Editorial
Lavdrim Lita: Car Dushani i ftuar në 20-vjetor
E diele, 08.12.2013, 09:00 PM
Car
Dushani i ftuar në 20-vjetorin e lidhjeve diplomatike Shqipëri-Maqedoni
Nga Lavdrim LITA
Në prag të 20 vjetorit të lidhjeve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, shfaqet pa pritur një statujë serbe që errëson solemnitetin e përvjetorit. Është poshtëruese për shqiptarët e Maqedonisë vendosja në sheshin e Shkupit të statujës së Car Dushanit, një mbret serb pa lidhje me Maqedoninë e sotme, përpos lidhjes me pansllavizmin imperialist.
Padyshim statujat nëpër qytetet shërbejnë jo vetëm për të vlerësuar lart figurat e së kaluarës plot simbolikë, por edhe një mënyrë për të matrikulluar territorin, ashtu siç bëjnë besimet religjioze me minare dhe kryqe. Statujat për pushtuesit janë poshtëruese për popullatën viktimë të gjenocideve.
Në këtë rast
statuja e mbretit serb Car Dushan në Shkup është një provokim i shumëfishtë, për
memorien kombëtare dhe për kulturën politike sidomos shqiptare. Ai që ka
menduar të vendosë këtë shtatore i di
Ndërkaq mungesa e identitetit të politikës e kulturës sllave në Maqedoni që shfaqet me përvetësimin e Perandorëve të Lashtësisë, të Mbretërve serbë dhe shenjtorëve shqiptare dëften për një boshllëk ekzistencial të vendimmarrjes politike maqedonase që i lejon vetes të dalë në sipërfaqe si një grabitqare e pamëshirshme. Grabitqarët shikojnë më mirë natën dhe natën u vendos statuja e Car Dushanit. Simbioza ezoterike e atyre që vendosën statujën natën me një shfarosës serb të mesjetës është një lidhje gjaku e pandërgjegjshme.
Nuk kuptohet pse u porosit një shtatore e një mbret mesjetar serb në një moment që qeveria Gruevki po negocion me Greqinë për emrin ndërkombëtar të shtetit Maqedonas. Mjafton që FYROM të lidhet në federatë me Serbinë dhe të anëtarësohet në BE, pasi në strukturat e NATO-s nuk anëtarësohesh me ngritjen e shtatores serbe në mes të Shkupit. Nuk kuptohet përse BDI-ja nuk mban një qëndrim të fortë ultimativ ndaj një gjesti publik që injoron tërësisht komunitetin shqiptar në Maqedoni.
Nëse qeveria Gruevski ose dorasët e saj ka vendosur të shkojë në zgjedhje të parakohshme duke nxitur ndjenjat nacionaliste të votuesve sllavë, të cilat i qeras me statujën e Stefan Dushanit, atëherë nuk ka përse të shpenzojë kohë dhe para të taksapaguesve për gjëra të tjera. Zhvendosja e vëmendjes nga kriza ekonomike dhe politike në të cilën e ka çuar Maqedoninë qeveria Gruesvski nuk mund të kalojë me manipulimin e emocioneve të përkatësisë. Vija kuqe është kaluar.
(Autori është gazetar nga Tirana dhe njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni)