E premte, 02.05.2025, 09:36 AM (GMT+1)

Editorial

Ukshin Zajmi: Lojërat për destabilizimin e shqiptarëve

E premte, 13.12.2013, 10:30 PM


Lojërat për destabilizimin e shqiptarëve

Nga Ukshin Zajmi

Marëveshja Prishtinë-Beograd e arritur në Bruksel, sikur po jep shkëndijat e para për një stabilizimi të marëdhënieve Kosovë-Serbi, në çarqet diplomatike po vehen konturat e një loje për destabilizimin e shqiptarëve në trojet e ish-Jugosllavisë. Përderisa në komunat e Kosovës me shumicë serbe (sidomos të atyre në veri) proklamohet motoja: nuk do të valoj këtu flamuri i Kosovës, në Shkup, nga qielli, jashtëtokësoret instalojnë shtatoren e mbretit Dushan(!?) Dhe, atyre që intervenuan për ta rrënuar këtë shtatore tashmë u kanoset arrestimi e dënimi, përderisa në Preshevë, kohë më parë me forcen e tankseve u zhbë lapidari i Dëshmorëve të kësaj ane (u dërgua në Nish, afër Mollës së Kuqe!), e, në një fshat të Strugës u dënuan shqiptarët, sepse tentuan të ndërtojnë një lapidar shqiptar. Qytetarët e vendeve me demokraci të avancuar, për këto raste, sigurisht se do të pyesnin, athua edhe kësaj i thonë demokraci? Në këtë prizmë duhet edhe Bashkësia Evropiane, që monitoron në këto anë, t’i vështron këto ngjarje.

Se demokracia në Ballkan po zhvillohet me dy masa (kute) dëshmojnë ngjarjet në autobusa në Shkup: kur të dëmtuar janë shqiptarët-akteret nuk zbulohen, ndërsa kur të dëmtuar janë maqedonasit-akteret zbulohen mbrenda ditës! Nga këtu edhe lind dilema: athua shqiptarët rrahen nëpër autobusa nga jashtëtokësoret e padukshëm, të cilët edhe e vendosën mbretin Dushan dhe Josip Broz–Titon në piedestalet e vendosura më herët? Dhe, pikërisht në këtë vend janë vendosur pesë perandor serb. Në Kosovë, nëpër shkollat serbe mësohet sipas plan-programit të Serbisë ndërsa në Preshevë arrestohen Abetaret e dërguara dhuratë! Kush i thot kësaj demokraci?!

Lipjanasi Velko Odalloviq (që kontribuoj në shpërbërjen e strukturave shqiptare në Kosovë në vitin 1990 e tutje) nga Beogradi thot se, dosjet e UÇK-së ndodhen në Shkup, ndërsa në Rashkë organet serbe zvarisin punimet në një vend ky dyshohet për varrezë masive. A nuk është habitëse kjo (?!) Me kujtohet edhe një konstatim i mëhershëm i autoriteteve shtetërore të Serbisë se, në Ballkan po krijohet koridori i gjelbërt: Stamboll-Shkup-Prishtinë-Tregu i Ri (Novi Pazar)-Sarajevë, dhe paraqitja e sekteve të reja fetare pikërisht në këtë relacion, sikur me asocon në realizim të një plani sekret, të hartuar dikund, shumë më heret. Kur gjithë kësaj i shtohet edhe trajtimi jo i duhur i komunitetit shqiptar në Mal të Zi, ndërsa komuniteti malazez në Kosovë merr tretman të posaçëm, hamendem se në Ballkan diç nuk shkon ashtu si duhet. Nuk trajtohen komunitetet pakicë njësoj në këto shtete të brishta demokratike. Dhe pikërisht kjo laramani e trajtimeve, nuk kontribuon në stabilizimin e rajonit, por në të kundërten, e për këtë dikujt i shkon uji në mulli dhe aktualisht është duke i ardhë era kësaj.

Vështruar në aspektin e shtrirjes së popullatës në këtë rajon, del se është e banuar me shqiptarë dhe ngjarjet ndodhin pikërisht në dëm të tyre, andaj pritet edhe reagimi i pamatur i tyre, gjë që cytë hartuesit e këtyre projekteve, për t’i bërë shqiptarët fajtorë kujdestar, ashtu siç u trajtuan që prej luftërave ballkanike e këndej (lexo: Dimitrije Tucoviq, Mosha Pijade e të tjerë). Pikërisht për këtë, shqiptarët në këtë territor duhet të vetëdijesohen dhe të mos bien pre e ndikimeve qoftë politike, morale,  materiale apo fetare për të kontribuar në përkeqësimin e gjendjes e për të cytur krijimin e aleancave të reja, qoftë si ajo e Shën Stefanit apo të ngjajshme. Në këtë aspekt edhe acarimet në mes të partive politike shqiptare, kudo qofshin ato, sikur dëshmojnë se, hileti i përçarjes ka hyrë edhe këtu. Andaj edhe popullata, sidomos ajo shqiptare, është e përçarë në mes vete, pikërisht për fajin e partive, të cilat, pos që po humbin vende në parlamente, ato, edhe po e përkeqësojnë gjendjen sociale të popullit. Andaj, nuk është thënë kot:”skamja të çon në derë të hasmit!”

Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, mund të konstatohet se, intelektualët që veprojnë në kuadër të partive politike shqiptare, në vendet që kanë dalë nga shthurja e ish Jugosllavisë, duhet të ndikojnë që të mos punohet në dëmë të popullatës, por për ate, duke vepruar për përmirësimin e gjendjes politike, shoqërore e sociale të saj, madje edhe duke themeluar një asociacion të partive politike në nivel të rajonit. Përndryshe, një destabilizim i ri në këtë territor, shqiptarët mund të pësojnë më së shumti, madje edhe me ambicjen për bashkim.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx