Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se do vij
E merkure, 07.11.2012, 06:01 PM
Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se do vij
Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më
gjunjë.
Shqiptarë! 28 Nëntori 2012 le t`ju bashkojë si asnjëherë dhe le të shkëlqejë dhe rrezatoj Shqipëria ime - dhe e juaja.
Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake)
Shqiptari ka nevojë për një sistem shoqëror brenda
të cilit të zërë vendin e vet dhe të ketë, bashkë me të tjerët, marrëdhënie
relativisht të përcaktuara dhe të mbrojtura nga vlera dhe pikëpamje
përgjithësisht të pranuara. Në të kundërt, në shoqërinë moderne industriale
janë fshirë pikërisht traditat, vlerat e përbashkëta dhe lidhjet shoqërore
personale, të çiltra, me të tjerët. Njeriu – masë i kohës moderne është vetëm
dhe i izoluar, edhe pse bën pjesë në një turmë; nuk ka bindje që të ndajë me të
tjerët, por vetëm slogane e ideologji që përfitohen nga mjetet e komunikimit.
Me të tjerët ka të përbashkët vetëm interesa, shpesh të papajtueshme dhe
preokupimin për paratë.
Çdo pëllëmbë e tokës arbërore është e larë me
gjakun e atyre që gjatë historisë u përpoqën ta mbrojnë atë. Na pushtuan dhe
masakruan turqit, grekët, serbët, “maqedonët”, malazezët ...Dhe, barbarët nuk
respektuan asnjë rregull luftarak, human dhe civilizues...Vetëm në luftën e
fundit të Kosovës, terroristët serb vranë, masakruan dhe ekzekutuan më tepër se
12.600 civil shqiptarë dhe 2.400 luftëtarë të UÇK-së. Rrëmbyen mbi 3.000 civil
ku pas luftës një pjesë e tyre u gjet nëpër varrezat masive në Serbi. Janë
zhdukur rreth 5.000 njerëz. U përdhunuan 20.000 femra shqiptare. Dogjën 1.100 fshatra, dogjën dhe shkatërruan 200.000
shtëpi, banesa, shkolla, lokale afariste, fabrika, biblioteka, monumente
kulturo-historike, objekte kulturore, fetare, shkencore etj.
Lufta është një konflikt i
armatosur midis dy ose më tepër palëve, për shembull ndërmjet shteteve,
grupeve të popullatës, fiseve etj. Definicioni i saktë se kur mund të quhet
luftë një situatë e tensionuar konflikti ose një përleshje e armatosur,
ndryshon sepse kjo varet edhe prej të drejtës ndërkombëtare dhe retorikës
politike. E kundërta e luftës zakonisht quhet paqe.
Lufta si një përleshje e armatosur ndërmjet grupeve, duket të jetë diçka që ndodhë në intervale të rregullta atje ku ka njerëz, dhe sipas Platonit është kjo një domosdoshmëri që ne të zhvillojmë një civilizim; njerëzit patjetër të marrin pasuritë e ndryshme prej tjetrit. Për shkak se lufta praktikisht gjithmonë çon në shkatërrime dhe dëme të mëdha materiale si dhe vuajtjet njerëzore, pikëpamjet se lufta është e domosdoshme për një shoqëri, është shumë e kontestuar.
Forca fizike dhe armët janë përdorur
gjithmonë si një instrument force në konflikte mes njerëzve. Një ushtri e
organizuar i një ose disa lloji ka qenë për këtë arsye një pjesë e rëndësishme
e pushtetit ekzistues të sundimtarëve të një shoqërie. Ushtritë e para, gjinia
e këmbësorisë, u krijuan nga qytetet shtete në…Mesopotami. Organizimi dhe
strukturat e saja kanë luajtur një rol të madh në luftërat e mëvonshme, si për
shembull te forcat shumë të disiplinuara të Perandorisë Romake. Zhvillimit të
teknikave efektive dhe mjeteve të dhunës, terrorit, vrasjet masive dhe të
vandalizmit, si dhe metodave dhe mjeteve për t`u mbrojtur dhe mbrojtjes së
vetvetes kundër gjërave të tilla, u është dhënë prioritet i lartë në shumë
kultura dhe civilizime tjera të mëdha. Shkenca ushtarake dhe teknologjia e
luftës ka çuar shpesh drejt rrugës së zhvillimit të përgjithshëm teknologjik.
Shpikjet të cilat në thelb kanë për qëllim të shkatërrojnë dhe të dëmtojnë sa
të jetë e mundur, indirekt kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë;
një prej shembujve të panumërt janë kompjuterët që fillimisht janë zhvilluar
për të llogaritur rrugën e gjyleve artilerike dhe thyerjen e kodeve
informuese gjatë Luftës së Dytë
Botërore.
Konsiderata ligjore përreth luftës
Luftërat janë të rregulluara nga një grup i
rregullave ndërkombëtare si për shembull nga Karta e OKB-së, konventat e
Gjenevës nga mesi i viteve 1800 e këtej dhe Konventat e Hagës nga rreth 1900 e
tutje. Këto kontrolle përfshijnë përveç tjerash: çka quhet luftë, sjelljen
ndërmjet veti të palëve ndërluftuese, si duhet trajtuar civilët dhe të
burgosurit e luftës dhe llojet e armëve të lejuara.
Disa nga parimet kryesore të rregullave të luftës
janë:
• Lufta duhet të jetë e kufizuar për të arritur
motivet, synimet politike për fillimin e luftës, (për shembull, kontrollin mbi
një territor) dhe se ajo nuk duhet të shkaktojë shkatërrime të panevojshme.
• Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e
mundur.
• Njerëzit dhe pronat që nuk kontribuojnë në luftë
duhet të mbrohen kundër shkatërrimit të panevojshme dhe vuajtjeve.
Shkaqet e luftës
Situatat e luftës lindin kur një ose të dyja palët
preferojnë për të zgjidhur një konflikt përmes luftës dhe jo me mjete të tjera.
Disa nga shkaqet e konflikteve janë më të zakonshme sesa të tjerët. Shembujt
janë:
• Rivalitetet rajonale për të dominuar një
sipërfaqe
• Konfliktet etnike, mes grupeve të ndryshme etnike
• Konfliktet ekonomike, dmth mbi ndarjen e burimeve të tilla si ujë, vaj
kullotje, etj
• Konfliktet fetare
• Konfliktet ideologjike
Para zhvillimit të një lufte shpesh bëhen përpjekje
të tjera për të gjetur një zgjidhje, të cilat përpjekje shpesh dështojnë,
prandaj rroken armët. Besoj se duhet më tepër të kërkohen mënyra për të krijuar
një situatë të favorshme, ku të dyja palët të përfitojnë nga një zgjidhje.
Llojet e luftërave
? Lufta botërore
? Lufta
civile
? Lufta
për pavarësi ose lufta çlirimtare
? Lufta
fetare apo lufta të shenjta
? Lufta
kundër terrorit
Luftërat më të njohura
• Lufta njëqindvjeçare
• Lufta civile angleze
• Lufta Revolucionare Amerikane
• Lufta Civile Amerikane
• Lufta Franko-Prusiane
• Lufta e Parë Botërore
• Lufta civile ruse
• Lufta Civile Spanjolle
• Lufta e Dytë Botërore
• Lufta e Koresë
• Lufta e Vietnamit
• Lufta afgane - sovjetike
• Lufta e Falklandas
• Lufta e Gjirit
• Lufta në Afganistan (2001 -)
• Lufta në Irak
• Lufta në Bosnje (1992-1995)
Ushtari
Një ushtar është një person që ka marrë trajnimin ushtarak bazë dhe i përket forcave të armatosura të një vendi. Termi përdoret më shpesh në lidhje me një ushtar që shërben si vullnetar apo është i detyrueshëm, dhe i cili ka marrë trajnim dhe pajisje për të mbrojtur vendin dhe interesat e saj. Ushtarët janë pjesë e një sistemi të fortë hierarkik të quajtur Ushtria, ku ushtarët janë të ndarë në disa nën-njësi me misione, madhësi, arsimim dhe pajisje të ndryshme. Fjala ushtar vjen nga latinishtja mesjetare solidatus dhe në të vërtetë do të thotë "një person i cili merr rrogë – mercenar." Më gjerësisht, termi ushtar përdoret për të gjitha llojet e luftëtarëve të organizuar pa marrë parasysh gradat ushtarake etj.
(nga Ditari im luftarak: "Dera e pestë e
ferrit" …nëntor 1995)
Afër dy vite (bashkë me disa miq dhe koleg me
prejardhje shqiptare të lindur në Amerikë, Australi dhe Kanada) gjendem në
terrene luftarake të huaja...dhe jam pjesëmarrës aktiv në to.
...Afër 3 javë luftojmë nën rrethim...Sot u vra
komandanti i batalionit të cilit i nënshtrohemi. Jam pas tij dhe para tjerëve
në rang ushtarak, e zëvendësoj...Eprorët e njësive mblidhen në llogoret me të afërme. U sqaroj situatën e re...lypset
të përpilohet “Urdhri luftarak i
batalionit të rrethuar gjatë shpërthimit të rrethimit.”
U shpjegojë:
“Luftëtarë, te lufta nën rrethim do të ndodhemi në rast të depërtimit të shpejt
të njësive armike në krahët dhe prapa shpinës të pozicioneve tona dhe nëse ata
do të përdorin njësi desant nga ajri, si dhe përdorimin e njësiteve të forta në
njërën anë të krahëve tonë. Prandaj, i gjithë batalioni prej 480 ushtarëve, ose
njëra prej katër çetave do të marr detyrën të luftojë nën rrethim ashtu që për
një kohë të caktuar të lidh pas veti forca të mëdha të armikut; që të fitojmë kohën e duhur për t`u lidhur me
forcat tona të cilat gjenden në kundërsulm.
Që të pengojmë rrethimin total urdhëroj: observimin
e pandërprerë në krahë dhe pas shpine; sigurimin e pikave të caktuara;
mbrojtjen këmbëngulëse të objekteve kryesore; manovrimin e armeve të zjarrit
dhe pengimin plotësues; kundërsulme të shpejta dhe guximshme në armikun që
stabilizohet në pika strategjike ose bën inspektimin e rajoneve tona të
mbrojtjes; tërheqjen në kohën e duhur të njësiteve prej rajoneve të rrethuara,
nëse kjo nuk është në kundërshtim me detyrën e batalionit.
Nëse rrethimi total është i pashmangshëm, duhet me
kohë të evakuohen luftëtarët e plagosur rëndë dhe të sëmurët, të bëhet
rigrupimi i të plagosurve lehtë të cilët do të luftojnë s`bashku me forcat
rezerve, njësitet me kohë të pajisen me materialin e domosdoshëm luftarak si
dhe me mjetet tjera teknike në dispozicion, të rritet numri i kanaleve për
lidhje me komandantin e brigadës që i nënshtrohemi dhe fqinjët, si dhe
renditjet luftarake të përshtaten për luftë nën rrethim.
Lufta nën rrethim do të zhvillohet duke mbrojtur me
trimëri dhe këmbëngulësi objektet strategjike të territorit të rrethuar të
ndihmuar nga veprimet aktive të njësive tona jashtë rrethimit. Nuk guxojmë të
lejojmë që armiku me depërtime të befasishme të ndaj forcat tona, gjithashtu
nuk duhet lejuar renditjen e armikut në pozita të volitshme që do t`iu
mundësonte përdorimin e armëve kimike kundër nesh. Me ruajtjen kompakte të
terrenit nën rrethim krijohen kushtet për manovrime në drejtimet e rrezikuara.
Urdhri për
depërtim prej rrethimit do të jepet nga komandanti i batalionit ose me
vetiniciativën e juaj, parimisht natën.
Urdhri luftarak (order of battle) për depërtim nga rrethimi përbëhet nga: njësite për
depërtim, njësitet mbrojtëse dhe rezervës.
Njësia për depërtim përbëhet më së paku nga gjysma e forcave (me
përforcime), detyra e tyre është të thyejnë rrethimin e armikut dhe me
depërtime të shpejta nga skajet të krijojnë kushtet për tërheqjen e forcave
tjera. Forcat mbrojtëse formohen prej pjesëve tjera dhe mbesin në pozicione të
caktuara me detyrë të mbyllin drejtime të caktuara, duke siguruar manovrimet e
paracaktuara për njësitë e depërtimit.
Rezerva mund
të jetë e përmasës një e treta e forcave dhe lëvizë pas njësive të depërtimit
me detyrë të përhapë suksesin e saj.
Kur depërtimi bëhet natën, njësia ndërmerr sulme të
befasishme – hapën zjarr prej distancave të afërta. Pjesa më e madhe e mjeteve
për mbështetje është nën kontrollin e forcave të njësive për depërtim për arsye
të mbështetjes së afërme. Nëse depërtimi zbatohet ditën, atëherë i paraprinë
përgatitja e shkurtër dhe e befasishme gjuajtjeje artilerie që pason me sulm të
fuqishëm për të thyer unazën. Rendi i lëvizjes (tërheqjes) së njësive nga
rrethimi (unaza) është kësisoj: njësia për depërtime, njësitë logjistike me të
plagosurit (nëse nuk është bërë evakuimi), artileria e cila nuk është pjesë e
njësive për depërtim, dhe rezerva ( e cila mund të lëvizë para ose mbas
artilerisë). Pas kryerjes së depërtimit nga rrethimi, pjesa kryesore e ushtrisë
lëvizë me urdhër marshimi ose urdhër luftarak, me sigurime, deri atëherë kur të
ndahet nga armiku – e pastaj vepron sipas detyrave të marra dhe situatave
konkrete...Paçi jetën e gjatë...Sukses...”
...Ne sapo u zgjuam. Ora është gjashtë e mëngjesit.
Papritmas u sulmuam prej katër aeroplanëve. Napalm bombat ranë afër. Pas pak
kohe dëgjuam zërin e helikopterëve. Pesë copa u ulën në fushën e misrit të
mbuluar me borën e parë, dhe me dhjetëra ushtarë të armikut dalën me hov prej
tyre. Ata zbuluan pozitat tona dhe na gjuajtën me pushkë automatike. Disa prej
tyre vrapuan në drejtimin tonë, por ne i ndaluam me breshëri të koordinuara,
precize dhe të fuqishme. Ata asnjëherë nuk mundën të na afrohen. Grupi tjetër u mundua të na ndajë në dysh, të
krijojë urë mbrojtëse dhe parakushte për ushtarët tjerë e pastaj të na asgjësojë
më lehtë, por ne me sukses organizuam një rezistencë të fortë. E kuptuan se do
t`i mundim, provuan të kthehen prapa te helikopterët, por shumica e tyre u vra
gjatë përpjekjes së dështuar. Sërish thirrën në ndihmë aeroplanët bombardues,
nuk patëm kohë të kërkojmë strehim në llogore, patëm të vdekur dhe të plagosur.
Për momentin është armiku që ka iniciativën...Si frikacak që janë thirrin në
ndihmë aeroplanë bombardues pas çdo disfate tokësore...Pas pak u sulmuam nga
tanke dhe forca këmbësorie të brigadës famëkeqe...e cila depërtoi pasi theu një
vijë të efektivave tona...U përgjigjemi me minahedhëse 120 milimetër, me topa
mali, mitraloza të rënd, bazuka dhe bomba dore...Kaluan 4 orë luftimesh të
rrepta prej largësisë së afërt, askush nuk përparon, por radhët tona
lëkunden...Kemi humbje të mëdha, armiku gjithashtu...Me këtë përparësi që kanë
këta kriminel nuk na frikojnë, na motivojmë t`i urrejmë edhe më tepër por edhe
të ngatërrohemi... Situata është më se kritike... Telefonisti më lajmëroi se
para disa minutash, për hakmarrje, këta terrorist bombarduan fshatin më të
afërt dhe vranë 73 civil të pafajshëm,
shumicë e tyre fëmijë, gra dhe pleq. Donin të demoralizonin luftëtarët nikoqir
me këto masakra. Krimet e këtyre barbarëve nuk zvogëluan moralin luftarak të
batalionit tim të përzier nga ushtarë vendas dhe legjionarë të huaj idealist,
përkundrazi, zemrat tona morën hov dhe u trimëruan edhe më tepër...Befasishëm,
me forca speciale, patëm sukses të depërtojmë brenda formacioneve të tyre dhe
t`i ndajmë në disa grupime të veçuara në xhepa larg mundësisë të koordinojnë
operacionet...Ne ndërmorëm një kundërsulm masiv dhe me ndihmën e minahedhësve dore,
pushkëve automatike dhe mitralozave të
lehtë i përgjysmuam këto grupime të cilat me sukses i rrethuam hermetikisht në
terrenin tonë të rrethuar...Pas 7 orësh beteje të pandërprerë dhe pamëshirshme
me humbje të mëdha nga të dy palët, derisa me disa oficer dhe 8 ushtarë special
gjendesha për konsultim të shkurtër në njërin prej llogoreve të gjuajtjes, u
sulmuam nga njësia speciale e armikut (24 ushtarë) që hodhi bomba dore para se
me kërcyer brenda llogoreve tona. Isha duke biseduar me eprorin e logjistikës,
kam në dorë hartën - Urdhrin luftarak për depërtim - të cilin sapo e
kisha skicuar/përpiluar), mitralozin e kam afër meje por nuk kam kohë të gjuaj.
U hodha mbi ushtarin më të afërt të armikut, e rroka për fyti, ia grabita
kallashnikovin nga dora, përpiqet të më godas me thikë, e pengoj, filloi
përleshja për jetë o vdekje, shajmë, secili në gjuhën e vetë, nuk jam mësuar
shumë me borën, më rrëshqasin këmbët, bie poshtë, hidhet mbi mua, rrokullisemi,
mundohem të nxjerr revolverin “357 Magnum
Colt Python” që e barti të varur në anën e djathtë të kofshës...e boshatisi
në te. Ngrihem në këmbë. Shoku i tij mjekrosh, përpiqet të hakmerret, më vërsulet
me bajonetën e vendosur në tytën e pushkës tehu i së cilës është vetëm disa
centimetra nga gjoksi im, jam i rraskapitur, marr frymë me vështirësi, unë me
dorën e majtë e largoj bajonetën nga gjoksi, me të djathtën ia mbështes
revolverin në ballë, shtypi këmbëzën ama klikoj në të thatë, nuk kam fishek në
te. Por, mrekulli,nuk jam unë ai që do vdes at moment, mjekroshi papritmas
rrokulliset në tokë duke lëshuar zëre të tmerrshme nga dhembja, pas tij shikoj
një luftëtar timin kallashnikovi i të cilit akoma tymon derisa gjaku i rrjedh
fytyrës; “Zotëri komandant, kështu zgjidhet problemi,” - më
buzëqeshën shkurtër dhe përleshet me një mjekrosh tjetër nga i cili u sulmua
befasisht nga shpina. E rroka mitralozin, plumbat ngecin brenda, e kapa për
tyte, e ngre lartë si bariu shkopin dhe i mëshoj fuqishëm në krye mjekroshit,
lëkundet por nuk bie, e mbron helmeta, i mëshoj sërish, tash shumë më fuqishëm,
helmeta shkatërrohet tërësisht ...”Nuk ka mëshirë, o do qaje nëna ime o
do qaje nëna e tij” - i them ushtarit tim. Të dyja palët përdorim
pushkët, revolverët, bajonetat, lopatat luftarake për gërmihje llogoresh
beteje, por edhe grushtet, thonjtë, dhëmbët. Përleshja e tmerrshme gjoks më
gjoks brenda llogoreve betejash, 2 m të ngushta, 1m 60 cm të thella zgjati vetëm disa minuta
por në ato momente kisha përshtypjen se ky ankth nuk ka mbarim. Isha në trans,
dëgjoja vetëm gjuajtjet për së afërmi pjesëmarrës i së cilës jam vet, sharjet
në shumë gjuhë dhe klithjet nga dhimbja masive e atyre që jepnin shpirt dhe të plagosurve...Me
të vërtetë njeriu për njeriun qenka ujk. Mes gjithë gjitarëve, njeriu është i
vetmi sadist dhe vrasës në shkallë të gjerë. Shumë kafshë luftojnë pjesëtarët e
species së vet, por në një mënyrë “jo-shfarosëse”, ndërsa njeriu në rrjedhat e
historisë, me paramendim, e ka sos njëri-tjetrin...Por, agresioni në robëri i një populli të okupuar dhe
kolonizuar është legjitim dhe i domosdoshëm kundër atyre që me agresion ia
mohojnë lirinë...E trimëroj veten: “Gjyshi dhe stërgjyshi jot legjendar me mijëra herë kanë qenë në situata
të ngjashme duke luftuar kundër gjyshërve dhe stërgjyshërve barbar të këtyre
barbarëve të sodit, por asnjëherë nuk u dorëzuan, lufto me burrëri...Pritëm
tokë e Arbrit, pritëm se do vij - edhe te ti.”...
...Mesnatë, më telefonon komandanti i batalionit
fqinj që gjendet jashtë rrethimit, është moment veprimi, koordinojmë kohën e
fillimit të depërtimit, do sulmojmë befasishëm dhe fuqishëm në të njëjtat pika,
ne nga brenda ata nga jashtë...takohemi aty ndokund dhe pastaj vazhdojmë bashkë
deri sa fizikisht t`i ndajmë forcat nga armiku...
Jepet Urdhri luftarak për depërtim...Për një
moment më kaplon nostalgjia dhe malli për familjen atje diku larg, përtej
oqeaneve, më kaplon frika dhe dyshimi. Ndoshta do të shpërthejmë rrethimin para
se të zbardhë mëngjesi, ndoshta do të vritemi të gjithë...dje pata ditëlindjen,
ndoshta do të vritem në këtë moshë 19
vjeçare, në dhe të huaj, i dua më shumë se veten prindërit e mi, vëllain,
motrën time të vogël...
...Gjendem në radhët e para të njësisë për depërtim
të cilën do ta udhëheq direkt. I porosis shkurtër:
“Luftëtarë, kryeni detyrën me nder e trimëri,
zbatoni urdhrat e eprorëve të juaj, ruani veten dhe mbroni njëri-tjetrin...Është
më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më gjunjë. U priftë e mbara.
Komandantë, dërgoni njësitë në pozicionet e sulmit.”
...Vërsulemi fuqishëm...Shikoj, para meje lëvizin
siluetat e luftëtarëve të mi, janë të moshave 18-23 vjeçare, veprojnë të
disiplinuar, manovrojnë shpejt, me shkathtësi, efikasitet, burrëri, krenohem me
ta, u bashkohem...Kaluan afër 3 orë luftimesh të përgjakshme, të vrarët nuk
numëroheshin më, akoma nuk kemi shpërthyer unazën. Shkatërrojmë pjesën
kryesore të eshalonit të parë të
armikut, në rend është eshaloni i dytë, lajmërohem se eshaloni tretë veç është
asgjësuar nga batalioni fqinj që depërton fuqishëm drejt nesh duke na ardhur në
ndihmë. Ne kemi avancuar vetëm 2 km, por rezistenca e armikut gradualisht
dobësohet...S`bashku me fqinjët, shtyjmë nën rrethim eshalonin e dytë...Tash
janë ata që mbrohen, përpiqen të ikin apo regrupohen, nuk i lejojmë...Dëgjoj
zërat shurdhuese të armëve, ndjej erën e tharët të barutit, shikoj zjarrin dhe
tymin nga pëlcitjet masive të granatave tona të gjuajtura nga armë artilerie
për mbështetje që pastrojnë rrugën para nesh...Të plagosurit barten prapa...Shpërthejmë...