E premte, 17.05.2024, 04:14 PM (GMT+1)

Editorial

Marjan Sebaj-Sopi: Barazia - kusht për bashkëjetesë

E hene, 20.01.2014, 09:05 PM


Barazia përkundër dallimeve – kusht për bashkëjetesë dhe shoqëri të avancuar!

„Më i madhi ndër ju le të jetë shërbëtori juaj. Sepse, kush krenohet, do të përvujtërohet e kush përvujtërohet do të lartësohet.“

Ekskluzive nga Marjan Sebaj-Sopi

Kohëve të fundit, veçmas në shoqërinë tonë Kosovare (Shqiptare), shohim e dëgjojmë debate të ndryshme dhe të ashpëra, lexojmë pandërpre shkrime nga më të ndryshmet, shiqojmë postime në rrjete të ndryshme sociale e internet, debatohet (në ligjerime e tubime të ndryshme) me të madhe kush ka më tepër të drejtë rreth kësaj apo asaj çështje! Kështuqë këtu menjëherë shtrohet pyetja e barazisë! Dëgjohen e ngritën zëra të çuditshëm; ne jemi shumicë e ju pakicë (myslimanët ne sunii e ju shiit, të krishterët ne ortodoks e ju katolik, kurse shqiptarët në përgjithësi ne mysliman e ju të krishterë), ju të priviligjuar e ne të diskriminuar, ne kemi kontribuar e ju jo, ne jemi ata që ju „tregojmë rrugën e drejtë“, femrat kanë këtë të drejtë e atë të drejtë, janë më të vogëla se burrat në shoqëri, pa të drejta edhe më elementare, të nënshtruara, të mbuluarat, të manipuluar se kush me kë ka drejtë të martohet e çka nuk dëgjojmë në debate e opinjon, nga „eruditët e sotshëm“ dhe nga përgjigjet e tyre „edukuese“ etj etj… Vërtetë, kur njeriu i dëgjon këto gjëra nga njerëz të paditur, qëllimkqinjë dhe pandërgjegjshëm e të paarsimuar të vie keq, por kur dëgjon e lexon gjëra të tilla nga të ashtuquajturit intelektual e bajraktar e „baba të kombit“ që i thonë vetit, të thirrur në patriotizëm e atdhedashuri, nga prijës të grupeve të ndryshme, nga prijës shtetërorë e fetar, „akademikca“, e „doktorucka“…, atëherë kjo na bënë të mendojmë shumë e mos të them të qajmë e të vajtojmë shkaku i të menduarit se në farë shoqërie jetojmë sot, apo kush udhëheq këtë shoqëri tonë shqiptare të stërvuajtur nëpër shekuj shkaku i mosvetdijësimit dhe pandërgjegjëshmërisë apo edhe lakmive të ndryshme ditore.

Pamvarësisht, qëllimi i këtij shkrimi nuk është të ofendohet kush por më tepër të meditojmë e mendojmë së bashku mbi atë që është primare dhe e pakontestueshme, e pacenueshme, njerëzore po edhe hyjnore, pra barazia e të gjithëve pa dallime!

Përditëshmëria e jonë!

