Mendime
Bekim Rexhepi: Paniku dhe autoriteti i Qeverisë...
E diele, 22.01.2012, 06:00 PM
Paniku dhe autoriteti i Qeverisë...
Monopoli i dhunës së shtetit mbi qytetarin aktivë është i barabartë me kriminelin dhe viktimën e tij, sepse dihet që krimineli nuk luan asnjë rol pozitivë në shoqëri. Edhe dhuna e shtetit mbi qytetarin aktivë nuk luan ndonjë rol po aq pozitivë sa krimineli, përveçse shkarkon diktate dhe hap konflikte me qytetarin në dem të shtetit.
Nga Bekim Rexhepi
“Vetëfundosja”, ishte metafora jo e fundit e Qeverisë, e krye shefit të saj - Thaçi. Ndër të tjera, Thaçi u acarua me faktin se Vetëvendosja, ka vendosur të çrregulloi rehatin apo sehirin e tij politike, ka vendosur të çrregulloi bizneset e paligjshme dhe të bashkëallakut të tij, le të besojmë se këtë Vetëvendosja do ta qoi deri në fund.
Rehatinë apo sehirin politike dhe biznesi korruptiv të Thaçit, qe janë dy gjëra ekstreme qe po eksplorojnë Kosovën sot, janë dy gjëra ekstreme qe nuk e bëjnë shtetin të duket në parim shtet normal.
Është e rëndësishme se askush askënd nuk mund ta detyrojnë për asgjë, përveç shtetit. Por shteti qe të detyron për gjithçka, madje deri aty ku nuk të mbetet asgjë e rëndësishme, atëherë nuk do të thotë që të mos e kapësh për jake atë që të detyron të bësh gjithçka në emër të shtetit. Sepse ky lloj nënshtrimi duke bërë gjithçka ne emër të shtetit të zhytë ne apati, logjikisht të zmbraps në reagime, ngase duke bërë gjithçka për shtetin, je shndërruar në rob shteti dhe shteti në shërbim të qytetarit vdes nga autoriteti dënues. Por në secilin shtet kemi qytetar qe zhyten në apati dhe qytetar qe mbesin aktivë. Autoriteti qe mbështet në fuqinë e tij dhe nënshtron qytetar ne emër të shtetit, nuk e ka vështirë qe nënshtrimin ta bëjë me qytetar apatik, por synon gjithnjë të gjejë dhe të nënshtroi ata qytetar qe janë aktivë kundër detyrimit për gjithçka nga shteti. Këto vese autoritare po shfaqen edhe me qeverinë e Kosovës. Ndërsa, secili qytetari lirë dhe aktivë duhet të ik detyrimit të autoritetit ndëshkues ne emër të shtetit, duhet të gjejë organizim në organizata, subjekte apo lëvizje aktive qe të kundërshtojnë aktet e dhunës, e detyruese të autoritetit qe të nënshtroj me gjithçka.
Nëse duam të kuptojmë njëanshmërinë e përdorimin të faktit, vet fakti nuk është i mjaftueshëm për të sqaruar përfundimisht sepse kur rëndësia qepon në anshmërinë e faktit, saldimi i karakteristikave tepër të gjëra dhe tepër të ngushta, qe në vetvete na e konstituojnë definicionin e shtetit: aq e gjerë është përformanca e shtetit, sa nganjëherë na shfaqet edhe me primitivizëm tirania e tij (sepse vetëm tirani posedon të drejta, ai është i vetmi qe posedon dhunën në realitet). Duke kaluar mbi fakte krahas të mungesës formale të definicionit, mbase ekziston edhe një mungesë fundamentale, se si është krijuar monopoli dhe pse ai vazhdon të mbahet. Monopoli i dhunës së shtetit mbi qytetarin aktivë është i barabartë me kriminelin dhe viktimën e tij, sepse dihet që krimineli nuk luan asnjë rol pozitivë në shoqëri. Edhe dhuna e shtetit mbi qytetarin aktivë nuk luan ndonjë rol po aq pozitivë sa krimineli, përveçse shkarkon diktate dhe hap konflikte me qytetarin në dem të shtetit.
Nëse përkundrejt autoritetit të dhunës, kemi një lëvizje aktive në shtet, padyshim se kjo është lëvizja “Vetëvendosja”, e cila edhe këtë fillim vit starton, goxha si një subjekt ligjor e politik në vendit, Ky subjekt politik padyshim se ka ngjallur debatet të shumta, të ndryshme politike, jo vetëm në vend, por se ka ngjallur edhe interesime përtej kufijtë të Kosovës.
E dimë qe për sa vite debatet politike në Kosovë nuk ndodhnin ose dhe fare zhvilloheshin në heshtje dhe për më keq gjithnjë larg qytetarit shqiptar.
Të saktësojmë se të gjitha qeveritë e deritashme në Kosovë, kanë justifikuar rënd skenën politike dhe debatet normale me shqiptaret, madje ato debate të tyre qe mund të jenë zhvilluar aty këtu, e gjithnjë nën presionin e të tjerëve, kanë ndodhur jashtë syrit dhe veshëve të qytetarit shqiptar dhe më këtë kanë përmbushur atë abnormalitet politik, sa në shumë raste kanë irrituar qytetaret e ndershëm të këti vendi. Prandaj sot në skenën politike kemi pakënaqësi të mëdha, të atilla sa polarizimet të duken të shumta dhe të pakuptimta. Kemi aq subjekte politike sa të duket se vendi ynë është goxha rajon në vete.
Qeveria e Thaçit duket se tani pas bisedimeve me Serbin, pas atyre pak rezultateve të shfaqura në marrëveshje me delegacionin serb, të cilat edhe këtë herë po dëshmohen se sa mund të tërhiqet në to dhe se sa mund të stërhollohet në to, por dështimi i tyre ka premisat e saja!
Marrëveshje ne letër, marrëveshje mbi kurriz të shqiptarëve akoma bëhen nga vet shqiptaret. Shqiptaret për të hyrë në Serbi akoma janë jashtëtokësor!... Ndërsa, serbet e padistancuar nga krimet e luftës, akoma sillen si kriminel, madje edhe më të padisiplinuar. Serbet vazhdojnë të sillen si kapadai, duke u sorollatur anë e kënd Kosovës dhe për më tepër se 12 vite lejohet atyre botërisht të mbaj në okupimi 30% të gjithë territorit të Kosovës.
E, tash duhet pranuar se Qeveria e Thaçit - ka rënë në panik nga një protestë qe hapur po përpiqet ta pengon hyrjen e “Made in Serbia”, në Kosovë, qe edhe ndryshe mund të quhet edhe Made in Krimi.
Pse kjo e fundit si “Made in Krimi”, sepse ne prodhimet serbe, ka doza të infektimit ne masë të popullsisë shqiptare, pasi Kosova ka pak ose fare hiq laboratorë - ekspertiza mbi prodhimet serbe, ato mund të konsiderohen të rrezikshme për qytetaret, ndaj një vetëdije për shëndetin do të duhej të bëhej nga qeveria, por duket se qeverisë më shumë i intereson shëndeti i xhepave të saj, se sa shëndeti i qytetarëve.
Deklarata e Thaçit, nën tersin e qajave të nxehtë, sikur ishte në çajtore “gjuricës”, u shprehur në vendin dhe kuvendin ku për ndryshe dalin vetëm diktatet e autoritetit të dhunës.
Duhet ta kuptojmë se kur shfaqet rreziku nga kompromiset joligjoret të autoritetit, pakënaqësia e brendshme ligjore e qytetarit do të mund të konsiderohet më pak serioze, ngase shteti do të shfrytëzoi monopolin e vet të dhunën ne emër të shtetit (dhe do të jetë me pak e rrezikshme në një shtet të ri, i cili me aq vështirësi të mëdha, para pak vitesh është pavarësuar dhe jo më larg se po kaq vite jetese, ka vendos të heq dorë aq lehtë nga pavarësia dhe sovraniteti i tij) , ai do ta ekspozojë atë gjithnjë si të tillë. Një ditë do ta kemi edhe të faktuar, se si një ekonomie e Kosovës është e varur krejtësisht nga ana e (Serbisë) fqiut të saj, madje për më keq brenda shtetit tonë të brishtë do të kemi më pak të pakënaqur si joligjor qe do të ishin dikur ata qytetar të ligjshëm...
Ndofta, nuk do të jetë aq e trishtueshme dita, e cila siç po shihet me sabah, do të jetë një dita kur serish shqiptaret do të punojnë për shefat e tyre serb, të cilët do të kenë hapur bizneset e tyre, brenda shtetit qe do të mund të shquhet vetëm për nga emri si shtet!...
Duhet ta pranojmë pa turp se në Kosovë vërtetë tani për tani nuk ka aq diell për politikë, por duhet thyer retë e zeza për ta bërë atë diell ...