Kulturë
Asllan Dibrani: Rapsodi Gani Demolli
E marte, 13.08.2013, 07:52 PM
Rapsodi Gani Demolli   
interpretues i këngës shqiptare në 
folklorin  e Kosovës!
Nga Asllan Dibrani art@asllandibrani.com
Fitorja  dhe
sakrificat  e luftës së Kosovës, të
robëruar ndër shekuj, që i solli lirinë popullit shqiptar të shtypur  ka hapur dimensione të reja dhe të shumta në
krijimtarinë artistike në përgjithësi, 
por edhe në të gjitha llojet e artit e të muzikës në veçanti. Përmes
këngës së lirisë të kënduar për çlirimin, për dëshmorët për pavarësinë dhe për
zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Kosovës dhe frymëmarrjen më të lirë të
shqiptarëve në gjitha trojet tona kanë 
bërë një progres nxitës  në
rritjen dhe kultivimin e  te gjitha
zhanreve te muzikës.Pas trysnisë shekullore është manifestuar me këngë e valle,
afirmim solo këngëtaresh dhe grupeve të ndryshme të këngës folklorike apo
rapsodike, dhe  këngës popullore. Ne saje
të   këtyre zhanreve dhe të  muzikës  
folklorike një pasdite  na  u soll ndërmend  ta vizitojmë      rapsodin Gani Demollin,   këngëtari i mirënjohur,  në repertorin e këngëve të tij të kënduara me
frymë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me
motive të tjera, të preferuara nga dëgjuesit.
Ai rrjedh nga një familje e sakrificave nën ish regjimet e huaj po edhe përkundër saj e ruajti një bujari që e ka ana e Gollakut për zemër. Kjo familje la gjurmët ne vlerat e veta për familjen,por edhe për kombin në fushën e kulturës. Babai Rizah Demolli ishte një njeri punëtor dhe një fshatar qe nuk mundi të ndjek ndonjë mësim të lart ,pos mejtepeve të imponuara nga pushtuesit .

Ishte një largpamës    për   
ngritjen e  vetëdijes  në familje 
dhe në shoqërinë  shqiptare me
çka  i 
nxiti   djemtë  ti përvishen 
mësimit  si  Arif 
Demollin    një shkrimtar     i  
veçantë  me veprat  e tij ,  
ashtu edhe  Vahidja   e motra e tyre  ishte ndër vajzat e para qe ju   rrek mësimit të   ciklit të lartë . Ganiu     kishte një talent edhe si fëmijë   i nxitur  
nga këngëtaret e vjetër  qe e
transmetonin  historinë tonë   përmes këngës   me çka Ganiu me një fanatizëm    ju rrek 
artit të   muzikës dhe këngës    duke u 
frymëzuar  në  figurat dhe 
mitet   tona kombëtare  nga rilindësit tanë po  edhe 
nga Skënderbeu e këndej.
Rapsodi Gani Demolli  ka 
lindur më 19.04.1952 në fshatin Gllogovicë në Malësinë e Gollakut,
komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e mbaroj në fshatin e  lindjes 
deri në klasën e katërt,  ndërsa
tetëvjeçaren  e kreu në fshatin   Dabishec. Ai ishte i  dalluar edhe në  mësim 
e  moshatarëve të vet nga e
cila     çdoherë,   dita e shkollës    u shoqëruar me  zërin e tij, po  edhe me   
përcjelljen  përmes   veglave të muzikës qe   për zemër e ka   çiftelinë 
edhe  sharkinë qe  është ndër rapsodët ma të mirë të Kosovës. Ai
këto instrumente  edhe  i 
përgatit vet me drurin e thatë të 
arrës   duke i  gdhend deri ne akordimin e telave për  krijimin e 
tingujve  me burim  autokton shqiptar !
