Mendime
Dibran Demaku: Hashimi dhe Ramushi
E premte, 21.12.2012, 08:12 PM
MIRËSJELLJA
E HASHIMIT DHE PRETENDIMET
Nga Dibran Demaku
Gjatë
rinumërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës të të dy
pretendentëve për atë post, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe ngërqi politik
që u krijua me atë rast, shkrimtari i njohur i letrave shqiptare me famë
botërore Ismail Kadare i qe drejtuar me një letër të hapur kandidatit të
atëhershëm dhe kryetarit të tashëm të Bashkisë në fjalë z. Lulzim Bashës.Në atë
letër të hapur Kadareja i kërkonte Bashës që të jepte dorëheqje nga kandidatura
në mënyrë që të shtendosej situata politike që ishte krijuar me atë rast.Z.
Lulzim Basha në përgjigjen publike me të cilën i ishte përgjigjur shkrimtarit
të njohur , në mes tjerash kishte thënë se ai nuk kishte të drejtë që ta bënte
një hap të atillë,sepse atë e obligonin votat e qytetarëve që kishin votuar për
atë, me një fjalë ai tashmë nuk ishte i vetëvetës, por ishte kandidat i
qytetarëve dhe ai do të vepronte sipas dëshirës së tyre.
Lirimi i Ramush Haradinajt si i pafajshëm nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës dhe kthimi i tij në Kosovë domosdo se e ka gëzuar çdo qytetar të Kosovës.Me lirimin e tij fitoi ai personalisht, fitoi lufta çlirimtare e UÇK-së, fitoi edhe Kosova në përgjithësi.
Ditën e
arritjes së tij në Kosovë, kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaqi i bëri pritje
madhështore në aeroportin ndërkombëtar „Adem Jashari „ të Prishtinës, ish
kryeministrit të Kosovës dhe ish komadantit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës
Z.Ramush Haradinajt.Kjo mirësjellje Hashim Thaqit dhe ky guxim i tij ishte për
t`u përshëndetur! Të gjithë ata qytetarë të Kosovës që e përcollën nëpërmes të
ekranit si dhe ata që ishin prezent në aeroport atë ditë, kthimin e Ramushit
pritjen shtetërore që i organizoi kryeministri Thaqi, ishin të bindur se afrimi
i këtyre dy politikanëve ishte një lajm i mirë për Kosovën.
U besua
dhe u shpresua se lirimi si i pafajshëm dhe kthimi në Kosovë i Haradinajt do ta
dinamizonte politikën kosovare dhe do ta kanalizonte atë në binarë të
shëndoshë.
Por,
ndodhi e papritura:Siç duket Ramushit të ekzaltuar nga pritja shtetërore që i
organizoi kryeministri Thaqi, që nga ai moment atij ju rritën pretendimet.Që të
nesërmen e arritjes ai e shpalli publikisht pretendimin e tij se ai dhe partia
e tij AAK do të hynte në koalicion qeverisës me PDK-në, me kushtin që ai, pra
Ramushi të marrë postin e Kryeministrit?!
Për
rrethanat politike kosovare, e sidomos për anëtarët përkrahësit dhe
simpatizuesit e partisë së tij AAK-së ky pretendim i tij do të quhej si normal
dhe i drejtë! Ndërkaq për pjesën tjetër të popullatës së Kosovës( e që në numër
është shumë e shumë më e madhe se ajo e anëtarëve, përktahësve dhe
simpatizuesëve të AAK-së),pretendimi i Ramushit për postin e Kryeministrit u
kualifikua dhe po kualifikohet si tepër pretencioz!
Përveq
kësaj, deklaratat e ndryshme të Haradinajt nëpër mjete të ndryshme të
informimit, se nëse ai e fiton postin e Kryeministrit, Kosova për çdo ditë do
të ecën kah e mbara janë gjithashtu premtime tepër pretencioze!Themi kështu
sepse nuk besojmë që Haradinaj ta ketë gjetur shkopin magjik dhe sapo ta fitojë
postin e kryeministri, Kosova do të përparojë siç pretendon ai!
Por, të
supozojmë se z. Hashim Thaqi ,kryeministër i Kosovës dhe kryetar i partisë në
pushtet, PDK-së ia dhuron postin e kryeministri z.Ramush Haradinajt.E thamë të
supozojmë,sepse në realitet askush nuk beson në një mrekulli të tillë duke
njohur mentalitetin tonë, por ja që thamë të supozojmë se do të ndodhë një
mrekulli e tillë!
Dhe sikur
edhe të ndodhte një mrekulli apo një metamorfozë e Thaqit, lind pyetja se a do
të kishte të drejtë morale dhe politike që ai, pra Thaqi ta bënte një hap të
tillë?!
Jemi të
bindur se do të pasonte përgjegja normale dhe e prerë: JO! Jo me të madhe!
Hashim Thaqi kryeministër aktual i Kosovës dhe kryetar i PDK-së, partisë në
pushtet në Kosovë, nuk ka të drejtë morale dhe as politike që ta bëjë një hap
të tillë! Nuk ka të drejtë, sepse tash ai nuk është i vetëvetës, nuk i takon
vetëvetës! Hashim Thaqi ka obligim para votuesëve si dhe anëtarëve, përkrahësve
e simpatizuesëve të partisë së tij që postin e fituar nga votat e tyre, ta ushtrojë
deri në zgjedhjet tjera, nëse në ndërkohë nuk ndodhë ndonjë gjë e pazakonshme
në Kosovë dhe rreth Kosovës!
Ndërkaq
Ramush Haradinajt i mbetët që postin e Kryeministrit të Kosovës ta kërkojë,
pasi që t`i ketë fituar zgjedhjet.Deri atëherë atij i mbetën edhe shumë punë
për të bërë rreth partisë dhe për partinë e tij. Mungesa fizike më se dyvjeçare
larg partisë së tij e obligon për një gjë të tillë…