Mendime
Xhafer Leci: Mitrovica, Trepça dhe Hashimi
E shtune, 23.11.2013, 06:03 PM
MITROVICA, TREPÇA DHE HASHIMI
A s`është për të Kryeministri aktual Hashim Thaçi, i di të gjitha dhe, ai ka për obligim kombëtar të deklarojë publikisht, për opinionin shqiptar e më gjërë se, si dhe pse mbeti e okupuar Mitrovica Veriore me Leposaviqin, Zubin Potokun dhe territoret tjera?!
NGA XHAFER LECI
1.- Hashim Thaçi duhët të tregojë kush ishte oficeri i ushtrisë sekrete të Francës, i cili në vitet 1990-ta bëri kursin e gjuhës gjermane, bashkë me Hashimin në Zürich të Zvicrës?
2.-Ai ishte ai i njëjti oficer, i cili, si pjesëmarrës në Marrvëshjen e Rambujesë e manipulonte Hashim Thaçin, për mos nënshkrimin e Marrëveshjes, me qëllim që forcat serbe të mos bombardohen nga NATO dhe më qëllim që Kosova të mbetët përgjithëmonë nën sundimin e Serbisë?
3.- Pse përpjekjet e UÇK-së për të marrë kontrollin e minierave të Trepçës u penguan nga trupat franceze me 3 korrik 1999?-, dhe Hashim Thaçi heshti.
4.- A e dinte Hashim Thaçi kur majori francez Bunel u arrestua në tetor të vitit 1998, për të dhënat sekrete të NATO-s tek ushtria serbe, në rastin e luftimeve në Bosnje , ku oficerët e ushtrisë franceze patën protestuar me moton: "Lirojeni Majorin Bunel"?!
Këtu nuk dua të spekulloj për ndonjë akt tradhtie, sepse ne, shqiptarët në maje të gjuhës e kemi fjalët: tradhtar, antikombëtar... Por, un mendoj, se këtu bëhët fjalë për pa përvojen, pa pjekurinë politike e diplomatike të Hashim Thaçit dhe të atyre që e rrethonin, shoqëronin atë, në vitet e vendimeve më të rëndësishme për fatin e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Qeveria nuk bëhet me miq e jarana, por bëhet me kuadro cilësorë, dhe të profilizuara e të përgaditura, në fushën e diplomacisë, politikës...
Ja një shembull konkret për pa pjekurinë politike, në Qeverinë e Përkohshme të Kryeministrit Hashim Thaçi, më 1999, Hashimi për këshilltar të vetin kishte emruar mikun e Tij Sherif Bilallin, Sherifi mund të jetë adhtetar e veprimtar i mirë, por kursesi këshilltarë i mirë, spse nuk kishte përvoj e as përgaditje shkollore për një post të tillë.
Vizita në veri
Sivjet, në gusht 2013, vizitova disa pjesë Veriore të Kosovës, si Zubin Potokun, Ujmanin - Liqenin e Gazivodës, Leposaviqin dhe disa fshatra tjera të asaj ane.
Të gjithë
e dimë se Trepça, me pasuritë e saj të mëdha minerale, të cilat llogaritën në vlerë
afër 6 miliardë euro dhe Ujmani-Liqeni i
Gazivodës, i cili po ashtu ka një vlerë kapitale për Kosovën, janë dy nga
problemet kryesore që,
Kaluan 14 vite nga çlirimi i Kosovës, 105 vende nga e gjithë bota deri me sot e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ende nuk lëvizi asgjë nga vendi. Pse ndodhi kështu dhe me fajin e kujt? Pvarësisht bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësuesen Baroneshën Ashton, për normalizimin e marrdhënieve midis dy vendeve, Kosovë - Serbi. Nëse kujtojmë të kaluarën se, sa Rezoluta i ka refuzuar Millosheviqi atëherë, të cilat vinin nga vendet më të fuqishme të botës, e që lidhëshin me problemin, fatin e Kosovës dhe, megjthatë, Millosheviqi nuk u dorëzua. asnjëherë para trysnive të fuqive të mëdha, derisa nuk ndodhën bombardimet nga NATO.
Edhe sot
Pyetja lind, a është dashur të bisedohet me Serbinë? Mendoj se po, sepse qe 14 vite pavarësi, nuk lëvizi asgjë nga vendi, për rregullimin dhe administrimin e kësaj pjese të Kosovës të pavarur. Kosova nuk e ka mundësinë të veprojë, si në rastin e Kroacisë para 18 vite me operacionin “Stuhija” (Olluja), ku Kroacia ushtarakisht mposhti forcat ushtarake serbe dhe me luftë e çliroi Kroacinë. Dihet se edhe Kroacia kishte mbështetjen e disa vendeve të perëndimit me logjistikë dhe teknikë ushtarake...
Sot nuk është më si dikur. Kosova gjithnjë e më shumë mbetët e vetmuar, nuk e ka më përkrahjen e vendeve të Perëndimit që kishte dikur. Është e vetmja Gjermania, ajo, e cila po i bënë Serbisë trysni të vërtetë, se nuk do të pranohët në gjirin e BE-së, nëse nuk i rregullon marrdhëniet në mnyrë paqësore e demokratike me Kosovën. Pse Hashim Thaçi ishte aq i butë që të pranojë, të nënshkruajë shumë kërkesa nga pala serbe, të cilat janë realizuar për të mirën e Serbisë e, mjerisht, në dëm të Kosovës?!
Kryeminstri aktual Hashim Thaçi, me që i di dhe i ka ditur qysh moti, më mirë se kushdo tjetër problemet që lidhen me fatin e Mitrovicës Veriore dhe, asnjëherë deri me sot nuk ka folur për këto mësheftësi, të cilat nuk mund të mëshifën përgjithmonë, ai ka për obligim dhe detyrë kombëtare, menjëherë të dalë me një deklaratë publike, para mjeteve elktronike dhe të shkruara informative, të tregojë për të gjitha ato që i di dhe nuk i ka thënë deri me sot publikisht, në lidhje me problemin e Mitrovicës. Hashim Thaçi duhet ta pranojë publikisht se në Rambuje ishte i papjekur fare politikisht dhe i manipuluar nga diplomacitë e caktuara, të sigurimeve të huaja sekrete, poltike dhe ushtarake, ku si pasojë e gjithë kësaj, sot kemi problemin e Mitrovicës dhe pjesëve tjera veroire të saj.
Dihet se edhe kriminelët Radovan Karaxhiç e Ratko Mlladiq kishin gjetur strehim në Sektorin e Ushtrisë fanceze në Bosnjë dhe Hercegovinë....
Nuk e pati thënë kot ish Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi se, dr. Ibrahim Rugova ka thënë se "bisedimet me Serbinë duhët të jenë me afat, kohë të caktuar, për ndryshe ato mund të zgjasin me dekada, si ato izraelito - palestineze".
Dr.Ibrahim Rugova nuk besoj kurr që do të pranonte të nëshkruaj kaq lehtë, decentarlizim, enkllavat serbe, e aq më pak për problemet që lidhen me Mitrovicen.
Si dukët sot Mitrovica dhe pjesët e saj të Kosovës Veriore
Sivjet në
gusht 2013, nga Gjilani u nisa të shkoj në Novi Pazar, te miqtë e mi. Nga
Mitrovica deri në kufirin Bërnjak, Kosovë - Serbi, ka nja 36 km. Po sa ta kalosh fshatin
Koshutovë të Mitrovicës, aty ku është i vendosur pika-punkti i KFOR-it e deri në
kufirin Bërnjak, Kosovë-Serbi, ka nja 27 km. Nga ky punkt, gjatë gjithë rrugës,
gjithçka që sheh me sy, të duket sikur je në Serbi. Nuk e sheh asnjë veturë me
targa të Kosovës e, as që e kanë guximin të kalojnë nepër ato rrugë të kontrolluara
nga serbët e organizuar,të rebeluar. Me të arritur në kufi, policia kufitare e
Serbisë, nuk më lejoi të kaloja kufirin, me pretekst se unë kisha pashaportë të
Kosovës dhe se ata nuk e njohin këtë dokument. Por, as me letërnjoftim të Kosovës,
siç lejohet të kalohet nëpër disa kufi tjerë, nga ky kufi sipas ligjeve serbe,
nuk lejohej kalimi. Kështu më thanë ata. Duke më kërkuar falje, që po më kthejnë
mbrapa, ata më rekomanduan që të kaloj në kufirin e lejuar me dokumetet e
Republikës së Kosovës në Jarinjë dhe mos të shkoja deri në Mitrovicë, sepse është
më larg, por nja 7 km pasi ta kaloj
Zubin Potokun, të kthej majtas në drejtim të
fshatit Rudar, për t`u lidhur me autostradën Mitrovicë - Leposaviq - Rashkë,
me një gjatësi afër 70 km. Kësaj rruge për herë të parë po kaloja, derisa u
lidha me autostradën. Ishte një terren shumë i keq, me plotë kodra të nalta,
gurë e kthesa të mëdha, rrugë kjo e cila lidhte disa fshatra me popullësi
etnike serbe. Isha fill vetëm, edhepse vetura ime ishte me regjistrim, targa të
Gjermanisë, pasiguria egzistonte.
Megjithatë me aparatin tim, me dorën e djathtë, nga vetura ime, pa u ndalur fare, i bëra disa fotografi. Fotografova çka mua më interesonte si: disa pjesë të hapsirës me ujë dhe Themelin e Ujmanit - Liqenit të Gazivodës, nga i cili prodhohet rrymë elektrike dhe ujitën fushat, arat e Kosovës. Liqeni i Gazivodës, ka një gjatësi prej nja 23 km, 16 km në territorin e Kosovës, e nja 7 km në territorin e Serbisë.
Gjatë rrugës Mitrovicë-Leposaviq, ku nga punkti i KFOR-it ka një gjatësi afër 60 km, deri në kufirin Jarinjë, e që kontrollohet nga serbët vendas dhe nga ata të Serbisë.
Kaos dhe frikë
Ende para se të lidhëm me autostradën Mitrovicë - Leposaviq, u ndala në një udhëkryq pa shenja komunkacioni dhe pyeta një serb, se në cilin drejtim mund të shkoj për Leposaviq. Ai, serbi më tregoj rrugën dhe me pyeti:
"-A je i yni"?
-
-"Ku jeton ti",- me pyeti ai?
-Në Gjilan,- ju përgjigja.
"-Si e kaloni atje me shqiptarë"?
- Mirë e kalojmë,- i thashë. Serbin e pa njohur e pyeta çka është me profesion?
"-Arsimtar jam",- më tha ai.
Serbin e pa njohur e pyeta çka mendon ai?
- E kujt është kjo pjesë e Kosovës Veriore, meqë shqiptarët thonë se kjo është Kosovë, ndërsa ne, serbët themi ketu është Serbi?!
"- Ky vend është i gjithkujt dhe i askujt. A nuk e sheh që më shumë vetura ka të pa regjistruara, se sa të regjistruara, më shumë jetojmë pa ujë e rrymë, se sa me to",- tha arsimtari serb. Dhe, vazhdoi ankesat:
"- Ne për ditë e lusim Zotin që mos të ndodhë diçka e keqe në komunikacion, sepse askush nuk përgjigjet, mos të flasim për pagesën e dëmit, sepse nuk ka kurrfarë kontrolli dhe nuk funksionon kurrfarë ligji... Këtu është një cirkus i gjallë",- tha ai.
Edhepse e flas edhe e shkruaj bukur mirë serbishtën, për shkak të sigurisë time se po më heton që nuk jam serb, por shqiptar, që mos të më lind ndonjë problem, e falënderova për bisedën, duke i thënë:
- Më falni se jam vonuar për ta takuar një mik timin në Rashkë dhe më duhët ta vazhdoj rrugen...
Mitrovica dhe veriu i saj nuk janë thjeshtë vetëm problem për të drejtat dhe liritë e serbëve atje, sepse serbët janë të lirë të jetojnë dhe lëvizin në tërë territorin e Kosovës, ashtu siç janë të lirë edhe në enkllavat tjera serbe në brendësinë e Kosovës, si në Graçanicë, Ranilluk, Partesh, Shtërpcë, Gorazhdec, etj. Janë shqiptarët ata që nuk e kanë lirinë të jetojnë të lirë as në shtëpitë e tyre stërgjyshore, nëpër tokat, arat e malet e tyre të okupuara në Kosoven Veriore
Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë dhe as Pakon e Ahtisarit, prandaj edhe po kërkon të përfitojë diçka nga ky mosnënshkrim, si rasti i 6 pikave shtesë, të servirura nga Ban Ki Mun-i, nga të cilat është duke përfituar me Marrëveshjen e tashme, e cila të çon drejt një autonomie të pa qenë asnjëherë deri me sot, bile as në kohën e Titos e të Rankoviqit.
Me pranimin e ktyre 6 pikave, për të cilat, në fillim, Hashim Thaçi qe zotuar se kurrë, për të gjallë të tij, nuk do të ndodhë asnjë ndryshim i Pakos së Ahtisarit...Humbëm shumëçka dhe tash Hashim Thaçi heshtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Madje, jo vetëm Hashimi që heshtë, por, mjerisht, po heshtin të gjitha subjektet politike, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila nuk ka kurrfarë mundësie të ndyshojë asgjë, pa përkrahjen e subjekteve tjera politike.
Kush e kontrollon Trepçen dhe Ujmanin
Serbët e Mitrovicës dhe të Veriut të Kosovës, përmes këtij 6 pikëshit shtesë të Pakos së Ahtisarit, arritën të kenë nën kontroll Rersurset e Trepçës dhe Ujmanin e Ibrit, apo Liqenin e Gazivodës, siç e quajnë disa.
Nga
leximet nepër libra, gazeta e revista tona dhe të huaja,
Në Rambuje, as kush tjetër për pos dr.Ibrahim Ruovës nuk e kishte mandatin dhe të drejtën të flasë në emër të popullit, sepse dr. I.Rugova ishte president i Kosovës, i zgjedhur bindshem nga populli me vota të lira demokratike.
Bisedimet për Mitrovicën si dukët do të zgjasin edhe shumë kohë. Dhe, deri më tash nga këto bisedime duket të kenë përfituar vetëm serbët. Këtë e ka pohuar edhe Kryeparlamentari Jakup Krasniq, i cili pati thënë: "Kjo marrëveshje ka sjllë një Autonomi për serbët e Veriut, të cilës i mungon vetëm termi Autonomi".
Institucionet e Kosovës përherë bëjnë apel për kthimin e serbëve në trojet e veta, çka edhe unë mendoj se çdo serb që nuk i ka duart e përlyera me gjak, nëse dëshiron, duhet të kthehët në shtëpinë dhe truallin e vet, aty ku e ka në Kosovë.
Por, pyetja lind, a kanë bërë të njëjtin apel institucionet shtetërore të Serbisë, për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, në Mitrovicën e Veriut, së bashku me pjesën e Trepçës dhe minierat e Stan Tërgut, e vendbanime tjera, ku para luftes, shumicë ishin shqiptarë, të shpërngulur me dhunë?!
Jo, këtë e dimë të gjithë se asnjëherë asnjë funksionar i pushtetit serb nuk ka kërkuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e veta, me përjashtim të politikanit Nenad Çanak dhe aktivistja për Të Drejtat e Njeriut - Natasha Kandiq.
Përplasjet gjeostrategjike
Të gjithë
të interesuarit e dinë se pas përfundimit të bombardimeve të NATOs, edhe me
ndihmën e
Së pari, të demonstrojnë forcën dhe ta provojnë se sa janë të gatshme dhe unike forcat e NATO-s, për të marshuar në fushëbetejat tokësore dhe sa unike janë vendet e Bashkësisë Evropiane, për një luftë eventuale tokësore, kundër focave ruso-serbe, por edhe për t`ua matur pulsin se sa janë të vendosur që të shkaktojnë një luftë të 3-të botërore, për një Kosovë të vogël.
Arsyet tjera kanë qenë, së paku, që t`u japin përkrahje morale popullit dhe ushtrisë serbe, por edhe të largojnë raketat e tyre ruse, të vendosura në bunkerët ushtarakë afër Aeroportit të Prishtinës. Gjenerali rus Leonid Ivasov, ka demosntruar forcën, duke parë se shtetet e BE-së nuk janë unike, në rast se do duhej hapur fronti i një lufte në Kosovë, nga forcat serbo-ruse kundër atyre të NATO-s dhe UÇK-së, në anën tjetër. Gjenerali amerikan Wesley Clark, komandant dhe udhëheqës i focave të NATO-s, tregohet i gatshëm për një intervenim dhe luftë tokësore kundër focave ruso-serbe.
Gjenerali britanik Majkëll Xhekson, i cili menjëherë pas focave ruse kishte arritur me forcat e ushtrisë britanike. Ky ishte një gjeneral i vjetër dhe me përvojë të madhe, si duket, qe i zoti dhe i mençur, i cili edhe e evitoi, ndoshta, një luftë, e cila do t`i sillte dëme të mëdha gjithë botës, e më së shumti Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve, në përgjithësi. Pra, gjenerali britanik Majkëll Xhekson, nuk zbatoi urdhërin e gjenralit amrikan, komandant i forcave të NATO-s, Wesley Clark . Si u bë që focat franceze, të parat, pas atyre ruse, u futën në Kosovë dhe, të ndihmuara nga ushtria serbe, e cila u ndihmoi me dhëniën e planeve për largimin e minave, të vendosura dhe të-maskuara nepër rrugët e Kosovës, kah ushtria franceze duhej kaluar..?