E shtune, 03.05.2025, 02:45 AM (GMT+1)

Editorial

Alban Voka: Cilësi dhe defekte

E shtune, 25.01.2014, 05:59 PM


CILËSI DHE DEFEKTE

Nga Alban Voka

I floronjtë duket shpirti i kombit tonë, por nganjëherë e merr edhe vetëveten mëri pse ke lindur shqiptar! Konstatime fashiste, apo jo? Mua më duket se jo, sepse frymëzimin ma dha Zoti për këtë pamflet. Ka ndonjë popull tjetër pos nesh që fjalën Zot apo Zonjë e shkruan me germë të vogël? Jo, nuk ka, por ka diçka tjetër. Hovi i shqiptarit zgjat tre ditë, thot dikush. Shqiptari ta han bukën e ta kthen bukën, shton Përlak Parllapani , duke ia shtuar secilit mendim të papjekur nga një pyetje e pikëçuditëse. Pse? Sepse “maloku” i Sharrit e ka një fjalë të urtë: “Ban mëjër e xhaj keç!” Ku janë ata që s’janë? Ku janë Besa, Bujaria dhe Mirësia? Ku janë të parët tanë që digjeshin për komb e atdhe? Kush i bëri gjithë ato krime në Kosovë (pas luftës) si pasojë e xhelozisë? Ka apo s’ka ndonjë popull më gjaknxehtë në botë se ne shqiptarët? Meriton apo jo, të shkojmë më tej?

Një kushëri imi në perëndim më thoshte para 20 vitesh se “ne shqiptarët nuk dimë të mbajmë shtet”, dhe kjo u pa, që nga koha e Ali Pashë Tepelenit e deri te ajo e Parllapan Pizevengit! Kush janë ata që për një fjalë goje e nxjerrin thikën apo e krisin koburen? Kush ishte gjenerali Basta që e vrau Mihai Trimin që solli 15.000 shqiptarë në veri të Danubit? Përmendet diku emri Basta në Fjalorin e Onomastikës Shqiptare, sepse disa historianë rumunë e konsiderojnë si shqiptar?  Apo ende nuk e kemi një fjalor të tillë, siç ende nuk e kemi një monografi me titullin “Viriliteti legjendar i kombit shqiptar”, apo një shtet të përbashkët me 7 milionë shqiptarë në Ballkan? Mburremi me arnautët e Tudor Vladimireskut pa e ditur se ai që tentoi ta vrasë ishte shqiptar! Shihe në foto si mbrohet me karrige Tudori nga arnauti me revolen përpjetë? Ka gjasë që fotografia respektive të jetë një vizatim i trilluar në kohën e Çausheskut, por ngjarja është e vërtetë. E kishin blerë fanariotët me para këtë mercenar për ta likuiduar liderin e revolucionit rumun të vitit 1821, por kur e pa se e kanë mashtruar, iu betua Tudorit se do të jetë miku më besnik i tij, duke e mbajtur fjalën e dhënë.

Ka apo s’ka sot ndonjë shqiptar që nuk punon për para për të huajtë? Po, ka, dhe i kemi disa sosh edhe në Bukuresht. S’po ua përmendim emrat që mos ta teprojmë, sepse kemi edhe anën tjetër të medaljes, atë të bashkëprkimeve rumuno-shqiptare në të gjitha fushat e jetës. Çka bëhet kur takohet një shqiptar dhe një rumun në Itali, pyet një marangoz i Bukureshtit dhe përgjigjet: Ata përbëjnë një grup infraksional. “Ne shqiptarët imi hem hajduta, hem shpijona”, më thoshte Zulfi Uzahiri para 20 vitesh në Shipkovicë. “I sheh këta sokola në stacionin hekurudhor”, më pyet një kushëri imi në Berlin (1992), dhe shton: “E sheh se nuk kanë valixhe me vete, sepse kanë dalë të merren me vjedhje në tren!” Sokolat nuk ishin sokola por gogola, apo “kopilat e kombit” siç i pata pagëzuar në shtypin e asaj kohe. Nuk kam gjë kundër shqiptarëve sepse shqiptarët më kanë mbajtur gjallë, njëri ndër ta duke qenë Havzi Omeri që ka investuar mbi 200 mijë franga zvicëriane për kulturën shqiptare në vendlindje, por ku është mirënjohja e shqiptarëve ndaj tij, apo ndaj do tjerëve që kanë dhënë nam parashë për Universitetin e Tetovës? Ku janë miliona markat gjermane të grumbulluara për luftë? Kush ka manipuluar me to? Dihet se kush, por ne nuk merremi me kusha e arusha, por me një segment të psikologjisë së popullit tonë.

Thonë se shqiptari që të gjitha punët i bën duke u përngutur, madje edhe atë punë! Jo për të gjithë e kemi fjalën. Disa madje as nuk dinë të përgjigjen në Internet brenda një kohe të shkurtë, siç veprojnë gjermanët. Disa tjerë nuk dinë të të jenë mirënjohës për kohën e mundin që ndan për afirmimin e kombit shqiptar në botë.  Dikush më shkruan se njëri ndër ata që s’din t’ia bëjë si duhet atë punë gruas së vet, paska lehur kundër meje gjoja se ua botokam librat në 6 ekzemplarë, pa e parë tryezën time të punës apo bibliotekat e Bukureshtit të mbushura me librat e botuar. Cila është pasuria e patundur e disa bossave të Kosovës apo politikanëve tanë që një gozhdë nuk e kanë ngulur diku gjatë jetës së tyre?

Përveç teje nuk do shkelë këmbë shqiptari në shtëpinë time, më thot Dalaj Lama i Shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti. Pse? Sepse 60 vjet të plota militoi për afirmimin e Shqipërisë në këtë vend, kurse Shqipëria e ka qitur në harresë, siç e ka qitur në harresë edhe albanologun e famshëm Grigore Brënkush. Jo Shqipëria i ka fajet por protokolisti Mira Skënderaj që fshihet nën fustanin e pseudonimeve. Çka fshihet pas këtij pamfleti të “papjekur” me karakter vetënjohjeje e vetëpërmirësimi? Asgjë tjetër veçse një çudi ballkanike me konotacione të pandjeshmërisë. Përveç indonezianëve dhe boshnjakëve, ka ndonjë popull tjetër në botë që masovikisht e braktisi fenë e të parëve të vet duke e përqafuar fenë e armikut? Ne e paguajtëm shtrenjtë këtë rikthim si pasojë e të cilit na masakruan serbët në Kosovë, gjë që ka ndodhur edhe më 1913, edhe më 1877-1878, jo vetëm në Kosovë. Deri tani folëm për defekte kurse herën tejtër do flasim për cilësi pozitive që justifikojnë sintagëm “O sa mirë me qenë shqiptar!” Tani rradhën e ka lexuesi me debate pro dhe contra, sepse zëri i popullit është zëri i Zotit (Vox populis vox Dei).



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx