Mendime
Sami Islami: Reagimi pa fakte është hipokrizi!
E premte, 29.11.2013, 08:58 PM
REAGIM
REAGIMI PA FAKTE ËSHTË HIPOKRIZI!
(Përkitazi me “reagimin” e “Balkan Muslim Society – Drita, Londër)
Nga Sami ISLAMI
Në numrin e shtatorit të këtij viti, gazeta “The Albanian” që del në Londër botoi një “reagim” të Komunitetit Mysliman të Ballkanit (!) të ashtuquajtur “Drita”. Në kuadrin e kësaj shoqate qenkan disa hoxhallarë që, me sa duket, pasi i paskan “rregulluar” të gjitha punët e tyre, u paska mbetur edhe një punë pa kryer. Dhe kjo qenka puna për ta “ mbrojtur ” myslimanizmin e islamizmin prej meje, që sipas tyre, paska qenë “i rrezikuar”! Një herë mendova të mos reagoj fare, por duke e parë gjithë atë vrer të thënë ndaj meje, m’u desh t’u them nja dy-tri fjalë.
E
para: Është hera e dytë që kjo shoqatë myslimane (shqiptare?!) e Londrës
reagon ndaj shkrimeve të mia. Hera e parë ishte vitin e kaluar, por unë atëherë
nuk reagova.
Që në fillim, më duhet të theksoj, se tingëllon shumë paradoksale kur ju autorët e reagimit shpreheni, në emër të “demokracisë dhe lirisë së shprehjes së mendimit” (duke ma përmendur emrin tim hiç më pak se 33 herë brenda artikullit), e ju në emër të kësaj “demokracie” rrini fshehur në birë të minit, duke mos guxuar ta nxirrni kokën jashtë! Dhe a ka më demagogji kur në reagimin tuaj deklaroni se “demokracia i jep të drejtë gjithkujt të thotë mendimin e tij dhe të kërkojë të drejtën e tij” , duke ma “mohuar” mua atë që vetë e keni deklaruar. E kjo nuk është asgjë tjetër pos një hipokrizi me brirë!
Shkrimi im , po ju them edhe një herë troç, se nuk ishte as kundër myslimanizmit as kundër islamizmit. Shkrimi im ishte kundër propagandës së disa hoxhallarëve të shitur (edhe kundër jush që po i mbroni ata, pra!), si Irfan Salihu, Shefqet Krasniqi , ose Naim Tërnava, që kanë dalë hapur ndaj figurave kombëtare e historike si, kundër Skënderbeut, Nënës Terezë, Pashko Vasës, Pjetër Bogdanit…
Kur jemi këtu duhet të përmendim faktin se këta hoxhallarë janë futur në shërbim të propagandas së huaj për të ndërtuar edhe xhami të tjera në trevat shqiptare, jo pse ne nuk kemi xhamia, por pse ata duan të futen në trevat shqiptare nëpërmes tyre. Ne kemi pasur dhe kemi xhamia në treva shqiptare, të cilat janë ndërtuar nga vetë shqiptarët. Ato qenë xhamia tona! Fundja këto xhamia (të rejat, pra) nuk po ndërtohen me buxhetin tonë, por me investime nga jashtë, sidomos nga Turqia! A mos po kujtoni ju frikacakë dhe analfabetë se Turqia i bën këto investime kot? Jo asesi! Qëllimi i fundit i saj është radikalizimi i fesë myslimane në Kosovë dhe në njëfarë mënyre edhe turqizimi i saj. Si mund të shpjegohet fakti që myftiu i Kosovës Naim Tërnava, personin që ju po respektoni tej mase , të kërkojë ndihmë nga kryeministri turk Erdogan për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë! A mund të ndodh ky skandal diku tjetër në Evropë, pos në Kosovë, ndoshta edhe në Shqipëri? Një myfti i një shteti të pavarur kërkon ndihmë nga një kryeministër i një shteti tjetër për ndërtimin e xhamisë në shtet të vet!
Pastaj vetë kryeministri turk Erdogan dhe ministri i jashtëm i Turqisë në një takim që kishin pasur në Stamboll, me një delegacion kosovar, me në krye kryeparlametarin Jakup Krasniqi, temë qendrore kishte qenë, jo marrëdhëniet tregtare e ekonomike në mes dy shteteve, po mu ndërtimi i xhamisë në Prishtinë! A po e shihni ju o miopë ose të shitur, se këtu nuk është thjesht çështje se “myslimanët shqiptarë që nuk paskan se ku të falen”, por çështje politike? Turqia tani po tenton “ta pushtojë” Kosovën dhe Shqipërinë me forma të ndryshme, jo më me shpata e me topa si disa shekuj më parë! Prandaj s’është çudi që “vëllazërit turq” , kohë më parë nisën të gjejnë vërejtje, dhe ta ndërrojnë edhe historinë shqiptare (A reagoi BIK-u për këtë?) duke dashur që Perandorinë Otomane ta trajtonin si “çlirimtare”!
Edhe pse ju analfabetë jetoni në luksin e Londrës, mendoj se e dini se në çfarë varfërie jeton sot Kosova? Duhet ta kuptoni që shumë më patriotike do të ishte sikur me ato shpenzime të ndërtoheshin shkolla, spitale, se të shpenzoheshin për xhamia, që, po të flasim drejt, kurrë më shumë se tani nuk kemi pasur xhamia në raport me numrin e besimtarëve! Pa më thoni ju analfabetë, sa për qind të atyre 95% të shqiptarëve myslimanë shkojnë ne xhami sot? As 1% ! Dhe pasi t’ju “shterren” fondet prej nga po i paguani për të ardhë në xhami do të mbeteni edhe pa atë përqindje! Dhe sa xhamia i kemi? Ju ndoshta e dini, po e di edhe unë. Vetëm në Prishtinë duhet të jenë rreth 50 xhamia, kurse në tërë kosovën janë rreth 650 sosh! A nuk është paradoksale konstatimi i juaj se “ajo xhami, që është planifikuar të ndërtohet në Prishtinë duhet të ndërtohet se “xhemati” nuk paskan se ku me u falë!? Në të njejtën kohë të gjithë e dinë se vetëm në qendër të Prishtinës janë 7-8 xhami që kurrë nuk mbushen me besimtarë (përveç, ndoshta, të premeteve, ose festave fetare)! Ju e dini shumë mirë këtë apo jo? Pastaj ju e dini mirë se projekti i xhamisë së madhe të Prishtinës parasheh që në kuadrin e saj të ndërtohen edhe 80 lokale afartiste! A ndërtohet xhamia për t’u falur, apo për të bërë biznes?
Edhe
diçka: xhamia ndërtohet për t’u falë në
të, kurse minarja është për ta thirrë hoxha ezanin. Kështu ka qenë me xhamia
tona shqiptare. Sa herë që ishte koha e
faljes hoxha hipte në minare dhe
thirrte ezanin. Bile mua si fëmijë më pëlqente kur hoxha thërriste ezanin! Kështu veprohej në çdo xhami në
trevat shqiptare. Por kohëve të fundit,
po ndërtohen xhami të tjera, minaret e të cilave janë me nga dy rrathë; diku-
diku, sot, minaret po bëhen edhe me nga tre rrathë! Nëse minarja
shërben që hoxha të hipë atje për të thirrë ezanin, a nuk po mjaftoka
vetëm një rreth a? A mos vallë po u dashka tani (me këtë myslimanizmin e ri) që
në minare të hipin nga dy apo tre
hoxhallarë për ta thirrë ezanin në të njejtën kohë?!! Kur të kihet parasysh
se disa xhami tani i kanë edhe nga dy, tri apo katër minare,
atëherë po
Ju edhe në Londër, ku ju ka mbytur “salltaneti”, në vend se të përhapni rrugën e Zotit, po futni përçarje në mes të besimtarëve shqiptarë. Ka shumë fakte të dokumentuara, që ju hoxhallarët shqiptarë e keni sjellë gjendjen deri aty sa që është dashur ndërhyrja e policisë angleze në xhaminë shqiptare në Londër! Pse nuk po falen në xhaminë e shqiptarëve të gjithë besimtarët shqiptarë, që kontribuan vetë për ta blerë atë, por pothuaj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë po falen në xhamitë e tjera, turke, arabe e ku di unë ? Pse ju nuk po merreni me këto çështje, por po merreni kundër fjalës sime të lirë, krejt pse e kam thenë një të vërtetë që juve po ju dhemb?
E dyta: Pse ju , frikacakë analfabetë , kurrë nuk e keni hapur gojën kundër “vehabizmit”? Rrymë kjo që është duke u përhapur me të madhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Rrymë, të cilën në heshtje po e përkrah edhe myftiu i Kosovës z. Tërnava. Duke e mbrojtur këtë rrymë kështu, si ju në Londër, poashtu edhe kreu i juaj Naim Ternava jeni tamam ekstremistë! Pse nuk flisni për Shefqet Krasniqin , Irfan Salihun , e disa hoxhallarë të tjerë që janë duke bërë propaganda ndër më të pistat kundër figurave më të ndritura të kombit tonë (për çfarë i përmenda më lart), por edhe kundër femrave shqiptare, duke i etiketuar ato, (gratë motrat dhe nënat tona , pra edhe të juajat sigurisht) me fjalët më të ndotura?!
Se këto rryma që po servohen tani, përveç tjerash, nuk po përkojnë me nënyrën e të praktikuarit tradicional, çfarë e kanë aplikuar baballarët tanë, që e kanë kundërshtuar edhe vetë disa hoxhallarë, si imami i xhamisë së Podujevës Idriz Bilalli dhe dr. Musli Verbani i Kaçanikut( shih emisionin “Rubikon” në KTV, të 11 qershorit 2013!).
E shihni pra se edhe vetë hoxhallarët patriotë po e thonë të njejtën gjë që e kam thënë edhe unë. Dihet se islamizmi dhe myslimanizmi tradicional ka ekzistuar me shekuj ndër shqiptarë (ekziston edhe tani), por asnjëjherë nuk janë krijuar kësi radikalizmash në këtë fe, siç kanë nisur të krijohen tani.
Shkojmë më tutje! Në “reagimin” tuaj ju përpiqeni ta nxjerrni Perandorinë Osmane, si “çlirimtare”!! Ju duhet ta kuptoni se Perandoria Otomane ishte pushtuese. Dhe vetë fjala “pushtuese” do të thotë se ajo nuk erdhi “mysafire” me lule në dorë në trevat tona. Ajo erdhi me ushtri me shpata e me topa! Ajo ishte ushtri armike. Edhe Sami Frashëri, emrin e e të cilit ju e përdorni si njeri të privilegjuar nga Porta, që sipas jush, “paska jetuar ne pallatin e sulltanit” Perandorinë Otomane e quan pushtuese. Ja si shprehet pra ai: “Pushtimi osman ka qenë për popullin shqiptar një ndërprje fatale e procesit historik dhe e gjithë çështja është të rikthehemi atje ku u ndërpre dhe që aty të ecim përpara!”
Duke kalëruar lart e poshtë, në “reagimin” tuaj “konstatoni” se “nga Londra paskan shkuar në Luftën e Kosovës 120 hoxhollarë apo studijues të fesë , kurse 36 hoxhollarë paskan ra dëshmorë”! Se kanë shkuar në luftë 120 shqiptarë nga Londra këtë nuk e kontestoj, por se kanë shkuar 120 hoxhallarë, kjo është një gënjeshtër e madhe! Sipas kësaj që ju po thoni në Londër vetëm hoxhallarë dhe studiues të fesë paska pasur! Shqiptarë të profesioneve të tjera jo! Nëse këta 120 vetë kanë qenë hoxhallarë (sipas jush) dhe paskan shkuar në Kosovë për të dhënë edhe jetën, unë s’po kuptoj juve, që edhe ju jeni hoxhallarë, si dhe trima që jeni e nuk guxuat të dilni haptas me emër e mbiemër as në gazetë! Kjo është paradoksale! Nuk është mirë të gënjeni dhe t’i përgojoni ata që shkuan në luftë! Ju duhet ta dini se ata që shkuan në luftë, nuk shkuan për ta mbrojtur myslimanizmin (ose siç po thoni ju “shqiptarët myslimanë”, por shkuan për ta mbrojtur qenien tonë kombëtare pa dallim feje, për çka meritojnë respekt.
Në
“reagimin tuaj gjejmë edhe kësi
konstatimesh qesharake: “A e di z. Islami dhe “sekularët” e llojit të tij ekstremist se,
historia na tregon që mbledhja themeluese e Lidhjes së Prizrenit, e cila i
hodhi bazat e shtetit të ardhshëm shqiptar,
është mbajtur në xhami, e jo në atë që sot njihet Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit…” O tempora o mores!(O njerëz të çuditshëm,
o kohëra të çuditshme!)
Në
lidhje me atë që ju flisni me përqindje se cila fe është më e përhapura tek
shqiptarët, jam kurioz të di nga e dini
ju se janë 95% të shqiptarëve në Kosovë
të besimit islam dhe 75% të tillë
në Shqipëri? Nga cili regjistrim i popullsisë i morët këto të dhëna?
Nëse, sipas jush, në Kosovë qenkan 95% myslimanë, atëherë edhe në UÇK përqindja ka qenë dashur të jenë 95% myslimanë. Këta 95% myslimanë qenka dashur të luftojnë në flamurin fetar mysliman! Por të gjithë luftuan nën flamurin tonë kombëtar. Të gjithë lapidarët që u ndërtuan pas luftës figuron flamuri kombëtar. Në asnjë lapidar nuk ka simbole fetare, por kombëtare. Atëherë a ishin këta luftëtarë shqiptarë që luftuan, për komb apo për fe?
Nuk e di se a jeni te vetëdijshëm se duke i përdorë këto përqindje ju vetë po dilni në kontradiktë me veten. Ja nje fjali tuajën: “Rezultatet e kësaj veprimtarie antiislame, të këtij ekstremizmi të djallëzuar, janë tepër negative, veçanërisht për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës që, ende ka rrugë të gjatë për të bërë për të fituar njohjen e plotë si shtet i pavarur dhe për të vazhduar më pas në hedhjen e hapave politikë e për integrimin Euro-Atlantik”. Ju në njërën anë thoni se 95% të shqiptarëve janë myslimanë, që , sipas kësaj përqindje tuajën, të gjithë shqiptarët do të duhej të integroheshin në ndonjë aleacë islamike (se janë myslimanë, apo jo?), kurse në fjalinë që e keni shkruar ju thoni se Kosova ka qëllim integrimin Euro -Atlantik?! Mos po harroni se Europa nuk është myslimane? Evropa është kristiane, apo jo? E si atëherë ju thoni se Kosova duhet të inkuadrohet në familjen Europiane, e në anën tjetër ju thoni se në Kosovë jetojnë 95% myslimanë!? A po e shihni se nuk jeni në tokë të bukës dhe se nuk po dini se çka po shkruani? Ju jeni paradoksal edhe në konstatimin tim kur kam thënë. Citoj: “ Disa vjet më parë mu në mes të Prishtinës u ndërtua një kishë katolike. Kjo kishë, nuk besoj se ishte një nevojë aq e shqiptarëve të besimit katolik, sa qe , në njëfarë mënyre një simbol se shqiptarët ishin më shumë të orientuar nga Perëndimi, si një mirënjohje ndaj misionarës sonë të madhe Nënës Terezë, që populli ynë ia dha njerëzimit.”
Dhe
përgjegja juaj ishte: “Përsa i përket pretendimit të z. Islami se katedralja
e Prishtinës u ndërtua si symbol i
drejtimit të shqiptarëve drejt Perëndimit , se kuptojmë se cilëve shqiptarë u
referohet autori i artikullit. A mos e ka fjalën për 95% shqiptarëttë popullsisë Myslimane të
popullsisëe të Kosovës?? A po e
shihni ju vetë se jeni
paradaoksal me veten tuaj. Nëse ata 95%
të myslimanëve që thatë ju pak më parë
po pretendokan të integrohen në aleancën Euro -Atlantike, po këta 95 %
janë ata që po aspirojnë Perëndimin! Pse ore ju “myslimanë të devotshëm” po
aspironi Perëndimin e jo Lindjen? Pse
nuk shkuat të jetoni në shtete të lindjes, në
Për të gjithë lexuesit që dëshirojnë të dinë se çfarë kam thënë unë në shkrimin tim, le të klikojnë këtu:http://tribunashqiptare.net/?p=16112
E treta: Ju më akuzoni se unë i paskam quajtur bashkëkombasit e mi “trushpërlarë! Po si do t’i quanit ju gjithë ata njerëz që me orkestrimin e disa hoxhallarëve, matrapazë si ju, që janë paguar (ndoshta) mirë nga qarqe turke, arabe apo ku ta dish se nga, të orkestruar nga myftiu Tërnava të bllokojnë rrugën mu në qendër të Prishtinës , për më shumë se një orë, për ta “falur” namazin e së premtes në peshk të diellit, ku temperaturat ishin mbi 30 gradë! Unë atë ditë kam qenë në Prishtinë dhe në atë pikë dite njeriu e ka pasur shumë të vështirë të qëndrojë pesë minuta në atë temperaturë, e lere më të falet në asfaltin përvëlues! Megjithatë në këto kushte “trushpërlarët” shqiptarë myslimanë e falen namazin! Dhe paradoksi është se aty afër kanë qenë 7-8 xhamia të zbrazta! A ishin këta njerëz ” trushpërlarë” Dhe kush qenë ata që u manipuluan dhe po manipolohen kështu në vazhdim? Këta janë disa të rinj që po “jangllatisen” rrugëve të Prishtinës, Tiranës dhe kudo nëpër qytete e fshatra shqiptare me mjekra, pantollona “trefërtalshe” që po paguhen, ndoshta, nga propaganda e juaj!
Po ju o frikacakë analfabetë, a e morët vesh se një i ri në rrugën “Proleteri” vjet u gjet i varur në shtëpinë e tij i ndikuar nga propaganda e juaj fetare, jo nga droga (siç u shprehët ju disa herë, edhe pse fenomene të drogës janë aktuale gjithandej dhe unë jam poashtu kagorikisht edhe kundër drogës , prostitucionit ) se gjoja njeriu duhet të vdesë para se t’i mbushi 17 vjet , se kështu do të shkojë në xhenet! A janë këto fakte për ju që po flisni nga Londra duke ua qarë hallet “bashkëkombasve” tanë!
Në
anën tjetër, po nga kjo propagandë
fetare e juaja sa të rinj shqiptarë u vranë dhe po vriten përditë në Siri? Rasti
i fundit qe i riu nga
Krojmiri i Lipjanit, Pajtim Olluri.
A janë këto fakte? Ju po thoni se këta janë dëshmorë! Këta nuk mund të
quhen dëshmorë. Këta janë viktima të propagandës suaj fetare!
Ju,
pastaj, më keni akuzuar pse unë, në
artikullin tim, kam pyetur se ç’bëri Siria për kosovën?
E katërta: Juve o frikacakë analfabetë ju “falenderoj” shumë që më “mësuat” edhe për Sami Frashërin, i cili sipas jush “paska punuar dhe krijuar në oborrin e sulltanit”, po a e dini pse sulltani e burgosi atë? A e dini pse Samiu vitet e fundit të jetës së tij të shkurtër, pra (jetoi vetëm 54 vjet) jetoi në burg shtëpiak? A e dini ju frikacakë analfabetë se edhe si botues i gazetës “Drita” , e pastaj edhe “Dituria” Samiu asnjëherë në shkrimet e tij nuk ka dalë me emër? Ai gjithnjë shkruante ose pa emër, ose me pseudonim. Sikur t’i kishte pasur mirë punët me sulltanin dhe me Perandorinë, ai nuk do t’i botonte shkrimet e tij pa emër, apo jo?! A e dini se veprat në gjuhën shqipe nuk i botoi në Stamboll por në Bukuresht, një nga këto është edhe vepra “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”?
Për ta parë më për së afërmi, se sa , siç thoni ju, “vëllazërit tanë turq (në fe)” i kanë dashur shqiptarët dhe Shqipërinë do ta citoj një deklaratë të vetë Sami Frashërit, i cili duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stambol, nëse qeveria osmane do t’i jepte Shqipërisë reformat e premtuara ai, pat thënë: “Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë. Ajo do më mirë humbjen e Shqipërisë, e ta ndajë në mes të armiqve që e rrethojnë, se sa t’ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë. Prandaj, meqë sulltani me hir s’ka për të na dhënë gjë, shqiptarët duhet t’ia marrin atij me pahir. Ta kërkojmë me fjalë, por gjithmonë duke e mbajtur në dorë pushkën plot. Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen, si bima pa ujë”
A më
mirë e ka njohur Sami Frashëri Perandorinë Otomane, që ka jetuar
aty, apo ju që jetoni ne mes të Londrës
dhe bëni pallen e sefasë dhe flisni kuturu!
Në anën tjetër, e di mirë se shumë shqiptarë gjatë Perandorisë Otomane kanë pasur pozita të larta në Perandori, si vezirë, pashallarë etj., po duhet ta dini se ata i kanë shërbyer Perandorisë e jo popullit të vet. I rëndësishëm për shqiptarët qe Skënderbeu, që ia zbardhi faqen shqiptarëve dhe Shqipërisë në tërë Evropën. Ishte Skënderbeu, ai që i la “të mirat” e Portës dhe e luftoi atë për një çerek shekulli duke e mbrojtur Shqipërinë. Është ai patriot që disa hoxhallarë të kallëpit tuaj po e shajnë. A është kjo e vërtetë apo jo? Pa më thoni, ju lutem, pse rreth 5 milionë shqiptarëve as sot nuk u lejohet të gëzojnë asnjë të drejtë kombëtare nga shteti turk? Ata shqiptarë qëkur migruan në Turqi qenë të detyruar t’i ndërronin edhe mbiemrat! Turqia as sot nuk lejon asnjë shoqëri kulturore shqiptare. Turqia është vendi ku nuk ka asnjë gazetë shqipe, as shkollë shqipe, asgjë! Ju thoni se Parandoria (më vonë Turqia) ishte mike e shqiptarëve, kurse Sami Frashëri shkruan të kundërtën, duke thënë se:“Mretësi e turkut i vështron shqiptarët si armiqët e saj.” (Sami Frashëri Vepra 4, Prishtinë 1978, f. 26) )
Në këtë kontekst, ju nuk e latë pa e përmendur as Perandorinë Romake, që ka sunduar tokat ilire rreth 1000 vjet dhe trashëgimtaren e saj Italinë. Edhe në Itali, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut, ikën shumë shqiptarë. Shteti italian nuk i pengoi arbëreshët të kenë shkolla fillore dhe të mesme, gazeta, të ruajnë dhe kultivojnë kulturën shqiptare. Të kenë edhe universitete! Këtu mund ta shihni ju se cili shtet qe më i mirë dhe tolerant “vëllazërit” turq, apo “armiqtë” italianë?
Për
gjendjen e rëndë të shqiptarëve Samiu
një pjesë të fajit ia hedh pikërisht
fesë. Në përpjekjet e Samiu për bashkim kombëtar dhe me pengesat që
ballafaqohej për t’ia arritur këtij qëllimi,
ja se si shprehet ai për fenë: “…Meqë
feja pengon bashkimin kombëtar dhe me këtë ajo bënë lojën e armikut, atëherë
ç’na duhet feja, ta hedhim poshtë! Shqiptari është shqiptar, para se të jetë
myslimanë a i krishterë” (
Përsa
i takon Nënë Terezës, edhe pse
ishte një misionare fetare ju duhet ta dini dhe ta pranoni, se ajo i
bëri nder të madh kombit shqiptar.
Habitem me ju kur thoni se “misioni i Nënë Terezës ishte feja”!
E
pesta: U mundova t’ju kuptoj , po vërtetë nuk
munda kurrsesi! Nuk di si ta kuptoj konstatimin tuaj. Citoj: “Ideologjia
Personaliteti (po e shkruaj ashtu siç e keni shkruar ju) ei z.
Islami reflekton errësirën mesjetare dhe jo qytetërimin evropian dhe kjo
kuptohet nga shkrimi i tij i cili është tendencioz(!) dhe cënon harmoninë
ndërfetare ndër shqiptarët, që krenohen me këtë vlerë si shenjë e kulturës dhe
civilizimit e që ju mungon shumë qytetërimerve të tjera”!!! Më
poshtë
E gjashta: Një “margaritar” tjetër të këtyre hoxharllarëve që fshihen ne dhomat e “Dritës” dhe nuk guxojnë ta qesin kokën jashtë është edhe ky: “Myslimanët hyjnë në luftë me armën më të fuqishme- Dijen dhe Penën. Nëse dija përdoret drejt ajo largon errësirën dhe perhap dritën e dashurisë(!), paqes dhe mirëkuptimit. Në këtë armë betohet edhe Zoti i Madhërishëm dhe filloi zbritjen e Kur’anit…”
Nga
njëra anë, a mund të më tregoni , pasi qenkeni shumë të dijshëm se për çfarë
dije e keni fjalën ju analfabetë?
E shtata: Këta hoxhallarë horra, dinë të shpifin edhe të tjera marifete!
Nëse dikush nga lexuesit e nderuar e gjen në artikullin tim “Propaganda fetare dhe xhamiat (e reja ) në trevat shqiptare”, se unë kam deklaruar që jetoj në Londër qe 15 vjet, ose se kam deklaruar se kam qenë mësuese i gjuhës shqipe, unë do t’i shpërblejë me çfarë të duan!
Përsa
i takon asaj se në periudhën 1990 deri
më 1998, dihet se regjimi serb i uzurpoi të gjitha shkollat tona, por
xhamiat jo!
E
teta: Reagimi juaj vlon nga gabimet të ndryshme, nga ato gjuhësore deri tea to
logjike. Në bazë të gabimeve
Një tjetër fjali. Citoj: Faktet historike janë më kokëforta se dëshira e tyrejuaj për ta shuar dritën e së vërtetës”!? Këtë po ia lë lexuesit ta komentojë dhe të shohë se si shkruajnë shqip hoxhallarët e “Dritës”! Nuk besoj se e dinë edhe ata vetë se çfarë kanë dashur të thonë!.
Ja edhe një fjali tjetër e bërë sallatë. Citoj: “Nuk u vramë jo nga turtqit e as nga, jo nga arabët por nga serbët, për faktin se jemi myslimanë dhe jemi shqiptarë” (!?)
Po citoj edhe një fjali tjetër të këtyre hoxhallarëve të “ditur” që më kanë dhënë mua “ders” për shkollimin. Citoj: “A mos vallë këta sekularistë/laicistëju nuk e ndjejnëni(!) vehten shqiptarë por të amerikanizuar(!), anglizuar, gjermanizuar etj etj dhe pandehnin (kush ?) se të gjithë janë të një niveli me toju(!?), të zhveshur nga ndjenjat dhe identiteti kombëtar!” Jam i bindur se as këta hoxhallarë vetë nuk dinë se çka kanë dashur të thonë. Lexuesi i nderuar le të bindet vetë!
Një tjetër fjali: A nuk e shohinihni llumin ku kanëeni rënë !!
Një “margaritar” tjetër i hoxhallarëve të “Dritës”, citoj: “Elokuenca e z. Islamijuaj duke derdhur vrer kundër Islamit(!) dhe myslimaneve, ju i ze sytë(!) dhe nuk mund t’a shohëihni dot dritën e diellit, sepse drita e diellit dhe e vërteta eju verbon”!!!!
Në fjalinë vijuese shohim këtë konstrukt: “A mos e ka fjalën (!) për 95% shqiptarëttë (!) popullsisë Myslimanë(?), të popullsisëe të Kosovës(!?)” Hajde e merre vesh se çka kanë dashur të thonë këta të mjerë!
Një tjetër “fjali” pa logjikë: “Kurrë të mos mendojnë këta ekstremistë antikombëtarëni se me shkrime apo mendime(!) të llojit sekular/laik, do të arrijëni t’iua imponojëni hoxhallarëve të ligjërojnë nëpër xhami(!) sipas dëshirave të tyreuaja” Pastaj : “E vërteta dhe drita e Kur’anit është më e nditshme se helmi që kërkojnëni të mbillnin (!) këtu shqiptarju zotërinj”!!!??? Po çfarë lidhje paska “ e vërteta dhe drita e Kur’anit” të krahasohet me “helmin” .Këtë mbetet të na e sqarojë hoxha i “Dritës”, që rrin në terr!. Pa le që pataj të analizohet pjesa tjetër e fjalisë :“që kërkojnëni(!) të mbillnin (kush po kërkon këtu të mbjell?) këtu shqiptarju zotërinj!
Kësi sallatash ka plot në reagimin e këtyre hoxhallarëve “të ditur”. Këto dhe fjali tjera si këto janë fjali që tregojnë për nivelin e shkrimit “shqip” të hoxhallarëve të “Dritës”, ose të “mësuesve” të Dritës, siç po pretendojnë ta heqin veten. Vetëm nga këta shembuj, që i përmendëm këtu , lexuesi ka rastin të shohë se çfarë “mësuesish” janë këta! Duke mos hyrë t’i analizoj gabimet tjera, më duhet vetëm t’u përkujtoj se në “reagimin” e tyre kanë mbi 200 gabime të tjera gjuhësore!
Në përmbyllje do t’ua përkujtoj një thënie popullore , e cila thotë: Kurrë mos hy aty ku nuk mund të dalësh! Fatkeqësisht autorët e reagimit kanë ra në hendek. Dhe duke menduar se do të dalin lehtë, atyre u ndodhi e kundërta! Përunduan në fund të pusit! Argumentet që ua solla e dëshmojnë këtë!