Kulturë
Cikël poetik nga Drita Ademi- Beqiri
E hene, 02.01.2012, 08:50 PM
Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë, jeton dhe punon në Zvicër. Ka mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë.
Ka botuar vëllimin me poezi "Placebo" në Londër, në shtator 2011, me redaktor Z. Fatmir Terziun. Ky vëllim është botuar në dy gjuhë, shqip-anglisht.
Drita Ademi- Beqiri
Ajo e bardhë do të vijë
Erë e lehtë, atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoj
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.
Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallshëm kohërave…
Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin ,në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.
Ajo ,do të vije e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirëshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
E lindjes së Diellit.
E heshtur e huaj
Jam një pasardhëse e heshtur
Në mes të dy qiejve,
Si hëna në errësirën e natës
E humbur e kaluar...
Jam nisur të vij,
Natyrisht të kthehem,
Gjethet bien...
Pa shifra,
pa kode të dheut
Afër trungut të tyre
Ato, ...
... treten lirshëm.
...
Jam vetëm një qënie e heshtur
Në mes të dy hapësirave
Si nëna në përditësitë e jetës
E malluar e hutuar...
Jam nisur natyrisht...!
Do të kthehem,
Që ju të besoni,
të kuptoni
Se çfarë do të thotë
Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!
Dhimbja!
Lindja e femijes eshte dhimbje
Dhe vet femija dhimbje eshte
Atdheu, Nena, Babai dhe Ti...
Qe te gjithe ne dhimbje jemi
Oh dhe poezia eshte dhimbje
Dhe koha...
Ajo qe po iken dhe ajo qe do te vije
Dhimbje jeta e vdekja jan
Dhimbja eshte rilindja jone!