Kulturë
Shahin Ibrahimi: Rrugë të mbarë Artan Gaba
E shtune, 09.02.2013, 06:01 PM
Rrugë të mbarë Artan Gaba.
Nga Shahin Ibrahimi
Ende më
dhimte koka nga një lajm të hidhur që ndëgjova, për një aksident dhe po
kthehesha i mërzitur në shtëpi. Sa isha shkëputur pak nga bulevardi kryesor
ndëgjoj muzikë me zë të lartë në rrugicën e lagjes gjithënjë të heshtur në këto
ditë me shi. Tingujt vinin nga një klub i lagjes, dhe kënga ishte popullore e
Shqipërisë së mesme. Mendova si kënaqësi e ndonjërit të ardhur në qejf nga
pija. Pranë derës së tij kishte gjallëri, lëvizje dhe të qeshura, mendova
ndonjë ndeshje të fortë, pa menduar që ishte e hënë. Kur u afrova pashë
tavolinat të sistemuara për banket. Brënda kishin vendosur dixhej, dhe muzika
vazhdonte ëmbël mbasi ulën pak zërin. Ishin të lagjes, më ftuan të mirrja pjesë
në këtë mbrëmje shoqërore. Duke parë që isha në moshë më të madhe, arsyen e
kësaj mbrëmje nuk e dija refuzova, dhe mendova të vazhdoja për në shtëpi, por
nuk më lanë insistuan në të tyren dhe me këmbënguljen e Shpendit qëndrova. Më
tregoi shkakun e kësaj gostie. U shokova kur më tha dhe pjsëmarrjen vetëm të
shoqrisë në lagje dhe dy shokë të tjerë. Ishin të gjithë rreth moshës nga 50
deri në 20 vjeç, prindërit me fëmijët e tyre. Të gjithëve ju ndrinin sytë nga
gëzimi. U futa brënda dhe zura vënd. Ishin në përfundim të pregatitjes së
shtruari të tavolinava dhe po zinin vëndet ngadalë. Na afruan pije simbas
dëshirës dhe mbasi u rehatun u vendos qetësia, ndaloi muzika. Shpend Kashari
mori fjalën, dukej i menduar dhe i trishtuar, jo i qeshur ashtu si isha mësuar
ta shihja përherë, por dhe kishte arsye, dhe ndër të tjera tha:- Shokë e
organizoj këtë darkë shoqërore për shokun, apo për vëllain timm Artan Gabën, se
e kam më shumë se shok, mik familje, se e kemi midis nesh dhe pak ditë, mbasi i
kanë dalë dekumentat për bashkim familje në Sh. B. A. Të gjithë e dimë që
prindrit dhe të tjerët i ka në Nju Xhersi, ndërsa këtu Tani ka familjen e tij
dhe motrën të martuar. Këto ditë atij dhe motrës së tij iu aprovuan dekumentat
për bashkim familje, dhe do largohen. Ja detikoj këtë darkë Tanit për ti uruar
rrugë të mbarë, shëndet e begati, harmoni në familje, mos të na harrojë, se unë
dhe ne që jemi këtu nuk do ta harrojmë dhe i thom që do ta ndjejmë mungesën e
tij. Artani rrjedh nga një familje e varfër, puntor në ndërtim ka punuar në
diktaturë. Gjyshi origjinë nga gjirokastra, është arratisur më 1949 kur babaj i
tij ishte vetëm dy vjeç, nga Lazarati në Greqi dhe përfundoi në Amerikë. Shteti
komunist mbrënda rutinës së tij dhe familjen Gaba e trajtoi si armik të
pushtetit dhe nuk ja kurseu internimet nga Lazarati në fshatrat e Lezhës dhe më
vonë në Hamallaj të Durrsit. Jetën e ngrejtën si i gjithë populli i varfër, pa
të drejtën e votimit dhe pa bursa për shkollë etj. Lindja e pluralizmit dhe
vendosja e demokracisë ju dha mundësi të komunikonin më 1993, mbas 45 vjetësh
pa asnjë lajm për të. Më 1994 u bë e mundur bashkimi familjar, por Tani dhe e
motra e madhe ishin të rritur dhe ligjet amerikane e lanë në Shqipëri dhe ju
dha mundësia tani të bëhen nënshtetas amerikanë. Artani me të motrën do të
shkojnë familjarisht dhe do të ngrejnë jetën atje. Shpendi fliste ngadalë dhe
qartë për shoqërinë e tyre, për ndihmesën që i ipnin njëri tjetrit, mbasi
punonin bashkë në vendosjen e kangjellave të aluminit në ballkone dhe shkallët
e ndërtesave. Ishte i prekur sinqerisht, megjithëse mundohej të mbante veten
zemra dhe ndjenjat e tradhëtonin, shpesh i rridhnin lot në faqe, se kishin që
fëmi bashkë dhe kishin çfarë të tregonin njëri tjtrit. Ndarja e tyre linte
shumë kujtime e brenga. Artani kishte qënë në Itali disa vite dhe aty punoi në
ndërtim, na ka mësuar me edukatën e punës perëndimore, me vrejtjet paralele, me
pastrimin për çdo proçes pune në përgjithësi thoshte Shpendi, për këto dhe
qetësinë që ka pasur në shoqëri do ta kujtoj me mall dhe rrespekt. Kishte marrë
dhe dixhei për kënaqësi të darkës që të argëtoheshin dhe të vlerësohej darka.
Kishin ardhur shumë shokë dhe bëheshin rreth njëzet vetë të moshës nga 50 deri
në 18 vjeç, prindër dhe fëmi. Shokët e fëminisë Gramoz Saliu, Enver Zeneli,
Lulëzim Myftari, Gëzim Ibrahimi etj kishin zënë vend pranë tij. Ishin ulur
simbas dëshirës dhe ndronin vendin shpesh. Një darkë që kalonte çdo lloj
përmasash, të gjithë të lagjes, dibranë, çamë, labë nga shqipëria e mesme pa
dallim krahinash. Bujar Vogli në dixhej i kënaqte me këngë dhe muzikë simbas
kërkesave,nga të gjitha trevat shqip folëse. Kam parë shumë bankete familjare
dhe shoqërore, gëzime të ndryshme por jo të tillë. Të gjithë të gëzuar,
respektonin njëri tjetrin, ftonin tjetrin na valle dhe i uronin shëndet Tanit,
familjes së tij dhe midis tyre. Prekëse ishin këngët që kërkonin në
përshëndetje të shokut që do ju
mungonte,si “ I vetmuar në breg të detit”, “Jam jabanxhi”, Këngë të Isuf Myzyrit,
Myslim Lelës, Bujar Qamilit, Artiola Toskës, Rifat Sulejmanit etj shtonin
gëzimin e darkës. Qetësia bënte të vetën vetëm kur ndonjëri donte të
përshëndeste apo të uronte me ndonjë këngë apo me shëndete rakije, por jo me
detyrim. Pastaj ndizej vallja përsëri të rinjtë i ipnin shkëndin valles si
Liridoni, Denisi, Klodi apo dhe Irdi 17 vjeçar argëtoheshin me lëvizjet e
moshës si në diskot e të rinjëve. Valle popullore të trevave të tyre kërcenin
më të mëdhenjtë me kënaqësinë e demonstrimit si valltar jo të keq si Goni,
- Më
bëhet qejfi për këtë banket, për këtë përcjellje dinjitoze, për dashurinë dhe
respektin qe keni për njëri tjetrin, që unë po ju a lexoj në sytë tuaj, gjë që
ju e shprehni më së miri. Më ndërprevën dy herë për të më falenderuar, dhe se
po ju bëja qejfin. Por jo nuk po ju bëja qejfin, se në këto 20 vjetët e fundit
janë varfëruar shumë zemrat, dhe të përjetojsh një harmoni të tillë me këto
strese, me këtë vërfëri që po kalon populli jonë, do të thotë që jeni njerëz me
zemër të madhe. Dhe vetë u emocionova ndoshta nuk e shpreha qartë mendim e
plotë që
Kënaqësia për të po fluturonte, dhe tha:- Për shëndetin tuaj jeni të dënuar me nga një birrë të gjithë, dhe mori atë e trokiti me të gjithë dhe ktheu disa gllënka. I djersitur dhe i lodhur u ul në karrike dhe ra në mendime. Orkestra vazhdonte këngën Çame ku thuhej “Mos harro Filatin se atje ke vëllanë “etj. Kolor këngësh ndëgjova atë natë sidomos këngë të vjetra të Shqipërise së mësme, Ylli Baka, Shyhrete Beluli etj. Plus kamarjerit të lokalit fëmijët e Shpendit Liridoni dhe Irdi 17 vjeçar mundoheshin krahas dëfrimit dhe të plotësonin mangësitë e mundëshme në shërbim, që të ngelnin të gjithë të kënaqur. Në fund midis shakave dhe gëzimit u nda torta që i dha,dhe kënaqësinë dhe seriozitetit darkës. Ashtu si nisi përfundoi, vërtet e gëzueshme, zgjati rreth pesë orë, ora po afronte dymbëdhjetë dhe orkestra po prishte qetësinë e familjeve pranë, dhe e mbyllnëm duke uruar dhe përqafuar Tanin dhe njëri tjtrin. Shpendi i dha një disk me këngë dhe Pistën e Floridës kartolinë si kujtim etj. Desha të mbyll këtë shkrim me thënien e një mendimtari që nuk më kujtohet emir tani që:- Të rrespektojsh tjetrin do të thotë të rrespektosh vetveten, dhe të respektojsh vetveten të njohësh dinjitetin njerëzor, dhe Shpend Kashari me këtë darkë shoqërore ka shprehur më së miri këtë thënie dhe brezat e rinj ta forcojnë dhe ta ngrinë më lart këtë traditë të mrekullueshme të popullit tonë.