- Fillimisht me ndihmën e mësuesit Ibrahim Geci nga
fshati Prapashticë  i morri hapat e parë
.Ganiu     për ta ndjekur shkollën  e mesme    
shpesh bëri  rrugë  të gjatë, dimrave të ftohtë shkrepave dhe
maleve    të larta  qe shtrihen në këto anë  edhe nga 
Rezultatet e tij ishin të njëpasnjëshme ,  pos 
entuziazmit qe kishte për  këngën
dhe   artin  muzikor 
pastaj  aktivitetin e vet e
shtriu  në shoqërinë  kulturore artistike të  KEK –ut qe udhëhoqi folklorin gjashtë vite pa
ndërpre! Atë ma vonë   koha e gjeti   si anëtarë i SHKA “Bajram Curri”  në Prishtinë. Në    pakënaqësinë  qe e ndiente në    aktivitetin e këtyre shoqërive ai
aktivitetin e vet  e  dha edhe në 
SHKA “Kosova” në Prishtinë dhe kështu përfundon faza e amatorizmit  si  
një  këngëtar      i  
këngëve epike dhe folklorike ,   
vallëzimit  dhe   si muzikant  
deri në fundin  e  vitit 1976 .
Gani Demolli shquhet  për aftësitë krijuese dhe
interpretuese, prandaj nuk është vetëm  bartës të thjeshtë i  trashëgimisë poetike dhe muzikore, por është
edhe  krijues i  talentuar.
Demolli  
me interpretimin e këngëve popullore -folklorike   e morri epitetin e  një rapsodi 
ose edhe  të një poeti popullorë!
Rapsodi 
Demolli gjatë zhvillimeve  historike të këngëve epike, është bërë
edhe modelues i  formave melodike dhe
poetike të ruajtës me  kujdes të traditës
së këndimit në  familjen shqiptare.
Krijuesi Demolli   me interpretimin e
këngëve popullore -folklorike   e
morri epitetin e   një rapsodi  ose edhe 
të një poeti popullorë  me i
shëruar plagët ku i ka dhe i ka pas ky popull. Zoti  Gani Demolli 
ka një  memorie te  mbajtemendjes nga gjyshërit-stërgjyshërit nga
e kaluara e historisë së lavdishme kombëtare.
-Falë meritës se tij dhe shumë këngëtareve
tjerë  kemi  ruajtur deri sot këngë popullore shqiptare
epike e ciklit të  luftërave  , mbi kreshnikët , balada mitike  të moçme shqiptare me këngë historike që nga
periudha mesjetare deri ne këngët e dëshmoreve për çlirimin dhe pavarësisë
e  Kosovës,  Shqipërisë dhe  trojeve tjera.
Ky rapsod paraqet 
një pasuri të veçantë për traditën poetike popullore, duke i
publikuar  përmes   folklorit të trevave të caktuara. Rapsodi
Demolli , është rapsodi i gjallë i kombit , është interpretues i shkathët
i këngës epike legjendare që ka  krijuar
mënyrën origjinale . Demolli  në botën e tij paraqet invencion të fuqishëm
artistik përmes dhembjes , mallëngjimi 
dhe fatin tragjik të personazheve të këngës mbi te kaluarën   e kombit tonë.
Virtyti ,qëndresa, trimëria, besa dhe  burrëria gjenden në  interpretimin e  këngës 
së  tij .duke i gërshetuar   vlerat e historisë të kënduar nga ai, na
mbetet  qe ta quajmë   legjendë dhe hero  të 
këngës dhe  folklorit Shqiptar.
Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga Rapsodi i kombit Gani
Demolli   mund të  radhitet edhe ne mesin e rapsodëve  të kombit në 
Shqipërie  natyrale qe pretendon
edhe vet përmes këngës se tij në bashkimin kombëtar...
Themeluan 
shoqërinë kulturore artistike "Rapsodët e Kosovës" . Iniciator
ishte  Gani Demolli
-Karriera e këtij rapsodi sa  vinte duke 
u shtuar  dhe  rritur me rastin e formimit të    grupit të pavarur folklorik që përbëhej nga
pesë veta "Rapsodët e Kosovës" . Iniciator ishte  Gani Demolli i shoqëruar  nga Fetah Bajgora, Nezir Rama, Muhamet Ahmeti
dhe  Xhevdet Rama .Ky grup muzikor  vazhduar punën  dhe aktivitetin e vet  deri kah viti 1998. Ma vonë këtij  grupi ju 
bashkëngjitën edhe   këngëtarë ,
rapsod  e muzikant  të   njohur
si ; Skënder Fejzullahu ,Muhamet Ahmeti ,Adem 
Osa, Fehmi Hoxha ,Halil Bytyqi,Ali Krasniqi,Tahir Drenica,Halil
Ballanca,Jahir Nuredini,Ejup Geci,Xhevdet Krasniqi Bardh e Elez Hajzeri  dhe 
Sabri Haxholli etj.
Kjo shoqatë 
ka marrë pjese mbi 70 festivale të ndryshme në trevat  shqiptare. Një vlerë në vete  kjo 
shoqëri  ka qe  janë prezantuar edhe pran  artdashësve shqiptar në   mërgatën shqiptare  në të gjitha shtetet e Evropës po  një theks të veçantë duhet ta  ceku , 
se    ky grup artistik     e shoqëruan  publikun shqiptar ,   të 
shqiptarëve   në Turqiqe u
shpërngulen me    zjarre e hekur   në reprezaljet e shtetit serb. Atje   ekziston një numër i madh shqiptaresh   qe shkretëtirat  turke  
i shndërruan në    toka
pjellore  dhe    themeluan qytete  dhe 
fshatra   të tëra  në vete . Fatkeqësisht nga   një politike      jo e shëndoshë e  shtetit 
turk deri në  vitet e fundit
nuk  kanë   mundur të prononcohen si shqiptarë. Prezenca
e këtij  grupi   artistik nga Kosova    i udhëhequr nga Gani Demolli  shpalosi  
kujtimet  e   një historie të dhimbshme të këtij
komuniteti të madh  ,  milionësh në shtetin turk. Publiku  shqiptar     
në shumë qytete si në  Buzë, Kemal
Pasha , Enegul, Izmir  dhe Stamboll  e priti  
me entuziazëm të madh  këtë
grup,  ku   pos gëzimit    shumë prej tyre ,   gëzimin e ndanë  me lot në sy 
me rastin e  mallit për atdheun e
humbur...
Viti 1998 ishte një   vit 
i   reprezaljeve të  shtetit serb mbi Kosovën  ,edhe ky 
grup artistike "Rapsodët e Kosovës" ,nuk  u pajtua të mbeten  si spektator pran një dhune të tillë ,por ju
rreken   çlirimit të atdheut  dhe   
u detyruan ta  ndërpresin    veprimtarinë  e   
shoqatës    deri pas luftës. Ky
grup  u bë shume i popullarizuar  qe dhanë shumë koncerte  dhe   
ishin  të kërkuar në   manifestime të ndryshme,  po ashtu edhe në ahengje, dasma etje.
Ishin  të mishëruar me   melosin folklorik    që 
në mungesën e    programeve te
mirëfillta     kombëtare, këta
këngëtarë  e mbajtën  gjallë   
muzikën  dhe këngën    në gjirin e popullit, duke krijuar     një      
ombrellë  për  ruajtjen e vlerave tona përmes këngës.
-Shoqata është themeluar me qëllim që të ruaj
muzikën tonë të mirëfilltë autoktone shqipe shprehet Gani Demolli . Gjatë kësaj
periudhe është bërë një punë mjaft e madhe kemi arrit një bashkëpunim të plotë
si me Institutin Albanologjik atë Historik me të gjitha televizionet dhe radiot
në Kosovë si dhe me të gjitha SHKA në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi
si dhe në Diasporë thekson ndër të tjera zoti Gani Demolli.
Shoqata ka tubuar rreth vetes njerëz eminent të
kulturës si Pr.Dr. Zymer Neziri, Dr. Yzber Hoti, Pr. Xhabir Haradinaj, Mr.
Nezir Rama, Nazmije Demolli etj. Në Shoqatë kemi këngëtarë edhe instrumentistë
nga të gjitha trevat shqiptare  qe
jemi  përpjekur  ta 
përfshijmë    një  
art   unik    që buron nga  trojet tona thotë Gani Demolli..
Ne pyetjen tonë të radhës ishte   shtruar    
se  me çka jeni prezantuar  të publiku  
në krijimtarinë tuaj ?
Zoti Gani  u
shpreh , sa i përket punës sime individuale për opinionin kam përgatit dy
albume të videos që janë shitë në Zvicër me dy orë e gjysmë program .Një CD me
dhjetë këngë ( një orë program). Kam bërë incizime në të gjitha radiot dhe
televizionet e Kosovës së paku nga tridhjetë minuta program. Vetëm në RTK i kam
të incizuara 17 këngë . Gani Demolli ka marrë pjesë në të gjitha festivalet që
janë mbajt përbrenda Kosovës po edhe jashtë . Një festival në Lezhë të  Shqipërisë 
qe u mbajt  në vitin  2006 ishte 
i  ngjeshur me shumë këngëtarë.
Nga ky festival  u nda me  medalje  
në vendin e parë, si rapsodi më i mirë i festivalit. Në   Kamenicë 
ne një festival u shpërblye 
nga   publiku edhe për tekstin ma
të  mirë të  festivalit.
Ai i ruante 
me  një kërshëri dengje ,dengje
fotosh, cd,medaljet  dhe  mirënjohjet 
e ndryshme!
Rapsodi Demolli pjesën e trashëgimisë se tij nga krijimtaria e kishte ruajtur me kujdes dengje , dengje fotosh, cd,medalje dhe mirënjohje të ndryshme. Ai i ruante me një kërshëri të gjitha nga e cila vlen të përmendim edhe periudhe e luftës qe ofensiva e terrorit serb i largoj nga shtëpitë e tyre dhe pas kthimit ishte një dite e veçantë si gëzim për te, qe i kishte fshehur në dhe ,por i gjeti . Në afërsi të shtëpisë nga e cila i kishte mbështjell mirë i kishin shpëtuar pa u prishur dhe po ne atë pozitë qe i kishte fshehur dhe shpëtuar , na i shpalosi një nga një me rastin e vizitës sonë. Bëmë disa foto nga ato dokumente dhe po i prezantojmë për publikun.



Pamje 
e disa  mirënjohjeve ,
certifikatave dhe falënderimeve qe ju ndanë 
zotit Gani Demollit   në
pjesëmarrjen   e tij në festivale të
ndryshme.
Ai me këtë rast 
kujton    përsëritjen e
viteve    1875 ,  terrorin serb 
qe u  bë  nga viset shqiptare  në  
rajonin e Nishit    si Krahine
shqiptare   të Toplicën , Novipazarin etj
,qe i pastroj sot e atë dite nga e cila 
falënderoj   UÇK-në dhe
Shtetet  e Bashkuara të Amerikës qe  se paku shpëtuan   vendin 
qe   kishte si qellim Serbia   ta 
përsërit  rasti e  Toplicës edhe ne luftën  e fundit 
në Kosovë.
Familja  e
Gjemajl Demollit i qëndroj stoikisht besnikërisë dhe    zakoneve te kësaj ane me  plot 
bujari dhe    besë  nga e cila 
vlen të përmendet   rasti  i 
gruas së    loke Hamides që për
hire të idealeve  të saj  rrezikoj t'ja presin djalin e vogël Tefikun!!!
Ai rikujton edhe periudhën e dhimbshme  familjare   
qe  babë Rizahin e kishin   arrestuar forcat bullgare  dhe  e
mbyllën në  burgun e  Lipianit 
nga e cila arriti të ik  dhe tu
bashkohet forcave  çlirimtare .
Pas ikjes se 
Rizahit nga  burgu  presionet u shtuan ne rajonin e Gollakut  për zbulimin 
e tij e sidomos në  fshatin e
tij   në Gllogovicë. Në atë kohë
ishte    kaçak   i maleve  
qe nuk guxonte të   strehohej  në shtëpinë e tij. 
-Kjo grua 
ishte  nën trysni e   përhershme 
të  pushtuesve  për 
zbulimin e  Rizahit se ku  u  
strehua.  I hyjmë në hak asaj
gruaje bujare po qe si përmendim vlerën e saj 
me një rast     të fushat e
birave   në afërsi të  arave të 
Lufit,  forcat  e okupatorit e rrethuan   qe kishte me 
veti  djalin   e vogël Tefikun  dhe  
Sofjen  motër e vëlla  të shoqëruar me te,   nga e cila  
ja marrin djalin  Tefikun dhe    në prezencën e saj  ja futen thikat në  fyt ! Loke Hamiden e kushtëzuan  ja qite Rizahin me zbuluar  ja po ta presim  djalin 
tash !
-Ajo ju përgjigj   
xhandarmerisë   së  ja prene dhe mbytne     Tefikun , 
Rizahin nuk e qes, i kam edhe dy djem tjerë !. Qëndrimi i saj   ishte i prere nga e cila  i beri balle edhe t'ja  presin 
djalin e vogël për hir të      karakterit   njerëzor  
të kësaj ane nga e cila    kjo
familje  e falënderon  sot për atëherë    loke Hamiden  si  një
personazh    i sakrificës për ta
mbajtur    kaçakun e kësaj ane Rizah
Demollin . Kjo grua ka mbet si  
legjendave  e bisedave  të kësaj ane. Rizah Fazli Demolli ishte  pjesëmarrës 
i masakrës se Tivarit , po për fat  
shpëtoj   edhe aty .Ishte i
martuar me Miradije   Bislim   Doden 
nga Svirca në luftën e dyte botërore përjetuan një tragjedi   familjare 
qe 11 anëtar të familjes se Bislimit i therri me  thika 
dhe i dogjën  disa përse
gjalli  Serbia . Këtu  nëna  e
Ganiut pati fatin dhe  qëlloj  me bagëti në mal    dhe i shpëtuan    kësaj masakre  me vëllain e 
vet  Hakiun.
Shtepia e Bislim Dodës mbeti në dy fëmijë ,   në Miradijen 
nëna e Ganiut dhe  daja i tij  Hakiu i vogël!
Shtëpia e Bislim Dodës mbeti në dy fëmijë    në 
Miradijen dhe   Hakiun  , në të cilën 
pastaj  kaluan në  përkujdesjen e  Bekë Dodës .Nga kjo familje plot tragjedi   lindi dhe u 
rrit  Ganiu, po edhe  Arif 
Demolli  vëllai i madh  , shkrimtar 
i cili  përjetoj   edhe ai 
burg     të rënd  në ngjarjet e viti  1981.
Rëndësia e rapsodëve dhe këngëve të tyre është e
madhe, sepse e përbëjnë  një pjesë të
rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore por  edhe i 
luftojnë   këngët tallave  magjupqe qe vjedhurazi  po e prish 
sot në melosin tonë!?...
Shtojmë se rëndësia   e rapsodëve 
sot i gjendet  në medie dhe atë
gjatë festave, si kremtimi i pavarësisë së Shqipërisë, Kosovës apo ndonjë datë
tjetër kombëtare. Rëndësia e rapsodëve dhe këngëve të tyre është e madhe, sepse
e përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe
shpirtërore. Edhe përkundër kushteve të dobëta ekonomike, krijimtaria burimore
artistike tradicionale muzikore ka arrit të mbijetojë dhe të qëndroj përball jo
vetëm muzikës argëtuese por edhe përball të ashtuquajturës muzikës argëtuese
komerciale tallava,   një muzikë
çoroditëse e ditëve tona . Sot, këngëtarët e rinj fare pak e kultivojnë këtë
zhanër muzikor, sepse janë fokusuar të zhanret më moderne, të cilët i bëjnë më
shpejt të pasur ekonomikisht.”
U ndamë nga ky rapsodit i  Kombit Shqiptar,  njëri modest, 
mikpritës  dhe bujar  qe trashëgoj nga Malësia e Gollakut. U ndamë
nga një  njëri   qe   
në shpirt ka  këngën dhe  melosin artistik. U ndamë ne atë pasdite  qe na nxuri muzgu i  mbrëmjes duke 
biseduar mbi  artin dhe kulturën    e këtij populli, por nuk mbeten anash  as brengat  
aktuale qe  po përjeton ky popull
edhe pas luftës  ne art kulture dhe
lirinë e tije gjysmake.
Nuk na mbetet tjetër pos t'i urojme suksese dhe shëndet në punën e mëtutjeshme të këngës –folklorit dhe krijimtarisë se këtij , këngëtari të madh. Shpresojmë se vullneti dhe sakrifica e tij të jetësohen dhe të realizohen synimet e tij sipas porosive qe linçon përmes këngës së tij deri ne bashkimin kombëtar.









