Speciale
Ilmi Veliu: Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve dhe Kërcovarët janë pasardhës të fisit Ilir - Penestët
E hene, 19.09.2011, 08:02 PM
EDHE NJË PËRGJIGJE AUTORËVE SLLAVOMAQEDON DHE ARGATËVE TË
SHQIPTARËT JANË PASËARDHËS TË ILIRËVE DHE KËRÇOVARËT JANË PASARDHËS TË FISIT ILIR – PENESTËT ME KRYEQYTET USCANA
Nga Dr Ilmi VELIU, Kërçovë
Ilirët që rrjedhin nga Pellazgët, janë shtrirë në të gjithë Ballkanin dhe kanë qenë të ndarë në një numër të madhë fisesh, që herë kanë jetuar të ndarë nga njeri tjetri e herë të bashkuar nga mbretërit e tyre. Njëri ndër fiset e shumta Ilire që kanë jetuar në Ballkan kanë qenë edhe Penestët. Ky fis Ilir në veri kufizohej me dardanët dhe shtrihej, duke filluar nga veriu; nga mali Bukovik, mal në mes të Kërçovës e Gostivarit, në lindje kufi ishte lumi Treska, (Ilirida) e deri në Brodin e sotëm. Pastai kufiri i Penestëve vazhdonte drejt malit Barbaras, kalasë së Debrishtës (Debresht), kalasë së Krushevës, kalasë së fshatit Nerovë dhe drejt Demir Hisarit. Prej aty kufiri vazhdonte drejt Debërcës ku dilte në brigjet e Liqenit të Ohrit, në mes të Strugës e Ohrit, në Orovnik, aty ku sot është ajroporti i Ohrit ku kufizohej me fisin tjeter Ilir Dasaretët. Në perëndim kufiri i këti fisi Ilir vazhdonte nga Struga, rrjedha e lumiot Drin i Zi (Drimon) Dibër, pastaj rrjedha e lumit Radika , Zhupa, Reka e Epërme dhe e Poshtme e deri në Mavrovë.[1]
Sepopullata shqiptare që jeton sot në Kërçovë, Strugë, Dibër e fshatrat e Rekës, jënë pasardhës të këtij fisi ilir tregon edhe fakti se kjo popullatë shqiptare fol një nëndialekt të njejtë të gjuhës shqipe, e kanë kësulën (Kapuçin) e bardhë dhe të rrafshët, i njohur si kesula dibrane, për shkak se ne kohën e Skënderbeut i gjith ky teritor është quajtur “Krahina e Dibrës”.
Pastaj edhe tirçit që i kanë veshur dhe përdorur popullata e kësajë krahine, dallojnë nga tirçit e krahinave tjera të tokave shqiptare. Kësula e bardhë kërçovare, strugane e dibrame dallon nga kësula e bardhë dhe e rrafshët e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, e cila kësulë (çeleshe) është e rrafshët si ajo dibrane por më e shkurtër dhe më e gjërë se ajo dibrane[2].
Penestët që kanë pasur kryeqytet Uscanën ,në veri jënë kufizuar me Dardanët qe kryeqytet kanë pasur Scupin, (Shkupin) e që në kohën Osmane poashtu ka qenë kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, kurse Uscana që në Mesjetë na paraqitet me emër të ri dhe për herë të parë, në vitin 1018 si Kirçava e më vonë si Kërçova, në kohën osmane i ka takuar Vilajetit të Manastirit.)[3]. Në shumë lokalitete të Kërçovës hasen gjurmë të vjetra arkeologjike dhe onomastike që dëshmojnë praninë e hershme të elementit shqiptar në këto troje. Për gjurmë të tilla flasin edhe topikët, Arbanasi e Arbanisec në lokalitetet Atishtë, Velmej e Vraneshnicë në rrethinat e Kërçovës; Arbanashki në Dolencën e Mansatirit; Arbërkulla (Arapkulla) ne malin Bistra të Kërçovës, ku është gërmuar dhe gjetur shumë objekte të arkeologjike ).[4]
Krahas këtyre mund të përmendim edhe “Tumat”, varreza tumulare ose “Kodërvarre” në Zajaz të Kërçovës, në Llagje, pjesë e Zajazit që në popullatë është e njohur (Ke Tuma), Trojet ne Tuhin, Manastirishte në Arangjell, Kodra e Sateskës në trekëndëshin Zajaz-Greshnicë-Kolibar-Llagje, të cilët janë një dëshmi tjetër për gjurmë të vjetra vendbanimesh në këto anë[5]. Jo larg Uskanës ka kaluar dhe rruga e njohur Via Egnatia, që lidhte Durrësin me Konstantinopolin (Stambollin) e që kalonte nëpër Ohër, Manastir, Selanik dhe lidhte Perandorinë e Romës me brendinë e Ballkanit, në drejtim Lindje-Perendim, që do të ketë pasur një rëndësi jo të vogël edhe për vetë zhvillimin intensiv e kulturor të kësaj zone. Rëndësi të ndjeshme në këtë periodë kanë pasur edhe rrugët që e bënin Kërçovën një nyje shumë të rëndësishme që lidhte lindjen me perëndimin po edhe veri jug. Me rëndësi të veçantë ishte rruga që shkonte në drejtim Dibër-Kërçovë-Prilep-Stobi,; Ohër - Kërçovë- Gostivarë Tetovë Shkup, ; Manastir – Kërçovë – Brod - rrjedha e Lumit Treska - Shkup,etj të cilat nuk kanë shërbyar thjeshtë, vetëm për komunikacion, por kanë pasur edhe rëndësi strategjike[6],
Në mesin e sh.II Maqedonia Antike dhe Iliria u likuiduan nga Perandoria Romake dhe këto teritore u shndërruan në Provinca të thjeshta romake dhe banorët e këtyre vendeve iu nënshtruan një asimilimi dhe romanizimi shumë të ashpër. Por pas ndarjes së Romës më 395, në atë të Lindjes dhe Perëndimit, ilirët mbetën nën Bizantin dhe i shpëtuan asimilimit dhe zhdukjes së plotë. Edhe Uscana mbeti nën juridiksionin e Perandorisë së Lindjes-Bizantit dhe në vitin 1018 në dokumente paraqitet me një emër të rinjë Kirçava ose si që e hasim më vonë në dokumentet osmane Kërçova.
Uscana ka qenë e banuar shumë dendur qysh në periodën e Neolitit sepse në regjionin e Kërçovës ka gjurmë të jetës njerëzore që në atë kohë, përkatësisht qysh ne kohen e Gurit. Gjurmë të kulturës neolitike jënë evidentuar në fshatin Cërvicë të Kërcovës nga një ekip profesional arkeologësh nga Shoqata e Arkeologëve të Maqedonisë te udhehequr nga arkeologu i njohur me origjine kroate Viktpor Lilqiq i cili edhe është ligjërues i Arkelogjise, në Universitetin e Shkupit, ose më saktë në lokalitetin që nga vendasit quhet “Chuka e Cërvicës” në veri të Kërçovës.)[7]
Burimet antike përmendin fiset ilire që kanë jetuar ne teritorin e Maqedonisë së sotme, se Dardanët që përveç Kosovës e Nishit me rrethinë, kanë përfshirë Shkupin, Tetovën dhe Gostivarin; Paionët përgjatë rrjedhës së poshtme të Vardarit, dmth rreth Velesit të sotëm, pastaj Lynkestët përreth Manastirit e Prespës, Deriopët në rrethinën e Prilepit, Dasaretët në rajonin e Ohrit dhe Penestët në Krçovë, Strugë, Dibër e Mavrovë.
Edhe Jireçek pajtohet me teorinë se Uskana ka qenë vendosur përafërsisht në vendin e Kërçovës së sotme ose Kërçova është e vendosur mbi themelet e Uscanës antike.
Emri antik këtij qyteti nuk mbijetoi, u zhduk në periodën e Mesjetës si pasojë e pushtimeve të popullsive ardhacake slave, të cilët e kishin zakon që të ndërronin emrat që nuk ishin të natyrës së gjuhës së tyre dhe t’i konvertonin këto me emra sllavë[8].
Sa i përket pyetjes se ku mund të jenë themelet e Uskanës ilire, historianët sllavoserbë e sllavomaqedonas e vendosin në rrethinat e Dibrës së sotme dhe nuk pajtohen se ai qytet ka qenë të Kërçova. Kundër një mendimi të tillë është grupi tjetër i shkëncëtarëve që mendojnë se Uscana është shtrirë diku në rrethinat e Kërçovës së sotme, me të cilin mendim pajtohem edhe ne dhe në vazhdim do të mundohem të sjellë disa të dhëna të reja nga gërmimet arkeologjike që jënë bërë kohët e fundit dhje që na japin të drejtë të mendojme se Kërçova e sotme është e ndërtuar mbi themelet e Uscanës.
Valdun Saria, duke shkruar për Uscanën, në Pauly-Wissova, Real- Enciklopedy , Shtutgard, 1961. 1075, ka dhënë mendime shumë me rëndësi në lidhje me lokalizimin e themeleve të Uskanës. Ai vetë pajtohet me qëndrimin e atij grupi të shkencëtarëve që Uskanën e kërkojnë në Kërçovë e rrethinë, duke propozuar që të bëhen gjurmime arkeologjike dhe të vërtetohet me saktësi se në cilën pjesë të Kërçovës së sotme do të ketë qenë Uskana antike..[9]
Petar Lisiçar,[10], duke u mbështetur në fjalët e Tit Livit, se romakët pasi e humbën luftën nga penestët te muret e kalasë së Uskanës, ikin dhe shkojnë në Lihnid. Tit Livi poashtu e përshkruan edhe marshin e Perseut drejt Uscanës, dhe thotë se ai nga Stibera afër Prilepit deri në Uscanë shkoi për dy dit e gjysëm, dhe atij, për të dalur në Dibër të sotme do ti duheshin dhjetë ditë, sepse do të duhej të kalonte malin Ilinska Planina, 1257m, në mes të Demir Hisarit dhe Izvorit; dhe pastaj malin Stogova
Fanulla Papazoglu, duke i pasur parasyshë fjalët e Tit Livit se Uskana ka qenë qyteti më i madh i fisit ilir të Penestëve dhe se gjindej jo largë Lihnidit,(Ohrit) dhe tri ditë udhtimi nga Stybera (Qepigovo) afër Prilepit në Pellagoni, ka ardhur në përfundim se është e mundur që Uskana të lokalizohet te Kërçova.[11]
Nikola Vuliq, Ratovanje Makedonskog kralja Perseja protiv rimjanima, 170-169, prije Hrista, Glasnik SKA,br. 160, str, 139[12], shkruan se “Uskanu bi trebalo trazhiti kod Kiceva i da je Uskana danashnja Kicevo” (Uskanën duhet kërkuar te Kërçova dhe se Uskana është Kërçova e sotme). I njejti autor këte e përsërit edhe në kumtesën “Geografija Juzhne Srbije u anticko doba,”Glasnik Skopskog nauçnog drushtva XIX, 1938, str 4,[13]
Branko Panov në “Srednovekovna Makedonija”, faqe 507, kur shkruan për Krahinën e Dibrës thotë se pas ardhjes së sllavëve të jugut, diku në këtë krahinë shtrihej qyteti i vjetër dhe shumë i njohur Uscana që dikur kishte qenë kryeqytet i Penestëve.
J. Kramer thotë se Uskana ka pasur rreth 10 mijë banor dhe se një qytet kaq i madh ka mundur të shtrihej vetëm në krahinën e Dibrës, dikun afër Kërçovës. Në realitet ky qytet antik, thotë ai ka mundur të jetë në trekëndëshin që ka ndarë shtetin e Dardanisë nga shteti i Maqedonisë Antike dhe Ilirisë të udhëhequr nga mbreti i fundit Genti i cili e humbi luftën kundër romakëve dhe sëbashku me mbretin e Maqedonisë, Perseun u dërguan si robër lufte në Romë. Pra nëse mbështetemi në mendimin e Kramer se Uskana shtrihej në këtë trekëndësh atëherë del se ajo është Kërçova e sotme sepse në veri të Kërçovës shtrihej Dardania, në lindje ku është rrjedha e lumit Treska dhe masivi i maleve Jakupica-Dautica-Karaxhica që ka sherbyer si mur mbrojtës kundër ushtrisë Maqedone ,dhe në jug-perendim të Kërçovës, mbi Rahovnik, Dibra e sotme, ishte kufiri që e ndante Penestinë me shtetin e Ilirisë, shtet ky që ishte krijuar me bashkimin e një numri të fiseve ilire dhe ishte udhëhequr nga Bardhyli, Agroni, Teuta, Genti.[14]
[1]). M-r.Sc. Ilmi Veliu, Autorwt qw shkruajtwn pwr Ilirwt, Helenwt dhe Romakwt,Kwrçovw, 2004, 166
Tit Livi, Rimska Istorija, kniga 43, glava XX
[2]).M-r.Sc. Ilmi Veliu, Autorwt qw shkruajtwn pwr Ilirwt, Helenwt dhe Romakwt,Kwrçovw, 2004, 166
[3]).Historia e Popullit Shqiptare, Tiranw, 2002. Srednovekovna Istorija na Makedonija,
[4] T.Smilanqiq, Kicevo i Kicevijata, Beograd, 1939, 359,456,462
[5]).M-r.Sc. Ilmi Veliu, Autorwt qw shkruajtwn pwr Ilirwt, Helenwt dhe Romakwt,Kwrçovw, 2004, 167
[6]
[7] Baldun Saria, Pauly-wissowa, Realenciklopedia, SHtutgard, 1961. 10075. Petar Lisiqar, Nashata Makedonska Antika, “Sovremenost” nr.7-8, Skopje, 1954, str,593Fanula Papazoglu, makedonski gradovi u rimsko doba, skopje, 1957, 66, 216, 22.n. vuliq, ratovanje makedonskog kraal perseja sa rimjanima,1934, str139,Nikola SHeldarov, v. lilqiq, kralevite na antiqka makedonija, I monrtite najdeni vo makedonija, Macedonian civilizacion,
[8] Qemal Murati, Kwrçova.; Baldun Saria, Pauly-wissowa, Realenciklopedia, SHtutgard, 1961. 10075.
Petar Lisiqar, Nashata Makedonska Antika, “Sovremenost” nr.7-8,
[9] Poly-Wiscova, Realenciklopedie der clasichen Altertumswissnschaft, Zweite Reihe, XVII Halbband, Stuttgard 1961,c.1075; Fanula Papazoglu, makedonski gradovi u rimsko doba, skopje, 1957, 66, 216, 22.n. vuliq, ratovanje makedonskog kraal perseja sa rimjanima,1934, str139,
[10] Petar Lisiqar, Nashata Makedonska antika, “Sovremenost”,
[11]F.Papazogli, Makedonski gradovi u rimsko doba,
[12] N.Vuliq, Ratovanje Makedonskog kralja Perseja protiv rimjanima u nashoj zemli, 170-169, prije hrista, Glasnik SKA, 160, str, 139; Nikola SHeldarov, v. lilqiq, kralevite na antiqka makedonija, I monrtite najdeni vo makedonija, Macedonian civilizacion,skopje, 1994, 106-108.v.lilqiq. fauces pelagoniae,
[13] N.Vuliq, “Geografija Juzhne Srbije u anticko doba,”Glasnik Skopskog n. drushtva XIX, 1938, str 4
[14]). Fanula Papazoglu, Srednobalkanska plemena I predrimsko doba,,