Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: U ngutët kongresmenë
E premte, 27.12.2013, 10:05 PM
U NGUTËT
TË NDERUAR KONGRESMENË
Nga Frank Shkreli
Siç njoftohet në media të ndryshme, disa kongresmenë amerikanë, i kanë dërguar një letër Komisionit Nobel me të cilën kanë emëruar, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq si dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Katerinë Ashton, kandidatë për Çmimin Nobel të Paqës për vitin 2014. Në letrën e përbashkët nënshkruar prej tyre, kongresmenët amerikanë thonë se kjo treshe duhet të nderohet për rolin kritik që ata luajtën për "normalizimin e marrëdhënjeve" midis Kosovës dhe Serbisë. Ligjvënsit amerikanë i cilësojnë takimet e shumëta të dy kryeministrave me ndërmjetsimin e Bashkimit Europian gjatë këtij viti, si "pikëkëthesë dramatike" në marrëdhënjet midis Kosovës dhe Serbisë.
Para se të shkoj më gjatë, jam i detyruar të them se Kongresmeni Eliot Engel, njëri ndër nënshkruesit e letrës, është njëri prej ligjvensëve amerikanë që ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të veprimtarisë mbështetse të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe për interest e shqiptarëve në përgjithësi. Unë kam pasur fatin të kem qenë shpesh dëshmitar i mbështetjes së tij ndaj kauzës shqiptare, duke u bazuar në ato që ai ka bërë gjatë dy tre dekadave të fundit, në përkrahje të shqiptarëve e sidomos të çështjes së Kosovës. Këtë, kongresmenit Engel nuk mund t'ia mohojë askush dhe jam i bindur se Zoti Engel do të vazhdojë të përkrahë të drejtat e shqiptarëve si më parë, pasi ai, si rrjedhim e kësaj përkrahjeje dhe me të drejtë gëzon një mbështetje të forte dhe të merituar edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Unë këtë nuk e dyshoj, dhe si një shqiptaro-amerikan i jam mirënjohës kongresmenit Engel, siç jam i sigurt dhe besoj se janë edhe shumica e atyre që e njohin mirë mbështetjen e tij për Kosovën dhe angazhimin e kongresmenit Engel për të drejtat e shqiptarëve kudo. Për këtë ai është nderuar nga Kosova dhe Shqipëria, dhe shqiptarët kudo, do t'i jenë atij përgjithmonë mirënjohës.
Por
rekomandimi i këtij grupi kongresmenësh për të emëruar si kandidat për Çmimin
Nobel për paqë, kryeministrin serb, më duket si një masë e ngutëshme dhe e pa
menduar mirë. Janë mbajtur bisedime dhe janë nënshkruar marrëveshje midis
Kosovës dhe Serbisë. Por sipas analistëve në realitet, shumë pak
ose hiç gjë nuk është arritur midis dy shteteve. Vazhdon “status quo ante” në marrëdhënjet
midis Kosovës dhe Serbisë. Për faktin se
Është vështirë
të shihet ndonjë "pikëkëthesë dramatike'' në këtë mes në marrëdhënjet
Kosovë-Serbi. Nëqoftse deklaratat e Daçiqit janë ndonjë shënjë treguese,
në të vërtetë, dhe ndonëse ka nënshkruar marrveshjet -- në qëndrimin
e tij ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar asgjë. Jo më largë se disa javë më parë
ai tha se
Daçiqi nuk ka treguar kurrë ndonjë vullnet të mirë ndaj shqiptarëve, qoftë ndaj Kosovës, qoftë ndaj Shqipërisë. Madje, kohët e fundit në një intervistë televizive, ai vuri në dukje ndjenjat e tija të thella antishqiptare, kur me inatin e tij primitiv anti-shqiptar u shpreh se nëqoftse Shqipëria antarësohet në Bashkimin Europian para Serbisë, atëherë sipas tij, serbët si komb duhet të bëjnë vetvrasje kolektive, duke thënë tërthorazi se Shqipëria është një vend i prapambetur që nuk meriton antarësimin e saj në BE.
Është e famëshme thënja se "pa paqë nuk ka drejtësi''. Çdo marrëveshje për normalizim marrëdhënjesh dhe për vendosjen e paqës së vërtetë midis dy vendeve duhet të jetë e drejtë për të dy palët, por sidomos për viktimën. Marrveshje të tilla do ishin shpresëdhënse, po të ishin të sinqerta, dhe do të përbënin një hap përpara për marrëdhënjet afat gjata midis serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan si dhe një pranim i të drejtave të barabarta universale të njeriut dhe zbatimit të ligjit në atë rajon. Por kam drojë se marrëveshjet e arritura në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilat kongresmenët amerikanë propozuan Zotërinjtë Thaçi, Daçiq dhe Zonjën Ashton për Çmimin Nobel për Paqë, nuk përmbajnë sinqeritetin e vullnetit të mirë dhe as frymën e kompromisit as respektin e ndërsjellët dypalësh. Prandaj si të tilla, është e vështirë të shihet se si këto marrëveshje do të çojnë në rrugën drejtë një paqeje dhe drejtësie dhe në normalizimin aq të nevojshëm të marrëdhënjeve midis dy popujve, si një parakusht për të dy vendet në përpjekjet e tyre për tu integruar në Europë. Këto marrveshje të arritura midis Prishtinës dhe Beogradit siç duket janë një rast i humbur historik për t'i dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë shtetërore të Serbisë e cila ka shkaktuar aq shumë vuajtje dhe dhimbje ndër shqiptarë për më shumë se një shekull. Andaj si i tillë të nderuar kongresmenë, megjithë respektin që kam për ju, vendimi i juaj ishte i nxituar sepse përfaqsuesi i regjimit të Beogradit nuk meriton emërimin për Çmimin Nobel për paqë. Mund të ketë një paqë të brishtë midis Kosovës dhe Serbisë, por siç ka thënë gazetari i njohur amerikan, Uilliam Allen Uajt, "Paqa pa drejtësi është tirani". Dhe për ushtrim tiranie fizike dhe psikologjike, të pakën deri më sot, nuk është dhënë Çmimi Nobel për paqë.