Kulturë
Muharrem Sfarqa: Bisedë me Hasan Qyqallën
E enjte, 30.08.2012, 05:55 PM
Bisedë me Hasan Qyqallën
Poeti i fushës së Kosovës
Bisedoi Muharrem Sfarqa
Poeti dhe
veprimtari i mërgatës shqiptare, anëtari i LSHAKSH dhe njëri nga themelluesit e
saj, z. Hasan Qyqalla, para pak ditësh u
zgjodh Kryetar i këtij asociacioni. Me këtë rast, duke çmuar punën dhe
veprimtarinë e deritashme të këtij asociacioni si dhe besimin e përgjegjësinë qëmori
për drejtimin e tij, z. Qyqalla, zhvilluam një bisedë me të për lexuesit tanë.
“Bota sot”
Z. Qyqalla
ju sapo u zgjodhët në ballë të LSHAKSH-së në Gjermani. Cka do të thotë kjo për
ju?
Hasan
Qyqalla
Kujtoj se është një përgjegjësi e maturi prej intelektuali drejt avansimit e intensifikimit të Artit në mërgatën tonë, gjegjësisht në shtetet ku jetojmë e veprojmë... Pra, të intensifikohemi si komb me histori përmes gjinisë më të bukur!
“Bota sot”
Cila është
veprimtaria e deritanishme e këtij asociacioni dhe cilat janë detyrat që ju
presin si kryetar i saj?
Hasan
Qyqalla
Vërtetë,
veprimtaria e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani
është mjaft e ngjeshur dhe e begatë. Organizuam shumë promovime Titujsh e autorë
të rinjë letrar, pastaj organizuam hapje ekspozitash nëpër
qytete të ndryshme, Manifestime poetike që u bënë tradicionale, si p.sh. Takimet
''Azem Shkreli'', ''Pavarësia e Kosovës'', pa harruar ''100-vjetorin e lindjes
së Nënë Terezës'', nxjerrjen në dritë të revistës ''Muza Shqiptare'', botime të
përbashkëta me krijues, etj... gjer tek Antologjia ''Trinom i Lirisë'', që botuam
në 30-vjetorin e rënies së Jusuf e
Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës... Projekti ynë për t'ardhmen është bërë, ndërkaq
e para është Regjistrimi i Shtëpisë sonë botuese, karshi kërkesave të nevojshme
dhe ristrukturimi i krijuesve në nivel të mërgatës shqiptare për Europë... S'do
harruar edhe punën që jemi duke bërë aktualisht për nxjerrjen e një Antologjie "NJË
SHEKULL DRITË", në vigjilje të 100-vjetorit të Shpalljes së Mvetësisë së Shqipërisë,...etj.!
Veprimtaria
botuese
“Bota sot”
Në planin
botues çfarë mund të presim nga LKAKSH në Gjermani?
Hasan
Qyqalla
S'do harruar edhe punën që jemi duke bërë aktualisht për nxjerrjen e Antologjisë "NJË SHEKULL DRITË", në vigjilje të 100-vjetorit të Shpalljes së Mvetësisë së Shqipërisë, të cilën do perpiqemi ta botojmë veq shqip e gjermanisht, edhe në anglisht, frengjisht ...etj.! Gjithësesi do perpiqemi të vazhdojmë edhe me revistën e cila është kushtëzuar edhe nga mjetet materiale...
“Bota sot”
Me sa di,
ka pasur përpjekje që Lidhja të dalë me një botim të saj revial që propozohej të
quhej " Muza ", " Muza shqiptare" apo dicka ngjashëm!?
Hasan
Qyqalla
Gjithësesi do perpiqemi të vazhdojmë me nxjerrjen e revistës "Muza Shqiptare", pa harruar se kushtëzohet nga mjete materiale... Megjithatë mërgata ka njeshmëri në këtë drejtim dhe besoj në ndihmesën që do na ofrojnë sponzorët e bizneseve të suksesshme!
“Bota sot”
Cili është
bashkëpunimi i LSHAKSH-së me Ministrinë e Diasporës, Ambasadën e Republikës së Kosovës
në
Hasan
Qyqalla
Një gjë e
kam thënë dhe do përsëris vazhdimisht se "Arti i prinë politikës" në shoqëritë e civilizuara. Këtu do them troq se në fillim
u shfaq një sindrom ndrojtës institucional ndaj nesh, përkundër afrisë sonë respektive. Aktualisht, pra me
insistimin tonë kanë filluar gjërat të ndryshojnë në polin pozitiv... Ka ngecje
që mund të sanohen dhe rikompenzohen me vullnete të mira, gjithnjë në interes të
kombatares e artit, padyshim! Tani ne kemi një adresë dhe jemi te hapur dhe të gatshëm
për cdo bashkëpunim e bashkërendim, qoftë edhe institucional...por vetëm karshi
respektimit reciprok! Uroj e dua të shpresoj në mbarëvajtje më të favorshme...
“Bota sot”
Hasan
Qyqalla
Edhe me asociacionet simotra në Kosovë, Shqipëri e gjithandej kah flitet e shkruhet shqip jemi duke ngarendë për bashkëpunime të ndërsjella. Por mos të harrojmë kohën e tranzicionit, që ende s'ka përfunduar tek shoqëria jonë etnike, për fat të keq! Ne nuk do hezitojmë parimisht, mbase vetem të bashkuar mund të prodhojmë dritë më shumë, sikur yjet në qiellin e hapur. Ndërkaq, në mergatë qëndrojmë parimisht më mirë shumë, mbase e dëshmuam me kohë se jemi gjithnjë në gjendje gadishmeri te ndihmesave reciproke. Vend për vetkënaqësi nuk ka, prandaj vazhdojmë të shtrijmë dorën gjithandej ku ka bashkëkombas tanë.
Për
krijimtarinë letrare
“Bota sot”
Ju
konsideroheni njëri ndër poetët më produktiv të mërgatës. Prej nga I gjithë ky
përkushtim për poezinë ?
Hasan
Qyqalla
Paraprakisht, siç e dini edhe ju krijimtaria është dhunti... Prandaj shkrimet e mia datojnë që nga viti 1976, kur botova poezinë e parë në revistën "Shëndeti" për të vazhduar edhe nëpër revista e gazeta të asaj kohe në Kosovë. Vazhdimisht kam shkruar, pa u ndalur në botime vëllimesh, gjithnjë edhe karshi rrethanave politike që kërkohej angazhim në forma të ndryshme me brezin tonë, pra brezit që i takoni edhe ju... dhe them kushtimisht se ishim brez që bartëm mbi supet tona barrë të rëndë. Vetëm pas përfundimit të luftës iu qasa botimeve ne vëllime, mbase realizuam idealet tona...apo siç them në një vëllim timin poetik "prekëm ëndrrën"!
“Bota sot”
Në biseda
formale dhe jo formale me shkrimtar, publicist e kolegë keni lënë të kuptohet
se do t’I ktheheni prozës!?
Hasan
Qyqalla
Sa për kërshëri do përmend vitin 1979 kur botova në "Zëri i Rinisë" prozën e parë... Por mjerisht shumë poezi dhe prozë e shkruar është djegur në kohën e luftës... Prandaj është e vërtetë që do i kthehem dhe jam ne fazën përfundimtare të romanit tim të parë...
“Bota sot”
Historia
jonë kombëtare është preokupim i krijimtarisë suaj. Cilën periudhë historike e
trajtoni më shumë në krijimtarinë tuaj?
Hasan
Qyqalla
Këtu do të dal nga modestia për të dalë tek një kritikë e kritikut tonë të njohur Veli Veliut, kur mes tjerash për krijimtarinë time thotë "pikënisje ka mitet biblike, për të vazhduar gjer tek përjetimet e vet autorit"!
“Bota sot
Një vend
të vecantë në artin tuaj zë edhe fati i muhaxherëve të shpërngulur nga lugina e
Toplicës. A mund të na elaboroni më gjërësisht këto motiv.
Hasan
Qyqalla
Ne kemi prejardhje pikërisht nga këto troje, ku edhe sot figurojnë toponime vendbanimesh të Toplicës me mbiemrat që i ruajtem me gjelozi. Pra, fshatrat Qyqalla, Raci, Pllana,...etj. Elaborimin përkushtues të gjakimit me vendlindjen e të parëve tanë do e gjeni sapo të dal me botimin e romanit tim që është ngjarje reale e dhembshme, shumë interesante e po aq edhe rrënqethëse, gjithësesi!
“Bota sot”
Në prozën
tuaj ju po trajtoni edhe një atdhetar të dalluar të Fushës së Kosovës, NDSH-istin
dhe prefektin e Fushë Kosovë, Salih Kolludrën. Është kjo ndërgjegjja e ndërdijës
së poetit që përmes përjetësimit të tij në art të ruhet kujtimi për të, apo ...
?
Hasan Qyqalla
Salih Kolludra i NDSH-së sikur edhe Gjon Sereci, Dan Gashi, A. Jashanica,...etj, janë histori në vete përballë fortunës partizane që sfidonin... Edhe ky jetoi në mal gjer kur u spiunua!!! ... Dhe pas shumë peripetive arrinë të arratiset për Turqi. Këtu më duhet ta lë modestin anash për një cast. Dua të them se rrjedhi nga një familje me bindje të djathta kombëtare politike, nisë nga kryeplaku i fisit Ramiz Qyqalla, pastaj Fetah, Rasim, Rexhep, Abaz e Gjemajl Qyqalla (të cilët burgosen që të gjithe, pas përfundimit të luftes së dytë botërore, me përjashtim të Abazit që vritet në luftimet me UDB - ashët gjatë rrethimit në pabesi, me shumë të tjerë) ...etj. Të gjithë ishin luftëtarë e bashkpuntorë të trimit të paepur Salih Kolludra. Ai si udhëheqës i NDSH-së për rrethin e Fushë Kosoves koordinimet dhe vendimet i merrnin me Gjon Serecin ( Kryetarë i NDSH-së ), Ramadan Berishen, Abaz e Ramiz Qyqallen, Azem Jashanicen,...etj. që janë histori në vete përballë fortunes partizane që sfidonin... Edhe këta jetuan në male gjer kur u spiunuan nga roja e pyllit (V.S.)!!! ... Në luftimet e ashpra ( edhe gjatë dekonspirimit), disa vriten e disa zihen peng e arrestohen, kurse S. Kolludra, pas shumë peripetive arrinë të arratiset për Turqi. Por patriot e atdhetar të devotshëm të kombit , kurre nuk i shkeputen lidhjet me te, si Arif Tmava, Sadik Tafarshiku, Hysen Terpeza, Avdulla Musliu ... etj., të cilët e vizituan shumë shpesh në shtëpinë e tij në Turqi. Skenarin me zhvillime më të gjëra do ta gjeni në romanin tim, që është në fazen perfundimtare... ( të rishikimit dhe përpunimit). Eshtë një ngjarje shume shumë interesante dhe e pa prekur si narracion kronologjik i dhembjes sone krenare e historike, gjer më sot.
“Bota sot”
Shpesh
identifikoheni me epitetin “Poeti i Fushës së Kosovë”. Parapëlqeni këtë epitet
dhe cilat janë trajtimet e kësaj gjeografie të Kosovës në frymëzimet tuaja
artistike që lidhen mes mitesh e legjendash rreth historisë reale që e bëjnë të
njohur këtë kuptim; si krahinë, etnitet apo metaforë ku armiqtë e saj shpesh
herë e kan lënë kokën?
Hasan
Qyqalla
Gjeografia e Kosovës është e vogël karshi Historisë së madhe e mundimshme, të përgjakshme por të lavdishme! Tani, unë nuk e di sa i prekë gjithë këto dimensione që thoni ju, të Kosovës sonë të dashur... Kujtoj se është privilegj për mua një identifikim i tillë, dhe kush nuk do ndihej krenar. Megjithatë, jam peng i modestisë dhe nuk mund të flas shumë për veten time. Këtë ua lëmë juve dhe lexuesve e kritikës sonë, kujtoj është më mirë!