E shtune, 27.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Ministri i Kulturës ofendon sportistin i cili tërë kohën e kaloi në aktivitete sportive

E enjte, 21.07.2011, 07:59 PM


Ministri i Kulturës ofendon sportistin i cili tërë kohën e kaloi në aktivitete sportive.

    

Nga Ramiz DERMAKU

 

Në hapësirat shqiptare viteve të fundit po dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e mirë dhe grupi i dytë, ku është numri më i madh, e të cilët akoma nuk e kanë kuptuar se po të hyri në gjak, politika të bënë shërbëtor të dëgjueshëm të saj. Pos këtyre kemi edhe grup politikanësh, që janë më të rrezikshëm se grupet tjera, ata që ju kanë rikthyer përsëri pushtetit, pasi njëherë e kanë humbur  atë, e të cilët u ngjajnë njerëzve narkomanë që përsëri u janë kthyer narkotikëve. Këtij grupi sa më shumë u spjegon për dëmin që ia bëjnë vetvetes dhe familjes që i takojnë ata edhe më besnik i bëhen injorancës së vet. Pjesa më e madhe e politikanëve shqipëtarë të Kosovës e kanë shijuar begatinë e sofrës së pushtetit, prandaj kot e ke t’u flasësh për koncepte e programe më të mira politike, sepse ata e kanë vetëm një qëllim që edhe njëherë të shijojnë privilegjet e humbura. Kështu politikajtë e Kosovës i ngjajnë një “kafeje”, ku nuk dihet se kush hyn e kush del,por dihet hapur se kush përfiton nga “ kafeneja”, ku bëjnë gjumë të rehatshëm shpresat e kësaj popullate se një ditë do të jenë të përfaqësuar nga politikaj që nuk janë të varfurë as materialisht as mentalisht. Kur flasim për partite e shqiptarëve të Kosovës, çdo here gjatë shpalljes së zgjedhjeve parrlamentare, ato u drejtohen votuesve shqiptarë, por duke e ditur se fati i tyre i mëtejmë varet nga partia më e madhe e cila do ti fitojë zgjedhjet. Pra nuk po them se politikanët tanë janë burra të mirë dhe nuk duhet kritikuar. Problemi është se korruptimi i klasës sonë politike duhet parë si produkt i një sistemi politiko-ekonomik neokolonial që bazohet tek privatizimi I vazhdueshëm i çdo pasurie madhore  kombëtare shqipëtare kryesisht në funksion të kapitalit të huaj. Kamë shumë gjëra për të thënë dhe për të shkruar, të dashur politikanë-ne. Në Institucionet tona, e Qeveri janë future njerëz të korruptuar, njerëzit që e pengojnë zhvillimin dhe ndertimin e shtetit të Kosovës.Si mund ta udhëheq Ministrin e Kulturës, njeriu i cili vetë s’ka kulturë; ai pa fije turpi largon – hjekë nga zyrja e ministrisë, fotografinë e gjeniut të kombit Dr. Ibrahim Rugovës. Ofendon aktivistët e sportit, të cilët jetën ia kushtuan sportit.Para disa jave isha në pushim në Kosovë, dhe disa herë dëgjova njerëzit duke thënë; Ju, që jetoni në diasporë, mos “vuani” më për Kosovën, sepse tani Kosova ka institucionet e veta, të cilat bartin përgjegjësi për moskryerjen e detyrave para Qeverisë. Pashë edhe lider kosovarë të cilët ishin pasuruar…., Pashë, por edhe dëgjova kur punëtori i Kekut në Dardanë I thonte njërit ..,qytetarë të Dardanës , ti na paguan sot një drekë.., të shtunën në fshatin tuaj nuk do të ndalet rryma, dhe vërtetë nuk u ndalë. Po, pashë po çka nuk pashë… 

             

Punuar me 19.07.2011

Weingarten Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora