| E shtune, 25.01.2014, 05:59 PM |
CILËSI DHE DEFEKTE
Nga Alban Voka
I
floronjtë duket shpirti i kombit tonë, por nganjëherë e merr edhe vetëveten
mëri pse ke lindur shqiptar! Konstatime fashiste, apo jo? Mua më duket se jo,
sepse frymëzimin ma dha Zoti për këtë pamflet. Ka ndonjë popull tjetër pos nesh
që fjalën Zot apo Zonjë e shkruan me germë të vogël? Jo, nuk ka, por ka diçka
tjetër. Hovi i shqiptarit zgjat tre ditë, thot dikush. Shqiptari ta han bukën e
ta kthen bukën, shton Përlak Parllapani , duke ia shtuar secilit mendim të
papjekur nga një pyetje e pikëçuditëse. Pse? Sepse “maloku” i Sharrit e ka një
fjalë të urtë: “Ban mëjër e xhaj keç!” Ku janë ata që s’janë? Ku janë Besa,
Bujaria dhe Mirësia? Ku janë të parët tanë që digjeshin për komb e atdhe?
Një
kushëri imi në perëndim më thoshte para 20 vitesh se “ne shqiptarët nuk dimë të
mbajmë shtet”, dhe kjo u pa, që nga koha e Ali Pashë Tepelenit e deri te ajo e
Parllapan Pizevengit!
Ka apo
s’ka sot ndonjë shqiptar që nuk punon për para për të huajtë? mos ta teprojmë, sepse kemi edhe anën
tjetër të medaljes, atë të bashkëprkimeve rumuno-shqiptare në të gjitha fushat
e jetës. Çka bëhet kur takohet një shqiptar dhe një rumun në Itali, pyet një
marangoz i Bukureshtit dhe përgjigjet: Ata përbëjnë një grup infraksional. “Ne
shqiptarët imi hem hajduta, hem shpijona”, më thoshte Zulfi Uzahiri para 20
vitesh në Shipkovicë. “I sheh këta sokola në stacionin hekurudhor”, më pyet një
kushëri imi në
Thonë se
shqiptari që të gjitha punët i bën duke u përngutur, madje edhe atë punë! Jo
për të gjithë e kemi fjalën. Disa madje as nuk dinë të përgjigjen në Internet
brenda një kohe të shkurtë, siç veprojnë gjermanët. Disa tjerë nuk dinë të të
jenë mirënjohës për kohën e mundin që ndan për afirmimin e kombit shqiptar në
botë. Dikush më shkruan se njëri ndër
ata që s’din t’ia bëjë si duhet atë punë gruas së vet, paska lehur kundër meje
gjoja se ua botokam librat në 6 ekzemplarë, pa e parë tryezën time të punës apo
bibliotekat e Bukureshtit të mbushura me librat e botuar. Cila është pasuria e
patundur e disa bossave të Kosovës apo politikanëve tanë që një gozhdë nuk e
kanë ngulur diku gjatë jetës së tyre?
Përveç teje nuk do shkelë këmbë shqiptari në shtëpinë time, më thot Dalaj Lama i Shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti. Pse? Sepse 60 vjet të plota militoi për afirmimin e Shqipërisë në këtë vend, kurse Shqipëria e ka qitur në harresë, siç e ka qitur në harresë edhe albanologun e famshëm Grigore Brënkush. Jo Shqipëria i ka fajet por protokolisti Mira Skënderaj që fshihet nën fustanin e pseudonimeve. Çka fshihet pas këtij pamfleti të “papjekur” me karakter vetënjohjeje e vetëpërmirësimi? Asgjë tjetër veçse një çudi ballkanike me konotacione të pandjeshmërisë. Përveç indonezianëve dhe boshnjakëve, ka ndonjë popull tjetër në botë që masovikisht e braktisi fenë e të parëve të vet duke e përqafuar fenë e armikut? Ne e paguajtëm shtrenjtë këtë rikthim si pasojë e të cilit na masakruan serbët në Kosovë, gjë që ka ndodhur edhe më 1913, edhe më 1877-1878, jo vetëm në Kosovë. Deri tani folëm për defekte kurse herën tejtër do flasim për cilësi pozitive që justifikojnë sintagëm “O sa mirë me qenë shqiptar!” Tani rradhën e ka lexuesi me debate pro dhe contra, sepse zëri i popullit është zëri i Zotit (Vox populis vox Dei).