Mendime
Ermira Babamusta: Kush janë Kosovarët para botës?
E diele, 10.02.2013, 06:59 PM
Letër e Hapur:
Nga Ermira
Babamusta, Ph.D.
Eksperte e Punëve të Jashtme – New York, Prishtinë
Drejtuar qytetarëve dhe politikanëve të Kosovës:
Pyetja është:
Vlerat shqiptare që na krenojnë dhe duhet t’i njohi dhe respektojë edhe bota
Nëse ia duam të mirën vetes si qytetarë, dhe nëse duam të mirën e kombit shqiptar, duhet të kemi një zë të fuqishëm dhe të bashkuar në këto pesë aspekte:
1. Aspekti Historik
Krenari: për figurat
historike dhe një histori dhe gjuhë të lashtë shqiptare. Pavarësisht synimeve
pushtuesve të huajve gjatë shkekujve, ku Shqipëria shikohej si pikë strategjike
urëlidhëse Europë-Azi, shqiptarët luftuan për lirinë dhe mbrojten e tokave të
tyre. Madje ishin shqiptarët, ato shqiptarë të zgjuar dhe intelektual, që u
bënë mbretër, princa dhe udhëheqës në shtete të ndryshme të botës nëpër dekada
të ndryshme të historisë.
Problem: kur historia e
vërtetë shqiptare shtrembërohet në librari prestiogjioze me famë botërore si
Libraria e Kongresit në
Kujdes: ndaj propagandave
anti-shqiptare, që janë me influencë nëpër botë dhe ndaj synimeve të shteteve
të huaja.
Rekomandime: 1) Kosova duhet t’i japi mundësi financimi dhe edukimi qytetarëve për studim dhe trajtim jashtë shtetit, si mënyrë arsimore-kulturore për të shkëmbyer ide dhe treguar kulturën tonë me të tjerët. Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezanim më pozitiv për veten tonë para botës. 2) Dipllomatët shqiptarë duhet ta dinë rëndësinë strategjike të Shqipërisë-Kosovës si urëlidhësja kryesore midis Europë-Azi. Duhet ta shfrytëzojnë këtë pikë në lidhjet që krijojnë me kombet e huaja. Për këtë arsye dhe Amerika, mikja më e madhe e shqiptarëve, ka hapur bazën më të madhe ushtarake në botë – në Kosovë. Në këtë rast interesat amerikane i shërbejnë dhe Kosovës. 3) Politikanët e Kosovës duhet a) të zgjegjin mirë prioritet vendore në interes të Kosovës, b) të njohin mirë interesat e shteteve të huaja, c) të zgjedhin kush janë miqtë dhe cilët armiqtë dhe d) të jenë largpamës ndaj interesave vetiake të disa shteteve (jo për të mirën e Kosovës) dhe e) duhet të forcojnë lidhjet me aleatët e tyre.
2. Aspekti Politik
Krenari: kur në aspektin
ndërkombëtar Kosova nëpërmjet Ministrisë së Diasporës, Punëve të Jashtme,
Sigurisë dhe Mbrojtes ka arritur sukseset dhe arritjet më të larta. Kosova
është i vetmi vend që për një kohë të shkurtër ka krijuar një qeverisje nga
zero, kur ka patur vakum total politik. Deri tani ka arritur 98 njohje për
pavarësi (njohja e fundit nga Pakistani) dhe vazhdon të ketë sukses në traktate
shumëpalëshe ekononomike, në marrëveshjen e IBM-së për manaxhim e përbashkët të
kufirit, etj. Kosova është i vetmi vend në botë ku politikani harxhon nga
buxheti personal për të mirën e kombit. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë
së Kosovës, z. Behgjet Pacolli është i vetmi politikan jo vetëm në Kosovë, por
në botë që ka shpenzuar nga buxheti i tij personal 10 milion euro në vitin 2012
për njohjen e Kosovës. Pavarësisht kritikës që egziston ose opinionit politik
ndaj tij si lider, duhet vlerësuar dhe respektuar ky fakt përmendur më lart, që
nuk e bën asnjeri në botë për kombin e tij.
Problem: kur politika e
brendshme e Kosovës është ajo e jashtme. Kosovës i mungon një program-strukturë
e qartë për zhvillim ekonomik vendor.
Kujdes: kur partia e cila
je anëtarësuar të hap derën për të punësuar, ose të drejta të tjera. Por po e
njëjta parti të jep shkelmin kur nuk je dakord me bindjet partiake. Kjo është
‘liri me pranga’.
Rekomandime: Një ekonomi dhe një ushtri e fortë janë dy gjërat
më kryesore të një shteti. Kosovës i mungojnë të dyjat.
3. Aspekti Social-Ekonomik
Krenari: kur 1) kur tokat
pjellore të Kosovës kanë furnizuar dikur të gjithë ish-Jugosllavinë; 2)
diaspora shqiptare përfshihet në top përqindjen e personave më të pasur në botë
(Amerikë, Europë top 50%); 3) në diasporë shqiptarët kanë arritur majat si
biznesmena, avokatë, studentë, politikanë, artista, doktorë, gazetarë, etj.
Problem: kur 1) një bujk në
Kosovë i leverdis të marrë autobuzin 1 orë për në Prishtinë për të shitut
paketa cigare dhe karta për mbushje telefoni, se ka përfitim më shumë sesa të
punojë dhe prodhojë tokën e tij; 2) kur mediat e huaja mbulojnë në shumicën e
rasteve, vetëm problemet dhe veprimet e ulta të shqiptarëve; 3) kur politikanët
e huaj në fushatat e tyre përmendin ‘dormenat’ ose ‘punëtorin e picerisë’ që
është shqiptar si të vetmet arritje të shqiptarëve në Amerikë.
Kujdes: ndaj 1) produkteve
të Serbisë, si misri që vjen nga
Rekomandime: organet përkatëse
të shtetit të Kosovës duhet të përkrahin bujkun e Kosovës dhe duhet të rriten
investimet drejt zhvillimit ekonomik vendor. Pas luftës qeveria e Kosovës
shpërndau 200-300 lopë meqë
4. Aspekti Artistik-Kulturor
Krenari: kur kujton
paraardhësit e denjë shqiptar, Ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila
ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor
shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/zhanër të artit që
ia futur. Është një dhunti, një aftësi e shqiptarit të shkëlqejë falë punës,
inteligjencës dhe dedikimit të tij. Përveç kësaj, ndikim ka patur dhe përkrahja
e fuqishme e shtetit ku imigranti shqiptar, ka patur mundësi të eci përpara,
zhvillohet si individ në zanatin e zgjedhur dhe të ketë përkrahje financiare
dhe të tjera nga shteti ku banon në emigrim (mundësi që nuk egzistojnë në
Kosovë). Pra vetë shteti vlerëson artin dhe kulturën dhe investon në këtë
drejtim.
Problem: kur 1) artistët e
talentuar të Kosovës nuk kanë mjete, vende praktike, mbështetje në financa, si
dhe përkrahje si nga qytetarët dhe nga qeveria; 2) rinia - e ardhmja Kosovës
harxhon kohën kot nëpër kafene tërë ditën duke pirë paketa duhani.
Rekomandime: Duhet patur më shumë programe dhe përkrahje për aktivitete artistike dhe mediat shqiptare brenda dhe jashtë vendit duhet të shkruajnë me shumë dhe vlerësojnë më shumë arritjet e talenteve shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
5. Aspekti Ligjor
Sukses: Kosova konsiderohet
si një nga shtetet me më shumë rregulla dhe ligje.
Problem: Një shtet aq më shumë ligje të ketë, tregon që aq shumë probleme
ka! Problem kur ligjet hartohen, por nuk zbatohen!
Për më shumë këtë temë do e zgjeroj në hulimtimin tim shkencor të doktoraturës, që jam duke e përfunduar. Të interesuarit për të marrë pjesë në punimin tim mund të më dergojnë kërkesë për të plotësuar anketën tek adresa ermirab@yahoo.com . I jam mirënjohëse personaliteteve të respektuara të Kosovës për takimin dhe kontributin e tyre në punimin tim si: Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, Zëvëndësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, Këshilltarin Politik, Ministria e Punëve të Jashtme, z. Pëllumb Kallaba, Drejtorin për Investime dhe Hulumtime të Diasporës, z. Naim Dedushaj, Shefin e Kabinetit, Këshilltar i Lartë Politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Mehmet Hajrizi, Shefin e Sektorit për Bashkpunim me Agjencione, Dep. i Ministrisë FSK-së, N. Kol. Enver Dugolli, Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, Ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Ismail Kastrati.
Akoma jam në pritje të pranimit të kërkesës të takimit me Presidenten znj. Atifete, Kryeministrin Thaçi, Zv. Kryeministri z. Pacolli, Ministrin e Jashtëm z. Hoxhaj. Synimi i punimit tim është të krijoj një profil politik për liderët shqiptar dhe të theksoj sukseset dhe arritjet në Kosovë para dhe pas pavarësisë. Punimi do japi rekomandime për situatën në Kosovë me fokusim punët e jashtme. Ky punim i tillë është mjaft i domosdoshëm, kur publikimet në perëndim, nuk portretizojnë një imazh pozitiv për Kosovën ose nuk përmendin arritjet që ka bërë vendi. Theksoj rëndësinë e këtij punimi në nivel ndërkombëtar dhe inkurajoj pesonat e përmendur më lart si dhe ekspertë me njohuri në çështje lidhur me Kosovën të me kontaktojnë.