E hene, 05.05.2025, 01:31 PM (GMT+1)

Speciale

Ryzhdi Baloku: Miku i mirë shihet në ditë të vështira

E premte, 23.09.2011, 08:05 PM


MIKU I MIRË SHIHET NË DITË TË VËSHTIRA

 

(Pjesa hyrëse nga libri: Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare)

 

Nga Ryzhdi BALOKU

 

Që nga kohët më të lashta të krijimit të njerëzimit, lirisht mund të thuhet se ndër të parët që e kanë banuar hapësirën ballkanike, në bazë të të gjitha fakteve, del se janë shqiptarët, gjegjësisht ilirët si bashkë-etni gjenetike e pellazgëve.

Si popull më i lashtë i Gadishullit Ballkanik, shqiptarët konsiderohen njëherësh edhe njeri ndër popujt me civilizim më të lashtë në Evropë dhe më gjerë.

Duke mos pretenduar që të ndërhyhet në shpjegimet shkencore të gjenezës së njerëzimit, por me qëllim që nga shkrimet e hershme të nxjerrën në sipërfaqe disa shënime nga të cilat mund të argumentohet lashtësia dhe civilizimi i popullit shqiptar, do t’i elaborojmë disa të dhëna edhe nga doktrina fetare.

Sipas doktrinës fetare, krishtere, myslimane etj., Adami apo Ademi është krijesa e parë njerëzore e krijuar nga fuqia  e Perëndisë. Si banues i parë i kësaj bote nuk ka mundur të jetojë vetëm, prandaj si domosdoshmëri e kërkesës së Adamit apo Ademit, Eva apo Hava është krijesë e fuqisë absolute që do të pasojë me krijimin e njerëzimit në tokë ...

Mbështetur në këtë, thuhet se filli i njerëzimit në këtë botë gjenezën e ka nga Adami apo Ademi, gjegjësisht njerëzimi është krijuar nga Adami-Ademi i deleguari i Perëndisë, banues i parë i tokës, që është babë-nënë në krijimin e njerëzimit.

Shkrimet e hershme të zbuluara nga gjurmimet arkeologjike, duke filluar edhe nga hieroglifët, më së lehti po deshifrohen përmes shqipes si pasardhëse e ilirishtes gjegjësisht pellazgjishtes. Edhe emrat nga Bibla e Kur’ani po ashtu po deshifrohen më së lehti me shqipe si psh. Adam nga At-amë; babë-nanë gegërisht dhe Adem nga At-ëmë; babë-nënë toskërisht, pastaj vet emërtimi Pellazg nga Pellg, të jetuarit pellgjeve, ” Troja ” nga truall, troje, etj.

Në mbështetje të këtyre deshifrimeve dhe shpjegimeve përmes shqipes kemi edhe lërues tjerë.

Nga e gjithë kjo që u cek, vërtetohet se gjuha shqipe është edhe çelës gjuhësor i të kaluarës.

Vetë emërtimi i fjalës ILIR do të thotë me jetua lirshëm në hapësirën e lirë, prandaj banorët e këtij vendi janë quajtur ILIRË ndërsa hapësira e banimit e këtij populli është quajt ILIRIA e shtrirë në Gadishullin Ballkanik-Ilirik.

Ky popull gjatë historisë së vet dha personalitete të shquara të jetës politike e shoqërore të kohës. Në periudhën romake e bizantine dha perandorë të shquar si: Aureliani, Diokleciani, Konstandini, Justini-I, e Justiniani, në periudhën e Perandorisë Osmane dha një numër të madh sadriazemësh-kryeministrash, ndërsa kishës katolike në kohën e sundimit të perandorit Dioklecian, Shqipëria e jugut gjegjësisht Epiri  i dha papë - Shën Gajin që ishte nipi i këtij perandori. Edhe veriu i këtij  popullit po ashtu i dha papë kësaj kishe.

Për kontribut me rëndësi të veçantë mund të veçohet Papë Klimenti i XI Albani, që me reformat e nevojshme jetësore të kohës, në kishën katolike vuri vulë të pashlyeshme historike.

Civilizimit të kohës ky popull i dha edhe personalitete të tjera të shquara që kontribuan ndaj popujve tjerë si Ali Pashë Tepelena që u kontribuoi edhe grekëve, Mehmet Ali Pasha në Egjipt, Mustafa Qemal Pashë Ataturku në Turqi etj.

Gjithashtu ky popull me civilizim të lashtë e autokton në këto troje të kësaj hapësire, është ndër të parët nga popujt ballkanikë dhe evropianë që e ka përqafuar krishterimin dhe të besuarit në një Zot.

Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u përket personaliteteve më të shquara të të gjitha periudhave historike, për të cilin kishin konsideratë të veçantë edhe popujt tjerë të Evropës, sepse përkundër asaj që si fëmijë nga turqit ishte konvertuar në besimin islam, njëherësh konsiderohej se ishte edhe mbrojtës i krishterimit dhe civilizimit evropian. Për këtë në shenjë respekti, këtij heroi shqiptar iu ngritën përmendore edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Nga gjiri i këtij populli, në periudhën kohore më të re qytetërimit iu dha shqiptarja më e dashur Gonxhe Bojaxhiu, personaliteti i së cilës ishte dhe mbeti me virtyte më të larta në piedestalin njerëzor, shqiptarët dhanë simbolin e bamirësisë, urtësisë, e të dashurisë ndaj njerëzve, të madhen Nënë Terezë, e lumturuar në Vatikan nga Papa Gjon Pali-II, që u angazhua në përshpejtimin e shenjtërimit të saj.

Përkundër faktit që personalitetet e caktuara nga gjiri i këtij populli i dhanë kontribut të çmuar e të rëndësishëm civilizimit njerëzor, populli shqiptar nuk pati aleatë të duhur siç kishin popujt tjerë që i rrethonin këto treva dhe këtë popull, prandaj edhe gjatë historisë së vet ka kaluar nëpër batica e zbatica që nga periudha ilire, që në të shumtën e rasteve ka qenë një histori e përgjakshme dhe e dhimbshme.

Viset ku ka jetuar dhe jeton populli shqiptar, për shkak të pasurive natyrore joshëse dhe pozitës gjeografike që ka shërbyer si transversale mes Lindjes dhe Perëndimit ishin në shënjestër të pushtuesve. Shqiptarët dhe paraardhësit e tyre gjithnjë kanë qenë të detyruar të mbrohen nga hordhitë e ndryshme barbare të popujve numerikisht më të mëdhenj të kohës.

Histori dramatike e popullit shqiptar është edhe ajo e kohës së Perandorisë Romake, e kohës bizantine, e dyndjeve sllave të shoqëruara me kolonizim dhe e Perandorisë Osmane. Posaçërisht dramatike ishte koha e luftërave të gjata me shtetet pushtuese fqinje serbe, malazeze, bullgare e greke në luftërat ballkanike me rastin e shthurjes së Perandorisë Osmane. Ishin dramatike edhe luftërat me disa shtete tjera pretenduese për pushtimin e këtyre trevave.

Me shthurjen e Perandorisë Osmane, shteti shqiptar u formua me një territor të zvogëluar e të cunguar. Shqipëria rreth e përqark kufijve të vet ende është e rrethuar me troje dhe komb të vet të coptuar nga shtetet fqinj, e me status të pazgjidhur të tyre.

Këta fqinj pushtues me qëllim të zgjerimit të tokave të veta dhe për t’i siguruar këto troje të pushtuara një herë e përgjithmonë, tentuan ta fshijnë nga faqja e dheut këtë popull autokton me civilizim të lashtë, duke u munduar që ta eliminojnë historikisht, ndërsa qytetërimi Evropian i kohës në një mënyrë e bekonte këtë veprim.

Falë vitalitetit të vet, populli shqiptar ka arritur t’u përballojë të gjitha sfidave historike, të mbijetojë dhe t’i tejkalojë ato deri në ditët e sotme.

Një proverb thotë: ” Miku i mirë shihet në ditë të vështira ” e për shqiptarët, në mes tjerash, të vështira ishin edhe ngjarjet e vitit 1920, por edhe ato të kohës më të re të vitit 1999. Prandaj edhe ky punim kishte me qenë i mangët nëse me këtë rast e kisha lënë pa e cekur ndihmën e SHBA-ve dhe të presidentëve Wilson e Clinton për këto dy raste veç e veç të periudhave të caktuara historike e vendimtare të viteve të cekura ndaj popullit të martirizuar shqiptar gjatë historisë së saj deri me sot.



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Veliu: Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve dhe Kërcovarët janë pasardhës të fisit Ilir - Penestët Aristotel Mici: Presidenti Washington dhe Revolucioni Amerikan Fotaq Andrea: Zoja e Këshillit të Mirë - Pajtore e Shqipërisë Klajd Kapinova: Kontributi i elementit dhe klerit katolik për atdhedashuninë Qerim Rexhaj: Prekazi i Harruar i Burimit Avzi Mustafa: 8 Shtatori - Dita Ndërkombëtare Kundër Analfabetizmit Fotaq Andrea: Shqiptari, ky sizif - Fat tragjik në mbijetesë shekullore Avzi Mustafa: Organizimi i shkollës shqipe në Maqedoni 1945-1990 Fotaq Andrea: Shqipëria në NATO, një kontribut me zanafillë të lashtë Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Fotaq Andrea: Festa e luleve për Skënderbeun Avzi Mustafa: Përpjekjet e Josif Bagerit për gjuhën dhe shkollën shqipe Sabile Keçmezi-Basha: Lëvizja atdhetare në Anamoravë dhe poeti Beqir Musliu Hilmi Saraçi: Dehumanizimi, egërsia dhe barbaria serbe kundër shqiptarëve Hazir Shala: Jubileu 2400-vjeçar i shtetit ilir të Bardhylit - Identiteti historik ilirik Ilia S. Karanxha: Zonja e Shkodrës - Histori Arbërore në themelet e Rilindjes Evropiane Avzi Mustafa: Disa shënime të mësuesit bullgar për Tetovën me rrethinë Ilia S. Karanxha: Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479) Ryzhdi Baloku: Si u dëbua familja Bakalli nga Peja në tokat e Anadollit Fotaq Andrea: Jeta e Klementit XI, sovranit Papë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx