Editorial
Veneta Çallpani: Martesa- gay?!!...
E hene, 09.12.2013, 08:10 PM
Martesa- gay?!!...
Nga Veneta Çallpani
Qenia njerezore eshte dhe do te mbetet nje mister nga i cili cdo here do te mesojme gjera te reja, e ndoshta keto gjera te reja mund te jene shokuese e te papranueshme. Gjithmone njeriu iu eshte nenshtruar " ligjeve" ( natyrore apo ato qe I krijoi vet me pas) dhe kjo gje duhet te kete nje arsye. Evolimi,term te cilin e kam degjuar dhe e degjoj shpesh,jo rralle perdoret si nje justifikim per homoseksualet. Pra, evolimi nga kafshe- njeri e tani nga njeri ne kushedi se cfare. Nuk e kam idene se si mund te ndihet nje gay,se si mund ta dashurojne njer-tjetrin,se si e perceptojne ata jeten. E megjithate ketu qendron thelbi I ceshtjes. Cfare eshte nje gay? Pse quhet I tille?
Nuk mund te paragjykoj dike per dicka qe nuk e kam provuar,por jam kurioze te di se cfare ka qe " nuk shkon" ( ose shkon ndryshe) tek ata, qe I ben te sillen ndryshe nga te tjeret? Kesaj pyetje mendja ime mund ti afroje shume pergjigje : probleme gjenetike,probleme mendore,probleme familjare,shoqerore ose shpirterore. Keto jane mendime qe askush nuk mund te mi ndaloje,ama asnjera prej tyre nuk eshte e vertetuar,prandaj serish me ngelin thjesht mendime. Por jane disa pyetje te cilave mund tu kthehet pergjigja.
Gay- et kerkojne te drejtat e tyre,lirine per te bashkjetuar,per tu pranuar ne shoqeri me te gjitha te drejtat e barabarta dhe tashme...Kerkojne qe ligjerisht te aprovohet martesa e tyre. Perpara qe te aprovohet dhe pranohet kerkesa, ata duhet te jene te qarte me veten e tyre ne ate cfare kerkojne. Duhet te kene te qarte termat " martese" dhe "familje ".
Nuk dua te zgjatem ne shpjegimin e ketyre termave,por me lind pyetja: pse ata duan te martohen? Cdo njeri kur mendon per martesen, realisht enderron per ate qe sjell martesa,femijet, pra nje familje. Megjithate nje cift mund te krijoje nje familje edhe pa u martuar. Atehere cfare duan realisht homoseksualet? Te martohen dhe te krijojne familje? Ne momentin kur ata kane te drejte te martohen,do te thote se kane te drejte te krijojne familje, do te thote se kane te drejte te kene femije ( te huaj) dhe te rrisin femije,pra te jene prinder. Ne rastin e tyre nuk mund te sjellin ne jete femije,te lene pasardhes,pra duhet te adoptojne dhe ta gezojne kete te drejte. Nese u jepen keto te drejta homoseksualeve,kjo nuk do te thote se ata mund te kene te drejte te vendosin per jeten e nje femije duke u afruar atyre dy baballare te panjohur. Nuk kane te drejte qe tu japin per adoptim dy burrave,nje vajze te vogel e te pafajshme, e cila ka nevoje per pranine e nje nene. Ka nevoje te mesoje cfare do te thote te jesh femer e te sillesh si e tille. Ka nevoje te therrase "nene" dhe te mesoje qe ne te ardhmen te behet vete nje nene e mire. Cilit prej dy burrave mund ti therrase nene apo baba? Cili prej tyre mund te mendoje si nje femer,nene apo te sillet si e tille? E thashe me pare qe nuk dua te paragjykoj dicka qe nuk e kam provuar,por as ata nuk e kane provuar ndjenjen e nenes,sepse te jesh nene do te thote te lindesh dhe ata kurre nuk do te mund ta perjetojne kete ndjenje. Kurre nuk do te mund ta kuptojne vajzen e tyre, e cila ne te ardhmen edhe mund te bjere ne dashuri me njerin prej tyre. E ata nuk do te mund ta quajne kete gje jo normale; por jam kurioze te di, si do te ndiheshin nese kjo gje ndodh?
Si munden ata te shkaterrojne jeten e femijeve te pafajshme te cilet nuk jane ne gjendje te vendosin vete.
Ata kane lindur nga nje grua dhe nuk e dine cfare do te thote te rritesh me dy baballare. Si do ta mesojne dhe edukojne vajzen e cila do te ndihet si "aliene" ne pranine e dy burrave prinder. Valle a i mendojne ata keto gjera? Nuk mund te ndertojne lumturine e tyre duke shkaterruar lumturine e te tjereve, te fitojne te drejtat e tyre duke shkelur mbi te drejtat e te tjereve. Nese ata duan te bashkjetojne,le ta bejne, nese e duan njeri-tjetrin le te rrine bashke,por perse ju duhet nje martese kur nuk mund te krijojne familje? Perse duhet te marrin femijet e botes,vetem per te kenaqur egon e tyre?
Cfare duan realisht ata? Mos ndoshta kane nevoje per vemendje dhe perkrahje ne menyre qe te ndihen mire me zgjedhjet e tyre,qe te ndihen ne paqe dhe si gjithe te tjeret?
Perpara se te kerkojne dhe te aprovohet martesa e tyre, le te mendojne pak me shume ata qe po e kerkojne,dhe te mos nxitohen ata qe do veprojne!