E premte, 02.05.2025, 09:50 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Selimi: Myslimanë të krishterë!

E hene, 06.01.2014, 09:59 PM


Shqiptarët në kërkim të identitetit të ri fetar!

Myslimanë të krishterë, komunitet i ri mysliman, apo fillim në rikthim?

Namazi është kushti kryesor në radhën e ritualeve për të qenë myslimanë. Është lutja pesë herë në ditë që bëjnë islamikët. Sa shqiptarë muhamedanë mbajnë rregullat fetare? Apo jemi në kërkim të një identiteti të ri fetar?

Nga Ramiz Selimi

Vitet e fundit është shtuar dukshëm debati mbi fetë nga prijës fetarë, teolog, intelektualë, publicist dhe qytetarë të shumtë në mjete të ndryshme të informimit dhe rrjetet sociale. Spekulimet për shkaktarët e debateve fetare mund të jenë nga me të ndryshmet, por e sigurt është se shërbimet e huaja kanë dorë në rrjedhat e tanishme. Temat e tilla nuk i kamë preferuar ti komentojë asnjëherë, për arsye se shqiptarët njihen si popull tolerant dhe respektues ndaj feve të ndryshme. Parimi im fetar është se besimi është diçka personale, vullnetarë dhe i drejtimeve të ndryshme. Thënia e teologut Josepf Murphy se, në secilin njeri  gjendet një energji me mundësi të madha veprimi,  të cilin njeriu e vendosë në lëvizje me anë të besimit, është parim i imi. Me anë të kësaj energjie janë bërë zbulimet e mëdha në dobi të njerëzimit, sa që shumë teologë dhe shkencëtarë, këtë energji  e krahasojnë me  zotin që gjendet në secilin njeri. Pra, Zoti gjendet në trupin e myslimanit, katolikut, ortodoksit, budistit, hindusit etj. Ai nuk bënë dallim se myslimani është i preferuari i tij në krahasim me fetë tjera.

Në bazë të librave historik të kohës është  konfirmuar se territoret shqiptare të veriut (nën sundimin osman) u konvertuan në masë të madhe në myslimanë në shekullin e 19. Shumë familje u ndanë në dysh, jemi dëshmitarë kur gjyshet tona të reja mbanin kryqin në qafë, e kishin amanet nga nënat e tyre, edhe pasi martoheshin me myslimanë.

Shqiptarë të myslimanizmit tradicionalë apo myslimanë liberalë?

Gjatë pushtimit Osman dhe Jugosllavë, Shqiptarët myslimanë  luteshin me Plis të bardhë dhe Tierq të gajtanit, pra me veshje kombëtare, ishin tolerant ndaj besimeve tjera,  pushtuesit e huaj mund të kenë ndikuar që ne kemi qenë tolerant. Tani kur gjendemi në Tranzicion apo Demokraci kemi një lloji lirie fetare, politike, ku secili individ ka të drejtën personale të besimit.

Shqiptarët myslimanë janë të pakrahasueshëm në botë, sa që Arabët na quajnë të “pa” fe, pra vendi shihet si një terren i mirë për konvertime. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë zbatuar  myslimanizmin e vërtet, sepse kultura jonë Ilire dhe Europiane nuk e akcepton atë ideologji. Rregullat e Kuranit i përshtatën kushteve dhe traditave arabe, po u zbatuan ato në perpikëmeri, ne do të marrim pamje të një shteti islamik. Grupe të vogla që duan të zbatojnë rregullat nga Kurani, e që për shumicën janë të panjohura, quhen ekstremist nga grupi i madh, ti quajmë myslimanë "liberale". Grupi i madh shqiptarë myslimanë "liberale" është i llojit të veçantë që festojnë festat e katolikëve dhe myslimanëve. Ky grup mund të konvertohet në drejtime të ndryshme, nëse lejohen shërbimet e huaja të veprojnë në territorin tonë, të zhvillojnë aktivitetet e tyre sikurse tani. Grupi i madh mund të ruhet me ndërhyrje të shtetit duke larguar dhe ndaluar të gjitha organizatat e huaja.

Para vitit 1945 feja islame është zbatuar nga të konvertuarit,  në bazë të rregullave të ofruara nga prijësit e tyre fetarë. Në komunizëm kishte një lloji ngecje në zbatimin e rregullave fetare, edhe pse vizitat në Xhamia nuk ishin të ndaluara, ato ishin të zbrazëta gjatë ritualeve fetare, në krahasim me Kishat. Gjeneratat e rritura në këtë periudhë tani kanë pasardhësit , të cilët duan t’a gjejnë veten në besimin e preferuar. Një pjesë e madhe e tyre gjendet në Europë, të cilët po rriten në një ambient tjetër nga ai në Kosovë, direkt apo indirekt edhe ata do të ndikojë në vendimet fetare të familjeve të tyre në vendlindje.

Organizatat e huaja fetare, rrezikojnë  Shqiptarët!

Shqiptarët myslimanë më shumë ju ngjajnë ateistëve se sa besimtarëve fetarë, në krahasim me shqiptarët katolikë, që më saktë dhe me më vullnet besojnë në besimin e tyre. Një i ri nga Prishtina me tregoj hallin e tij. Ai me tha se, ka një rast të mirë të përfitojë 500€ në muaj nga një organizatë e Emirateve të Bashkuara Arabe.  E  gjitha që duhet të bëjë, tha ai, është të lutet 5 herë në ditë, të vizitojë xhaminë njëherë në javë, mundësisht të lëshojë mjekër dhe gjinia femërore të mbajë shami në kokë. Jam në hall financiar vazhdoj ai, kërkesat e organizatës nuk dallojnë aspak nga rregullat që lexova në Kuranë, tha djaloshi. Organizatat e huaja fetare janë duke e rritur aktivitetin e tyre në këtë kohë krize, nëse vazhdohet me këtë ritëm, tha djaloshi,  shpejt do ta kemi Kosovën atje ku askush nuk dëshiron. Kam frikën se prapa këtyre dukurive qëndron Serbia dhe Rusia të cilët janë miq të mëdhenj të arabëve. Do të bëjë të pamundurën, të kërkoj zgjidhje tjetër financiare,  tha djaloshi! Këto organizata po veprojnë me leje të qeverisë, tani ka ardhur momenti që qeveria të veproj sepse dikur do të jetë tepër vonë, mendonte ky i ri.

Shumica e myslimanëve në Kosovë sillen si të krishterë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por edhe në ahengje, festa familjare dhe sjelljet e përditshme, dikush e quan myslimanizmi tradicional, kjo ka të bëjë me atë se shqiptarët  janë pjesë e kontinentit Europian, të gjitha rrugët të dërgojnë aty . Kjo shumicë (për mua ateiste) nuk po mund i akcepton fetarët e vërtet muslimanë, të cilët kanë drejt ti luten zotit 5 herë në ditë, të cilët kanë drejt të rrisin mjekrat, të cilët janë të detyruar të mbulojnë lëkuren dhe flokun, e sidomos gjinia femërore, sepse të gjitha këto rregulla ashtu janë të shkruara në Kuran. Kjo pakicë e mjekrave medoemos që do të orientohet në drejtimin e vet nga shtetet arabe, por ata do të mbesin çdoherë pakicë, sepse pozita gjeografike do të flas për shumicën, e cila do të jetë e detyruar ta mbajë formën e tanishme të besimit (të themi “liberalë islamë”) apo kalimit në rikthim. Këta “liberalë” do të festojnë festat fetare të krishterëve dhe myslimanëve.  Se reformat janë të domosdoshme në fenë islame, treguan vitet e fundit me krizat e njëpasnjëshme në shumë shtete Arabe.  Europa shpreson shumë që” liberalët fetarë muslimanë” të mos kalojnë të pakica, që ne po i quajmë fetarë ekstremist, në realitet ata nuk janë radikal, por vetëm fetarë të saktë të stilit arab.

Feja myslimane është fe arabe! E krishtera Europiane!

Arabët  ishin në luftë të vazhdueshme mes vete, apo më mirë të themi fiset arabe, këto luftëra ishin brengat kryesore të Muhamedit. Profeti e shihte edhe politeizmin si një pengesë drejt bashkimit të arabëve, sepse secili fis kishte zotin ose zotat (panteonin) e vet. Muhamedi e shpalli fenë e islame vetëm në moshën 40-vjeçare, dëshira e tij ishte që gjuha arabe të dominojë në gjithë botën. Nuk është e çuditshme që përpos disa hoxhallarëve, populli shqiptarë çdo shkrim e kishte të servuar në gjuhën arabe.  Kjo dëshmon se feja islame është besim Arab, sikurse Krishterimi që është besim Perëndimor, apo Budizmi Kinez. Nëse marrim dhe lexojmë Biblën e Kuranin, do të gjejmë krahasime të shumta me disa ndryshime të vogla. P.sh. Fjalia:” Në emër të Atit (Zotit), Birit(Jezusit), e të Shpirtit të Shenjtë (Mëshirbërësi), kemi në Kuran të shkruar: Në emër të Allahut(Zotit), Mëshiruesit(Muhamedit), Mëshirëbërësit . Mirëpo, sjelljet dhe disa pika  nga libri fetarë, që ju kanë përshtat mentalitetit arab, vështirë se mund të gjejnë përkrahje të shumica shqiptare, sepse në kemi mentalitet të ndryshëm nga Arabët. P.sh kjo fjali në Kuran:,El Tewbe 29. “Luftoni ata që nuk besojnë Allahun dhe botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari  i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë”. Ose në: El Tewbe 5. “E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që ti gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vënju pritë në çdo shteg”. Kjo më shumë ka të bëjë me luftimin e fiseve Arabe, që kundërshtonin këtë ideologji.

Myslimanët e Ballkanit janë të llojit të veçantë, të pakrahasueshëm në botë. Në asnjë shtet të botës të besimit myslimanë nuk gjendet pema e bredhit për vit të ri në shtëpitë e tyre. Edhe fetarët e përbetuar si hoxhallarë të këtij besimi  po bien ndesh me rregullat e shkruara, në një formë ose tjetër, për shkak të ambientit, rrethit dhe kulturës së shqiptarëve. Ne jetojmë dhe punojmë në Europë, prandaj deshëm apo nuk deshëm, do ti përshtatemi kushteve dhe rrethanave ekzistuese. Kalendari Gregorian është një nga kalendarët më të përsosur që ka njohur njerëzimi, është kalendar i bazuar ne sistemin diellor, në krahasim me kalendarin mysliman të hixhrit,që bazohet në sistemin e hënës, shumica e shqiptarëve nuk do të interesohet asnjëherë për vitin e ri Arab, ata do ta festojnë çdoherë  vitin e ri Gregorian.

Që Feja dhe Kombi janë të ndryshme, këtë e kanë konfirmuar më së miri Shqiptarët, duke qenë tolerant dhe respektues ndaj besimit tjetër. Edhe tani nuk është ndryshe, Kombi  mbi të gjitha, besimin ta mbajmë në shtëpi, për Komb të flasim në çarshi.



(Vota: 33 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx