Faleminderit
Gëzim Llojdia: Jorgji Karbunara ''Mësuesi i Popullit”
E enjte, 25.10.2012, 07:44 PM
(Babë Dud
Karbunara)-“LE TË JETË I PËRJETSHËM EFEKTI I KËTYRE NËNSHKRIMEVE”
Jorgji Karbunara (Babë Dud Karbunara) Firmëtari-“Mësuesi i Popullit”
NGA GËZIM LLOJDIA
1.
Pavarësia
Kombëtare .Nëse do të rajvizojm me një shprehje:Përballë një sprove të
këtillë, drejt ëndrrës ,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin
pësuar gjatë shekujve të sunduar nga i huaji ,të pakrahë , të pa shpresë,të
humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid,që gërryente dhe përmbyste
një pushtim shekullor si ai osman. Kështu ëndrra për një shtet të
pavarur, perëndimin e shpresës nëpër shekuj gjegjësisht ishte
dhimbje,ishte kujtim i shtetit të arbrit shndërruar tash në rrëfim
. Për ata,që ndër përpjekje për pavarësi dhanë jetën si ëndërr
u mbeti streha e fundme e tyre ku ish akumuluar e ngjizur
dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, frika, dhe vdekja në fund nuk e arritën pavarësin
,u mbeti breznive si testament.
Pa mbritur
mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe,shumë
shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë
mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë.
Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në detë,serbët po hapnin një
shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin.
Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur
kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh.
Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët trajtimi
që kishin në kohën e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve
bizantinë e serbe pa privilegje te veçantë,por tue i respektua
individualiteti dhe gjuha e tyre. Diku aty nga 14 dhjetori
1912,kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë Shqipërinë
mes grekërve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo
quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali me shokë nga toka u mblodhën në
Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”.
Në 1912
ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me
histori,gjuhë dhe vullnet. Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq
çështjen me prerjen kirurgjikale të Kosovës. Një gazetar i huaj shkruan
periodikja” Flamuri “është shprehur:
”Asnjë popull
në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore,politike e morale
sa raca shqiptare. Në qoftë se duhet të çuditemi për ndonjë gjë kjo është
s e ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë
që priret kah pohimit,kah rilindja e kombit...
2.
Nga version
zyrtar për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare gjejmë prezent emrin e mësuesit të
Popullit Jorgji Karbunara.Ndërsa nga lista që citon delegatët e Beratit janë
shënuar emrat e tyre: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud
Karbunara.Në deklaratën përfundimtare të Pavarësisë nënshkrimi i
Babë Dud Karbunarës është nënshkruar me
. Karbunara.
Dhe zhbiruar këtë deklaratë që qarkullon në medie e kudo për firmëtarët
renditet një fakt interesantë për mësuesin dhe firmëtarin ..Babë Duda ka
firmosur i treti pas dy figurave qendrore të Kuvendit të Vlorës,kuptohet pas
Ismail Beut dhe Dom Nikoll Kacorri.Nënshkrimi i J.Karbunarës mbetet i
thjesht ngase lapidare më qartësisht të paharrueshme mbeten thëniet e tij
të pazhbëshme as nga mjegullinat e kohërave:“Le të jetë i përjetshëm efekti i
këtyre nënshkrimeve”.Duke qëndruar në ditët këtij kuvendi historik që
ëhstë ngjizur fortësisht në memorien e kombit shqiptar arrijmë të
zhbirojmë ca fakte të tjera,për figurën interesantë të patriotit Jorgji
Karbunara .Ismail Qemali e thirri në Vlorë .Jorgji Karbunara i solli nga Berati
Ismial beut edhe guzhinjerin e tij për ta ruajtur plakun e Vlorës nga helmimet
.Madje kur plaku i Vlorës iku në Itali,guzhinjeri ju lut ta merrte me
vete,mirëpo Ismail beu ju përgjigj se ai i shiti të gjitha dhe nuk kishte
më.Merrëm me vete Ismail Be do të ruaj edhe atje ku do të shkosh.D ihet
fakti Ismail Qemali vdiq ne Peruxhia, ne hotelin "Brufani", me
26 janar te vitit 1919.
Për qëndrimin
e Jorgji Karbunarës në ditën festive thuhet kështu: në një shkrim të
V.Papës“Ishte Babë Dudë Karbunara delegati i Beratit… me një shami të kuqe i
fshin fshehurazi lotët që i rrjedhin kundër vullnetit të tij… zemra e tij
s’mund të përfshijë gjithë gëzimin e kësaj dite. Një jetë të gjatë e priti këtë
çast për të cilin kish predikuar pa dëshpërim dhe tani e sheh me sy”.
Ismail Qemali
pasi e lexoi ekspozen e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i
pyeti delegatët: “ Tani më, s'na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç
se ndarja e Shqipërisë nga Turqia”, dhe propozoi:
Shqipëria të
shpallë pavarësinë .Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME; Të emrohet pleqësia
(senati).
1. U shpall
Qeveria e Përkohëshme, në krye Ismail Qemali:
2. U zgjodh
Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.
Në ditët e
pavarësisë në Vlorë ku u nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe
dhe ju dërgua fuqive të mëdhë aty ishte edhe zëri dhe fryma e t
gjithë delegatëve dhe e Bab Dudës,(Jorgji Karbunarës). Edhe shqiptarëve e
patriotëve në krahina të vendit është dërguar mesazhi me
thënien”Indipendenca e Atdheut u shpall”.
3.
Zgjedhja e
pleqësisë .Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Kombëtar sipas gazetës
“Pëlindija e Shqipenies “që u zhvillua në 4 dhjetor në prani të 57
delegatëve, (mungonin 6). Ismail Qemali ia la të drejtën e
zgjedhjes së 8 ministrave Kuvendit, me propozimin që të jenë 4 të krishterë dhe
4 myslimanë. Ky propozim u kundërshtua dhe përzgjedhja iu la votimit. .....
Pas kësaj u
bë zgjedhja e Pleqësisë, ku sipas propozimit të Dhimitër Beratit u bë vetëm një
votim. U zgjodhën: Iljas Be’ Vrioni me 55vota, Sami Be’ Vrioni 54, Dud Karbunara
48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be’ Toptani 42, Eqrem Be’ Vlora 40, Myfti
Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimitër Berati 38, Dhimitër Zografi 35,
Bedri Be’ Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be’ Klisura 32, Hajredin Be’ Cakrani
32, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be’ Elbasani
29 dhe Ajdin Be’ Draga 27.
4.
Jorgji
Karbunara ka lindur në qytetin e Beratit në 1842. Patriot i
shqiptarizmës nga lindja në vdekje. Ka marrë pjesë në ngritjen e degës së
Lidhjes shqiptare të Prizrenit në Korfuz mik me Kristoforidhin .Ka përhapur
arsimin dhe mësimin shqip. Si mëmëdhetar i rrallë e patriot Babë Dudë
Karbunara ngriti shollën e parë ku kishte rreth 55 nxënës. Aktiviteti i tij
është i shumtë
“Ay që
s’mëson gjuhën e vet, është i dënuar për jetë”.Këto thënie monumente të J.
Karbunarës kanë mbetur të trashëguara ndër kohërat tona.Emri i këtij patrioti
vijon të përcillet duke u nderuar për shqiptarizmin e tij .
5.
Për Bab Dudën dhe patriotëtë e tjerë ishte krijuar bindja se pa
trojet e tyre,besimi i tyre,njëmend do të mbetej pa qënë asnjëherë
shqiptare.Feja më e mirë e këtyre shqiptareve të mirë,mbetej ruajtja e
tërrësisë territoriale.Kështu Bab Duda dhe patriotët e tjerë e
kuptuan se koha nuk ishte kur të binte muzgu,për të qarë fatin e keq të
kombit,por duhej hapur shpirti. Ajo kataklizmë,që po afrohej me stërbim, duhej
gjetur menyra për ta shmangur.Kështu ata,ju vunë punës, pa ndjerë lodhjen e
shpirtit të tyre,përpara dhimbjes së madhe.Kështu kështu Bab Duda
dhe rilindasit e tjerë shkruan prologun më të ndritur të ditëve. Bashkëpunëtor
i ngushtë me Kostandin Kristoforidhin citojnë
shkrimet për Jorgji Karbunarën.
Citojmë
V.Papa:“Duke u gdhirë 14 shtator 1894, u dogj shtëpia e Karbunarës në Kala të
Beratit prej zjarri jo aksidental, por të vënë”.
U angazhua në
ngritjen e degës së Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit në Korfuz.
Kurvelesh e
Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/Cu
përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..
Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka
përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së
Prizërenit.Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e
Prizërenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148
shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqis e
duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një
aktivitet të madh në jug.Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi
mbrojtëse kundër Greqisë.Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej
Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqen e Frashërit,nën
kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe
të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave
krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë.Burrat me rëndësi të Lidhjes
në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim
Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer
bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil
Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e
Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….
Eshtë një ditë,që nuk i ngjiste tjetrës. Gjatë viteve 1911-1912
aktiviteti i tij është luftarak ndër çeta dhe misionin patriotike për
shqiptarizmin. Më 23 korrik 1912 mblidhet Kuvendi i Sinjës, për organizimin e
të cilit Babë Duda u angazhua plotësisht dhe zhvilloi një veprimtari të gjithanshme
.
Turmat
e Esat Toptanit i shkatërruan gjithçka
pati nga pasuria e tij aty nga viti 1915. Rebelët e rihnin me shkop rrugëve
thuhet nëpër materiale, që flasin për jetën e tij dhe ai i duroi njëhershëm se
ishte shpirti i ti,j i pashmbshëm besimi i tij për shqiptarizmin.
Ishte Zoti vet,nën fytyrën e të urtit Jorgji Karbunara ,që paratha shumë
gjërra.Koha e Bab Dudë Karbunarës është një kohë me,njerëz të
çuditshëm,patriotë të pazakontë.Ai mbajti të ngrehur prezencën e
përhershme të një ndjenje kombëtare. Shërbimet e tiji teqes vihen në realizim
të programit të rilindjes kombëtare në përkrahjen e cetave në shpalljen e
pavarësisë kombëtare ne përhapjen e arsimit shqip.Jorgji Karbunara ishte një
shenjtor i shqiptarizmës.
Ngulmimi i shenjtorëve është mbarësi për kombin.Shenjtorët kryesisht
shqiptarë,mbasi merrnin frymën,kërkonin pozicionimin në vendin e tyre,për ti
kushtuar energji,çështjeve jetike dhe interesi më i madh ishte largimi i
nënshtrimit të perëndorisë osmane.
6.
Titulli Bab ja kanë dhënë qytetarët.Cfarë thotë prof. Neki Babamusta:Ç’tregojnë
faktet historike? Predikuesit e feve në Shqipëri si Rilindas të hershëm, veprën
e tyre ia kanë kushtuar kombit dhe patriotizmës, duke kundërshtuar çdo lloj
pushtimi, të sulltanëve të Turqisë, të shovinistëve grek dhe serb, të Italisë
fashiste, të Gjermanisë, etj. Që nga Buzuku i hershëm, tek Pjetër Budi, Pjetër
Bogdani, Frank Bardhi, Naim, Sami dhe Abdyl Frashëri, Ndre Mjeda, At Gjergj
Fishta, Fan Noli, Hafiz Ali Korça (i dënuar dy herë me vdekje nga sundimi turk,
ndërsa fëmijët iu burgosën nga diktatura), Nënë Tereza e famshme, Bab Dud
Karbunara, At Zef Pëllumbi, etj, ndonëse kishin të veshur petkun fetar, ajo nuk
iu bë pengesë aspak për çështjen tonë kombëtare. Ato u bënë udhërrëfyes për
liri, pavarësi, për gjuhën e bukur shqipe për kombin tonë duke u afirmuar edhe
si figura ndërkombëtare.
7.
Dhimitër
Çani lindi në Korçë më 14
shtator 1904, , ishte një skulptor shqiptar. Nga
punët e tij më të mira janë:Bab Dud Karbunara (1937).