Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Shenjtorë shqiptarë të mohuar dhe antishenjtorët e nderuar
E shtune, 14.06.2014, 01:39 PM
SHËNJTORË SHQIPTARË TË MOHUAR DHE
ANTISHENJTORËT
EKSKLUZIVE NGA ILIA S. KARANXHA
Në vend të Hyrjes.
Një
kronikë e 11 shkurtit 2013 solli në plan të parë një lajm të jashtëzakonshëm
që brenda orës bëri xhiron e gjithë
rruzullit tokësor. Papa Benedetto XVI lajmëroi dorëheqjen nga froni i Shën
Pjetrit. Lajmi i jashtëzakonshëm spostoi në një plan të dytë një njoftim tjetër
po aq të rëndësishëm i cili përsëdrejti apo tërthorazi kishte një
farë lidhje edhe me historinë e popullit tonë.
Ishte i njëjti komandant turk që kishte luftuar në muret e Shkodrës, ishte e njëjta strategji luftarake të njëjtat mizori që sulltanët e mëdhenj turq dhe komandatët që e pasonin kishin kryer për gati një shekull edhe në truallin shqiptar.
Çdo vit më 14 gusht otrantinët dhe gjithë pellgu i Salentos përkujtojnë me devocion e madhështi këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Me rasin e 500-vjetorit të përkujtimit të saj, pra më 1980, Otrantoia ku kishin mbërritur të rinj e të reja nga gjithë Italia, autoritetet të shquara të politikës dhe të shteti italian, kardinalë, krypeshkopë, klerikë të të gjitha rangjeve, pritën me entuziazëm të madh papa Giovanni Paolo II. U kryen me shumë nderime, ceromintë e nevojshme fetare dha laike dhe me këtë rast papa nuk harroi të flasë dhe për trojet shqiptare e për Shqipërinë që kishte qënë dhe vazhdonte të mbeteshe një tokë e martirizuar po ashtu si Otrantoia. Në majë të një kodre buzë detit që shikon nga Shqipëria u ngrit me këtë rast një kryq i madh si përkujtimore e përjetshme e kësaj ngjarje.
Më 12 maj 2013 papa Franceso shpalli 800-martirët e Otrantos shënjtorë të kishës katolike. Historia e ringjallur në ambientin e kishës otrantine shndrohet kredo dhe principe themeltare në jetën e përdiçme që ndriçon një popull në rrugën e tij për të ndarë e për të kuptuar mikun nga armiku.
Anarkia fetare dhe nacionalizmi i munguar shqiptar.
Për shumë aspekte mund të themi një paralele e drejt përdrejtë mes Shkodrës, Krujës, Lezhës, Drishtit, Qidnës, Vajkalit etj., ku gjetën vdekjen në luftë me turqit mijra shqiptarë, dhe Otrantos. Shëmbuj idealë për të gjithë ata që e quajnë vehten shqiptarë e që duan të nderojnë e të respektojnë të kaluarën e tyre sa tragjike aq edhe heroike. Mbi bedenat e kalasë të Shkodrës u shkrojt një nga faqet më epike të historisë evropiane, më shumë shqiptare se sa veneciane, në mbrojtje të lirisë por edhe në mbrojtje të krishtërimit evropian. Aty u lojt akti i fundit i tragjedisë të një populli, epilogu i një lufte gati shekullore të cilën brezat e ardhshëm duhej të mos e linin ta zinte pluhuri i haresës.
Jo pa qëllim Marin Beçikemi (ndryshe Barleti) do ta bëjë fra Bartolomeun të thotë para kështjellarve në momentin e mbritjes të sulltan Mehmetit II në muret e Shkodrës se: 'Neve na është ngarkue barra të mbrojmë fenë katolike edhe të gjithë krishtënimin... Që me sot të gjithë popujt e të gjitha kombet për hir të trimërisë suej me të drejtë do ta quejnë Shkodrën mburojë e shtyllë të mbarë fesë së vërtetë' (Rrethimi i Shkodrës f.55-56).
Nga e gjitha kjo epope madhështore në antitezë të plotë me Otranton ne nuk kemi asgjë të institucionalizuar. As në aspektin laik dhe as në atë fetar. Asnjë datë gjatë vitit që të përkujtojë këta martirë dhe heronj, asnjë përmendore, asnjë meshë përkujtimore në kishat tona që të ringjallin e të rikujtojnë këto sakrifica sublime në mbrojtje të lirisë dhe të kristianizmit. Asnjë lloj feste të ngjashme me 14 gushtin e Otrantos që të ketë karakter mbarë popullor. Akoma më pak mund të pritet apo të mendohet që ndonjë institut fetar islamik, ashtu si paraqiten sot ato në Shqipëri, të bëjë ndonjë ceremoni në përkujtim të këtyre ngjarjeve.
Me gjithë këto lufta e popullit tonë nuk ka mbetur krejt në heshtje apo e haruar. Nëpërmjet kishës të Zonjës së Shkodrës, fluturimit mistik të saj në Romë, e lidhur me emigrimet masive të shqiptarve gjatë sundimit otoman, dhe dëshirës për rikthim, kemi aluzionin e qartë për rikthimin të kujtesës historike, ringjalljes të kombit shqiptar. Rikujtoheshin me këtë rast në ceremoni të shpeshta fetare luftrat heroike të shqiptarve nën udhëheqjen e Skëndërbeut, qënderesa heoike kundra pushtuesit osman, lavdia e një populli të vogël dhe nevoja për të fituar kohën e humbur.
Praktikish
qysh nga fillimi i shekullit të
XVIII kisha katolike e Romës me
në krye papa Albanin është vënë në lëvizje, shtojmë këtu edhe Kuvendin e
Arbërit (1703), për një ringjallje të kombit tonë. Për një ripërtëritje të traditave të shkëlqyera luftarke kundra
sunduesit të huaj. Kultura katolike fetare në këtë rast e në vazhdim mbetet e
lidhur pazgjithshmërisht me një kulturë e mentalitet të identitetit kombëtar
shqiptar. Kemi kështu të vetmen shënjtore në gjithë Shqipërinë por edhe në
botë, pra Zonjën e Shkodrës simbolin e
rilindjes kombëtare, me tipare
thellësisht shqiptare të njohur nga Kisha Katolike e Romës. Ja pra duke u nisur
edhe nga ky fakt i vetme
Në antitezë të plotë me këtë kulturë e me këtë mentalitet fetar, në Prishtinë kemi të ndërtuara dy xhami. Njëra i dedikohet Sulltan Muratit dhe tjetra Sulltan Mehmetit II. Në kreqytetin e shtetit binjak farkëtohet kështu një kulturë e një metalitet i ndryshëm i cili ka ngjyrime të forta antishqiptare . Në aspektin pagan për qindra e mijra vjet bota nderon e respekton luftën e Davidid kundrejt gjigandit Golia; kujton me respekt e nderon qëndersën e 300 spartanëve në Termopile dhe jo ushtritë oqeanike fitimtarte të mbretit perisian Dario.
Kështu dhurata
e “vëllezërve” turq nuk ka brenda vetëm
llokum e bakllava. Të tjera xhami me shënjtorë që s'kanë asnjë lidhje me
historinë mijvjeçare të popullti tonë kanë lindur si kërpudhat në Kosovë e në
Shqipëri. Sot shteti i ri kosovar ka në piedestalin e tij të shënjtërimit jo
qëndresën e popullit tonë, luftrat heroike kundra pushtuesve por vetë
pushtuesit. Jo viktimat e heronjtë që bënë sakrificën më sublime për lirinë e
këtij populli por xhelatin e tij. Pra
kultura fetare, ideologjia islame, mentaliteti i popullsisë myslimane me
dinakëri përpunohet në atë mënyrë që t'i
kundërvihet çfarëdo lloj ngjyrimi nacionalist shqiptar. Të gjitha çekanët rrahin
që të krijohet një etni e re, me tradita, kulturë e mentalitet të ndryshëm nga
ato shqiptare të lidhura politikisht dhe
ekonomikisht me shtetetin pseudolaik neo-otoman apo atë arab. Pra fara e
përçarjes mes popullsive myslimane në
Kosovë apo Shqipëri dhe nacionalizmit shqiptar nga ana tjetër është hedhur.
Këto fara kanë filluar të çelin dhe ne
kemi filluar të skandalizohemi me një
islamizëm radikal që mohon vlerat e figurat më të
ndritura të kombit shqiptar. Refuzon e sulmon kush proklamohet shqiptar
e atdhetar.
Së fundi ndodhi ngjarje e shënjtërimit të kishës katedrale në Tiranë. Festa kaloi me një sensibilizim shumë të madh në mbarë opinjonin publik shqiptar si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zhurma nuk ka reshtur akoma dhe urojmë të vazhdojë kështu. Fakti se shumë gjëra nuk ndodhën ashtu si pritej apo si pretendohej dhe indinjata, le të themi e ligjshme, që rodhi më pas tregon qartë se ndërgjegjia e identenitetit shqiptar brënda kristianizmit po shkon gjithmonë e më shumë drejt unifikimit. Me këtë rast nuk duhet më ta shajmë shumë kryedhespotin sërb Irinej por duhet ta falenderojmë se provokimet e tij na bënë të njohim më mirë vetveten. Të kuptojmë se deklarata provokuese kundra Kosovës apo të mohimit të identietit shqiptar në trojet mijëvjeçare nuk janë më të pranueshme nga asnjë shqiptar i ç'farëdo lloj besimi apo partije qoftë. Mirëpo indinjata që po mer përmasa mbarë popullore nuk është drejtuar vetëm kundra peshkopit sërb por edhe me ibridin e ri të KOASH të cilët bëjnë be e rufe se janë autoqefalë dhe shqiptarë e ndërkohë kanë një alergji kostante që të shikojnë ndonjë portret të Fan Nolit apo t'i bëjnë një vënd nderi bustit të këtij korifeu i cili gëzon një respekt të padiskutueshëm në mbarë populli shqiptar. Ndërsa për ndonjë proçes kanonizimi për prelatin e parë që vuri themelet e KOASH-it jo vetëm që nuk mund të flitet por dikujt i duket si diçka fantasitke dhe e papranueshme. Ortodoksia shqiptare ka një histori shekullore që refleton tek arbërshët e Italisë, pastaj një pikënisja zyrtare me meshën e parë të Nolit në ShBA qysh më 1908 por edhe me kishën e shqiptarve në Bukuresht. Rilindja e kishës ortodokse shqiptare më 1991 nuk mund e nuk duhet lënë të ecë jashtë kësaj tradite.
Deri më sot shqiptarëve ju janë sërvirur me bollëk shënjtorë turko-arabë, sërbë e grekë e duket sikur nuk mund të bëhet ndryshe. Që fetë monoteiste kanë një karakter universal këtë e dinë të gjithë por ndërkohë as kush nuk është aq i verbër sa të mos shikojë ngjyrimet e thella nacionaliste nga një komb tek tjetri. As shqiptarët nuk kanë pse të krijonë ndonjë fe të re apo të ndryshojmë besimin e tyre. Mjaft që të kuptojnë se në historinë tonë mijvjeçare ka ngjarje e figura aq të shqura sa denjësisht mund të nderohen prej gjithë botës të krishterë apo myslimane si martirë, si të bekuar bile edhe si shënjtorë. Ata nuk qëndrojnë më poshtë se sulltanët e pashallarët e Turqisë, carët e shënjtorët Sërbisë apo arkondët e shënjtorët e Greqisë.
Po të nisim nga Aleksandri i Maqedonisë e nga Piroja i Epirit tek mbretërit ilirë Glauki, Bardhyli, Genti, Teuta e shumë të tjerë; po të nderojmë më shumë apostullin Shën Pali që ka predikuar në Iliri; po te vemë në qëndër të vëmëndjes Kostandinin e Madh që themeloi perandorinë, Bizantin e Kostandinopojën, saksionoi me ligj krishtërimin që u përhap në të gjithë botën; po të shpallim Nishin qytetin e lindjes të këtij perandori ilir si kryeqëndrën shpirtërore të iliro-shqiptarve; po të adhurojmë Shën Jeronimin ilir përkthyesin e biblës në latinisht që u përdor për 1500 vjet në të gjitha kishat e botës; po të çmojmë e të nderojmë si duhet mrekullinë e popullit tonë që ju kundërvu dhe pengoi marshimin e ordhive otomane; po të dimë të nderojmë e të respektojmë si duhet Buzukun e Matrëngën si nismëtrët e shkrimit shqip; po të kuptojmë si duhet mrekullinë e mbijetesës të gjuhës amtare; po të njohim drejt sakrificat e Budit e Bogdanit nën trysninë turke e sllavomadhe; po të vemë në piedestalin e lartë të shqiptarizmës papa Albanin dhe gjithë prelatët e shquar të kësaj familje; po të shikojmë rilindasit tane që shkrinë jetën për atdhe dhe për fe që nga fam. Rodota mes arbërshve, Dhaskal Todhri, Naum Veqilharxhi e qindra dhe mijra të tjerë që u therën apo u helmuan nga armiqtë tanë; po të kthejmë sytë e të ringjallim gjithë ata klerikë të martirizuar nga regjimet ekstremiste të djathta apo të majta; po të kuptojmë si duhet se shënjtoria jonë Nënë Tereza nderohet në tërë botën nga të krishterë e myslimanë; po të...e po të..pa fund atëhere do të kuptojmë se nuk kemi fare nevojë për shënjtorë nga importi që të na shpërfytyrojnë qënien tonë si shqiptarë.
Ja para nuk ka nevojë shumë për çudira që institutet tona fetare të jenë në formë dhe përmbajtje shqiptare. Të tjerët i kanë bërë prej shekujsh ne jemi tepër vonë dhe kambanat e alarmit kanë filluar të bien prej kohësh për të lajmëruar kombin tonë. Rreth e rrotull e bile brënda shtëpisë po na marin frymën fe ekstremiste e ultranacionaliste. Mjafton të ndjekim urtësinë e mënçurinë e Naimit, Pashko Vasës e shumë e shumë rillindasve të tjerë...dhe Shqipëria do të mbetet Shqipëri.