E merkure, 30.04.2025, 02:14 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kadare

Ismail Kadare: Danillo Kish

E shtune, 24.09.2011, 04:19 PM


Arkivore

 

DANILLO KISH

Përkujtim

/Rvista “Alternativa” nr. 7/1989, Lubjanë/

 

Nga Ismail Kadare

 

Në tetor të vitit të kaluar në Paris, nga një sëmundje e pashërueshme, në moshën 54-vjeçare vdiq shkrimtari i shquar jugosllav Danillo Kish.

Një nga përfaqësuesit më në zë të letërsisë së sotme jugosllave, Danillo kish ishte këto dhjetë vjetët e fundit shkrimtari më përfaqësues jugosllav në auditorin bortëror.

E kam takuar për herë të parë Danillo Kishin  në shtator të vitit 1984 në një kongres botëror të shkrimtarëve në Athinë, kur ai përfaqësonte letrat jugosllave. Qyah në bisedën e parë me të krijohej menjëherë përshtypja se ai kishte një cilësi të admirueshme: ishte i zhveshur nga çdo ngarkesë nacionaliste. Ne biseduam gjatë për këtë sëmundje të rëndë të ringjllur kohët e fundit nëë disa mjedise të shkrimtarëve ballkanas dhe ai ishte vërtet i trishtuar për këtë e veçanërisht për atë çka po ndodhte në Kosovë.

“Në shtëpinë time unë dhe gruaja ime e kemi ndaluar të flitet kundër shqiptarëve”. Këto fjalë m’i tha një ditë në vaporin turistik me të cilin grupi i shkrimtarlve të ftuar po bënte një vizitë në ishullin Hidra, në Egje. Kjo më ka krijuar disa herë probleme me kolegët e mi serbë, por unë dhe gruaja ime jemi krenarë për këtë.

I qeshur, me humor të gëzueshëm që ia shtonin flokët e dendur, të cilat i jepnin fytyrës së tij një farë ngjashmërie me Alaksandër Bllokun, Danillo Kish ishte thellësisht i kulturuar. Ne biseduam gjatë për traditën ballkanase, për vlerat e përbashkëta dhe afërsinë e popujve ballkanas dhe ai ishte i pari të cilit i tregova disa nga mendimet që kisha lidhur me afinitetin e universit eskilian me botën shqiptare.

“Nëna ime malazeze, më tha Kishi, kur po ktheheshim në Athinë, dhe s’më harrohet një frazë e saj që më përsëriste shpesh: njerëzit më të mirë në botë janë malazezët, por më të mirë se malazezët janë shqiptarët. Nuk ma ka shpjeguar asnjëherë se nga e kishte këtë mendim, vazhdoi Kishi, por mua më ka mbetur në mend, bashkë me kujtimet e tjera të saj, si frazë legjendash”.

Danillo Kish njihte disa shkrimtarë shqiptarë nga Kosova dhe me ndonjërin prej tyre kishte miqësi. Ai nuk kishte pranuar të nënshkruante asnjë nga pamfletet kundër kulturës shqiptare pas ngjarjeve të vitit 1981 duke i vënë në pozitë të vështirë  të tjerët  që e kishin bërë këtë.

Rasti e solli ta takoja përsëri pas tre vjetësh, më 1987, në rrethana krejtësisht të tjera. Ndodhesha në Paris dhe m’u kujtua telefoni i apartamentit të tij, ku ai banonte kur jepte mësim në Sorbonë. Biseda jonë në telefon ishte nga më dramatiket: Pas fjalëve “Danillo, si je?” atëherë kur zakonisht vjen formula “mirë”, ai me zë të mbytur, m’u përgjigj: “Nuk jam mirë. Kam bërë një operacion... Kam pasur kaner...”

Pas një ore, u takuam në kafe. Erdhi bashkë me përkëthyesen e tij franceze. Ishte i zbehtë në fytyrë, i dërrmuar nga shtrmi në spital dhe nga operacioni. Kishte shpresë se do të shërohej, megjithatë, nnjë ndjesi fatalizmi e kapte hetë pas here. (“Kr nisa librin e fndit “Enciklopedia e vdekjes”, pata një parandjenjë të keqe. Njëherë mendova ta lë, mos u merr me vdeljen, mendova, ajo mund të hakmerret. Por pastaj vazhdova...”)

Bashkë me përkthyesen franceze u përpoqëm ta qetësonim, duke i thënë se po të  ishte kështu, raca e shkrimtarëve do të ishte zhdukur prej kohësh, ngaqë në njëfarë mënyre shumica e kishin këtë motiv në veprën e tyre.

Humori i tij i dikurshëm përpiqej të ngjallej. Nuk kishte qenë prej kohësh në Jugosllavi. Më pyeti se ç’ndodhte në Kosovë. Më kërkoi t’i jepja novelën, “Krushqit janë të ngrirë” që posa ishte botuar në frëngjisht.

Kur kujtuam udhëtimin në Greqi, ai më tha: “E di që për shkakun tënd në një mbledhje ma kanë përfolur atë udhëtim? Po flitej për separatizmin shqiptar, dhe kur unë si zakonisht refuzova të bashkohem me korin antishqiptar, dikush u ngrit e tha: “Kjo ndodh sepse Danillo Kish ka takuar delegatin shqiptar në Kongresin e Athinës dhe është indokrinuar prej tij”.

Takimin e tretë dhe të fundit me të pata në një tjetër kongres botëror shkrimtarësh, në Lisbonë, në maj 1988 ku ai përfaqësonte prapë letrat jugosllave. Ndonëse e kishte humbur një pjesë të zërit, ishte i qeshur dhe përsëri plot humor. Ai vetë e ne të tjerët kujtonim se e kishte kaluar rrezikun.

Një vit e ca më pas, në tetor të këtij viti, pasi kisha kthyer një natë vonë në Paris nga jugu i Francës në revistën televizive të mesnatës dëgjova lajmin e hidhur: Danillo Kish kishte vdekur.

Vdiq para kohe një shkrimtar i shquar, një krijes i emancipuar ballkanas, pikërisht në kohën kur gadishulli ballkanik kishte aq shumë nevojë për shkrimtarë të tillë që punonin për afrimin e popujve.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx