E premte, 02.05.2025, 07:57 PM (GMT+1)

Editorial

Dibran Demaku: E dua Zotin shqiptar

E merkure, 13.08.2014, 09:59 PM


E DUA ZOTIN SHQIPTAR

NGA DIBRAN DEMAKU

Kur i sheh shumë të rinj shqiptarë, gjithandej trojeve etnike shqiptare, se si janë katandisur në emër të njëfarë ideali (qoftë ai edhe fetar) dhe të cilët për atë ideal japin edhe jetën për do toka të huaja, atëherë domosdo se përveq dhëmbjes që ndien për ato jetëra të humbura kot, gjithësesi do të të rrëmbejë edhe një shqetësim dhe një mllef i ligjshëm! Fill pas  atij shqetësimi dhe mllefi të ligjshëm domosdo do të vie në mendje edhe pyetja: Përse?!... Përse?!... Përse?!... Dhe fill pas kësaj edhe pyetja tjetër: Kush është fajtor për këtë fenomen të zi që që po shuan jetërat e të rinjëve shqiptar kot së koti dhe kombit po i sjell një imazh të zi, katran të zi?!. . .

Të riinjtë e sotëm të kombit shqipar, po e njollosin emrin e kombit dhe të trojeve etnike shqiptare në emër të një ideali fetar që as është i tyre dhe as ka lindur në trojet e tyre?! Dhe ai ideal fetar apo thën ndryshe besim fetar(mysliman) në trojet etnike shqiptare ka ardhur si import! Atë e kanë sjellë pushtuesit e ndryshëm dhe e kanë lënë si mollë sherri në trojet shqiptare! Atë mollë sherri të rinjtë e sotëm shqiptar e kanë marrë si ushqim dhe me atë ushqim importi po e helmojnë vetën e tyre dhe atdheun e tyre?! Me atë mollë sherri po i helmojnë edhe vëllezërit e tyre shqiptar të besimeve të tjera fetare?! Rreziku bëhet edhe më i madh, sa të sjell edhe vëllavrasje brendakombëtare në emër të besimeve të ndryshme fetare, që kurrë më parë nuk ka qenë në traditën shqiptare?! A do të lindë ndonjë Naim Frashër i ri, ndonjë Pashko Vasë i ri, ndonjë Fan Nol i ri, ndonjë Anton Çettë i ri,  që ta ndrisë mendjen e ndryshkur të të rinjëve të sotëm shqiptar nga ndryshku fetar pritet të shihet?! Nëse ky komb nuk e lindë ndonjë mendje të ndritur, ashtu si gjatë historisë së kaluar,  e ardhmja e tij do të jetë e zymtë?!. . .

Derisa një ditë më parë televizionet shqiptare e transmetonin lajmin se në Kosovë janë arrestuar, nga ana e policisë,  dyzetë të rinj shqiptar , anëtarë të organizatave terroriste  të disa vendeve islamike, domosdo që çdo shqiptar do ta ketë ndjerë vetën keq?! Përveq keqardhjes çdo shqiptar do ta ketë ndier një lloj frike për të ardhmen e kombit dhe të vendit?! Armiqtë e kombit shqiptar( që nuk janë të paktë) nga lajmet e djeshme do t`i kenë cakërruar gotat dhe do t`i kenë shtrënguar duartë, me shpresën se kombi shqiptar po shkatërrohet nga vetja e tij?! Ndërkaq miqtë e kombit shqiptar(për fat të mirë të shumtë) do të kenë ndier dhëmbje për këtë katrahurë që që po ia sjellin kombit dhe vendit të vetë të rinjt e papërgjegjshëm dhe të helmuar nga radikalizmi fetar islamik?!. . .

Ca vite më parë në një ndejë mes miqësh, njëri nga ata se si  do e sillte bisedën tek besimi fetar dhe pikërisht tek besimi islam. Ai me një efori të paparë do të deklaronte se Besimi islam është më i miri dhe i cili do të duhej që të dominonte mbi spërfaqen e botës! Për të na bindur të gjithëve sa ishim aty, ai do të shkonter aq larg sa të deklaronte se:-„Nëse një fëmijë i sapo lindur merret nga prindërit e tij dhe vendoset në një vend të caktuar, pa askend afër, ai kur të zëjë të flasi do të flasi në gjuhën arabe, sepse ajo është gjuha e vetë zotit?!. Njëri nga të pranishmit do të qeshte me thëniet e tij dhe ato thënie do t`i quante si diçka iluzore që i përshtaten vetëm mendjes së sëmur!. . . Personi që kishte thënë se Gjuha arabe ishte vetë gjuha e zotit, pasiqë të tjerët nuk bindeshin me mendimet e tij ,  i nervozuar tej mase,  do të largohej nga ndeja?!

Të tjerët që do të mbeteshin edhe më tej në atë ndejë,  do të vazhdonin debatin e nxehtë mbi atë që kishte thënë ai që kishte ikur! Debati ishte nxehur aq shumë me për dhe kundër të të thënave të atij që kishte ikur! Dikur njëri nga ata që ishte kundër thënieve të të ikurit do të deklaronte:-„Unë e dua zotin shqiptar! Zoti arab le t`u mbetët arabëve dhe vendeve të tyre! Ne shqiptarët e besimit islam e kemi bërë një gabim që nga fillimi:Edhe ne është dashur që Besimin islam (që na e imponuan të tjerët) ta përshtasnim sipas traditave dhe zakoneve të kombit dhe vendit tonë?!“

Dhe vërtetë, sikur të kishte ndodhur që Besimi islam të përshtatej sipas traditave dhe zakoneve të kombit tonë dhe të trojeve tona etnike, sot situata do të ishte krejt ndryshe?! Sot as do të kishim Imamë që pa fijen e turpit deklarojnë se-„ Femrat shqiptare të pa mbuluara janë të gjitha kurva?!“ dhe as imamë të tjerë që deklarojnë se:“ Gruaja është pronë e burrit dhe ai bën çfarë të dojë me të?! Pastaj nuk do të kishim as të rinj që sot deklarojnë se: - „Islami është mbi gjithçka dhe se duhet të dominojë mbi botë?!“

Shqiptarët, kudo ku ndodhen, qofshin si grupacion apo si individë duhet të deklarojnë e të thërrasin:-„E dua zotin shqiptar!“ Dhe këtë thirrje duhet ta përserisin aq gjatë sa që ta ngulisin në mendjen e të rinjëve dhe fëmijëve shqiptarë se ata janë të tillë me komb e me fe e me atdhe !. . .



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx