ku i morët këto, ne nuk i pamë, këtu gjithnjë e lë vetëm bizhuterinë...?! Bastiset, natyrisht, nuk iu përgjigjën (pra, jo rastësi)... Ngjashëm është vepruar edhe me marrjen e Arkivit të ish - presidentit  I. Rugova, arkiv që ishte edhe i tërë shqiptarëve... Zhvillim jo vetëm analitik, por edhe shëmbëllim krijues. Ja përputhjet me fjalët, gjykimet e juristëve, avokatëve : “...se me marrjen e Ukës janë bërë spekulime dhe është përzier edhe politika për pafajësinë e tij. Është për të ardhur tepër keq kur shohim se shtypi ynë, në veçanti, Koha Ditore,  dhe personalitete të larta të Shtetit të Kosovës, mbajnë një qëndrim (indiferent dhe armiqësor) ndaj familjes së  I. Rugovës, i cili, siç dihet mirë, luftoi me trimëri të rrallë për kauzën e përbashkët... edhe për gjithë bashkëkombësit (të identitetit etnik) kudo që ndodhen.

Vendi ishte i poshtëruar.  I. Rugova, duke ditur se vendi i tij para shumë dekadave ka qenë i poshtëruar dhe me te janë sjellë pështirë; si udhëheqës i mbrojtës e çlirimit të shqiptarëve të Kosovës me aq vështirësi e aq zotësi dhe për këtë gjithë populli shqiptar  qëndroi i pa luhatur e me besnikëri përkrah tij; kontribuoi edhe në shkatërrimin e RFSJ, mandej në zjarrin e rreptë për çlirim të pavarësisë e demokracisë së Kosovës, tokën e nënës sonë të shenjtë, ku triumfuan idealet e popullit tonë.

Tani kush jemi ne, po a jemi në mendjen tonë, çka bënë e çka po bëjmë për të mirën e popullit? Cili është kyçi i problemeve tona, formulat me rëndësi praktike, a vetëm të shkruajmë çka të na vjen ndërmend, nuk jemi në një mendje as përafërsisht shumicës?! Serbinë e kemi avancuar drejt pragut shqiptar. Në vend që të ndikonim në arenën ndërkombëtare për shpalljen e saj – shtet kriminel kundër njerëzimit dhe më kryesore –gjenocidial. Pas kësaj, çështja e të ashtuquajturit tani Veri e ngritur nga ana serbe, nuk do të përmendej më, do të zgjidhet vetvetiu, dhe vetëm atëherë do të hapet rruga për të nisur një fushatë serioze, përligjje të përgjithshme për të vërtetat apo aksionet tona medoemos politike, diplomatike, që sjellin pashmangshëm ringjalljen e së vërtetës, sado që jemi vonuar a penguar (edhe tani është momenti), e, siç dihet, edhe vonë ato sjellin avancën e tyre në zgjidhjen e kësaj e tjera nyje që na ka imponuar armiku, konservuar qëllimisht për kohën më të përshtatshme të tij, me pandërgjegjësime njerëzore, që edhe tani mbrohet dhe përkrahet nga ana e disa personaliteteve të BE, ku patjetër nuk forcon miqësinë e popullit shqiptar me ta, e me te (Serbinë) ndoshta në një asimptotë kohore,që do të thotë në sqarim të thjesht popullor: “...  gjithnjë u ngjitsh, por në maje kurrë mos arrish”! Ende nxjerrën njerëzit tanë të mbytur nga Shteti kriminel Serb, nga gropat e tyre të fshehura e kjo sikur të mos ishte kurrgjë. E te ata po të ndodhte një, vetëm një rast i tillë, tërë botës do t’ia paraqitnin me 1000 ankesa, kërcënime, me veprime të rënda, të njohura sipas mënyrës së zezë të tyre. Të mbrosh grabitqaret shoven, kusarët që duan ende t’i rrëmbejnë tokat shqiptare (më parë – para e pas kongresit famëkeq të Berlinit (1878), Serbia është zgjeruar në tokat shqiptare disa herë), do të jetë tezë e madhe e tmerrit e që do të sillte me vete edhe përgjegjësinë ndërkombëtare, me bindje se me “dialogët” e  veprime të tjera të fjalëve të ëmbla diplomatike do të pranonin traktatet multilaterale pa kushte rreth tryezave të gjelbra; por, nuk copëtohet lehtë më Kosova. Kur këto shkarkohen nga efektet anësore negative sociale, psikologjike, politike, bashkëshoqëruese të kohës përkatëse, me gjasë të shpërthimit të ndonjë revolte të ligjshme me përmasa gjithë popullore1). Terminologjia  “ revoltë” do të thotë së pari : të ngrihet në këmbë ai që s’ka të hajë, ai që nuk ka mundësi të punësohet,  të mjekohet, të arsimohet dot, nga depresioni psiko - social kryen krim; së dyti të ngritën në këmbë e tërë masa dërmuese solidare. Edhe pse populli ynë dëshiron të rrojë i lirë në vendin e vet autokton dhe në marrëdhënie të mira me të gjithë, por jo për të hy në një robëri tjetër!...

Këndvështrimi i paarsimimit të lartë me kohë i fëmijëve të I. Rugovës.  I. Rugova, për shkaqet e sigurisë së kufizuar,veçse që kishte edhe pengesa të tjera…, a ndoshta mund të jetë edhe ajo që thotë populli: “Këpucëtari pa këpucë, floktari i pa rruar, mësuesii le fëmijët e vet pa edukuar...” nuk mundi t’iu jep me kohë arsimim të lartë bijve të vet - pasurinë publike, aktivin kombëtar. Edhe pse ata janë mjaft të zgjuar, të sinqertë, gati si çdo shqiptar, bamirës, dhe (ajo më kryesore) me ndjenja të larta patriotike. Unë i njoh shumë mirë ata. Perëndia e bekoftë familjen e I. Rugovës dhe të gjithë shqiptarët patriotë!

Nuk shkruhet haptas për dikë që  nuk e njeh. Sigurisht është pak e pakuptueshme se si mund të shkruhet për dike që s’e ke takuar kurrë, edhe pse ky rast nuk ka të bëjë vetëm me kontaktet fizike, por më tepër me  mirëkuptimin mendor dhe, kryesisht, ideor të njerëzve. Po  të quash atë të padijshëm, s’është marramendëse, jo etike: “... Mendim Rugova, i cili në vend se të fliste për meteorologji, ku me gjasë merr vesh diçka, ...”. Meteorologjia dhe hidrologjia janë lëndë shumë të lehta, përvetësohen lehtë edhe nga filloristët, në të cilat theksohen problemet dhe të arriturat e shkencës së vendit dhe botërore  hidrometeorologjike,dhe çështjeve praktike - monitorimet e ndotjes së mjedisit,ndryshimeve klimatike, parashikimet e motit, ujësmërinë, ndryshimet klimatike... Mjafton që të gjitha këto të bëhen në një nivel të butë, të pranueshëm, pa keqdashje, pa kacafytje (me shkrim), pa përçmim. Dhe kryesisht kundërshtimet të bëhen me argumente bindëse, sepse sot, në një botë të lire, mendimet mund të shprehen lirisht dhe kushdo që e quan veten njeri të tillë duhet të nderojë mendimin e të tjerëve, pavarësisht nëse pajtohen apo jo…Jam gjithnjë ithtarë i kombit tim, por largohem nga ata me programe “tejet të mërzitshme”, ekstremiste, që janë thjesht aspak tërheqëse për njeriun bashkëkohor. Për shembull, si të sjellësh me ata që po shkojnë në Siri? Çka kemi të përbashkët me këtë vend?! Absurd. E Veriu i Mitrovicës?!... Për çka gëlojnë qofshin edhe në grahmat e fundit pretendimet e tyre, ndonëse janë të varfër e në këtë mënyrë iu duhen lekët...

Prona, shtëpia e Ibrahim Rugovës, është e vetja. Dëshmohet edhe nga të thënët e tij në Gjyqin e Hagës, në dhëniet e dëshmive kundër S. Millosheviqit.  Ajo, shtëpia e tij,  është dhuratë e popullit.

Për milionat për Listën e deputetëve  e të ngjashme - janë thashetheme...

1)   (P. S. BE tani formon edhe Gjyqin Special të Hagës në Prishtinë, në vend që atë të vendoste  Beograd... Për këtë e të tjera arsye – do të duhej të lindnin: një Nol e një Konicë ... dhe ta grisnin zërin anë e mbanë botës, që BE po i përkrah padrejtësitë që  po i bëhen Kosovës dhe shqiptarëve!!! )



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx