E shtune, 03.05.2025, 02:45 AM (GMT+1)

Editorial

Kastriot Myftaraj: Shtatoren e përdhosën moxhahidinët

E hene, 20.01.2014, 09:10 PM


Shtatoren e Nënës Tereze në Mitrovicë, jo thjesht e rrëzuan por e përdhosën moxhahidinët, dhe pas tyre policët

Nga Kastriot Myftaraj

Edhe nëse shtatorja e Nënës Tereze në Mitrovicë do të ishte rrëzuar vetë, ajo nuk mund të kishte rënë kurrsesi në atë pozicion, drejt përpara sikur ta ketë përkulur dikush me dorë. Një shtatore disametërshe kur bie nga një bazament i lartë anohet, rrokulliset. Është e vërtetë se shtatorja e Sadam Hussein, rrëzimin e së cilës e pa e gjithë bota drejtpërdrejt në tv, u përkul para, ashtu siç u gjet ajo e Nënës Tereze, por ajo e Sadamit kishte shufra hekuri të futura në pjesën bosh të këmbëve për ta mbajtur, gjë që bëhet në rastin e shtatoreve me përmasa shumë të mëdha. Atyre që thonë se shtatorja e Nënës Tereze ra sepse i qenë dobësuar shtrafat (bullonat), me të cilat ishte mbërthyer, domethënë kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe Policia e Kosovës, duket se u janë liruar shtrafat e turpit në tru që e ndalojnë njeriun të thotë rrena në dritën e diellit për nje gjë që të gjithë në Mitrovicë dhe Kosovë e dinë se si është bërë natën në dritën e hënës. Ndonëse bëjnë kinse nuk e përjashtojnë versionin e rrëzimit të shtatores nga dora e njeriut, kryetari i Mitrovicës dhe Policia e Kosovës, qartësisht anojnë nga versioni i rënies vetë të shtatores për shkak të dobësimit të shtrafave, të cilat na paskan qenë shumë të vjetra.

Me këtë, kryetari i Mitrovicës dhe Policia e Kosovës kërkojnë madje edhe që të tallen me ata të cilët e vendosën shtatoren e Nënës Terezë, domethënë se këta njerëz të cilët folën aq shumë për Nënën Terezë paskan kursyer, apo në rastin më të keq paskan vjedhur paratë e shtrafave. Praktikisht po thuhet zyrtarisht nga kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe nga Policia e Kosovës se shtatoren e kanë rrëzuar… vetë ata të cilët e vendosën atë. Kështu po bëhet një tallje e shumëfishtë me shtatoren dhe me Nënën Tereze. Se ata që e rrëzuan shtatoren deshën jo vetëm ta rrëzojnë por edhe ta përdhosin, duke e rrëzuar në atë pozicion që të qëndronte përmbys me kokën poshtë dhe këmbët lart. Ata që e rrëzuan shtatoren e Nënës Tereze në Mitrovicë, punuan me nge, të patrazuar, pa pasur kurrfarë frike nga Policia e Kosovës. Madje Policia e Kosovës tha se u informua për ngjarjen në mëngjes. Domethënë patrullat policore që kanë kaluar në shesh gjatë natës e deri në mëngjes, kanë bërë kinse nuk e kanë parë shtatoren e rrëzuar dhe është dashur që ndonjë qytetar t’ i telefonojë Policisë që kjo të shohë shtatoren e rrëzuar?!

Në të vërtetë krejt Mitrovica e di se shtatorja nuk ra vetë por e rrëzuan, madje e di se cilët janë ata që rrëzuan shtatoren. Ata janë miqtë e ministrit të sotëm të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Memli Krasniqit, biri shpirteror i Hoxhës fundamentalist islamik, Shefqet Krasniqi. Ky Memli që ditën e parë kur hyri në këtë ministri hoqi fotografinë e Nënës Tereze, duke thënë se i ka kaluar koha. Merret vesh, për Memlin vetëm një femre nuk i kalon koha në Kosovë, Hatixhes, gruas së Muhametit. Dhe ky Memli drejton rininë e Partisë Demokratike të Hashim Thaçit. Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri para pak ditësh kishte takim me Hoxhë Shefqet Krasniqin, i cili ka qenë shumë aktiv kundër Nënës Tereze. Me sa duket u dakorduan për çështjen e shtrafave.

Ata të cilët rrëzuan shtatoren e Nënës Tereze rrinë në çajtoret e Mitrovicës dhe tallen duke thënë se shtatoren e kurvës kryqalie e rrëzoi një melek (engjëll) i Allahut, i cili qëndroi mbi kryet e saj dhe e përkuli me majën e gishtit. Edhe policët e Mitrovicës qeshin kur i dëgjojnë këto fjalë. Mitrovica është një qytet shumë i monitoruar nga të huajt, për shkak se është si Berlini i ndarë i kohës së Luftës së Ftohtë në Ballkanin e sotëm. Ngjarje të tilla si rrëzimi i shtatores tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarëve, shërbimeve të fshehta të huaja, dhe ato bëjnë hetimet dhe raportimet e tyre. Dhe arrijnë në përfundimet e tyre. Në Policinë e Mitrovicës dhe në Prishtinë thuhet si nën zë se e dinë se kush e rrëzoi shtatoren, atë e bënë fundamentalistët islamikë, por këtë nuk mund ta thonë publikisht dhe as t’ i arrestojnë se kjo do të jetë shkëndija që do t’ i japë zjarr fuçisë së barutit religjioze në Kosovë, këtë herë jo mes shqiptarëve dhe serbëve, por mes vetë shqiptarëve. Ose më saktë mes qeverisë dhe Policisë së Kosovës nga njëra anë, që kanë detyrim të ruajnë shekullarizmin (ndarjen e religjionit nga shteti) dhe të kufizojnë veprimtarinë fundamentalistëve, dhe radikalëve islamikë, që në Kosovë po del se janë më të shumtë se ç’ thuhet, në anën tjetër. Kjo është arsyeja përse edhe Kisha Katolike e Kosovës është e përmbajtur në reagimet e saj, se i trembet shpërthimit të një lufte religjioze në Kosovë mes shqiptarëve.

Problemi është se radikalët islamikë në Kosovë këtë vetpërmbajtje e shohin si dobësi të palës tjetër, domethënë të shtetit, dhe nxiten të ndërmarrin veprime të tjera të dhunshme. Me veprime të tilla si rrëzimi i shtatores ata testojnë shtetin e Kosovës, ndërkombëtarët dhe vetë shoqërinë kosovare, domethënë krejt shqiptarët e Kosovës. Të nesërmen kur u gjet shtatorja e rrëzuar duhet të kishte pasur tubime që e dënonin aktin në Mitrovicë dhe në të gjitha sheshet e qyteteve të Kosovës. Se Nëna Tereze dhe Skënderbeu janë simbole të njohura botërisht përkushtimi ndaj të cilëve u duhet shqiptarëve të Kosovës që bota të mos i shohë thjesht si turq apo arabë, për shkak të religjionit islam. Mirë se Policia e Kosovës nuk e pa se kush e rrëzoi shtatoren e Nënës Tereze, po a nuk e pa kjo Polici moxhahidin e ashtuquajtur reper Hysen Hyseni, i cili në dritën e diellit vitin e kaluar urinoi te shtatorja e Skënderbeut në qendër të Prishtinës? Sipas ligjeve të Kosovës fyerja e simboleve etnike dënohet me ligj. Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 3/1) Republika e Kosovës është shtet i përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Pra dënohet edhe fyerja e simboleve të shqiptarëve të Kosovës, dhe Skënderbeu është simbol kombëtar shqiptar, edhe për faktin se flamuri kombëtar shqiptar, që sipas logjikës së Kushtetutës së Kosovës është një simbol që duhet mbrojtur me ligj në Kosovë, i përket Skënderbeut. Policia e Kosovës nuk ndërmori asnjë veprim ndaj këtij Hysen Hysenit, i cili bën prej vitesh dhe hymne për Xhihadin të quajtura prej tij “Xhihadi jem”, ku bën thirrje të hapura që të merren armët për të bërë luftën e shenjtë islamike në Kosovë dhe në Shqipëri. Këngët e këtij Hysen Hysenit për Xhihadin janë hite në xhamitë e Kosovës mes të rinjve dhe këndohen madje edhe në dasma. Ata që rrëzuan shtatoren e Nënës Tereze janë të frymëzuar edhe nga këngët e tij. Policët e Kosovës, të pranishëm në sheshin e Prishtinës, qeshnin kur ky Hysen Hyseni pshurrte te shtatorja e Skënderbeut. Policët e Mitrovicës përreth shtatores së rrëzuar të Nënës Tereze talleshin me shtrafat e vjetëruara që nuk e mbajtën dot në këmbë kryqalien.

As gjashtë muaj pasiqë reperi xhihadist pshurri te shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë, u rrëzua shtatorja e Nënës Tereze në Mitrovicë. Me sa duket veprimi i këtij Hysen Hysenit ka qenë një testim. Të tjera veprime do të pasojnë. Se ata që quhen radikalë e ndjejnë që kanë miratimin e pjesës më të madhe të shoqërisë në Kosovë (te shqiptarët). Tashmë në Kosovë eshtë pa kuptim të bëhet dallimi mes besimtarëve radikalë dhe atyre të moderuar. Tashmë në Kosovë mund të bëhet vetëm një dallim, ai mes praktikuesve të Islamit, nga njëra anë dhe jopraktikuesve në anën tjetër. A mund të quhet e moderuar Bashkësia Islame e Kosovës, institucioni zyrtar i religjionit islam në Kosovë? Ajo shtiret kinse e moderuar, por me shpirt e do hoxhë Shefqet Krasniqin në postin e kryetarit të kësaj bashkësie. Prandaj nuk u përjashtua nga bashkësia hoxhë Shefqet Krasniqi dhe as u largua nga detyra e imamit të xhamisë së madhe të Prishtinës, kur e fyeu Nënën Tereze si prostitutë që kishte shkuar në ferr. Heshti Rexhep Qosja, i quajtur nga Edi Rama si mendimtari i Rilindjes së re Europiane të Shqipërisë. Jo rastësisht rrëzimi i shtatores së Nënës Tereze vjen pas takimit të Rexhep Qosjes me hoxhë Shefqet Krasniqin. Të dy i bashkon urrejtja për Nënën Tereze.

Ekziston edhe një lidhje tjetër e qartë mes veprimit të Hysen Hysenit dhe rrëzimit të shtatores në Mitrovicë. Shtatorja e Nënës Tereze u rrëzua në natën e 18-19 janarit, pra të nësermen e ditës së vdekjes së Skënderbeut. A thua vërtet shtrafat u shkulën pikërisht në këtë ditë? Jo. Kjo ditë u zgjodh për të përdhosur dhe poshtëruar njëkohësisht Skënderbeun dhe Nënën Tereze, madje për të paralajmëruar edhe rrëzimin e shtatores së Skënderbeut në Prishtinë. Domethënë kumti i atyre që rrëzuan shtatoren është ky: “Gjergj Kastrioti bre renegat që braktise Islamin e luftove kundër ushtrive të tij, ja ku po ta nisim edhe idhullin e Terezës për me e pasë si frajericë atje në ferr. Më pas do të merremi edhe me atë idhullin tënd në Prishtinë”.

Nëse qeveria, Policia, Prokuroria, shërbimi i fshehtë i Kosovës nuk merren siç duhen me këto ngjarje, atëherë shpejt Kosova do të shndërrohet në një arenë lufte religjioze ndërshqiptare mes të moderuararve dhe radikalëve. Dihet se këtë luftë do ta fitojnë radikalët dhe do të krijohet Emirati Islamik i Kosovës në mes të Europës. Atëherë dhe Perëndimi nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse t’ i japë leje Serbisë të merret përsëri me Kosovën. Dhe atëherë nuk do të jetë Shqipëria ajo që do t’ u hapë derën shqiptarëve të Kosovës. Për ta mbetet vetem një korridor për në Turqi. Maqedonia do të përfitojë nga rasti për të bërë të njëjtën gjë me shqiptarët e Maqedonisë.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx