E premte, 01.11.2024, 12:37 AM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: ''Ne dimë të arsyetojmë''

E merkure, 27.07.2011, 06:58 PM


''Ne dimë të arsyetojmë''

 

Nga Faik Krasniqi

 

Se ne dimë të arsyetojmë, jemi të fundit që morëm pavarësinë nga sundimi 500-vjeçar i Turqisë dhe nga sundimi 100 vjeçar i Serbisë !

Se dimë të arsyetojmë , komunizmi i Enver Hoxhës ishte më i egri në botë dhe monstra Enver Hoxha jetoi si deshi dhe sa deshi sepse ne...dimë të arsyetojmë!

Se dimë të arsyetojmë, në vitet 1990-1991 ishim të fundit në Evropë që ndryshuam sistemin. Në atë kohë , ne sëbashku me të gjithë pjesën e vuajtur të shqiptarëve , brohorisnim me emocion : " E duam Shqipërinë si gjithë Evropa ". Menduam se shpresat do të bëheshin realitet.Në ato vite plot shpresë na dukej shumë larg...shumë-shumë larg se duhej të prisnim 10-vjet që të bëheshim si Evropa. Kanë kaluar 20-vjet...dhe ne jemi këtu ku jemi sepse...dimë të arsyetojmë.

Bullgaria, Rumania, Maqedonia në vitet 1995 ishin shumë-shumë mbrapa nesh në procedurat për anëtarësimin në Evropë... për Maqedoninë vetëm Greqia bëhet pengesë për shkak të emrit, kurse bullgarët dhe rumunët janë evropianë "de jure" kurse ne shqiptarët ...ju e dini se ku jemi...sepse dimë të arsyetojmë.

Sepse dimë të arsyetojmë, shpresat dhe entuziazmi i viteve 1990-1991 për një vend të lirë dhe demokratik dhe një jetë plot mirëqenie me punë dhe shkollë ..duken tani shumë larg.

Për mosngritjen e zërit kundër kësaj klase së qelbur politike...ndoshta kam të drejtë që ne dimë të arsyetojmë...

por kur shikon historinë...që ne shqiptarët jemi gjithmonë të fundit...më duket që prapë kam të drejtë kur them që ne dimë të arsyetojmë.

Sepse dimë të arsyetojmë, kjo klasë politike do të jetë në pushtet (ashtu siç kanë thënë shumica e politikanëve) deri sa t'ju japë ymër (jetë) I Madhërueshmi...tamam-tamam si Enver Hoxha.

Këto gjëra ndodhin vetëm tek ne sepse ne..."dimë të arsyetojmë."

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina )



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora