Kulturë
Faton Mehmeti: Kronikë e kohës së dhunshme
E enjte, 28.02.2013, 07:11 PM
RECENSION
KRONIKË E NJË KOHËS SË DHUNSHME
(Biser Mehmeti: “Jetë e mohuar”, roman , SHB “Rrjedha” 2012)
Nga Faton Mehmeti
Pas
botimit të romanit të parë “Nata pa mëngjes” (2004) dhe botimit të
përmbledhjeve me tregime “Katër kalorësit e apokalispit” (2011), kohë më parë
krijuesi Biser Mehmeti u paraqit para lexuesve me romanin e tij të dytë me
titull mjaft figurativ: “ Jetë e mohuar” (SHB “Rrjedha”). Nga veta titulli
autori sikur asociacion në një jetë jo të zakonshme, në një jetë që nuk
zhillohet në rrjedhat e saja normale, po për një jetë të pazakonshme, e cila
zhvillohet me mjaft vështirësi dhe që është e mbushur me gjëra mjaft absurde,
prandaj kemi të bëjmë me një roman të absurdit. Mbiemri “ e mohuar” mund të
zëvendësohet edhe me mbiemira të tjerë të ngjashme, siç është ai “i ndaluar”. Kemi të bëjmë me një jetë interesante, e cila
në vend që të ecën përpara kthehet mbrapa. Që në titull mund të shihet se
autori paraqet një jetë të mbushur me vuajtje, hidhërime, pikëllime e dilema të
çuditshme, me një jetë ku njeriu s’ka as më të voglën shpresë për të ardhmen e
tij, ku çdo gjë i nënshtrohet një trishtimi të egër, i cili vjen pa dëshirën e
tij po që është i detyruar dhunshëm ta ushqen “shpirtin e copëtuar”. Tema që
paraqet autoi brenda 208 faqeve të romanit e që janë të ndara në 22 kapituj,
është një temë që haset edhe te shkrimtarë të tjerë sidomos në letërsinë
botërore: lufta e vazhdueshme e njeriut kundër padrejtësive që ushtrohen ndaj
tij, të cilat shpesh shoqërohen edhe me dhunë fizike e psikike. Në një mënyrë
ky roman është një kronikë e një kohës së mbushur me dhunë, ku njeriu e ka të
vështirë të mbijetojë. Autori paraqet një botë komplekse jo vetëm të
personazhit kryesor që në këtë roman është dhënë në formën e narratorit, po
edhe të personazheve të tjerë dytësore, të cilët veprojnë krahas personazhit
kryesor dhe të cilët ballafaqohen me me
të njejtat padrejtësi e me të njejtën dhunë. Shumica prej këtyre perosnazheve
bien viktima të kohës së mbushur me padrejtësi, e cila shpesh shoqërohet edhe
me dhunë të shfrenuar. Shumica e këtyre personazhe, që janë portretizuar mjat
mirë, janë njerëz të zakonshëm, të cilët gjatë rrugës së tyre jetësore
ballafaqohen me shumë peripeti e fatkeqësi, për të cilat janë mjaft të
pafuqishëm për të ngadhnjyer dhe s’kanë mundësi ta luftojnë të keqen që ua
shkatërron ëndrrat dhe dëshirat për një jetë të lumtur. Personazhet u
nënshtrohen trilleve të marra të njerëzve të fuqishëm, të cilën edhe e kanë në
dorë fatin e tyre. Njerëzit e fuqishëm s’dinë çka është mëshira e dashuria, po
dinë çka është dhuna dhe urrejtja. Autori paraqet dy tipare të njerëzve: të
dobtit dhe të fuqishmit, të cilët sikur veprojnë kundër njëri-tjetrit.
Romani “
Jetë e mohuar” i Biser Mehmetit është roman për vuajtjet e njeriut të
pafajshëm, roman i dhembjes së madhe, roman i paaftësisë së njeriut për të
arritur deri te lumturia, për të cilën gjithnjë gjakon. Autori ngjarjet i
paraqet në një mabient të mbushur me zymtësi të llahtarshme që të kujton
ambientin e paraqitur nga Kafka në romanet e tija të famshëm.
Personazhi-narrator si edhe shumë peronazhe që veprojnë bashkë me të në fund
bien viktima të njerëzve, të cilët nuk pajton për shumë arsye e me të cilët
dikur kanë pasur miqësi të madhe. Mirëpo në jetë “ gjërat nuk zhvllohen shpesh
ashtu siç kemi ne dëshirë, sepse ato varen edhe nga faktorë të tjerë!” Kjo
është fatkeqësia më e madhe që u ndodh gati të gjithë personazheve që janë
portretizuar me përkushtim të madh.
Autori më
së shumi e përdor antitezën për të përshkarur situatat në të cilën gjenden
personazhet. Ata duke kërkuar lumturinë e gjejnë fatkeqësinë, duke kërkuar
dashurinë e gjejnë urrejtjen. Të gjitha këto të këqija vijnë nga miqtë që janë
shndërruar në armiq. Njëriu për të cilin perisnazhi kryesor ka menduar se do ta
bën të lumtur i sjell fatkeqësinë më të madhe. Kur mundohet t’i shkëput lidhjet
me njerëzit e dashur pikërisht atëherë fillon shtjellimi i dramës njerëzor,
gjatë së cilës dalin në shesh paradokset e jetës. Personazhi duke menduar të
ikën nga njerëzit që dikur i ka dashur është i detyruar të kalon edhe nëpër “rrethin
e shtatë të ferrit” kurse gjatë gjithë kohës shpirti i tij sfilitet në mes të
jetës e vdekjes. Gjatë këtij udhëtimi të mundimshëm atij i duhet të
ballafaqohet edhe me një femër që dikur e ka dashur më së shumti po që dikur
kupton se ka “ fytyrë engjëlli po shpirt djalli” dhe e cila ia shkakton të
gjitha mynxyrat. Personazhi-narrator nuk është superhero, po një njeri i
rëndomtë, i cili s’ka fuqi të luftojë
kundër një grupi njerëzish të cilët janë të veshur me pushtet dhe e kanë ligjin
në dorë. Njerëzit e pushtetit kanë të drejtë çdo herë, madje edhe kur gënjejnë
duhet besuar. Në këtë mënyrë autori paraqer njeriun e pambrojtur nga sistemi i
deformuar, në të cilin ligji ekziston vetëm si nocion dhe ai përdorët sipas
nevojës. Shteti në këtë roman është ai që ua përcakton njerëzve edhe mënyrën e
jetës.
Pjesa më
e madhe e ngjarjës në këtë roman zhvillohet në një kështjellë mesjetar,e e cila
është e mbushur plot me njerëz që janë të denuar padrejtësisht me akuza banale,
kinse janë të çmendur dhe se aty janë sjellë me qëllim që të shërohen nga çmenduria. Të gjithë e
dinë se realisht nuk janë të çmendur po
aty janë pse kanë vepruar kundër sistemit shtetëror. Stili i autorit është
mjaft i mbushur me figura letrare dhe lë mundësi shumëkuptimësie. Është
vështirë të thuhet, nëse kështjella mjesjetare ku mbahen të izoluar njerëzit,
që janë për një sistem tjetër shoqëror simbolizon burgun ku janë mbajtur të
burgosurit politikë apo njerëzit që mbaheshin të izoluar pa kurrfarë të drejta.
Në
romanin “ Jetë e mohuar” autori Biser Mehmeti paraqet jetën e rëndë deri në
absurd të njerëzve që ishin të izoluar si rezultat i bindjeve të tyre
personale. Mirëpo, tragjikja e krejt fabulës qëndron në faktin se edhe jeta
jashtë kështjellës është akoma më e rëndë, akoma më torturuese. Kur njëri nga
personazhet pas shumë vjetësh arrin të
Në fund
mund të themi se romani “ Jetë e mohuar” i Biser Mehmetit, i cili bën pjesë në
romanet e realizmit magjik është një vepër që imponohet për nga qasja e saj.