Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X)
E hene, 12.09.2011, 07:02 PM
A KA “IDEAL” TURKU ?...
(Pjesa e Dhjetë)
Nga Fritz RADOVANI
Njeriu i krijuem nga Zoti, që me arsye e logjikë të shndoshtë di me dashtë dhe me zbatue në jetë Urdhnimet e Tij, Ai ka Ideal. Ideali asht vetem NJË: “Zot – Atdhé”!
Shqiptari asht kenë në Europë pasqyrë e kuptimit të fjalës Ideal. Dalja e Tij dhe braktisja e paganizmit që në vitin 64 mbas Krishtit, e rreshton Popullin Shqiptar ndër Shtetet ma të nderueme dhe të ndergjegjëshme të Europës në Epoken mbas Krishtit. Që në atë kohë Shqiptari njohu Urdhnimet e Zotit, të cilat përputhen me dashninë e Atdheut. Ai njohu, luftoi për Atë Ideal, punoi dhe e trashigoi Idealin për të cilin kur kje rasa edhe vdiq për Té, prandej, edhe mbijetoi në këta 2000 vjet. Ideali i Tij kjé i paprekshem aq sa kjé edhe objekt i anmiqëve të Tij për me e pushtue, me e salvue, me e masakrue, me e ba të pandergjegjëshem, me e kthye në barbar, me e shnderue, me e quejtë hajdut e vrasës, me e plaçkitë e robnue, me tentue edhe me e tjetersue, por kurrë mos me mujtë me e thye!
E Ky Shqiptar asht Malësori i Maleve të Veriut! Asht Ai Malësor për të cilin thotë Imz. Fan S.Noli: “Malësorët e Veriut mbetën të Krishterë me armë në dorë!” Janë vetem Ata Burra që në 2000 vjet luftuen dhe vdiqen e u ripertrinë me armët e Gjergj Kastriotit. Janë po Ata Trima për të cilët këndoi për mos me u harrue kurrëma At Gjergj Fishta, janë Ata breza që u lindën kudo në Trojet Tona, por që me të vetmin Ideal të të Parëve Tanë, moren rrugë e male, tue ngjeshë për parzem Simbolin e Idealit të Shqiptarit, Kryqin e Krishtit, dhe arriten me pushtue me Atë Ideal Botën me Fé e pa Fé, me Ideal e pa Ideal, me Atdhé e pa Atdhé, me familje e pa familje, me bukë e ujë e pa bukë e ujë, me kulturë e pa kulturë, me armë e pa armë...e me i ba me adhurue një Grue Shqiptare, që me e thirrë Nana e të gjithë Botës, e Ajo ishte e Lumnueshmja Nanë Tereza Shqiptare!..
A e kuptoni për ké e kam fjalën?... – Nuk besoj! Nuk keni si me kuptue Até çka nuk e keni mësue nga prindët tuej, nuk e keni lexue as ndër libra të shkollës ateiste, nuk e keni gjetë as në Historinë e kohës së lashtë apo të ré të Shqipnisë Martire, s’ e ka asnjë nga librat apo enciklopeditë e “dr. prof. e akademikëve”...të “Mejtepeve të çerdheve turke të Tiranës, Prishtinës e Shkupit”...nuk e keni mësue as në “Mejtepen e PPSh” në Tiranë, as nuk e keni ndigjue ndonjëherë nga presidentët, qeveritarët, deputetet dhe laramanët e demokracisë, sepse Ideali i Shqiptarit për ta asht “tradhëti”, asht shkelje parimi dhe vepre antishqiptare, për të cilën janë betue ç’ prej asaj ditë që janë ba synet “nalt e poshtë”!
Turqit janë anmiq të egjer të Shpirtit të Njeriut dhe Lirisë, dhurue nga Zoti.
Ku do ta mësonte fjalen “Ideal Shqiptar” Ahmet Zogu, nga Esad Pasha apo nga Ceno beg Kryeziu, apo nga miqtë e tij në Bristol...atëherë kur shiti Trojet e Atdheut?..
Ku do ta dinte djali i bylykbashit turk të Gjirokastres Enver Hoxha, atë fjalë, nga pederastet e Pazarit të Tiranës, apo ata që i solli Tito në 1941, kur formoi PKSH... apo nga masonistët e Francës, apo këshilltarët rus të Stalinit, nga citatet e Mao Ce Dunit apo nga aventurierët anadollakë që e rrethonin dhe e duertrokitnin për veprat tradhëtare e terroriste të tij, tue fillue nga Ramiz efenfi Alia, ideatori i hymjes në vathen turke të Konferences Islamike, dhe investitor i shpërbamjes kombëtare të Shqipnisë me Forumet e rinisë islamike të përhapuna gjithandej në Trojet Shqiptare?! Kush do të kishte ma vlerë për laramanët e demokracisë Sali Berisha me shokë, deri tek vllau i fundit i turqëve Bamir Topi, si thoni ju, një bust i Kastriotit apo një shishe shurrë e Enverit me të cilen rrinë tue i marrë erë edhe sot presidentët tonë dhe tue e kalue ndër duer me ly surratin e vet për me ju rritë mjekrra?...
Mos harroni kurrë porosinë e turkut tonë Ramiz Efendija i Bosnjes, se edhe nëpër gazeta shihen disa emna Muslimanë, që edhe sot vazhdojnë me çue zanin pak naltë kundër islamizmit dhe kerkesave të Perandorisë së re të Turkisë së riorganizueme, për shkombtarizimin dhe zhdukjen e Figurave antiturke, që në trojet Muslimane fyejnë Turkinë, kerkojnë me kundershtue me na mbushë mendjen me legjenda, se Kosova Lirinë e ka nga Amerika dhe Europa. Me këto mend të ecin se jo fort larg kanë me e pa edhe Europen tue hjekë nga parqet e tyne até Kastriotin, që i pat shpetue nga shpata e sulltanëve tanë... A ua kishte marrë mendja se mbas 100 vjetësh na prap po rikthehemi në Vlonën tradhëtare të 1912... Hajde, kujt ia mbanë me hypë tek Ai balkoni ku hypi tradhëtari i Turqisë me 28 Nandor 1912, Ismail Qemal beg Vlona?...Edhe nëse e ka falë Allahu shndoshë do të fillojë t’i merret goja si Atij Gurakuq Katolikut Shkodres!
Sot Shqiptarët kanë vetem një “ideal”, idealin që trashigojmë nga “vëllezërit tanë të gjakut”...ai asht ideali që na la Turqia dhe né e rejtëm ndër zemra e deri poshtë barkut ku ruejmë edhe nderen e gjanë, si na mësojnë edhe librat që jemi tue sjellë përditë për me edukue Forumet e rinisë islamike, e cila herë mbathë e herë zbathë, po me brakesha ku ruen edhe “idealin” turk të çlirimtarit të tokave të humbuna, do të marrshojë përpara!
Aty kah mbramja...veç u ndigjue zani i tallallit të Zadrimës:
“Ani kush, pra, me i pri kombit:
Ju, do pyka bijtë prej llomit
Që “shqiptarë” vedit i thoni,
Jo pse ju Shqipninë e doni,
Jo pse ju ndo’i send kuptoni
Shka asht Atdheu e shka asht Liria,...
Perparimi e Qytetnia...” (“Gomari i Babatasit”, 1923)