Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Shqiptarët meritojnë antarësimin në BE
E premte, 20.12.2013, 09:59 PM
SHQIPTARËT
MERITOJNË ANTARËSIMIN NË BASHKIMIN EUROPIAN
Nga Frank Shkreli
Ja më në
fund edhe një zhgënjim tjetër! Europa i thotë JO edhe njëherë dhe me plotë
gojë dhënjës së statusit kandidat Shqipërisë. E shtynë
vlerësimin edhe për gjashtë muaj të tjerë. Ishte ky një vendim, jo i
pa pritur i vendeve më të rëndësishme të Europës, si Gjermania,
Ndonëse pak më heret Komisioneri i BE-së për Zgjërimin, Stefan Fyle, kishte rekomanduar dhënjen e statusit kandidat Shqipërisë, ai ja ''hodhi topin'' qeverisë shqiptare duke thënë se dhënja e statusit të vendit kandidat, Tiranës, ''Tani është në dorë të qeverisë shqiptare", nëqoftse është serioze për të plotësuar kushtet e BE-së, të cilat janë të njëjta për të gjithë. Megjithëse besohej se gjatë vitit të kaluar ishte përmirësuar disi klima e qendrimit të Europës ndaj Shqipërisë dhe zbatimit të kushteve, vendimi i BE-së të martën erdhi si një pasqyrim i një doze të madhe të realitetit të gjëndjes, jo si një "tush i ftohët'', por si një goditje e rëndë ndaj aspiratave të Shqipërisë dhe Shqiptarëve, si njëri ndër kombet më të vjetëra të kontinentit për të zënë vendin e vet aty ku i takon, në bashkësi me kombet e tjera të Europës.
Si është e mundur që Shqiptarët të cilët janë kombi që favorizon me përqindje dërmuese antarësimin në Bashkimin Europian, është më larg këtij qëllimi se pothuaj çdo komb tjetër, 20-e sa vjetë pas rënjës së komunizmit. Pse këjo vonesë dhe pse kaqë gjatë?! Kujtë i intereson mos integrimi i Shqiptarëve? Statusi i kandidatit është vetëm fillimi. Dhe dhënja e statusit, si të thuash, do të dukej vetëm si shënjë e vullnetit të mirë europian ndaj Shqipërisë -- gjë që nuk ndodhi --në rrugën e saj të gjatë drejtë integrimit dhe asgjë tjetër. Sepse raporti i Komisionit Europian e bën të qartë se problemet vërtetë të mëdha për negociata me Shqipërinë mbeten për periudhën kur të bisedohet për vet pranimin e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që siç tha pardje për Deutsche Welle, Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, mund të marrë 8-10 vjetë.
Tani lind
pyetja se sa serioze është Europa për antarësimin e Shqipërisë. A nuk meritonte Shqipëria një
konsideratë sa
As klima e politikës së polarizuar në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit nuk ka ndihmuar në rrugën e integrimit të vendit. Në të vërtetë, polarizimi politik, mund të jetë një ndër arsyet kryesore të hesitimeve europiane për t'i hapur Shqipërisë dritën jeshile. Nuk më kujtohet emëri i një zyrtari europian disa vite më parë, por më kujtohet deklarata e tij në lidhje me diskursin e ashpër politik në Tiranë, sidomos të debateve në parlament, i cili pat thënë se, "nëqoftse këta (politikanët shqiptarë) nuk merren vesh me njëri tjetërin, si mund të presim që ata të merren vesh me ne." E vërtetë ose jo, varet nga pikëpamja e secilit prej nesh, por fatkeqsisht kjo është përshtypja që perëndimorët kanë për klasën politike shqiptare. Debati politik në Shqipëri duket sikurë nuk le hapësirë për kompromis. Shumicat qeverisëse, gjatë viteve, përfshirë edhe shumicën e tanishme qeveritare, kanë deklaruar me mburrje se duke pasur shumicën në parlament, mund të bëjnë çfarë të duan, pa marrë parasyshë qëndrimet e opozitës ose të shoqërisë civile. Kjo nuk është demokraci e vërtetë, pasi demokracia e vërtetë, përveç shumicës në parlament, është gjithashtu dhe ndoshta më me rëndësi, një proces i vazhdueshëm e gjithëpërfshirës, ku duhet të dëgjohen të gjitha palët dhe të merren në konsideratë të gjithë zërat kundërshtarë, në një frymë tolerance dhe kompromisi për mendimet dhe qendrimet e të tjerëve. Është i doemosdoshëm bashkpunimi dhe konsensusi politik mbi çështje madhore të kombit, siç është antarësimi në BE dhe integrimi njëherë e mirë i shqiptarëve, përfshirë edhe Kosovën, në organizmat euro-atlantike.
Ky ishte edhe mesazhi i Sekretares së Shtetit Hillari Klinton para parlamentit shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë vitin që kaloi. Duke folur për veten e saj, ajo vuri në dukje se megjithëse kishte bërë një fushatë të ashpër kundër dhe kishte qenë kundërshtare politike e Presidentit Obama, ajo punoi për 'të si Sekretare e Shtetit. Pyetjes se si është e mundur që si kundërshtare e tillë politike t'i shërbente administratës së Obamës, Hillari Klinton u përgjigj para parlamentarëve shqiptarë duke deklaruar se, "Është krejt e thjeshtë. Ne të dy e duam atdheun tonë", u shpreh Hillari Klinton para ligjvenësve shqiptarë.
Hillary Klinton, duke folur si mike e kombit shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u bëri sfidë përfaqsuesve shqiptarë që të gjejnë rrugën e sinqertë të bashkpunimit, "sepse më në fund", tha ajo, "udhëheqsit në një demokraci të vërtetë, vendosin interesat e kombit mbi interesat personale dhe partiake." Zonja Klinton me të drejtë tha me atë rast se ndonëse Shqiptarët kanë një histori mijëra vjeçare, është ekzaktërisht këjo periudhë në të cilën jetojmë, e cila mund të ketë pasojat më të mëdha që ka përballur ndonjëherë kombi shqiptar për konsolidimin përgjithmonë të demokracisë për brezat e ardhëshëm. Në fjalimin e saj, Hillari Klinton, i drejtoi parlamentit shqiptar disa pyetje të mprehta që janë edhe sot aktuale, sidomos përballë shtyrjes së dhënjës së statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Ndër të tjera, ajo pyeti: "A do vazhdojë Shqipëria të ndërtojë një qeverisje të mirë? A do të vazhdojnë udhëheqsit e saj të sigurojnë besimin e popullit se puna e qeverisë do të japë rezultate të mira? A do të lini më një anë interesat personale dhe partiake, për të mirë të vendit tuaj? A do të ndërmirrni bërjen e reformave që mbështesin rritjen ekonomike duke krijuar mundësi për të gjithë shqiptarët? A do të luftoni korrupcionin që favorizon disa në kurriz të shumëve? A do të vazhdoni të bëni punën e rëndë që nevojitet për t'u antarësuar në Bashkimin Europian, duke qenë të vetdijshëm se është rruga që ofron paqën dhe progresin për të gjithë qytetarët tuaj?" Ishin këto pyetje që vetë Zonja Klinton tha se vetëm udhëheqsit shqiptarë mund tu përgjigjen, por janë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe marrje masash vendimtare nëqoftse, siç tha ajo një vit më parë në Parlamentin shqiptar, “dëshironi të bëni përparim drejtë antarësimit të Shqipërisë në Be-në”, aty ku e kini vendin", tha ajo. Këtë detyrë, përfundoi Zonja Klinton ua kini borxh ''fëmijve dhe brezave të ardhëshëm...në një botë mundësishë, tolerance dhe gjithëpërfshirse."
Shqiptarët meritojnë antarësimin në një Europë të bashkuar e cila i respekton ata si të barabartë me të gjitha kombet e tjera dhe njëkohësisht, Shqiptarët meritojnë një qeveri, një opozitë dhe një klasë politike, që do të bëjnë ç‘mosin për të bërë të mundur realizimin e kësaj ëndërre shekullore të të gjithë Shqiptarëve kudo.
Kur do valvitet edhe flamuri i kombit Shqiptar në këtë mes?