Kulturë
Gëzim Llojdia: Yje të skenës deri në vitet ’90
E premte, 14.02.2014, 07:37 PM
YJE TE SKENES DERI NE VITET ’90 - TE ZAKONSHEM PASTAJ
Nga Gëzim Llojdia
1.
Shuheshin, diku binin yje nga kashta e kumtrit, por yllësia e Vaces , ndriste nëpër udhë të hënës. Mërgimi i përhershëm i Vaces drejt qiellit është një rrugë e detyrueshme që kryhet e do të kryhet nga njerëzimi me dhimbje e trishtim. Përse e detyrueshme: Përgjigje sepse orbitalja ngrehur e jetës një ditë përfundon mision e kësaj jete
:” Të Zotit janë Lindja dhe Perëndimi edhe ngado, që kthehemi aty është ana e Zotit . ” Kuptueshëm, besoj.
Për Vace Zelën ka mbetur i shkruar slogani:”këngëtare e madhe”. Në përndritjen të magjisë së zërit të saj shkëlqente bukuria e pazakontë . Vacja kishte zë të çuditshëm kristal, të qelibartë, të kthjelltë . Nëse skalitësi i thellësive, Sokrati me thënien :. . bërjen e shpirtit sa më të mirë, të ishte e mundur”, për Vacen duhet thënë”:bërjen e zërit sa më të mirë të ishte e mundur”. Kështu epoka e Vaces u përmbyll me shtegëtimin e shpirtit, drejt qiejve të Zotit.
Gjuhë
poetësh është kjo:
2.
Kur më
thanë disa të rinj se çfarë po lexonja
në forumet online, u thashë :U shkëputë nga jeta shpirti i Vace Zelës. . . . . Habia e tyre
sikundër edhe krejt brezit të sotëm ishte :
Në të vërtetë koha kur Vacja arriti të ngjit lartësitë e këngës i përket një regjimi tjetër. Pyetja e këtyre nëse regjimi do të ishte tjetër soji, a do të bëhej Vacja dhe a do të marshonte nëpër gjithë ato brerore për të arritur në atë farë maje, e quaj piedestal kënge. Edhe Vacja si të gjithë shqiptarët u ngjiz në këtë tokë dhe u rrit në këtë tokë , jetoi e këndoi në këtë tokë pra ajo , ishte një nga shqiptarët që regjimi nuk e hodhi në pluhur të harresës. Kishte zërin, sigurisht që kishte edhe të tjerë që kishin zë dhe vesh muzike, por nga një festival kënge në vitet ‘ 70 , ikën nga kjo pjesë shumë artistë , fotot e tyre u fshinë nga shtypi i kohës, këngët e tyre i fshinë, shiritat i dogjën, emrat e tyre ua hoqën nga festivalet dhe ndokush bëri edhe burg për një këngë a diçka tjetër.
Në atë kohë kishte edhe ndriçime të tjera të cilët ikën për në asgjëkund ose i hoqën përdhunshëm. Mirëpo si Vacja edhe Ema, Liljana, Luani, ashtu si Kadare, Agolli, në letra mbijetuan falë fatit dhe regjimit. Ne brezi i asaj kohe pëlqenin këngët që këndonte Liljana, Ema, Irma, Luani, Kozmai, Anita të cilët shpesh merrnin vendet dytë, tretë, dhe Vacja mbante vendin e parë. Por në mëndje kam të skalitur një këngë të Zija Saracit. Për detin më dukej quhej kënga e cila shoqërohej nga një tekst i shkëlqyer që thoshte:”gjithmonë për detin kam qenë kureshtar . . . dhe një zë melodioz të afronte me këngën të bënte njishë me të. Shprehjet:”Thuhet se muzika është melhem për shpirtin!kështu shkruhet te këngë për meditim . Duke vijuar:Dhe vërtetë, provat e dokumentuara tregojnë se magjia e tingujve të bashkërenduar e në harmoni, jo vetëm që krijon ndjesi të këndshëm shpirtërore dhe balancon ritmin psiko-fizik, por është e preferuar edhe si terapi tejet e suksesshme në shërimin e shumë sëmundjeve si dhe mjet mjaft efikas e ndikues në forcimin dhe zhvillimin e imagjinatës kreative. Ndikimi i tingujve muzikore tek qenia njeri, është një dukuri e njohur që nga lashtësia. Pothuajse nga të gjitha kulturat e lashta njihet mënyra e të provokuarit të ndjenjave të caktuara por edhe të klimës së mirë shpirtërore, e shëruese përmes ritmeve të lloj-llojshme.
Nga Vacja ruaj në kujtesë kthjelltësinë e zërit të saj te :”Valsi i lumturisë” si një nga këngët e ardhur prej zërit të saj të paharrueshëm.
3.
Sa dete i duhen pëllumbave me përshkua për të ardhë drejt e në tokën e shpirtit tonë?Ndonëse fëmijë atëherë ishte festivali i këngës , festivali i 11, e dëgjonin në radio, ndërsa fytyrat e tyre i ndiqnim tek revista.
-Ç’u bë me Sherif Merdanin dhe këngën e Nënës, që nuk e harrojmë dot. Pse u zhduk Alida Hisku? Një zhbirim me kujdes, nxjerr në sipërfaqe plasaritjet e kohës. E mbani mëndë A. Hiskun tek :”Buka e duarve tona”, çfarë performance, drita jote në errësirë ishte reale dhe ti pagove efektet e saj.
-Çfarë bëri Alida, përveç bukurisë që i dha skenës, . . . shpirtin e saj i ka dhënë këngës. Kur ndriçimi i atij vegimi që solli Alida, befasisht muzgu mbërtheu udhëheqjen.
Errësira, fillon atje ku drita ka përfunduar. Errësira nuk guxon të shfaqet përpara dritës. Errësira, simbolikisht ka lindje emrin : perëndimi. Kurrsesi perëndimin e diellit tonë.
-Ç’u bë Alida, pyesnin të rinj, të tunduar nga ajo bukuri që shprehej në atë skenë të zymtë?Alida pavarësisht ngjarjeve, që u sajuan apo u përjetuan iku dhe u thye përgjithmonë. Alida iku sepse ishte një jehonë në shkretëtirë. Alida iku nga kënga, por jeton diku jashtë vendit, në mos gaboj në Gjermani e martuar. Ndërsa Vacja iku por jeton në atë brezë që e njohu dhe adhuroj.
4.
Një pyetje më gërryen përbrenda:”Si shpjegohet që yjet shqiptarë të para viteve ’90 të cilët nuk linin skenë, fshatë, qytet, , shtet pa gjezdisur çuditërisht humbën nga sytë e publikut, kur liria u dha me pashë. Kështu ngjau me Vacen me Alidën dhe me të tjera artistë shqiptarë. A mos vallë ishte regjimi ai, që ua ndërtoi karrierën madje ditën kur u hap liria ato firuan?Vacja ishte rreth 50 vjeç në vitet ‘90 Alida shumë më pak , Luani, Liljana, Ema gjithashtu, Bashkimi, etj nuk bënë më karriere tek tuk ndonjë koncert si zë i vetëm në shkretëtirë, sigurisht ata mbetën me repertorët çfarë kishin koleksionuar para viteve ’90. i gëzoheshin asaj kohe sepse kjo kohë ishte e vështirë që të siguronte të ardhura, karrierë, famë ngase aso kohe sistemi vet, ti sillte një herësh të gjitha, madje brenda natës. Për të mos u paragjykuar shkrova lartë vlerësimin tim për Vacen prandaj në këtë vijueshmëri po shtroj problemin se sistemi, që të mat vlerat është ekonomia e tregut sa i aftë je të jetosh me këngën tënde, mjaftë këngëtare shqiptare sot kanë në llogarit e tyre bankare, miliona të arkëtuara nga koncertet brenda dhe jashtë vendit , ato jetojnë , bëjnë karriere me këngën edhe ushtrojnë pasionin e tyre por edhe jetojnë jetën me të ardhurat që u sjell muzika etj, janë bërë të dashura për publikun , këngët e tyre kërkohen, pëlqehen dhe adhurohen nga mijëra shqiptarë. Nuk po flasim për muzikën turbofolk, por për këngëtarë të vërtetë. A nuk ishte Bujar Qamili që këndoi edhe në atë sistem edhe në këtë kohë ai është ndër më të kërkuarit, këngëtar i muzikës qytetare shkodrane?Nuk po rri të numërojë këngëtarët e sotëm por po them se nëse arrin të të ushqej letërsia, merru me letërsi, nëse të ushqen muzika merru me muzikë, nëse të ushqen piktura merru me pikturë e kështu me radhë sepse koha është e tillë që nuk të jep kohë për të bërë një punë tjetër dhe për tu marrë ndërkaq me një pasionin tënd. Ekonomia tregut të mat me spango, thonë lebërit , që do të thotë të tregon sa vlen në të vërtetë.