E diele, 10.11.2024, 06:00 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: ''Shën Vidi'' tubon kriminelët

E hene, 30.06.2014, 06:32 PM


„SHËN  VIDI“   VJET  PËRVJET  PO I TUBON  BESIMTARËT, APO KRIMINELËT E VET

Nga Dedë Preqi

Ndoshta ndonjë përgjegje e prerë në këtë rast nuk do të ishte e mundur, apo nuk do të kishte nevojë, kur dihet se njerëzit që i takojnë një besimi, natyrshëm edhe duhet përmbajtur rregullave fetare të atij besimi,  kryesisht nga ndjenjat e vetëdijës së formuar për të besuar, apo në të kundërtën, aq sa më të pa qarta dhe të mjegulluara do të ishin rrethanat  nga faktorët e brendshëm shpirtëror, pa marrë parasysh se ato mund të jenë me qëllim, apo pa qëllim, në fund dalin të mjegulluara edhe në vepër. A mos vallë edhe kësaj here populli serb ka ndjekë zërin e drejtë të natyrës njerëzore, apo ka të bëjë me një rrugë të gabuar, e cila nuk ka të ndalur, sidomos ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj besimit të vet, po aq mund të jetë edhe një medium për psikoanalizë.

Festimi i shën Vidit, pothuaj se është bërë tradicion të festohet nga serbët, në këtë rast edhe 625 vjetori i Betejës mesjetare të Kosovës. Mirëpo, kjo festë si shenjë e fitorës së rrejshme në Betejën e Kosovës, të vitit 1389, u bë edhe më madhështore, kur kisha dhe politika serbe ia dedikuan edhe shën Vidin në Gazimestan, si simbol i kësaj „fitore“, me ç’rast me qindra serb nga gjitha pjesët e Kosovës dhe Serbisë, vjet përvjet me 28 qershor, tubohen në shenjë manifestimi, që ka më shumë karakter dhe konstrukt politik, se sa karakter fetar.

Edhe pse qeveria e Serbisë dhe një pjesë e popullit të saj e bënë diferencimin e qartë dhe të theksuar, duke mos pasur fare mëshirë dhe duke mos kërkuar ndjesë ndaj viktimave shqiptare që i shkakëtojë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ashtu edhe më rastin e tillë të kësaj feste pelegrinët serb të  ardhur në Gazimestan, në lutjet e tyre për festën e shën Vidit, ishin jo të karakterit fetar, si një përshtypje e çuditshme dhe jo e zakontë, sepse  në cilin zot beson ky popull, duke vepruar hapur edhe gjatë kësaj dite festive me të njëjtën bindje, me të njëjtën llavë të urrejtjes shpirtërore. Cili është mesazhi që jep kisha serbe në këtë festë fetare besimtarëve të vet, kur mbi të gjitha këndohen vetëm këngë çetnike, antikosovare dhe këngë të tjera me përmbajtje fyese dhe nënçmuese kundërshqiptarëve.

Prandaj, duket fare e qartë se lëvizjet e skemave politike serbe dhe të grupeve të tilla kriminale ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, janë relacione të pakufishme dhe të pa diciplinuara, të cilat sillen rreth miteve dhe kultit të tyre nacionalist, dhe më pak ato lëvizje duken se janë në përputhje me politikën  paqësore, të cilën Serbia e paraqet në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe atë Evropiane. Ndërkaq, supozimet edhe pse mund të mbështetën në ndonjë shenjë sa do të vogël dhe të vërejtshme të përmirësimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë rast me rivendosjen e barikadave mbi Urën e Mitrovicës, poashtu edhe me manifestimet e tyre në Gazimestan, nuk mund të jenë mbështetje bindëse, që të mund të shërbejë si faktor i paqës në mes këtyre popujve, si nyja më e ndritshme, por më e koklavitura.

Prandaj, veprimet dhe sjelljet e tilla të kriminelëve serb, gjatë së kaluarës dhe tani në vazhdimësi, është fare ndryshe nga ajo që e kërkojmë dhe dëshirojmë ne dhe ndonjë popull tjetër, nga ajo që duhet të dalë prej odiseadës së kaluar dhe të hidhur, sidomos vuajtjet dhe tragjikat e popullit shqiptarë, të cilat nuk i dishirojmë të përseriten. Serbia dhe shteti serb e ka dhe përkrahjen e fuqishme e të rëndësishme të saj, që e mbanë përkrah vetës peshkopin serb Artemie, i cili pohon se pavarësia e Kosovës, është një marrëveshje e imponuar dhe jetëshkurtër, që do të thotë se, logjika e Kishës serbe dhe politika e Beogradit, ende mbetët peng e një politike të vjetër hegjemoniste, e cila lidhet shumë me fatin e dy popujve fqinjë, serbëve dhe shqiptarëve. Zik-zakët e jashtme politike që i bënë Serbia, dhe përmes Marrëveshjes së Brukselit, janë më tepër se lojra, që nxjerrin rrezulltate politike në favor të saj, ndërsa Kosova, për një kohë të gjatë ka mbetë në „ofsajd“, e cila as liberalizimin e vizave të qytetarëve të saj akoma nuk e ka fituar nga Evropa.

Përpjekja për të dalë nga kjo situatë, në këtë rast nuk kërkohet në të gjeturit e divergjencave dhe konflikteve të pa nevojshme në mes këtyre dy popujve, kryesisht  nga ana kosovare kërkohet maturi dhe pjekuri politike, dhe nuk kërkohet strategji e madhe dhe djerrakohë për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të kundërshtarit, i cili është i pleksur direkt edhe në të kaluarën e makinerisë kriminale, po ashtu edhe sot në vazhdimësi me të njëjtën „ndërgjegje“. Njëherazi, Kisha serbe dhe politika e saj, e cila i mbanë në duart e veta frerët e njerëzve dhe besimtarëve të vet, të  atyre të cilët i ushqenë dhe i frymëzon  vetëm me urrejtje, posaqërisht ndaj shqiptarëve. Ndër të tjera, si komponentë e rrethanave duhet të përmendet lufta e fundit që shkakëtoj politika serbe në bashkëpunim me kishën dhe udhëheqësit e saj, kundër shqiptarëve, e cila kjo e fundit i bekoj luftëtarët kriminel serb dhe luftën kundër popullates  së pafajshme shqiptare, e cila rrezistonte dhe mbrohej në trojet e veta.

Dhe me fjalë të tjera, nëse qenjën komplekse të kriminelëve serb, e pranojmë vetëm si një vetëdije, apo pavetëdije, e cila është  gatuar kryesisht nga brumi i rrethanave të kaluara, sot konteksti i kësaj  rrethane duhet të ndryshohet në shoqërinë bashkëkohore dhe te gjeneratat e reja, e cila duhet të shkrihet në vetëdijen e sëcilit, por dhe te njerëzit tjerë të botës, sepse me luftëra dhe pushtime kjo botë nuk është ngopë, duke fituar jo më shumë se fatkeqësinë e vet. Prandaj arsyeja, e quajtur në këtë rast si faktor i rëndëshëm është kisha serbe dhe udhëheqësit e saj, të cilët mund ta zbusin këtë gjendje të tensionuar historike në mes serbëve dhe shqiptarëve, që të hapen shtigjet e mundshme për të zbërthyer urrejtjen e akumuluar në një fond  të mirëkuptimit  dhe paqës ndërnjerëzore e fqinjësore.

Kështu nëse një pjesë të shkakut të këtij promlemi historik  në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe problemeve tjera në botë, e kërkojmë te religjioni dhe udhërrëfyesit e saj, jo vetëm te popullata serbo- sllave, por edhe te popujt tjerë të botës katolike dhe asaj islame,  ku ndër të tjera në emër të fesë dhe zotit veprohet dhe shakëtohen tragjedi e luftëra të pa ndërprera, atëherë lirisht mund të thëmi se kjo rrugë është në shërbim të kundërt të njeriut, e cila nuk është rrugëdalje e qëlluar dhe në përputhje me parimet njerëzore. Dhe në fund, por shumë me rëndësi do të ishte pyetja: -A do të ketë rryma të reja të ndryshimeve në qeverinë e Serbisë, dhe veqenarisht përspektivat për një dialog paqësor  dhe fqinjësor në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pala serbe të largohet njëherë e përgjithmonë nga konceptet mesjetare dhe ta çlirojë trurin e vet nga kjo barrë e rëndë?.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora