Faleminderit
Shaban Cakolli: Veprimtari Kadri Mani
E shtune, 24.11.2012, 08:47 PM
VEPRIMTARI KADRI MANI PËRHERË NË ZEMRAT E POPULLIT
Shkruan: Shaban Cakolli
Personalitete
të shquara si Kadri Mani, lindin rrallë, por jetojnë gjithmonë mes nesh, me fjalën
e thënë e të shkruar, me veprat e mëdha
kombëtare, që populli do të ia ruaj përjetësisht.
Lajmin
për vdekjen e Kadri Manit, veprimtarit
kombëtarë, të burgosurit politik, shkrimtarit, poetit e gazetarit, e kanë ndie
dhimbje në zemër të gjithë veprimtarët dhe njerëzit e mirëfilltë.
Kadri
Mani, ishte një veprimtar i një rëndësie të veçantë kombëtare, në çastet në të
cilat po kalonte Kosova.Një veprimtar i
cili kishte zgjedhur rrugën e nderit, i cili poashtu me tërë qenien e vet po
luftonte rrugën e turpit dhe tradhëtisë.Kadri Mani nuk i deshi kolltuqet e buta,
edhe pse për to kishte forcë, aftësi e dituri.Ishte koha kur vendin tonë e
kishte mbuluar errësira dhe egërsira fashiste, për këtë Kadriun e bëri të ndjejë këtë peshë të tragjedisë, dhe
tërë qenien ia përkushtoi çështjes kombëtare.Ai mblodhi forcë e dituri në këto
kohë furtunash e mjerimesh, kohë
varfërimesh të popullit, zgjodhi të bëhej pishtar i shkollave shqipe, përë të i
dhënë rinisë dritë, forcë e dituri, vepër kjo e tij e cila hodhi rrënjë, u rrit
e u zhvillua, si dhe forcoi vendosshmërinë e shqiptarëve për të u arsimuar e
çliruar.Për këtë veprimtari kombëtare, Kadri Mani kaloj nëpër duart e
represionit, burgjeve të errëta, por
gjëthnjë mbeti pishtar
drite.
Kadri
Mani ishte dhe mbetet njeri i madh, për të cilin mund të flitet e shkruhet
shumë.Të flasish për kontributin, shembëlltyrën, vendosshmërinë dhe
përkushtimin e tij, do të duhej shumë
kohë e hapësirë.Ai ishte njeri i madh, i
cili tërë jetën ia kushtoi çështjes
kombëtare, i cili bëri përpjekëje të pandërprera, të frymëzoi atdhedashurinë
dhe shpirtin e qëndresës së shqiptarëve.
Si i
tillë, emri i tij do të i frymëzoj brezat për guxim, mençuri, ndershmëri, përkushtim
dhe punë të mëdha kombëtare.
Kadri
Mani lindi më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët, Bashkia e Artanës.
Shkollën
fillore, katër klasë i kreu në
vendlindje, ndërsa prej klasës së pestë
mësimet i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht
në Prishtinë dhe
Shkollën
e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna, si arsimtar përcolli rikualifikimin në
Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, u diploma në Fakultetin Filologjik në
drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës.
Për
Master, u regjistrua ne vitin shkollor
2005, ku edhe dorzoi temën: Neologjizmat
në gjuhën shqipe dhe e kreu me shumë sukses.
Kadri
Osmani-Mani, bashkë me vëllëzërit dhe
kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër
burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e armikut karpatian.
Kadriu
nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti 17 vjet burg të rëndë.
Pas
lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të
shkojë në Shqipëri, por edhe nga frika
se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb.
As atje
nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, "si që i kishin thënë derisa ishte në
burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite,
punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet
zvicërane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e deshti dhe
pas lufte u kthye në atdhe.
Ka të
botura shumë libra e ndër to janë:
• NËNË
TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË
LIBËR
•
Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2)
• Romani:
Nuset tona, më vonë edhe idramatizuar
etj.
Botonte
Revistën „Shqipëria Etnike“
Kadri Mani do të jetë mes nesh me fjalën e tij të
thënë e të shkruar, me veprat e tija të mëdha që do të ia ruaj populli
përjetësisht.
Lavdi
jetës dhe veprës së veprimtarit Kadri
Mani
KADRI
MANI SHQIPE MALI
Teksti: Shaban
Cakolli
Bajnë
kuvend mali me malin
A e
njohët ju Kadri Manin
E ka njoh
çdo lis e kodër
Prej se
ishte Kadriu i vogël
Kokën
lart e shpatullgjani
Ati i
thonin:Kadri Mani
Që çdo
ditë rrugëtoj në mes nesh
për të iu
kthye folesë n´Makresh
Nga Gollaku e
Artana
Qasi
djali nuk ban nana
Që
rrugëtoj në vapë e ngricë
Me i
ndjekë mësimet në Përlepnicë
Në Gjilan
e në Prishtinë
Me nxanë
djali diturinë
Ato ishin
vitet dyzet
me furtuna
e me rrebesh
na
zotonte regjim i keq
mos me i
lanë shqiptart me ecë
Mos me u
nxe dielli te dera
me i
mbajtë n´terr nën xhemba e tela
Nuk e
dinte shkja dushmani
se nuk
mbyllej Kadri Mani
si kish
njoftë shkjau Kadri Manat
për atdhe
i thyajn prangat
Kadri Mani
mendjehollë
zemra i
rrihte veç për Kosovë
nisi
punën me ditar n´dorë
n´shkollë
t´Gollakut në Keqekollë
se
penguan vapë as ngricë
për inatë
të kësaj hordhisë
me i
dhanë dije rinisë
me zell
punën e kish nisë
Ky veprim
i bac Kadrisë
n´palcë
ja futi frikën sllavisë
Për ta
ndal hapin e tij
ja vuan
prangat e shtinë n´qeli
Pesë herë
burgje, n´proces t´montuem
nuk e
ligen, veq e forcuen
Neper
burgje 17 vjet
doli
rreze e vigjilent
Një njeri
siq ish ai
se
përulte, burg as stuhi
Kadri
Mani dritë si pisha
hapi
shkolla, nxor revista
shkrou
libra për komb e besën
Për të
madhen Nënë Terezën
Ruajti e
ndriti gjuhen shqipe
nxor
revisten"Shqipëri Etnike"
Njeri i
madh me misione t´mëdha
Sot me ne
nuk jeton ma
Ka lënë
nam, e ka lënë vepra
që
s´harrohet sa të jenë jeta
Nuk
harrohet vepra e tij
hyn në
libra e poezi
hyn në
këngë me qyfteli
Ngado
shqip ku jehon zani
Do
t´kujtohet Kadri Mani