Kerko: a
Beqir Cikaqi: Shqiptarët në Treviso - Gëzuar Kosovë!
E merkure, 19.02.2014, 09:09 PM
Shqiptarët e Trevisos e festojnë
17 Shkurtin, me moton:
KOSOVË, ATDHEU YNË – GËZUAR
GJASHTË VJET PAVARËSINË!
Nga Beqir Cikaqi, Treviso
Numri i
emigrantëve shqiptar ne Krahinën e
Emigrantët
shqiptar bashkërisht festojnë 28
NËNTORIN- Ditën e Flamurit tonë kombëtar, që është edhe dita e pavarësisë së
Shqipërisë Londineze ( jo edhe e Shqipërisë
Natyrore-Etnike): Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt
2008, festohet çdo vjet edhe kjo datë, sipas mundësive që kanë. Këto dy festa në vende të huaja. Kuptohet nuk
mund te festohen në datën e caktuar, por zakonisht vikendeve. Kështu ndodhi
edhe në vikendin që lamë pas ku u festua 6-të Vjetori i Pavarësisë së Kosovës
në Bassano del Grappa (në dy vende të shtunën e të dielën), Montebeluno dhe
Në Treviso, të shtunën me 15 shkurt 2014 u festua ne Paderno di Ponzano, në sallën ku mbahen zakonisht manifestimet, me moton: KOSOVË, ATDHEU YNE- GËZUAR GJASHTË VJET PAVARËSINË! Organizator të këtij evenimenti ishte Shoqata ILIRIA dhe UNIKOMB. Të pranishmit i argëtuan: Gjin Shani, Elhame Ahmetaj, Imer Kurti, etj. Dhe grupi artritik i Shoqatës ILIRIA.
Programin e moderoi Boralda Kuçi nga Durrësi e diplomuar për gjuhë të huaj, e cila që në fillim i ftoi të pranishmit ta përcjellin Himnin Kombëtar Shqiptar dhe atë Shtetërorë të Kosovës.
Të
pranishmit, në emër të UNIKOMB-it i përshëndeti z. Ilir Hooxhaj, veprimtar,
ndërsa në emër të Shoqatës ILIRIA, presidentja z. Ermira Zhuri. Një historik të
shkurt të Kosovës deri në Shpalljen
Pavarësisë me 17 Shkurt 2008 e prezantoi
autori këtij shkrimi(B.C.). Nga vendorët(italianët) të pranishmit i përshëndeti
duke i përgëzuar për festën Don LUIGI, një humanist i dalluar për shqytarët,
andaj me meritë, Shoqata ILIRIA i ndau një mirënjohje, të cilën e pranoi nga
presidentja e Shoqatës. Ndërsa zonja Mardena Kelmendi, pati një mesazh të fortë
për të pranishmit dhe gjithë emigracioni shqiptar jo vetëm në
Të pranishmit u kënaqen me poezitë e interpretuara për Kosovën, Dëshmorët, Gjuhën, Flamurin, etj. nga fëmijët, si: Alban Sopaj, Arbesa, Linda, Valentina e Dardan Kurti dhe Valmira Abazi, të cilët u paraqiten herë pas here në skenën e stolisur me flamuj: Kombëtar, shtetëror të Kosovës, flamujt e shoqatave dhe të firmave që sponzoruan.
Recitalin me moton e titullit të këtij shkrimi e paraqiti Halit Cikaqi, i ndihmuar nga fëmijët ( Dëfrimi, Ideali, Armendi, Albani, Nazifi dhe Jetoni) qe mbanin bluzat e me ngjyrat e flamurit te Kosovës, dhe në dorë nga një shkronjë me sfonde të ndryshme ngjyrash, ku në njërën anë bashkërisht jepnin emrin ATDHEU, e në anën tjetër KOSOVA!
Edhe Grupi i valleve me veshje kombëtare e pasuruan këtë festë që u pëlqyen shumë nga të pranishmit, për çka merrnin duartrokitje te herë pas hershme. Disa paraqitje dinjitoze pati Imer Kurti në vallëzim, këndim dhe interpretim të poezive. Ndërsa këngëtarja mirënjohur për mërgimtarët e këtushëm Elhame Ahmeti e ndezi sallën me zërin e sajë.
Konferencierja, Borlanda Kuçi,e mbylli programin e rregullt duke iu uruar edhe njëherë festen e 17 shkurtit – DITEN E PAVARËSISË KOSOVES, ndërsa me muzikën e zgjedhur te këngëtarit shkodran, Gjin Shani festa vazhdoi edhe për një kohë, duke u hedhur ne valle shume të pranishëm,e të tjerët merrni fotografi të përbashkëta në shenjë kujtimi.