Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Kush jam unë?
E merkure, 10.04.2013, 07:55 PM
Kush jam unë?
Nga
Bota shqiptare nuk kërkon nga gjenitë vepra dhe vlera, por adresa dhe
personalitete që t`i adhurojë e pastaj t`i flakë tutje, t`i stolisë dhe pastaj
t`i zhveshë, tu gëzohet e pastaj t`i tradhtojë.
Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së
pushtuesve dhe kolonizatorëve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në
kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.
Prandaj edhe paraqitja ime në dhomat e diskutimeve, që s`bashku me ju,
të jap kontributin tim i cili është vetëm një pikë uji që derdhet në lumin e
madh. Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e
mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem
Kur dikush vendos t`i bëjë portretin vetvetes publikisht, është si të
tregojë një anekdotë apo të shkruaj
"nekrologjinë" (Përkujtim i shkurtër, që zakonisht botohet në
shtyp për një njeri, i cili ka vdekur pak kohë më parë dhe që përshkruan jetën
e veprimtarinë e tij).
Shumë simpatizues të shkrimeve të mia 12 vite me radhë më pyesin kush
jam unë. Është mirësjellje të përgjigjem në kureshtjen, prandaj do të përsëris
disa gjëra dhe po shtojë pak. Por jo në detaje. Mbaj një profil të ulët.
Aurel Dasareti, lindur Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare
kryesisht jetojë në
Nevojitet të kemi disa bindje për të na udhëhequr në jetë. Nuk mund të
mbështetemi vetëm te arsyeja. Qëndrimi i arsyeshëm ka vlera, por ka edhe
kufizime. Nëse ngulim këmbë për të qëndruar brenda caqeve të arsyes, nuk mund
ta përballojmë realitetin ku jetojmë. Në të kundërtën, bindja në gabueshmërinë
tonë vetjake, mund të na shpjerë më përpara, duke na udhëhequr në jetë.
Jeta ime aktuale është fakt, në këtë aspekt unë s`kam mundësi ta qeras
vetveten; por unë kam respekt për fatin dhe aspiratën time. Dymbëdhjetë vite me
radhë për to jam duke folur.
Politika nuk përputhet, parimisht, me prirjet e mia, ndryshe prej kohësh
do të isha një revolucionar. Megjithatë, isha pjesëmarrës aktiv (2 vjet) në
luftërat e Ballkanit dhe kam dhënë ndihma të konsiderueshme ekonomike në Fondin
“Vendlindja thërret”...
Prej vitit 2001 e deri tani, kam publikuar me qindra shkrime (falas) në
faqe të ndryshme të internetit shqiptar por nuk kam dashur të shfrytëzoj
identitetin e (great-grandfather) stërgjyshit tim nga Shkodra për motive
reklamimi komercial. Unë asnjëherë nuk kam shfrytëzuar rastin të reklamoj
biznesin e përbashkët të familjes sime, as 2
doktrinat e mia në gjuhën anglishte.
Atdhedashuria e pastër pa përfitime materiale ishte dhe mbetet në mua.
Tani numërohen në gishta shqiptarët që nuk e kanë botuar ndonjë libër.
Askush më nuk pyetën për kualitet dhe curriculum vitae të vërtetë, autori mund
të jetë gjeni ama mund të jetë edhe shakaxhi, i pakualifikuar por me tituj
akademik e diploma false. S`ka dert, nëse paguan disa qindra euro për botimin e
“veprës” fantazon se edhe ai bëhet
Rilindës i famshëm. Kalemxhi e jo mahi, por për Shqipërinë tragjedi.
Planifikoj të shkruaj edhe 2 libra, të bëhen 5-6 e jo më shumë,
përndryshe do të rrezikoja të bëhem një matuf.
Nëse ndonjë i panjohur të pyetën a mund të tregosh pak se kush je ti,
çfarë do të thuash?
Shumë prej nesh do të dëshironin të përmendin emrin, gjininë, vendin ku
jetojmë, me çka merremi (profesionin) ose çka studiojmë, interesat tona,
ndoshta me ke jetojmë dhe jo më pak
cilësitë personale që ne besojmë se janë tipike për ne. Si e shihni ju
veten dhe si ju mendoni se të tjerët ju shohin.
I gjithë ky informacion për ju, ajo që ne e quajmë identitetin tuaj, ju
e keni grumbulluar nëpër të kaluarën tuaj.
Të gjithë sukseset dhe mossukseset e juaja, zgjedhjet që ju keni bërë në
situata të ndryshme, të gjitha reagimet dhe mungesat e reagimeve nga njerëz të
tjerë rreth jush. Dikush ka komentuar se keni qenë të këndshëm, apo dikush nuk
e tha kurrë atë. Dikush të deshi ty aq shumë sa që je ndjerë me të vërtetë i
vlefshëm, ose dikush nuk e bëri këtë. Ti
je i(e) bukur - apo jo. Ti je i zgjuar -
apo jo. Si e kuptoni ju botën e jashtme se është përgjigjur në sjelljen tuaj
dhe ka dhënë reagime për atë që ju bëni, pamjen tuaj dhe atë që jeni; e gjithë
kjo përcakton në një masë të madhe atë që ju e mendoni si identitetin tuaj.
Gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën tënde ka ndihmuar të vendosësh se
çka mendon ti se je sot. Ju identifikoheni me të kaluarën. E kaluara nuk
ekziston më, ajo ekziston vetëm në mendjen tuaj, në kujtimet tuaja të asaj që
ka ndodhur. Këto kujtime mund të jenë të vërteta, por shpesh ato janë të
gabuara dhe vetëm interpretimi juaj të
asaj që ka ndodhur një herë prapa në kohë. Pra, me të vërtetë nuk është e
kaluara ajo me të cilën ju identifikoheni, por mendimet tuaja në lidhje me të
kaluarën.
Për shembull, nëse ju e shikoni veten si të aftë dhe i zgjuar, kjo është
ndoshta për shkak të disa kujtimeve nga e kaluara, ku ju ishit duke bërë diçka
dhe bërët diçka të zgjuar, apo dikush në
atë kohë ju ka thënë se jeni shumë të talentuar dhe të zgjuar. Por, ndoshta
ndonjë person tjetër do të ndjehet jo i aftë e jo i zgjuar, edhe pse ai (ajo)
kishte bërë pikërisht të njëjtën gjë, sepse ai e mbanë mend mirë një kohë kur
ai dështoi dhe bëri ndonjë budallallëk, ose e di cilët janë më të mirë dhe më
të zgjuar. Prandaj janë mendimet tona, bazuar në të kaluarën, e cila formon
identitetin tonë.
Çfarë ndodh nëse ju në një moment mbaroni për tu identifikuar me mendimet tuaja në
lidhje me të kaluarën, kush jeni ju? Nuk është e lehtë për të braktisur të
kaluarën në këtë mënyrë. Por nëse ti
përqendrohesh për këtë moment, atëherë e kaluara zhduket nga mendja juaj
për një kohë. Provoje këtë! Të jesh
plotësisht i pranishëm në atë që ti je duke bërë tani.
Papritmas ti nuk je më i mirë ose më i keq se të tjerët. Ti nuk je më i
sjellshëm, më i zgjuar, më budalla, më i bukur, më i shëmtuar, më i këndshëm
ose më i mërzitshëm se të tjerët. Egoja
juaj fillon plasaritjet dhe ju mund të vëreni se si është vetëm të jesh. Ju do
të vini re se egoja juaj, mendimet tuaja se kush jeni, mendimet tuaja se kush
janë njerëzit tjerë dhe të gjitha vlerësimet që ju gjithmonë i keni pas për
vetveten dhe për të tjerët, janë një pengesë për dashuri dhe dhembshuri. Ti ke
mundësinë, tani, të jesh plotësisht i pranishëm në këtë moment. Ju mund të
vëreni se ka diçka më shumë në ju se ajo çfarë keni menduar se ishte identiteti
juaj. Dhe se këtë "më shumë"
ti mund ta ndjesh thellë brenda kur ju
jeni të pranishëm në të tashmen, vetëm mirësinë.
Në të menduar, s`kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të
mendimit, por interpretimi, shkalla e ngrohtësisë dhe kthjelltësisë me të cilat dikush përjeton
dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.
Faleminderit që më kuptuat, ju
donë shumë, të gjithëve
Aurel Dasareti
dasaretiaurel@yahoo.com.au , aurel.dasareti@yahoo.com , loran.audati@yahoo.com.au