Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Njeriu ”flet” edhe i vdekur!
E enjte, 01.11.2012, 07:00 PM
Njeriu ”flet” edhe i vdekur!
Ramadan Çallëku (1907-2006)
Nga Xhevahir Cirongu
Aty nën
"këmbët"e malit Leskovë, shtrihen fshatrat e Oparit. Devolli me" ison e këngës"së ujrave
çan mes për mes luginën e Gor-Oparit. Në
të majtë të lumit, ku rruga të çon drejt Korçës, ndodhet fshati
Moglicë. Një fshat me njerëz puntorë e
tradita patriotike. Mogëlica është
vendëlindja e Ramadan Çallëku. Lindi në
1907. Fisi " çallëku" shquhen
për bujari e mikëpritje. Por, edhe si
atëdhetarë në Opar e në
gjithë Qarkun e Korçës. Nëpër vorbullën
e reve të zeza të historisë, në këtë familje patriotike filloi me
kundërshtimin ndaj mbretërisë osmane. Nuk donin të huaj në" sofrën"e tyre.
Por , as t’u shërbenin për një aspër të
huajve. Bujaria e vatrave shqipëtare s’e
pranon këtë. Donin lirinë
në tokën e vet. Toka që i lindi, buka
e ujrat që rrjedhin prej saj, janë" thesaret"më të çmuara të
njerëzve të kësaj ane. Vëllai i Ramadanit, Hodo Çallëku i prekur nga fjala ‘’kulak’’ vdiq në spitalin e Korçës në vitin 1948.
‘’ Nuk
shkoj ushtar tek
"Jo ,
-i tha komandanti i çetës. Na duhesh këtu në bazë. A nuk është ndihmë për luftën
buka e veshëmbathje për
partizanët?!". Sa kaq heshti Ramadani. Ngacmoi me mashë drutë e zjarrit. Prej andej dolën disa xixa të ndritshme. Epo…me demek ju nuk doni, - u degjua zëri i Ramadanit. Sa kaq heshtja u thye. I shikon këta?. Janë nipërit e mi. Le të vijnë me ju. Ne të moshuarit!…Sapo kishte dal ylli i mëngjesit. Dy djem të kësaj shtëpie
morën malin. Në sup hodhën pushkën e
u rreshtuan në brigadën e parë sulmuese.
Ishin tetëmbëdhjetë deri njëzet vjeç. Te pragu i derës i puthi në ballë të dy nipërit. U kishte
hije pushka, Orhan e Azem Çallëku.
Ata u kthyen në fshat me larinë e shqipërisë. Kjo e gezoi edhe më shumë Ramadanin. Eshtë e
natyrshme që, çdo njeri aspiron për të
ardhmen. Të bazuar në ralitetin që e
rrethon , në mundësinë
që e krijon shoqëria, ai projekton të ardhmen. Edhe Ramadan Çallëku
së bashku me pjestarët e tjerë të familjes iu kthye punës për të rimëkëmbur ekonominë familjare të shkatërruar nga lufta. Ata punonin, por edhe këndonin për ditët e "mira"
që do vinin nga pas. Kjo mirësi, nuk
zgjati shumë. Ashtu , krejt papritur në vitin 1948 familja
"Çallëku"shpallet kulak. Ishte
një tronditje e madhe në këtë familje. Me një gjyq" fars"pse Ramadani
kundërshtoi mendimin ndryshe ndaj reformave të qeverisë , në vitin1950 burgoset
në Korçë. U dënua me dhjetë vjet
burg. Pastaj internohet në burgun e Peqinit. Punon si i internuar në
kanalin" Naum Panxhi"për katër
vite. Nga amistia që u bë në ato
vite, përfitoi edhe Ramadani. Kthehet në Moglicë. Tre djem e dy vajza u
gëzuan me ardhjen e babait të tyre në
gjirin e familjes. Që të pesë fëmijët, mbaruan arsimin e mesëm. "Plaga e kulakut"nuk i lejoi të
vazhdonin më tej shkollën. Në vitin 1990 lanë fshatin Moglicë. Së bashku me
familjen Ramadani vendoset me banim në
Lushnje. Aty banoi deri në vitin 2000. Kur shkonte në Korçë, ndalonte edhe në Peqin. I qante zemra kur
shikonte dëmtimet që ishin bërë kanalit"Naum Panxhi".
I trazonte shpirtin. Ishte puna e djersa e vetë Ramadanit. Ky ishte shkaku i largimit nga Lushnja e vendoset me banim në Shkozet të Durrësit. U tregonte fëmijëve trimëritë e vuajtjet nëpër dekada të fisit" Çallëku". Më njëmbëdhjetë prill të vitit 2006, ai mbyll sytë në Durrës. Por, megjithëse i vdekur njeriu" flet"duke lënë pas historinë e vet. Vitet e jetës shuhen, por historitë që lë pas jo. Ato jetojnë përgjithmonë.