Një nga mendimet themelore mbi bashkësinë njerëzore është pikërisht edhe kjo, pra çështja mbi barazinë (e të gjithëve). Lirishtë mund të konstatojmë se edhe këtu njeriun e ka goditur dhe lënduar mëkati. Përvojat ditore dëshmojnë kjartë se si njerëzit pandërpre dhe gjithnjë luftojnë për arritje (me çdo kusht), gjithnjë e më tepër dëshirojnë që të tjerët t’i nënshtrojnë, të ngrihen mbi të tjerët, e mos të flasim se farë lufte e ashpër bëhet rreth karierës, kjo as që mund të përshkruhet me fjalë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë të pabarazisë së madhe në botë e në shoqërinë tonë shqiptare; njerëzit ngritën në korriz të tjerëve, ngritën mbi të tjerët, disa i marrin dhe i japin vetës më tepër të drejtë përkundër të tjerëve pamvarësisht racës, përkatësisë nacionale-etnike, fetare, apo në themele të kapitalit apo gjërave tjera. Disa njerëz shpallën racë më e madhe, e „lartësuar“, e „përzgjedhur“, e madhëruar, autoritative, nga familje më të merituar se të tjerët  e mos të flasim këtu mbi priviligjet e panumërta, përfitimet marramendëse të cilat iu hapin dyert e shumta, bëjnë këto që njerëzit të janë të shërbyer pa farë rendi dhe rregulli, të janë të parët gjithkund, bëjnë që këta (një pjesë) të mund të arrijnë tek pasuria shpejtë, lehtë, e më shumë si dhe të jetojnë shumë më mirë se të tjerët! Dhe nëse e gjithë këtë e shiqojmë nga ana humane por edhe më tepër nga ajo fetare atëherë mund të konstatojmë se kjo është kundër qëllimit të vet Krijuesit, sepse që nga lindja të gjithë njerëzit janë plotësisht dhe në gjithçka të barabartë, njësoj të shpërblyer me dinjitet njerëzorë pamvarësisht përkatësisë së tij nacionale (etnike), racore, gjinore, fetare apo ndonjë përkatësie tjetër.

Barazia mes njerëzëve është e drejtë e natyrshme, e patjetërsueshme, e pacenueshme dhe e pakontestueshme. Kjo barazi është e shënuar në vet natyrën njerëzore – pikërisht sepse jemi njerëz, dhe të gjithë janë të barabartë. Të gjithë lindin njësoj dhe kështu vijnë në këtë botë, të gjithë edhe atë pa përjashtim duhet të kalojnë përmes dyerve të vdekjës, të gjithë kanë një qëllim dhe dëtyrë këtu në tokë.

Egzistojnë dallime të ndryshme individuale siç është niveli i ndryshëm i talenteve, apo aftësisë në disa punë të caktuara, dallimi i gjinive apo racave e tjerë, mirëpo asnjëra nga këto nuk mund të shlyej identitetin themelor – të qënit njeri. Dhe pikërisht për këtë edhe flasim këtu, dmth. mbi barazinë qënsore të të gjithë njerëzëve. Sepse, që të gjithë, para çdo dallimi tjetër, janë njerëz dhe me këtë kanë të drejta të barabarta.

Nga ana fetare - Biblike!

Ne shqiptarët si popull monoteist, e që thirremi se jemi fetar, atëherë mos të harrojmë se të gjithë njerëzit janë të barabartë edhe sipas qëllimit të vet Perendisë (Zotit), të krishterët këtë e dinë apo së paku duhet patjetër ta dinë se janë të barabartë edhe përmes vet dhuratës së shëlbimit të cilën na solli Jezu Krishti (Isa) të gjithëve pa dallim. Që të gjithë janë të ftuar në jetë, në ngjallje nga të vdekurit dhe bashkëjetesë me vëllaun njeri dhe me Zotin. Këtë në mënyrë të veçant cek edhe Jezu Krishti në Ungjill (Shkrimin Shenjtë). Ai flet mbi vëllazërinë e përgjithëshme ku nuk ka më të lartë e më të ultë, të vegjël apo të mëdhenjë, të pasur apo të varfër, mashkull apo femër, të një ngjyre apo feje tjetër… Ja një pjesë nga Ungjilli që flet rreth kësaj;

Atëherë Jezusi i tha turmës dhe nxënësve të vet:

“Në katedrën e Moisiut ndenjën skribët e farisenjtë. Pra, ju duhet t’i dëgjoni e të zbatoni gjithçka t’ju thonë, por mos bëni si bëjnë ata. Ata nuk veprojnë siç thonë. Ata lidhin barrë të rënda që mezi mund të barten dhe ua ngarkojnë njerëzve në krahë, kurse vetë as me gisht nuk i luajnë.

Pastaj të gjitha veprat e veta i bëjnë me qëllim që t’i shohin njerëzit. Këndej i zgjerojnë filakteritë e veta dhe i zgjasin thekët. Në gosti dëshirojnë kryet e vendit, në sinagoga vendet e para, përshëndetjet në sheshe dhe të quhen prej njerëzve ‘rabbi’.''

Ju mos lejoni t’ju quajnë rabbi, sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj, kurse ju të gjithë jeni vëllezër. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë ? atë që është në qiell! Gjithashtu mos lejoni t’ju quajnë udhëheqës ? sepse keni vetëm një Udhëheqës ? Krishtin! Më i madhi ndër ju le të jetë shërbëtori juaj. Sepse, kush krenohet, do të përvujtërohet e kush përvujtërohet do të lartësohet.(Mt 23, 1-12)

Nga kjo shohim kjartë kritikë të ashpër ndaj atyre (pa dallim) që synojnë e shërbehen me privilegje, që dëshirojnë ulëset në rendet e para, ndaj atyre që ndihen me të lartë se të tjerët e ngjajshëm. Përkundër kësaj Jezu Krishti fuqishëm do të cekë mënyrën e re të sjelljës mes njerëzëve, e ky është SHËRBIMI , të jesh pra në shërbim të tjerëve, në ndihmë atyre që kanë nevoj, në dashuri me të gjithë. Mos të harrojmë këtë se as vet nxënësit e Jezusit nuk ishin imunë ndaj tundimit për tu ngritur njëri mbi tjetrin. Dëshirojnë të kanë pozitë më të mirë e më të lartë këtu në tokë dhe mbretërinë Hyjnore. Dhe për këtë Jezusi mëson ata e sot të gjithë ne;

“Ju e dini se sunduesit zotërojnë mbi popujt e vet e princat e tyre i mbajnë nën pushtet. Porse, ndërmjet jush nuk duhet të jetë ashtu! Përkundrazi, ai që prej jush do të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj, kurse ai që ndër ju dëshiron të jetë i pari, le të bëhet skllavi juaj, sikurse edhe Biri i njeriut, që s’erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!” (Mt 20, 25-28)

Pra, Jezusi i pranuar nga të krishterët si i dërguar, i biri Zotit, dhe vet Zot e Njeri, kurse nga myslimanët (Isa) si profeti më i madh i dërguar nga Allahu (Zoti) edhe vet nuk dëshiron të jetë më i madh se askush nga të tjerët. Nuk erdhi që t’i shërbejnë të tjerët, por përkundërazi që ai t’iu shërbej të tjerëve edhe atë deri me flijim të jetës së vet. Pikërisht me këtë qëndrim Ai dëshiron t’i kundërshtoj pabarazisë, luftës për ndonjë vend apo pozitë më të mirë dhe ngritje mbi të tjerët, sepse e gjitha ajo shkakton mëkat i cili qëndron në njeriun. Nga kjo mësojmë paraqitjen e njeriut të ri, njeriut në shërbim të tjerëve. Këtu kërkohet dashuria gjithëpërfshirëse ndaj të gjithëve, sepse të gjithë kanë drejtat e njëjta në jetë, kanë Atin e njëjt në qiell (Zotin e përbashkët). Të gjithë kanë të drejtat e njëjta në mbrojtje ligjore, në jetë me harmoninë e dinjitetit njerëzorë, në lirinë e ndërgjegjes, të besimit, në përzgjedhjen e profesionit, të drejtën në jetë dhe punë etj.

Mirëpo, tanimë shtrohet pyetja: nga pabarazia tek njerëzit? Ku është burimi i saj? Pabarazia ka rrënjë të lashta e të thella. Mëkati i egoizmit (pra egoizmi) shfrytëzon dallimet më të ndryshme sekundare që t’i paraqes dhe bëjë edhe ato të rëndësisë së veçant! Egoizmi është mëkat apo dëmë i madh për vet përsonat egoist, për rrethin e tij por dhe për shoqërinë në përgjithësi!

Vërtetë e dimë se çdo person është i dalluar sipas aftësisë së tij, dhuratësisë, kondisionit fizik e psiqik, nga ajo që ka trashëguar në fardo shiqimi. Këtu kemi edhe pabarazinë në dallimet e përkatësive si shembull, përkatësitë e ideologjive të ndryshme, bindjet e ndryshme jetësore, përkatësitë e ndryshme fetare, përkatësitë etnike të ndryshme, bindjeve të ndryshme politike, partiake e ngjajshëm. Dallimet janë edhe në nivel arsimor, përzgjedhje të profesionit, kritereve, pozitës në pushtet etj. Mirëpo e gjitha këto janë dallime sekundare, të cilat asesi e në asnjë rast nuk guxojnë të godasin dhe dekurajojnë apo mohojnë barazinë themelore e cila i takon të gjithë njerëzëve. E keqja lindë pikërisht atëherë kur këto dallime sekundare i shndërrojmë në primare dhe kështu mohojmë barazinë qënjësore pra themelore që i takon të gjithëve, çdo njeriu, pa dallim. Ajo që dikush është inzhinjer apo mjek apo kryetar shteti në asnjë rast nuk është arsye që si njeri të mos jetë i barabartë si (me) të gjithë të tjerët, apo që të tjerët me këtë rast të ndihen më të vegjël.

Pabarazitë sekundare asesi nuk guxojnë të rrënojnë barazinë themelore, barazi kjo që i takon secilit, kështuqë për shembull t’i ipet dikujt ndonjë e drejtë më tepër se tjetërit. Askujt nuk guxon, as individit as grupit (ndonjë bashkësie) t’i mohohet fardo e drejte njerëzore themelore në emër të asgjëje. Të krishterët (po edhe çdo njeri) janë të ftuar që me jetën e tyre si dhe angazhimet e dëtyrat që kanë të afirmojnë barazinë qenjësore të të gjithë njerëzëve si dhe në përvojën e tyre të përditëshme, frytshëm, të realizojnë qëllimin e Krijuesit - barazi e kudes, dashuri për të gjithë e ndaj të gjithëve. Kështuqë mos të ngritët kush mbi tjetrin, të mos konsiderohen më tepër i vlefshëm se të tjerët, më shumë të vlefshëm në dinjitet e tjerë. Kisha si bashkësi (besimtarët) në mënyrë të veçant është e ftuar që të jetë bashkësi dashurie dhe bashkësi e dashurisë së vërtetë vëllazërore, kështuqë edhe Koncili i Dytë vatikanas ka shpallë barazinë themelore tek të gjithë të krishterët para ndarjës së fardo shërbimi apo dëtyre të tyre.

Ndokush do të thot, e gjitha kjo është e mirë, mirëpo në praktikë, në jetën e përditëshme nuk është ashtu. Fatkeqësisht, përditëshmëria na dëshmon dhe flet mbi egzistimin e pabarazive të mëdha në botë. Para të gjithave këtu fjala vie tek pabarazia në fushën sociale, ku shpeshëherë rrezikohen drejtat themelore të njeriut, siç janë e drejta në jetë, e drejta në përcaktimin dhe përzgjedhjen e profesionit, e drejta në jetë në harmoni dhe pëlqim me vet dinjitetin njerëzorë. Pabarazia e madhe klasore ndanë njerëzit në klasa të larta e të ulta, me më shumë apo më pak të drejta, në mundësi më të mëdha të disave që mund të arrijnë lehtë e shpejtë deri tek të mirat, pasuritë, dhe me këtë edhe të kryerjës së problemeve e pyetjeve jetësore. Shumkush nuk ka mundësi të vendosjës apo vendimmarrjës politike si dhe bashkëpjesmarrjës së barabartë në jetën publike të bashkësisë edhe atë vetëm e vetëm shkaku se i përket racës tjerët, ndonjë ideologjie tjerët, feje (besimi) tjetër apo bindjeve tjera të ndryshme jetësore. Kurse e dimë të gjithë se bashkëpjesmarrja në jetën publike të bashkësisë është një e drejtë themelore njerëzore e cila është element konstituiv i barazisë të të gjithë njerëzëve njësoj.

Racizmi, aparteid-i dhe totalitarizmi

Çka të themi këtu shembull mbi racizmin dhe aparteid-in e Afrikës Jugore që ishte, mirëpo jo vetëm të Afrikës Jugore por edhe atë të Serbisë si dhe mbi racizmin e sa e sa shteteve në të cilat (ku) ende vazhdon e mbretëron diskriminimi racorë apo ai fetar?

Njeri është më pak i vlefshëm vetëm e vetëm për arsye se ka ngjyrë tjetër të lëkurës, apo i takon ndonjë besimi tjerët (nga ai i shumicës apo anasjelltas), e diku njeriu është më me pavlerë dhe i përjashtuar nga të drejtat themelore njerëzore shembull pranë grupit të vogël por të priviligjuar të pushtetmbajtësve! Jo moti neve gjykuam në Nurberg ideologjinë e “racës lartë” (mbiracën), dhe ja tani 60 vite pas kësaj, më vonë, neve ende kemi përvoja të ngjajshme. Kështuqë nuk kemi nevoj sot të shkojmë si dikur në Afrikën e Jugut për tu takuar me racizëm. Vetëm të shiqojmë pak më mirë rreth e pranë vetës, veçmas shoqërinë tonë shqiptare e për rreth kohëve të fundit. Të marrim shembull pra, si janë marrëdhëniet tona sot ndaj pakicave tjera e në rastin konkret si shembull ndaj Romëve? Farë gjasash ka për shembull një romë për punësim, nëse atë e kërkon ky/ajo përmes shpalljës? Këtu nuk kemi të bëjmë lidhje me legjislativin sepse ajo iu garanton të gjithëve të drejtat e barabarta, e mos të flasim për të drejtat fetare që kohën e fundit debatohen me të madhe nga njerëz të caktuar, nga qarqe të caktuara e me qëllime të caktuara, cilët as vet nuk dinë apo më mirë të themi nuk dëshirojnë të dinë se çka janë të drejtat themelore njerëzore, e drejta në vetvendosje, kështuqë duket se as vet “nuk dinë” se çka kërkojnë?! Thirrën në të drejta themelore njerëzore “duke mos menduar” fare se ato të drejta për të cilat janë aq të zërshëm e aq trumbetojnë po ia mohojnë këta vet njerëzëve, pikërisht atyre të cilët kinse i kanë marrë në mbrojë e edukim, që në “emër të tyre” kërkojnë të drejta dhe barazi, shtrohet pyetja; farë të drejtash e barazie? Kërkojnë shembull të drejta të lirisë së shprehjes (duke iu mohuar të tjerëve të flasin, duke iu imponuar çdo mjetëinformimi, tv, radio, rrejte sociale etj), të drejtën e veshmbathjeve (duke i mallkuar të tjerët nëse nuk sillën e vishën njësoj sikur ata), të drejtën në bartje të mbulesës, shamisë, duke sharë e mallkuar femrën tjetër e duke quajtur edhe lavire nëse nuk mbulohet, nëse këndon, nëse shetitë lirshëm, nëse vozitë auto, nëse pinë birrë, nëse zgjedhin vet partnerin jetësorë! Kjo është ajo barazi e drejtësi e shoqërisë sonë, që kërkohet sot?! Kërkojnë të drejtën që meshkujt doemos duhet të bartin mjekërra e fustane (sikur vet ata) e duke dëshiruar dhe tentuar me doemos këtë t’ia imponojnë atyre që nuk sillën ngjashjshëm me ta, t’ia imponojnë (po edhe me kërcnime të ndryshme) të gjithëve mënyrën e jetesës dhe sjellës së tyre! Kjo është kërkesë e barazisë, drejtësisë?! Kërkojnë të “drejta” për të aplikuar e vendosë padrejtësi, ligje jobashkohore të shekullit VI edhe atë të huazuar nga kultura të huaja e johumane (ku barazia është ende tabu e as që guxohet të flitët për te),  kërkojnë “drejtësi” e barazi nga pushtetarët duke i sharë ata se janë pushtetmbajtës, hajna etj., por duke mos parë vetjën e tyre se poashtu janë pushtetmbajtës (klerik të lartë) edhe atë totalitar, të korruptuar e grabitçar, të lirë të sillën e të bëjnë, e të vendosin çka të dojnë, si të dojnë e kur të dojnë pa i dhënë askujt përgjegjësi, as vetëvetës, edhe këtë e bëjnë në emër të “drejetësisë” e “barazisë”!!! Kuptohet se kërkojnë mënyrën e jetesës “drejtësi” të tyre (edhe me kërcnime, protesta e armë) për të gjithë por me kushtin e domosdoshëm që të gjithë të jetojnë, të sillën, mendojnë e veprojnë sikur ata, kjo është drejtësia, barazia e disave të cilën na ofrojnë deshtëm apo nuk deshëm, shkurtë imponim?!. Nëse jemi të tillë, si guxojmë pra neve të gjykojmë dike tjetër, të tjerët? Në emër të kujt guxojmë të kërkojmë të drejtat themelore jetësore, barazinë, kur të tjerëve këtë të drejtë ua grabisim, ua mohojmë dhe mënyrën e jetesës ia imponojmë?! Në barazi nuk ka imponime, nuk ka inate, nuk ka urrejtje, nuk ka smirë… Pra, neve si shoqëri na mbetët të punojmë shumë për një barazi të vërtetë.

Pra ti kthehemi temës, problemi nuk qenka askund tjetër saq tek vet ne, fjala është për ne (mua, ty), përvojat tona. Mos të harrojmë se kushdo mohon dikujt të drejtën në vetvendosje (pa imponim) – ai bënë mëkat kundër Zotit dhe njeriut – krijesës së Tij.

E njëjta gjë vlen edhe për sistemet totalitare, ku shukët apo kufizohet liria themelore njerëzore siç janë liria e ndërgjegjes, tubimit, marrëveshjës, bindjes fetare, shtypit etj. Në sistemet totalitare njerëzit ndahen në ata të priviligjuar dhe në ata me të drejta të kufizuara. Kuptohet se çdo sistem totalitar në të madhe goditë barazinë qenjësore të njerëzëve, lëndon dinjitetin njerëzorë dhe pamundëson pjekurinë e individit, përsonalitetin...

Pozita e gruas në shoqëri!

Duke folur e cekur sipërfaqësisht pabarazitë egzistuese në botë e në veçanti në shoqërinë tonë shqiptare, doemos nuk mund t’i zhmangemi e anashkalojmë as pozitën sociale të gruas në botën e sotme. Sipas dinjitetit njerëzorë femra është e barabartë me mashkullin. Gruaja (femra) është e krijuar nën kujdesin e veçant të Hyjit, siç na dëshmon këtë edhe vet Kur’ani e Shkrimi Shenjtë – Bibla; “Kjo tani është ashti i eshtrave të mi, dhe mishi i mishit tim! Dmth mishi i njejtë si dhe eshtrat e njejtë sikur edhe te mashkulli (krhs. Libri i Zanafillës 2, 23). Mos të harrojmë se burri dhe gruaja janë qënie komplimentare dhe ata mes veti përplotësohen dhe se domësdoshmërisht i nevojitën njëri-tjetrit për të zhvilluar njerëzorën deri në plotësim. Asnjëri nuk është më i madh se tjetëri, më i rëndësishëm, më i shpërblyer me dhurata dhe se dërgimi e misioni i tyre në këtë botë iu është i ngjajshëm. Poashtu në gruan aq kjartë shndritë vet natyra hyjnore po aq sa edhe në vet mashkullin, njësoj iu është thirrja përfundimtare për një jetë të barabarë në bashkim me njeriun dhe Zotin, për një jetë të lumtur e të amshuar…

Ja, pra edhe pranë këtij meditimi të mrekullueshëm mbi femrën, edhe historia por edhe përditëshmëria na tregon se në përvojë shpeshherë egziston dallimi edhe atë i madh i barazisë gjinore, pabarazia mes mashkullit dhe femrës edhe ajo kuptohet në dëmë të femrës. Sepse, kjo botë e jona ende është një botë „mashkullore“, në të cilën femra shpeshë përjeton mohimin e të drejtave të saj, të drejtën në pjesëmarrje të jetës publike (ke ende shtete ku femra nuk ka as të drejtë në votim!) dhe realizimin e dërgimit të saj si person e që si femër asaj i takon. Ndoshta më së tepërmi i është e atakuar amësia e saj. Përmes amësisë (maternitetit) gruaja edhe arrinë plotësinë e dërgimit të saj, kurse pikërisht kjo në botën bashkohohore është e lidhur me aq vështirësi të mëdha si ato ekonomike poashtu edhe ato sociale, kështuqë të jesh nënë është vërtetë vështirë dhe mision që kërkon vetmohim dhe vetflijim të madh. Të pyesim të gjithë vetën,  sa  ka ndjenja e kuptim shoqëria e jonë për amësinë (maternitetin), sa kujdesët ajo për atë që gruaja (nëna) të ket sa më të lehtë dërgimin dhe misionin e saj të shenjtë, lindjen dhe edukimin e fëmiut, dërgim ky nga rëndësia vitale për shoqëri, dhe tek e fundit sa ndihet gruaja (femra) antare e barabartë e kësaj shoqërie? Sepse, është e drejtë e saj e pakontesueshme dhe e pamohueshme, e pacenueshme dhe padiskutueshme që të jetë nënë, edhepse në këtë duket se është e privuar, kështuqë atëherë me këtë atë e atakon në strukturën themelore të qensisë së saj.

Probleme të mëdha janë të lidhura edhe rrethë punësimit të femrës-gruas. Madje principet janë të kjarta dhe se deklarativisht thuajse gati të gjithë përkrahin e mbështesin femrën-gruan, mirëpo përvoja, fatkeqësisht, nuk është e tillë. Shembull, gruaja ka shumë më pak gjasa se sa mashkulli për punësim. Sepse, me rastin e kërkesës së saj për punësim, menjëherë mendohet rreth pushimit mjekësor të shtatëzënies, lindjes (lehonisë), pushimit mjekësor shkaku i fëmijës etj etj. Kurse që të gjithë jemi dëshmitarë se në shumë vende (shtete) gjendja është e tillë saqë të dy bashkëshortët thuajse janë të dëtyruar të jenë në marrëdhënie pune, meqë është shumë vështirë të jetojnë dhe mirëmbajnë familjen me vetëm një pagë.

Femra-gruaja shpeshherë keqtrajtohet e atakohet nga mentaliteti i përditëshëm ku gruaja nënçmohet, poshtërohet, vështrohet e shiqohet përmes erotizmit dhe seksualitetit të saj, konsiderohet më e ultë dhe më e pavlerë, kështuqë është e nënshtruar përqeshjës e përbuzjeve të shumëta.

Mos të harrojmë se të gjithë jemi të ftuar të afirmojmë dinjitetin si dhe dërgimin e gruas në familje, shoqëri dhe botën bashkohore. Të gjithë jemi të ftuar në bashkjetesë, në barazi dhe drejtësi, në paqe e dashuri ndërvëllazërore.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora